Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nje udhetim ne Bjeshket e Tropojes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Nje udhetim ne Bjeshket e Tropojes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje udhetim ne Bjeshket e Tropojes

3 posters

Shko poshtë

Nje udhetim ne Bjeshket e Tropojes Empty Nje udhetim ne Bjeshket e Tropojes

Mesazh nga WebMaster Wed 18 Jul 2012 - 11:31

Stanet në bjeshkët e Tropojës

Stanet janë “shtëpia” e pushimeve për tropojanët. Ato ndërtohen në
lartësi, në mal, larg shtëpisë. Në varësi të bjeshkës ndërtohet edhe
stani, ku me dërrasa, ku më gurë e ku me plastmasë. Brenda në stan ka
mjetet e domosdoshme, patjetër që është një stufë që ngroh me dru,
ndërsa “krevatet” bëhen me dërrasa dhe këmbët e tyre janë shkopinj të
ngulur në tokë. Të gjithë flenë bashkë të renditur njëri pas tjetrit.
Pjesët e tjera të stanit janë të ndryshme, është çështje organizimi dhe
mundësish. Bjeshkëtarët qëndrojnë në stane për një periudhë nga një
muaj deri në katër, ose e thënë ndryshe deri në momentin që prishet
koha. Ka ndodhur që ka rënë dëborë dhe i ka bllokuar në bjeshkë (janë
raste të rralla).

Nje udhetim ne Bjeshket e Tropojes 16577d1342082140-nje-rrugetim-pa-fjale-ne-bjeshket-e-tropojes-tropoje
Përse dilet në bjeshkë?

Për të punuar dhe për të mbledhur bylmet. Të rinjtë, studentët nga
Tropoja, punojnë gjatë gjithë verës dhe sigurojnë lekët për fillimin e
vitit të ri shkollor. Lodhen aq shumë gjatë pushimeve, saqë shpesh herë
thonë “mos, erdhën pushimet”. Ata mbledhin boronica, çaj dhe rrënjë.
Të tria këto shiten dhe janë të kushtueshme. Dita e tyre fillon sapo
zbardh mëngjesi dhe përfundon sapo bie nata.

Ndërsa bagëtitë kanë ushqim të bollshëm dhe prodhojnë më shumë qumësht,
kështu amvisat përgatisin djathë, gjizë, gjalpë dhe të gjitha
bulmetrat, të cilat më pas i shesin.

A dalin të gjithë në të njëjtën bjeshkë?

Jo. Zonat janë të ndara, secili fshat apo fis ka bjeshkën e tij. Në
bjeshkët e afërta është bërë e mundur që të dilet edhe me makinë, por në
bjeshkët më të largëta është e pamundur, pasi kalohet nga maja në majë
për të shkuar në zonën e caktuar. Largësia nga fshati në bjeshkë
varion nga dy deri në nëntë orë. Nëntë orë larg është bjeshka që quhet
Korita.

Nje udhetim ne Bjeshket e Tropojes 16578d1342082173-nje-rrugetim-pa-fjale-ne-bjeshket-e-tropojes-2603845364_701818c7bf
Tjetër...

Në bjeshkë mbillen edhe patate. Jo vetëm që mbillen, por edhe bëhen
shumë. Kështu ka ndodhur që një patate të peshojë dy kilogramë.
Rrethohet një pjesë toke, në mënyrë që të mos hynë bagëtitë, mbillen
kur dilet në bjeshkë dhe nxirren kur zbret përfundimisht nga bjeshka.

Çfarë mund të bësh në bjeshkë?

Asgjë, përveçse të punosh. Kuptohet që nuk ka drita, si rezultat as
televizor, radio apo diçka tjetër të ngjashme. Telefoni nuk ka valë, me
përjashtim të disa pikave kyçe, të cilat ndodhen larg staneve. E thënë
ndryshe, je i shkëputur plotësisht nga çdo gjë.

Si ushqehen bjeshkëtarët?

Baza e ushqimit janë bulmetrat dhe mishi. Por bëhen edhe zbritje të
njëpasnjëshme me kalë dhe merren edhe produkte të tjera. Ka anët e saj
pozitive në shëndetin e njeriut. Ajri i pastër, uji i ftohtë, ushqyerja
me boronica të njoma të cilat ndikojnë pozitivisht në gjak, etj. U
këshillohet personave që janë të sëmurë në mushkëri që të kalojnë dy
javë në bjeshkë.

Stani është i rrethuar me gardh përpara. Kjo sepse në batanije hapen
boronicat, pasi mblidhen, për t’u tharë e më pas për t’u shitur. Gardhi
shërben për të penguar bagëtinë që t’i dëmtojnë.

Nje udhetim ne Bjeshket e Tropojes 16579d1342082206-nje-rrugetim-pa-fjale-ne-bjeshket-e-tropojes-25598_1346112542065_1508827890_30888182_4102549_n
Ditë e veçantë

Në datën shtatë gusht, të gjithë bjeshkëtarët, nga të gjitha bjeshkët,
mblidhen në majën e Shkëlzenit. Kjo datë është datë e veçantë dhe
ngjitjes në Shkëlzen i bashkohen edhe turistë apo vizitorë të ndryshëm
në Tropojë. Mu në majë të Shkëlzenit është një varr, në të cilin
njerëzit besojnë dhe luten. Thuhet se ai ka fuqi të mbinatyrshme dhe ka
bërë shumë mrekulli. Janë të shumtë njerëzit që e besojnë këtë gjë. Në
fakt, aty nuk është varrosur asnjë njeri, por thuhet se një njeriu “të
mirë” i ka rënë një pikë gjaku në atë vend. Ka histori të ndryshme që
tregojnë se ai varr ka fuqi të mbinatyrshme. Megjithatë atë ditë nuk
shkojnë vetëm ata që besojnë, por të rinjtë e shfrytëzojnë për piknik
atë ditë, bëjnë gara me kuaj, më pas luajnë në një fushë që ndodhet
rrëzë majës.

Boronica ndihmon nëNje udhetim ne Bjeshket e Tropojes Tongueërmirësim
të shikimit, pastrim të arterieve me shumë antioksidues për mbrojtje
ndaj sëmundjeve, forcim të enëve të gjakut, shtim të memories, ndalim
të infeksioneve të traktit urinar, kthim mbrapsht të rënies së aftësive
mendore dhe fizike të lidhura me moshën, ndihmon në kontrollimin të
peshës trupore. Boronica parandalon dëmtimin e syrit, ndihmon në shikim
personat që janë miopë. Konsumimi i boronicës përmirëson qarkullimin e
gjakut. Boronica gjen përdorim të mirë në çrregullimet e stomakut e të
zorrëve, kundër diarresë. E kombinuar me bimë të tjera përdoret edhe
në mjekimin e diabeti. Për qëllime mjekësore, bimës i përdoren frytet e
gjethet në gjendje të tharë. Shkencëtarët tregojnë se boronicat mund
të lehtësojnë dëmtimet e muskujve, që vijnë si pasojë e ushtrimeve të
tepruara. Për shkak të përmbajtjes së pasur me polifenole, boronicat
mund të ulin dukshëm stresin oksidues, që çon edhe deri te dëmtimi i
muskujve.


Nje udhetim ne Bjeshket e Tropojes 16580d1342082364-nje-rrugetim-pa-fjale-ne-bjeshket-e-tropojes-109580559.9gjeedhz.tropoja3valbonariver
“Livadhi i vogël”

Ka këtë emër pasi ndodhet në mes të shkëmbinjve dhe është e mbuluar me
bar dhe boronica. Është shumë e vështirë të shkosh, aty pasi mund të
rrëshqasësh. “Livadhi i Vogël” ndodhet përballë staneve.

Çfarë është “tella”?

“Tellë” quhet vendi ku janë të gjitha stanet. Stanet janë të grupuara
janë pranë njëri-tjetrit. Qëndrojnë të grupuar edhe për të ndihmuar
njëri-tjetrin, por edhe për t’u mbrojtur nga kafshët e egra. Dihet që
ka, pasi bjeshkët janë në lartësi të mëdha, ndonjëherë duken ujqërit,
por barinjtë janë të armatosur prandaj dhe ata qëndrojnë larg staneve,
larg “tellës”.

“Kaçubeti”

Skifteri, shpendi grabitqar, në dialektin tropojan quhet “kaçubet”.
Edhe ajo pjesë që shikoni në foto ka formën e një kaçubeti prandaj dhe
bjeshkëtarët e quajnë me këtë emër. Vetëm në “kaçubet” ka valë
telefoni, prandaj pothuajse çdo ditë banorët dalin në atë pikë për t’u
lidhur me të afërmit e tyre që ndodhen në shtëpi./Albina Hoxha
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje udhetim ne Bjeshket e Tropojes Empty Re: Nje udhetim ne Bjeshket e Tropojes

Mesazh nga Arabela Wed 18 Jul 2012 - 22:08

kemi vend te bukur,,,,keto qenkan vende si ne perralla,,,
Arabela
Arabela
Princeshë
Princeshë

Postime Postime : 26332
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha Mosha : 30

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje udhetim ne Bjeshket e Tropojes Empty Re: Nje udhetim ne Bjeshket e Tropojes

Mesazh nga T_o_n_i Wed 18 Jul 2012 - 22:09

ia vlen te vizitohen keto bjeshket e Tropojes se jan mrekulli
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Nje udhetim ne Bjeshket e Tropojes Empty Re: Nje udhetim ne Bjeshket e Tropojes

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi