Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SHBA legalizon pilulën kundër obezitetit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
SHBA legalizon pilulën kundër obezitetit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

SHBA legalizon pilulën kundër obezitetit

2 posters

Shko poshtë

SHBA legalizon pilulën kundër obezitetit Empty SHBA legalizon pilulën kundër obezitetit

Mesazh nga Emona Mon 2 Jul 2012 - 0:25

Bllokon sinjalet e oreksit në tru, por shoqatat e konsumatorëve janë kritike dhe kanë kërkuar tërheqjen e saj

Një pilulë që ndalon shëndoshjen; një ëndërr për shumë njerëz, sidomos në kushtet e sotme të jetës, ku ushqimet jo të shëndetshme çojnë shpesh në obezitet. Tashmë ‘Food and Drug Administration’ (FDA) në SHBA ka aprovuar në mënyrë ligjore pilulën kundër obezitetit për herë të parë në 13 vjet. Pilua e quajtur ‘Belviq’, e prodhuar nga ‘Arena Pharmaceutical’, mund të përdoret nga personat obezë apo me mbipeshë dhjamore. Pilula është projektuat në mënyrë të tillë që të bllokojë sinjalet e oreksit pa arritur në tru, në mënyrë që të ndihmojë njerëzit të ndihen të ngopur pa qenë e nevojshme të konsumojnë një sasi të madhe ushqimi. Sipas studimeve klinike, pacientët kanë rënë mesatarisht rreth 5% nga peshës së tyre trupore.

Siç raporton ‘The New York Times’, pilula ishte refuzuar nga ana e FDA në vitin 2010 për shkak të shqetësimeve në lidhje me tumoret e zhvilluar tek kafshët tek të cilat ishte eksperimentuar fillimisht. Por, prodhues i pilulës e paraqiti sërish çështjen, duke bashkëngjitur më shumë të dhëna, të cilat treguan se rreziqet që tek njerëzit të zhvillohej ndonjë lloj tumori për shkak të ilaçit, janë të papërfillshme. Pilula, e cila pritet të jetë në shitje në SHBA në vitin 2013, nuk rekomandohet për gratë shtatzëna ose që ushqejnë fëmijën me gji, por rekomandohet tek njerëzit me masë të madhe trupore, që si pasojë e mbipeshës kanë probleme të ndryshme shëndetësore si hipertensioni, diabeti apo kolesteroli i lartë.

Megjithatë, vendimi për të legalizuar këtë pilulë ka hasur në kritikat e shumë shoqërive të konsumatorëve, të cilat kanë kërkuar ndërkohë edhe tërheqjen e ilaçit. Shqetësim kryesor i tyre në lidhje me këtë pilulë është se ai ka një funksion të ngjashëm me fenfluraminën, një derivat i amfetaminës, e cila e përdorur së bashku me fenterminën, është tërhequr nga tregu në vitin 1997, sepse u vërtetua se dëmtonte valvulat e zemrës. Ndërkohë, sipas FDA kjo pilulë nuk mund të shkaktojë probleme. Vetëm rekomandohet që të mos përdoret përtej 12 javëve, nëse nuk humbet 5 për qind e peshës.
29 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)

SHBA legalizon pilulën kundër obezitetit Obeziteti_kercenim_per_populls-300x174

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

SHBA legalizon pilulën kundër obezitetit Empty Re: SHBA legalizon pilulën kundër obezitetit

Mesazh nga Anakonda Fri 9 Nov 2012 - 5:34

sa mir pasi pothujse gjysma e njerzve ne bot perfshihen nga obeziteti
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi