Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

+5
bobi 10
Єямєℓiиdå
Ariel
Anakonda
WebMaster
9 posters

Shko poshtë

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? Empty Dashuri në distancë? Po, është e mundur

Mesazh nga WebMaster Fri 13 Jul 2012 - 20:07

[You must be registered and logged in to see this image.]

Këto lloj
marrëdhëniesh po përhapen gjithnjë e më shpesh në shoqërinë e sotme dhe
teknologjia ndihmon në mbajtjen gjallë të lidhjes, por janë të duhurat
vetëm për persona shumë të pavarur.[/b]

Në shoqërinë e ditëve të sotme, historitë e dashurisë në distancë janë
gjithnjë e më të shpeshta, edhe pse duhet saktësuar mirë se ç’lloj
distance është dhe sa angazhuese mund të jetë. Nëse çiftin e ndajnë
vetëm 200 km, situata është e qëndrueshme, por në të kundërt, nëse bëhet
fjalë për distanca të mëdha, nevojitet një përkushtim dhe organizim më i
mirë. Të mbash një lidhje në distancë duhet të kesh aftësi të mira
menaxhimi për ta drejtuar këtë lidhje dhe të organizosh kohën.

Interneti në ndihmë, por jo vetëm…

Dy të dashur që jetojnë larg njëri-tjetrit i kanë gjërat më të lehta në
sajë të zhvillimit teknologjik. Me çatin, postën elektronike dhe
celularin në dispozicion mund të jenë në kohë reale më pranë
njëri-tjetrit, pa llogaritur pastaj ndihmën e uebkamerës dhe
telefonatave me video. Për çiftet që janë me mijëra kilometra larg
ekzistojnë kompanitë ajrore me pak kosto, që bëjnë të mundur takimet në
një kohë të shkurtër dhe me kosto relativisht të ulët. Vështirësia
kryesore për një çift që jeton larg njëri-tjetrit është fakti se nuk
ndajnë dot përditshmërinë: ndonjëherë u duket sikur bëjnë një jetë të
dyfishtë, ajo që jetohet zakonisht vetëm dhe ajo që ushqehet nga
momentet me partnerin. Fjala “jetë e dyfishtë” nuk ka aspak kuptim
negativ, por përmbledh shkurtimisht marrëdhënien e atyre personave që
jetojnë larg të ndarë. Në fakt, asgjë nuk mund ta zëvendësojë afërsinë
fizike mes partnerëve, por nëse mundësitë e takimit janë të pakta,
atëherë mund të përdoret “afërsia virtuale”. Mënyrat e komunikimit janë
nga më të ndryshmet, duke folur në telefon, duke u parë në kompjuter
përmes uebkamerës. Në këtë mënyrë nuk mungon as argëtimi, mjafton të
përdorni imagjinatën.



Nisja e një historie në distancë sjell me vete vështirësi dhe shumë
dyshime. Natyrisht që është një situatë delikate dhe ndonjëherë e
sikletshme, por që mund të kapërcehet vetëm duke folur dhe duke e dashur
me çdo kusht këtë lidhje. Ashtu si çdo gjë në botë, edhe kjo kërkon
kohë dhe përkushtim, ndaj partnerët duhet të mendojnë për një ribashkim
të shpejtë në të ardhmen, të bisedojnë, të bien dakord dhe të vendosin
se cili nga ata do të transferohet te tjetri dhe kur. Gjithçka mund të
arrihet duke pasur respekt dhe besim reciprok. Megjithatë në këtë lloj
zgjedhjeje ka edhe disavantazhe: secili nga partnerët, sidomos kur
jetojnë larg, ka hapësirat e veta, miqtë që e rrethojnë, angazhimet dhe
pasionet e veta. Në këtë mënyrë lidhja është më e paprekur nga tensionet
dhe keqkuptimet që krijohen si pasojë e stresit të jetës së përditshme.
Kjo largon mundësinë e mërzitjes që lind nga zakonet, duke e bërë
lidhjen në një farë mënyre më intriguese, emocionuese dhe më pak të
ekspozuar ndaj zemërimit tradicional të jetës në çift. Gjithsesi, për të
mbajtur një lidhje në distancë duhet të jeni tepër të pavarur,
përndryshe do të jetë shumë e lodhshme nga ana emocionale. Distanca
midis dy të dashuruarve është e vështirë në çdo lidhje, por kjo nuk
duhet të përjetohet e shihet si diçka negative, sepse mund të ketë
pasoja për partnerët dhe marrëdhënien. Ndaj duhet të mendoni pozitivisht
dhe të vlerësoni çdo moment që kaloni me partnerin. Fundja ekspertët
kanë konstatuar se si në lidhjet në distancë ashtu edhe në ato normale,
ekziston intimiteti, besimi, përkushtimi dhe kënaqësia. Përparësia më e
madhe e lidhjeve në distancë është pavarësia e partnerëve: në fund të
fundit, qëllimi i çdo lidhjeje është edhe kompromisi, jo vetëm
sakrifikimi.

[list]
[*]Dy të dashur që jetojnë larg njëri-tjetrit i kanë
gjërat më të lehta në sajë të zhvillimit teknologjik. Me çatin, postën
elektronike dhe celularin në dispozicion mund të jenë në kohë reale më
pranë njëri-tjetrit
Ashtu si çdo gjë në botë, edhe kjo
kërkon kohë dhe përkushtim, ndaj partnerët duhet të mendojnë për një
ribashkim të shpejtë në të ardhmen, të bisedojnë, të bien dakord dhe të
vendosin se cili nga ata do të transferohet te tjetri dhe kur
Për të mbajtur një lidhje në distancë duhet të jeni tepër të pavarur, përndryshe do të jetë shumë e lodhshme nga ana emocionale
Nëse
çiftin e ndajnë vetëm 200 km situata është e qëndrueshme, por në të
kundërt, nëse bëhet fjalë për distanca të mëdha, nevojitet një
përkushtim dhe organizim më i mirë

Burimi: g.shqip
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? Empty Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

Mesazh nga WebMaster Fri 13 Jul 2012 - 20:17

Marredheniet ne cift jane duke jetuar nje stine te re, dashurite virtuale qe lindin online, jane gjithnje e me te shumta.

[You must be registered and logged in to see this image.]
Marredheniet ne cift jane duke jetuar nje
stine te re, dashurite virtuale qe lindin online, jane gjithnje e me te
shumta. Kete e tregon nje studimi i ri i universitetit te Rochester
(SHBA) qe ka studiuar evolucionin e historive te dashurise ne kohen e
internetit.

Por perse ky ndryshim?
Sigurisht sepse eshte me e lehte te hysh ne loje pa u ekspozuar shume
dhe ka te beje me njerez te interesuar per te takuar dike dhe si
rrjedhoje eshte me pak e lehte te katalogosh nje refuzim.

Grupi i psikologeveqe ka zhvilluar kerkimin, ka shqyrtuar dhe analizuar
mbi 400 studime dhe u gjet se vetem ne pranvere te vitit 2011 jane
regjistruar mbi 25 milione perdorues unik ne faqet e specializuara per
takimet single. Asnje studim i tregut nuk kishte imagjinuar nje sukses
kaq te madh.

Autori kryesor i studimit komentoi;”Takimi online eshte sigurisht nje
prekje e re dhe shume e nevojshme per marredheniet. Interneti paraqet
nje premtim te madh per te ndihmuar te rriturit te formojne marredhenie
romantike te shendetshme dhe mbeshtetese, dhe keto marredhenie jane
percaktuesit me te mire te shendetit emocional dhe fizik”.

Por mos mendoni se te gjitha jane fushe me lule, nuk eshte keshtu, ka nje rrezik.
Sot takimet online jane ende nje risi, por rreziku eshte ai qe
zhvillohet nje mentalitet konsumatori. Ne cfare menyre? Kjo do te thote,
stimulimin e nje matje te gjykimit shume selektiv, tipike per ate qe
ofron shume gjere.Por ekziston edhe zhgenjimi i aspektit fizik: Te
imagjinosh nje person eshte thike me dy presa, sidomos kur njeri nga te
dy eshte duke mashtruar....Ikub.al
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? Empty Re: Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

Mesazh nga Anakonda Sat 14 Jul 2012 - 21:04

edhe pse i kan tejkaluar;ato serish nuk jan shum te verteta ne krahasim me ato reale
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? Empty Re: Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

Mesazh nga Anakonda Sat 14 Jul 2012 - 21:04

esht thjesht nje sprov largesia;per te treguar se sa vlen dashuria mes dy njerezve
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? Empty Re: Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

Mesazh nga Ariel Tue 17 Jul 2012 - 9:31

Ja kan fut kot plako...
Ariel
Ariel
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : Ke shpia ime
Postime Postime : 15707
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/06/2010
Mosha Mosha : 104
Hobi Hobi : Udhetimet, vdes per pushime larg

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? Empty Re: Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

Mesazh nga Єямєℓiиdå Thu 19 Jul 2012 - 9:46

Asgje nuk e kalon realen, besoj.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? Empty Re: Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

Mesazh nga bobi 10 Thu 19 Jul 2012 - 9:55

Ariel shkruajti:Ja kan fut kot plako...
Hahahahahahaaha

Mome je absolut.

Jemi ne kohen e robotizmit,edhe kjo kalon c'do lloj kufiri.

Kur dikur kish nje mori aktivitetesh per te marre nga koha e lire,tashme ajo shqyhet nepermjet nje ekrani duke dhene,edhe shkruar nepermjet tij.

Ate pjese boshlleku,hapesire qe ne realitet mungon afrohet ne ekran.

S'ka dalje me shoqerine,por preferohet ajo e virtualitetit. :45477:
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? Empty Re: Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

Mesazh nga WebMaster Thu 19 Jul 2012 - 10:01

Hahahahaha moma ka dal moda ri me bo puci puci edhe ne internet hahahaha e kom provu vet hahahahaha [You must be registered and logged in to see this image.]
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? Empty Re: Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

Mesazh nga bobi 10 Thu 19 Jul 2012 - 10:02

Rrushe shkruajti:Hahahahaha moma ka dal moda ri me bo puci puci edhe ne internet hahahaha e kom provu vet hahahahaha [You must be registered and logged in to see this image.]

Qafsh bobon si eshte?

E shijshme shume? r.l.x.. [QeSh]
bobi 10
bobi 10
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 12756
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? Empty Re: Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

Mesazh nga WebMaster Thu 19 Jul 2012 - 10:03

Hahahaha duhet te shpejtosh gishtat ne tastjere bobo hahahahaha e ndonje ikone hahahahahaha [You must be registered and logged in to see this image.]
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? Empty Re: Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

Mesazh nga Vizitor Fri 20 Jul 2012 - 2:32

[You must be registered and logged in to see this image.]
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? Empty Re: Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

Mesazh nga il conte Fri 19 Oct 2012 - 7:58

Dashuri në distancë? Po, është e mundur.....Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

Temat bashkohen pasi permbajtja e tyre eshte e njejte ... te dyja flasin per te njejten gje ,per dashurine virtuale...
il conte
il conte
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5371
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/09/2011
Mosha Mosha : 42
Hobi Hobi : cinema & calcio.formula uno

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? Empty Re: Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

Mesazh nga mister.albania Sat 20 Oct 2012 - 6:15

Kam par shume shok e mi qe jan martuar nga kjo menyre komunikimi.
mister.albania
mister.albania
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 1079
Anëtarësuar Anëtarësuar : 15/10/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? Empty Re: Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

Mesazh nga Arabela Sun 28 Oct 2012 - 20:45

njerezit njihen nga shtete te ndryshme biles me ane te virtualitetit dhe askush seshte ne dijeni,,,me kalimin e kohes takohen e bejne gallate,,, je farewww je farewww :p Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? 3666372071
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? Empty Re: Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

Mesazh nga Maksi Sun 28 Oct 2012 - 23:25

se di ,ndoshta
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale? Empty Re: Dashurite virtuale kane tejkaluar ato reale?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi