Riaktualizohet çështja e të pagjeturve
Faqja 1 e 1
Riaktualizohet çështja e të pagjeturve
Çështja e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur vazhdon të jetë brengosëse për familjarët e tyre, por edhe për institucionet relevante, të cilat tash e sa vite po merren me këtë çështje.
Në këtë drejtim, Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP) ka paralajmëruar takim, më 28 shkurt, me autoritetet e Kosovës, përfaqësuesit e EULEX-it dhe me familjarët e personave të zhdukur.
Luigj Ndou, asistent politik për Kosovën në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP), thotë se takimi i së hënës hyn në funksion të sensibilizimit të çështjes së personave të zhdukur. Sipas tij, profesionistët e autorizuar mjeko-ligjorë, të cilët kanë parashtruar mostrat e viktimave te ICMP-ja për testimin e ADN-së, do të kenë mundësi që përmes qendrës së kërkimit, të gjurmojnë rastet për të cilat janë të interesuar. Ndou thotë se gjatë takimit, autoriteteve do t’iu prezantohen rekomandimet e raportit të ICMP-së lidhur me situatën për personat e zhdukur në Kosovë.
Prenk Gjetaj, drejtues i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, thotë se në takimin e së hënës, nga autoritetet kosovare do të kërkohet që të iniciohet strategjia për zgjidhjen e problemit të mbetjeve mortore, si dhe kërkimi i vendeve të dyshuara si varreza masive.
“Do të kërkojmë të aktualizohet gjithashtu çështja e marrëveshjes së ICMP-së me Qeverinë e Kosovës, e cila është nënshkruar më parë me UNMIK-un dhe është transferuar në përgjegjësi të raportit EULEX – ICMP. Prandaj, do të kërkojmë që të nënshkruhet një marrëveshje e qeverisë, gjegjësisht institucioneve kosovare me ICMP-në”, thotë Gjetaj.
Lidhur me çështjen e zbardhjes së fatit të personave të pagjetur, tash e sa vite, është duke punuar grupi i përbashkët punues, i përbërë nga delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë. Takimi i fundit i këtij grupi ishte zhvilluar në dhjetor të vitit të kaluar.
Haki Kasumi, drejtues i Këshillit të Asociacioneve të Familjarëve të Personave të Zhdukur, vlerëson se ka pasur ngecje në këtë proces. Takimi, të cilin do ta organizojë ICMP-ja, sipas tij, është shpresëdhënës për familjarët e të zhdukurve.
Gjatë vitit të kaluar, Zyra për Mjekësi Ligjore dhe të Zhdukur ka gjetur mbetjet mortore të 53 personave, të cilët kanë figuruar si të zhdukur dhe ato ua ka dorëzuar familjarëve të tyre. Në Kosovë ende vazhdojnë të figurojnë si të zhdukur edhe 1821 persona. /REL/ /Telegrafi/
Katniss- Princeshë
- Postime : 11002
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/02/2011
Hobi : Computer Science
Similar topics
» Hakmarrja në Mamurras, Shkreta: Të zbardhet çështja ose do bëj vetëgjyqësi
» Çështja Çame: Përspektivat dhe Mundësitë për një Zgjidhje Paqësore
» Kosovë, çështja e shamisë, në dorën e kryeministrit
» Maqedoni, drejt zgjidhjes ceshtja e internetit
» Fuere: Deri në qershor të zgjidhet çështja e emrit
» Çështja Çame: Përspektivat dhe Mundësitë për një Zgjidhje Paqësore
» Kosovë, çështja e shamisë, në dorën e kryeministrit
» Maqedoni, drejt zgjidhjes ceshtja e internetit
» Fuere: Deri në qershor të zgjidhet çështja e emrit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi