Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Importi i plehrave/Të rrosh apo mos rrosh? Kjo është çështja People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Importi i plehrave/Të rrosh apo mos rrosh? Kjo është çështja People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Importi i plehrave/Të rrosh apo mos rrosh? Kjo është çështja

2 posters

Shko poshtë

Importi i plehrave/Të rrosh apo mos rrosh? Kjo është çështja Empty Importi i plehrave/Të rrosh apo mos rrosh? Kjo është çështja

Mesazh nga WebMaster Mon 9 Jul 2012 - 6:54

Importi i plehrave/Të rrosh apo mos rrosh? Kjo është çështja Dritan-broka1



Nga Dritan Broka
-Një çështje shumë delikate
për të gjithë Shqipërinë dhe shqiptarët, po diskutohet këto kohët e
fundit, shtëpi më shtëpi, kafene më kafene, dhe gjithkund gjetkë. Kjo
është importimi apo jo i plehrave në atdheun tonë. Grupimi i Reagimit
Qytetar nr.2, një nga grupimet që ndër vite ka treguar veten për vlerat
dhe drejtësinë që e karakterizon dhe për tejçimin e hapjen e
demokracisë, celulë më celule, ndërmjet veprave në të mirë të
shqiptarëve dhe të të gjithë brezave, po lufton për ç’fuqizimin apo
ngrirjen e vendimit aq të përfolur të Këshillit të Ministrave për
importimin e plehrave. Forumi Rinia Aktive si pjesë e pandarë e
demokracisë, të ardhmes dhe si përfaqësuese e Rinisë shqiptare është
pjesë shumë e fortë e Grupimit të Reagimit Qytetar nr.2.Rruga grupimit e
deri më tanishme ka qenë e gjatë, e fortë dhe e pandalshme, dita ditës
ne luftojmë për të mbrojtur këto të drejta që na takojnë si pjesëtarë të
lirë të këtij vendi demokratik. Qartë thjeshtë dhe shumë pastër ne
kërkojmë shfuqizimin në mënyrë të menjëhershëm të vendimit të këshillit
të ministrave për importimin e 55 produkteve të dëmshëm në republikën
tonë. Sot qeveritarët tanë duke mos e besuar dhe vetë mbrojnë tezën se
këto 55 produkte që i është hapur rruga për të importuar nuk janë të
rrezikshme për faktin se gjenden në listën e gjelbërt, por ne mbrojmë
tezën se KJO NUK ËSHTË E VËRTETË!
Ne mund të themi se kjo listë e
gjelbërt është krijuar për të ndarë produktet në dy pjesë shumë
kryesore: në produkte shumë të rrezikshme dhe në produkte të rrezikshme,
që këtu ne hedhim poshtë çdo fjalë apo fjali të këtyre qeveritarëve që
nuk mendojnë asnjëherë më shumë se vetja e tyre. Ju bëjmë thirrje sot o
qeveritar të shtetit shqiptar që jeni zgjedhur nga ne dhe gjithnjë do
zgjidheni nga ne! Keni menduar ndonjëherë për fëmijët apo nipërit dhe
mbesat tuaja? Besoj se jo, por dhe nëqoftëse keni menduar dezhavuja juaj
ka qenë se këto të mësipërmit me aq para sa ju keni ikin dhe jetojnë
larg Shqipërisë, atje ku mund të duan dhe dëshirojnë.
Po për ne të
rinjtë e tjerë, që nuk na i mban xhepi ndoshta dhe për një udhëtim
jashtë Shqipërie, si do t’ia bëjmë dhe çfarë mase do marrim kur
Shqipëria të bëhet e pa banueshme?dhe koshi i plehrave i mbarë botës.
Kush është politika juaj zoti Berisha, po politika e atyre që ju e quani
staf? Politika për të zhvilluar Shqipërinë ndërmjet turizmit e
kulturës, jo kjo nuk besoj të jetë e vërtetë, meqenëse ju si qeveri doni
të prishni dhe piramidën e popullit në mes të Tiranës, një vepër që
mund të tërheqë shumë turist nëqoftëse do dihet si të menaxhohet si
shumë vepra të tjera të lëna mbas dore dhe aq më tepër në këtë kohë
investime luksi kur ne vazhdojmë të marrim hua dhe borxhe për tu mbajtur
në këmbë si shtet.
Ndoshta Zoti kryeministër ju keni një politikë
që ta zhvilloni Shqipërinë në sektorin arsimor? Jo fatkeqësisht nuk
besoj as këtë, ku shkollat dhe sistemi arsimor shqiptar që po edukohen
këta breza të rinj, është në shembje, siç pritet të bjerë Piramida, jo
nga ju, por nga amortizimi dhe jo mirëmbajtja e saj dita-ditës.
Zoti
kryeministër, ju do ta zhvilloni Shqipërinë në sektorin energjetik? Kur
sot ne akoma kemi jo menaxhim të mirë të këtij sektori në shumë qytete
të Shqipërisë, më saktë në mbarë Shqipërinë.
Zoti kryeministër,
kush është strategjia juaj për të na zhvilluar? Ndoshta është kthimi i
Shqipërisë në destinacionin e radhës, por kësaj radhe jo më për
turistët, por për plehrat? Ndoshta doni të ndërtoni qindra fabrika
mbetjesh nga më të rrezikshmet? Ndoshta dhe infrastrukturën, rrugët
autostradat që po ndërtoni, po i ndërtoni për të na mbytur në plehra?
Ndoshta portet që aq shumë po reklamoni mos po i bëni për të importuar
mbetje jo shumë të rrezikshme por të rrezikshme?
Zoti kryeministër
e keni lexuar deri më sot ndonjëherë Konventën e Aarhus-it? Apo ju kanë
folur ndonjëherë që ajo ekziston? Nëqoftëse ju doni të punoni plehra,
ose mbetje ndoshta është pak më e logjikshme dhe në të mirë të atdheut
tonë të përpunoni apo ricikloni së pari dhe në fillim mbetjet e Shtetit
tonë që janë të shumta, dhe më pas kur të kemi realizuar këtë proces me
sukses në të gjitha aspektet teknike dhe më gjërë mund të mendojmë për
importim të mundshëm?
Zoti kryeministër mos lejoni që zoti Mediu
dhe qeveria juaj të jetë pjesëmarrëse dhe të kontribuoj në një “Gërdec”
të dytë, por tashmë jo vetëm për një grup njerëzish por për të gjithë
Shqipërinë dhe brezat që do vijnë. Nëqoftëse ky vendim nuk pezullohet,
çështja e radhës do të jetë: Të rrosh apo mos rrosh në Shqipëri? Më
besoni, populli shqiptar nuk do ta lejoj këtë!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Importi i plehrave/Të rrosh apo mos rrosh? Kjo është çështja Empty Re: Importi i plehrave/Të rrosh apo mos rrosh? Kjo është çështja

Mesazh nga Anakonda Sat 14 Jul 2012 - 21:26

he pra rrojm kur e dim se nje dit do vdesim;lodhemi kot e ber shum gjera;sepse nje dit gjithshka do zhduket dhe do themi paska qen nje iluzion i shkurter
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi