Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës

5 posters

Shko poshtë

Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës Empty Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës

Mesazh nga Aяtємιѕα Wed 25 Jan 2012 - 2:35

Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës Nje_rrugetim_pa_fjale_ne_bjesh_1Një udhë-përshkrim në monumentet të natyrës në Bjeshkët e Tropojës.Syl Gosturani

Hapësira të mëdha tokësore , në lartësitë 1500 metra në Shqipërinë veriore, populli i quan Bjeshkë. Këto hapësira me reliev të shumëllojshëm, me bukuri të rralla natyrore, me barë e ujë të bollshëm kanë janë kurora e përjetshme e banorëve të Malësisë së Gjakovës. Gjithë ata që kanë lindur dhe janë rritur atje , gjithë ata që ditët e bukura të verës i kanë kaluar në ato treva, zor se mund të rrinë pa iu kthyer edhe një herë atyre anëve. Unë jam njëri prej tyre që çdo verë veroj në bjeshkë, ku nahija që është bërë pjesë e vetes time quhet Kershi i Kocajve. Verën që lamë pas shkova në fshatin tim, në Gosturan. Takova shumë prej bashkëfshatarëve të mi. “Sigurisht, ke ardhur që të dalësh në bjeshkë”, - më thanë. Iu pohova se kjo më kishte shtyrë për të marrë rrugën dhe pasi u çmalla me njerëzit, të nesërmen u nisa lart në majën e bjeshkëve sapo zbardhi drita majave.

Një rrugëtim në bjeshkë

Në atë rrugë jam ndeshur me qindra herë e gjithmonë kam dalë fitues, por, gushti i vitit 2009 merr me vete 68 vitet e jetës sime; ç’ka do të thotë se pesha e tyre mi ka shterruar forcat. Por, malli, pasioni, etja për ujin e freskët të burimeve, larmia e luginave e shpateve, e rudinave, e majave dhe e qafave, me fal të tjera, - trupi im i brishtë nuk do ta ndjejë lodhjen. Si djalë i ri, plot kurajë e energji, shtegtoj i vetëm rrugës . Sapo lë varrezat e Gosturanit, futesh në një pyll të rrallë, me gështenja, sipër të cilave ndodhen ca roga. Koshoracët që veçojnë kreun e gështenjave me fillimin e ahishtës, nëpërmes të cilit rruga të nxjerr te një burim që mban emrin “Kroi i bjeshkës”. Pikërisht këtu është vija ndarëse mes vërrisë dhe bjeshkës. Prej këtej rruga, horizontalisht, të nxjerr te shkalla e “Ahmet Zenelit”. Zakonisht, këmbësorët pushojnë në anën e djathtë të asaj shkalle. Ashtu bëra dhe unë. U ngjita në cepin e ngritur të krahut të djathtë të saj dhe mora frymë. Syve u dhashë liri të pa-matë. Përpara të del Gryka e Radeshës, një luginë në formë oxhaku, e ngushtuar nga dy kurrize. Mali i ulët i Komit, Rrasa e Leskut, Kodra e Mimiracës dhe Gërleshi i Shkëlzenit formojnë kurrizin lindor të saj. Lugu i Helmit, Kërshi i Qenit dhe pjesa e sipërme e Kërshit të Myhejanit formojnë kurrizin Perëndimor. Oshtima e orteqeve në dimër, pluhnajat që ato ngrenë lartë si dhe shumëllojshmëria e ngjyrave që merr ajo nga lulet që çelin në pranverë nuk ka sy piktori apo blic që ti ngjisë mbi letër. Gjithë mesi i grykës, me pamje jo këndore, por pak të hapur, është i zhveshur, ndërsa anët e pjesës së poshtme kanë larmi pamjesh. Drurët, aty-këtu ndërpriten nga gërgallet e gurëve apo nga ndonjë rogë e vogël, plot bar qumështor. Futesh në atë grykë. Rruga plot me leqe (kthesa), dhe malorja vjen e bëhet gjithnjë e më e ashpër; Të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrja ndryshojnë ritëm; lodhja ushtron presionin e vet.

Por, nuk ia dalin. Era e freskët të thanë djersët; kundërmimi i aromave të pakundgjendshme që dalin prej bimëve të lloj-llojshme të deh. E kjo të ndjell të kesh kurajë për të kaluar një shpat tjetër, një thep apo të maj, - për të arritur tek një shesh; e sërish për të zaptuar një tjetër thep apo kodër më të lartë prej nga ku mund të kullotësh sytë me horizonte të më gjëra. E gjitha kjo çliron energji që të bëjnë të mos nënshtrohesh; të shtyjnë që të ecësh, e të kërkosh fundin.

Maja e Shkëlzenit

Një tjetër botë të ofrohet kur kapton Radeshet e Gashit, të cilat të mahnisin me shkëlqimin gëlqeror dhe me reliefin shumë të thyer. Syri të sheh maja të thepisura, gropa e suka, rudina e gërgalle, ku mbi gjithçka, shquhet simboli i bukurisë së rrallë natyrore; Shkëlzeni. Me këtë emër pagëzohen djem të porsalindur, jo vetëm në Tropojë, por në të gjitha trevat shqiptare. Shkëlzeni, duke qenë më i madhi, më i shquari, i pari, pret diellin dhe i fundit hijezohet, duke sinjalizuar ardhjen e një nate të re. Madhështia e tij përcaktohet nga dy faqe të copëtuar dhe dy të tjera të buta, që ndahen nga një kurriz gjatësor, me drejtim nga maja drejtë fundit. Njëra nga ato faqe, në mesin e së cilës ndodhet një shesh ku kridhen zana dhe luajnë burra, gra e fëmijë, përfundon butë në gropat e Radeshës, ndërsa faqja tjetër, pas një vazhdimësie me drejtimin Veri-Jug, përfundon në një rrokanisje plot thepa e lugje, me një vazhdimësi deri në lumin e Shipshanit. Pikërisht aty, shtrihen rrënjët e thella të Shkëlzenit. Gjithçka në fushëpamje është larmi formash relievi dhe e zbukuruar nga pishat shekullore, të shpërndara në grupe, të mbjella nga dora e natyrës, një e nga një dhe të harlisura prej saj. Bashkë me grykën e Radeshës formojnë një peizazh që të kënaq shijet e turistit më të shëtitur në botë.

Shkëlzeni është po aq mahnitës dhe krenar edhe kur ndodhet nën pushtimin e dëborës; edhe kur era e ngrohtë pranverore laravit faqet e tij, duke shkrirë dëborën. Por, është shumë më i dashur dhe më mikpritës në muajt maj dhe qershor, kur lulet e shumëngjyrta, barërat e shumëllojta dhe gurët e bardhë nxjerrin krye në mes të atij dekori, tamam sikur të ishte një qilimi i qëndisur prej personazheve të Shehrezades. Në një të tillë pamje soditja nuk ngopesh.
Ecën Radeshës dhe rruga të nxjerr në të vendin e quajtur Zeqani, përmes të cilës kalon vija gjatësore, me ulje e ngritje, me qafa e zigzage që bashkon majat e Shkëlzenit dhe Radeshës. Po të qëndrosh në një të dalë apo kreshtë të Zeqanisë e të shikosh hapësirën poshtë saj, edhe këtu sheh një reliev me thepa dhe me gërxhe, me ceta plot me bar. Në këtë reliev plot thepina e streha 90 gradësh, njëri sysh është për tu veçuar. Ai ngrihet vërtik lart, në një gjatësi mbi 100 metra, me faqe pothuajse të lëmuara. Veçova këtë thep pasi alpinisti popullor, Azem Shpendi ka mundur të pushtojë majën, duke lënë si dëshmi shaminë e tij, të lidhur pas një shkurreje që ndodhet në pikën kulmore të atij thepi. Që nga ajo ditë e në vazhdim, ai thep thirret “Thepi i Azem Shpendit”.

Historia e një alpinisti

Azem Shpend Kuçanën e bënë alpinist vuajtjet e jetës. Ai u rrit në shkrepat e Shkëlzenit, Llukofcit e të Radeshëve. Duke u ngjitur sa në një thep në një tjetër për të gjetur pisha për lëndë ndërtimi, fitoi aftësi e shkathtësi të rralla në ngjitje e zbritje, në shkëmbinj e gërxhe. Për pushtimin e thepit që mban emrin e tij, ai thoshte: “Disa herë, vit pas viti, i jam afruar atij thepi e nuk ndjeja siguri në vetvete nëse mund ta pushtoja. Po inati, vit pas viti, më shtohej aq sa një ditë vere iu afrova me vendim të prerë: Edhe sikur të rrëzohem e mos të më gjendet as një copë për vorr, nuk do të kthehem mbrapsht, e aty do të vdes. Ashtu siç isha, u kapa për faqet e tij. Shkova më lart se gjysma e tij. Frika e vdekjes dhe inati për t’ia arrit qëllimit që t’i krijoj edhe lavdi vetes, më kishin turbulluar mendjen. I qëndrova besnik vendimit të fillimit, e më në fund, si në ëndërr, e pashë veten në majën e tij dhe shkëmbi ishte poshtë këmbëve të mija”. Sot kush i afrohet atij thepi apo e sodit nga një distancë relativisht e shkurtër, nuk e beson se majën e tij e ka pushtuar këmbë robi. Por, piskama e Azem Kuçanës në majë të thepit e shamia që ai lidhi në degën e mështeknës, u përcollën si dëshmitar vit pas viti nga goja në gojë saqë sot duket sikur të ishte një gojëdhënë. Me këto rreshta, dua të ringjall e përjetësoj Azem Kuçanën për suksesin e tij prej alpinisti të vërtetë.
Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës Nje_rrugetim_pa_fjale_ne_bjeshKroni i Tringëllimës

Nga Qafa e Zeqanisë, shikimi përpara të nxjerr një tjetër panoramë. Peizazhi me shkëlqim gëlqeror, e me larmi formash i Shkëlzenit dhe i Radeshës zëvendësohet me një tjetër. Çfarë nuk të shef syri. Po të ndërpresësh për një moment shikimin, e pas asaj pauze, ta hapësh qepallat, të duket se nuk e ke parë asnjë herë tjetër. Një larmi formash; një larmi peizazhesh. Maja në varg, njëra pas tjetrës, qafa që janë fund i një tatëpjete e fillim i një maloreje, shpate majash e rudina plot me bar, thepa, përlina të gjera, humnera, lugina ndër shpate e burime, sheshe e vende të buta, ku janë ndërtuar tellat me stane që janë stolitë e bjeshkëve: Herushtë, Tringëllimë, Pojanë, Rreshkëz e Pribuej. Duke kaluar nëpër ato maja, gjithçka që sheh, gjithçka që shkel, të magjeps. Por, Kroi i Tringëllimës që buron në lartësi të shpatit të bjeshkës, në skaj të të cilit kalon rruga për në bjeshkët e mëtejshme, ka mbetur e vazhdon të mbesë i pa shlyer në kujtesën e çdo kalimtari. Uji i ati kroi, jo vetëm që është shumë i ftohtë, por dhe kurativ. Në ato anë përdoret shprehja: “Si Kroni i Tringëllimës”. Kur vë buzën në gurrën e tij për të shuar etjen, pas një rruge të gjatë, e ndalon në zhurmën e rrjedhës së ujit, në brendi të tokës, jo larg nga dalja e burimit, dëgjon tinguj që ngjasojnë me tingujt e zileve që u vihen qengjave apo kecave të vegjël. Prej saj ka marrë edhe emrin “Kroni i Tringëllimës”, buzë të cilit çdo kalimtar ulet për të pushuar, për të ngrënë bukën që ka në torbë apo për të shuar etjen.

Varg-majat

Rruga nëpër ato maja në gjuhën simbolike quhen Kungje. Shtegu të çon në Qafë të Vërrisë. Ajo ndodhet poshtë Majës së Koritave, ku mbyllet edhe gjatësia e Kungjeve për të vazhduar me dy kurrize. Njëri, ai i krahut të djathtë të qafës, dallohet për majat e larta; ndërsa ai i krahut të majtë të qafës, zbret në formën e një kurrizi pa ndërprerje dhe formon Qafën e Kacubetit nga ku merr drejtim ngjitje, duke formuar një maje konike. Faqja perëndimore e saj përshkohet në gjithë gjatësinë e saj nga shumë lugje, të ndarë nga njëri-tjetri, me thepa e varg thepash. Afër fundit të asaj faqeje, në një vend pak të sheshtë, rrethuar me pisha, ndodhet edhe një tjetër thep që ngrihet nga tabani në një lartësi mbi 100 metra. Ai është me faqe të thikta. Në pamje të jashtme, duket i pa pushtueshëm. Dëshmitarë nga fshati Hoxhaj i Gashit thonë se “njëri nga bashkëfshatarët e tyre, Ram Osmani, ka arritur të pushtojë majën e tij”. Ndryshe nga relievi i Kungjeve, hapësira ndërmjet atyre varg-majave paraqitet më me shumë variacione e copëtime. Krahu i djathtë i Qafës, - që ka nyje fillimi Majën e Koritave, pas një qafe shumë dimensionale, me një shesh pak të pjerrët, plot me bar, që kur ecën apo ulesh për me pushuar, të duket se je sipër të mase të sfungjertë, - vazhdon me majën e Shpatullave, majën e Dhive, majën e Korisë, majën e Zezë, dhe në fund majën e Kërshit të Kocajve, e cila, pasi pëson një ulje në formë harku, ndryshon paksa drejtimin.

Një emër për Majën e Zezë

Kur përmend majën e Zezë si pjesë e atyre varg-majave, të shkon mendja te djaloshi 25-vjeçar Zeqir Haxhia, djali i vetëm i bajraktarit të Gashit, i cili duke luftuar nëpër thepat e lugjet e asaj maje kundër serbo-malazezëve për të mbrojtur trojet e të parëve, ra si hero. Emri i Zeqir Haxhisë duhet përjetësuar edhe tani. Nuk është vonë asnjëherë. Madje, i duhet dhënë emri i tij asaj që sot njihet Maja e Zezë.

Shpatet e majave kanë shtrirje të madhe gjatësore. Fundet e tyre përfundojnë në luginën e thellë të lumit të Gashit dhe deri në lartësinë 2000 metra, në pamjen e një grafiku ku janë të veshura me drunj, që fillojnë me shkurret e vazhdojnë duke u alternuar njëra pas tjetrës, ahishte, bredha, dhe pisha. E sipër tyre vazhdojnë kullotat plot bar të shumëllojshme. Shpatet gjatësore të majave copëtohen nga njëri-tjetri nga përrenj që zënë fill që nga lartësitë e majave, e duke marrë me vete burimet alpine, shkojnë duke u zgjeruar e thelluar, duke formuar ana me përlina të thikta e tërësisht të zhveshura; e pas një tërkuze të gjatë, ujin e mbledhur ia dhurojnë lumit të Gashit, duke i dhënë atij fuqi e begati deri në rrëmbim. Të gjitha shpatet e atyre majave, me larmitë e formave, e meritojnë dhe i dhurojnë admirimin turistit.

Orët e bjeshkëve

Por, ai që është më i pa-arritshmi për nga bukuria dhe pamja, është shpati i majës së Korisë. Relievi pak i copëtuar, harlisja në shtrirjen e saj, shkon duke u ulur shtruar dhe ngadalë. Në behar gjithçka pushtohet nga gjelbërimi. Në tokën e saj ka gjithshfarë barërash e lulesh. Në mesin e tij ngrihet një thep gëlqeror si dhe gur të tjerë me përmasa e forma nga më të ndryshmet. Në morinë e tyre dallohet guri i Shqerrave, me formë prizmatike, e lartësi 6 – 7 metra që krijon dekorin më të veçantë të asaj nahije. Por, elementi më domethënës dhe më dekorativ, pjesë përbërëse e asaj vllaje bjeshke, është burimi me emër “Kroi i Rabës”. Shumë pak poshtë majës, në një vend ku ajo mund të ketë pësuar shkarje për shkak të erozionit, arkitektja natyrë ka bërë me daltën e saj një gjë të pashoqe. Aty ndodhet një log, me përmasa rreth 15- 20 metra, plot me bar. Në anën e tij ka një burim me za në ato bjeshkë. Ai quhet Kroni i Rabës . Gjithçka e bukur e atij Kroni, duke përfshirë edhe natyrën e gjelbëruar për-rreth tij, sipas gojëdhënave të transmetuar në breza, ruhet nga “Orët e Bjeshkëve”.Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës Nje_rrugetim_pa_fjale_ne_bjesh_1kërcimtarëve

Në logun e atij kroi, në orët e mesditës, mblidheshin të gjithë barinjtë; djem e vajza. Ata hanin drekën e pas një pushimi të shkurtër fillonin aktivitetin e përditshëm. Djemtë u binin fyejve, në melodi të ndryshme; vajzat iu shkonin pas tingujve, me këngë e kërcim. Bashkë me vajzat kërcenin edhe shumë djem. Në këtë log, fare i mitur, hodhi hapat e parë e drodhi shtatin me ritmet e valles tropojane, kërcimtari i mirënjohur popullor Ram Miftar Çela, i cili rrëmbeu trofeun e njërit prej festivaleve folklorike kombëtare në Gjirokastër. Kroi i Rabës, gjatësia e rrjedhjes së tij, në drejtim të perëndimit, shënojnë fillimin e bjeshkës së quajtur “Kërshi i Kocaje”. Disa qindra metra poshtë majës së Zezë e majës së Rabës është ndërtuar tella, vendbanimi veror. Nga shpati i Korisë duken peizazhet e para: Prroi i Borës, me shpate të pjerrëta, e i thepisur; thepat e qafës së Vorreve, me faqe të thikta, e me maja të sheshuara; qafa e Druve, e ndërmjet tyre Kershat, - të gjitha këto janë prezantuesit e parë të asaj bjeshke që unë e dua shumë. Kur kalon këto monumente të gjalla, e futesh pak në perëndim të tyre, të shpaloset pothuajse gjithë sfondi i Bjeshkës. Të tëra, njëra pas tjetrës, të vijën para syve. Logu i Kërshit, ku bashkohen tella, logu i Mureve, logu i Mrizeve, Ndërmuret, ligata me thepat e currilet e burimeve, Zhari i Ggj. R.-së , prroi i Dhive, shpati i Lopëve, Çardaku, Potologu, Rrast e maja e Drunit të Bardhë, Kërshat e Zi, maja me shtrirjen gjatësore të sajë, Kroi i Bardhë, Rrasa e Çikave, guri i Radagoshit, Gurët e Kuq. Të tëra, sikur të thonë: “Hë, a je mërzitur? Ja ku jemi! Këtu kemi ndenjur gjithnjë. Ty të kemi pritur. Nxire mallin tand. Ne nuk kemi ndryshuar. Ti, a je plakur?”

Një studiues nga Bjeshkët

Secili nga ato vende lidhet me jetën time e të bashkëmoshatarëve të mijë, ku së bashku kemi kaluar çaste, jemi ulur e kemi pushuar, kemi biseduar me njëri-tjetrin ëndërrën dhe për zhgjëndrrën, për nënat e gjyshet. Në ato vende jemi zënë dhe pajtuar. Në ato vende kemi dëgjuar fyejt e barinjve dhe kemi parë ecjen tinzare të ndonjë vajze, kemi kënduar këngën e krahinës tonë: “Hoj Dada Hoj”. Por, gjithsesi, të mirat na përfytyrohen e na rikthejnë në atë të kaluar plot mall. Shumë prej nesh që u rritëm dhe u ndamë në rrugët e jetës, si majat e maleve, ndjejmë mall. Njëri prej nesh, por me të gjithë ishte Prof. Dr. Xheladin Gosturani. Profesori i ndjerë pasi mbaroi studimet për gjuhësi me medalje, punoi një vit si mësues në shkollën 8-vjeçare në Buçaj të Tropojës. Falë aftësive të tij, u transferua në Tiranë ku punoi në Institutin e Gjuhësisë, ku punoi për 30 vjet me radhë në këtë institucion bashkë me Eqerem Çabejn, Mair Domin, Androkli Kostallarin e Aleks Budo. Të gjithë këta luajtën një rol të pamohueshëm në formimin e Xheladinit si studiues dhe krijues. Me studimet e krijimet gjuhësore e historike ai u rendit mes emrave më të njohur të kësaj fushe. Atje, në bjeshkën “Kërshi i Kocaje” u rrit e kaloi pushime çdo verë, duke bredhur kep më kep, e maje më maje, duke pirë ujë krua më krua e vrellë më vjellë, i pa harruari Xheladin Gosturani.

Bukuria që nuk soset

E tërë bjeshka ka dekoracion: Rudina me barë, shpate me boronica, cetina e pisha, përrenj e vllaja, të cilat fillojnë nga majat e majave e zbresin në luginën e lumit të Gashit. Një ditë ekskursioni, për të prekur e shkelur me këmbë kurrizet, majat e pjesët pas tyre, do të të ndihmonte ta konceptosh atë e bjeshkët tjera që e rrethojnë. Pikat vrojtuese: Qafa e Druve, Potologu e Maja e Drunave të Bardhë, Kika e majës si dhe maja e Zezë, shpalosin të gjitha peizazhet që shumë nga ato mund të jenë perla turistike. Potologu i Drunave, me formën e nji trampoline, të nxjerr përpara luginën e Lumit të Gashit, bjeshkët e Krasniqes; Javorr, Bolloterg, Mollafc, Lugu i Vocit, Tërkuz, Koshuticë e Balcinë. Lumi i Gashit, me fund në formë govate, që herë ngushtohet e herë zgjerohet, ku diku hapet për të zhvatur një grykë përroi, ka mjaft vende të volitshme për ndërtime kampesh turistike. Livadhi i Lumës, është sheshi nga ku rrjedha e sipërme e lumit plotëson të gjitha kërkesat për turistin gjatë gjithë stinëve të vitit. Shpatet e luginës demonstrojnë larmi formash relievi, shumëllojshmëri drurësh, të cilët në garë me njëri tjetrin për të marrë rrezet e diellit, errësojnë tokën poshtë. Rrjedhshmëria miliona vjeçare e atij lumi ka ndarë majat e bjeshkëve, të cilat në garë me njëra-tjetrën për bukuri e lartësi, mahnitin çdokënd . Ecën nga Potologu në majë të Drunit; - vija e horizontit zgjerohet. Para syve të shpaloset kurrizi: Kungji i Armëve, Tërkuz, Balcinë, Koshuticë, Kërshi i Vujkut. Këtë gjatësi kurrizore, jo vetëm i kam parë, por edhe i kam shkelur. Kam parë e ri-parë në televizor e në tablo pamje natyrore nga më të ndryshmet, por do të thoja: Peizazhi i atij kurrizi, me rudina të buta, me pisha e kullota alpine, me shpate plot thepa, e bar, me vijimësi që karakterizohet me qafa, kodra, me dy Kershat; atë të Gjonbalës, e të Vujkut, - nuk janë më pak mahnitës sesa pasuritë e tjera në ato bjeshkë. Nga Druri i Bardhë kurrizi vazhdon ngjitjen graduale. Papritmas, në një pikë kulmore të gjatësisë së majës, të shfaqet një reliev kompleks: Dobërdoli. Aty gjendet një shesh me një pjerrtësi që merret shtruar deri në majë, duke marrë trajtën e një pllaje të vogël. Teksa merr rrugën në anën jug-perëndimore, ai ka formën e një gryke të hapur. Në të gjitha anët e tjera, ai është i rrethuar me maja e varg majash, që në garë me njëra-tjetrën, të grishin për të mos ua ndarë sytë. Dobërdolit ia shtojnë bukuritë liqenet e shumtë që ka rreth e rrotull. Uji i kulluar që mbajnë, me sheshet plot bar rreth e përqark, madhësia dhe madhështia, - të gjitha këto të magjepsin e nuk të lëshojnë pa u ulur pranë e për tu shlodhur e kënaqur me ato që i ka falë zoti. Liqeni i Dashit që ndodhet në një gropë poshtë faqes shkëmbore të majës së Zezë është më mahnitësi nga madhësia, thellësia e ujit si dhe peizazhi. Sipër liqenit të Dashit gjendet një kurriz jo shumë i lartë që lidh majën e Zezë me varg-majat e tjera, duke sajuar rrethimin e Dobërdolit. Ai kurriz lidhës shërben si ujë-ndarës i dy bjeshkëve më të mira; Dobërdolit dhe Sylbicës. Kur qëndron apo lëviz gjatë atij kurrizi mbetesh duke lëvizur kokën sa majtas, sa djathtas. Një poet do ta kishte të vështirë të gjejë fjalë e metafora. Dobërdoli e Sylbica grinden se kush është më e bukur. Të dyja kanë çfarë të tregojnë. Në vargjet baritore të kësaj zone thuhet: “…Moj syzezë bardhok e bardhë/ N’cilën bjeshkë don me dalë/ Cila bjeshkë t’duket ma e mira/ Dobërdoli a Koshutica/ Më shumë vjamë po ndon Sylbica/ …e acikojnë Sylbicën.

Lugina që shtrihet në një gjatësi 3-4 km, që fillon nga stanet e Sylbicës e deri te ujë-ndarësja me Dobërdolin, bashkë me shpatet e varg-majave Gusan - Qafa e Ali Çelës përbëjnë një perlë tjetër të atyre bjeshkëve.

Bukuri e egër

Bukuria e madhështia e bjeshkëve nuk mund të thuhet me fjalë. Ato preken, shijohen dhe fantazohen vetëm atje. Por bjeshka, jo gjithnjë është e ëmbël. Ajo nga një herë edhe egërsohet. Egërsia e saj shfaqet kur cukla mjegulle duken rrethit të majave; era rrit shpejtësinë sikur shpreh dufin. Qielli errësohet. Retë ulen e shtresojnë ngjitur me tokën. Papritmas, vetëtimat plot inat i japin verdhësi vendit. Pa vonuar, vjen rrebeshi i shiu. Më pas nis breshëri. Në ato bjeshkë i provon të gjitha, si rudinat me shkëlqimin e ylberit, erën që përhap aromën e luleve, të barit e të pishave, edhe rrebeshin e erës, suferinën dhe furinë që sjell nga majat e majave erë bjeshke.
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës Empty Re: Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës

Mesazh nga Andetta Wed 25 Jan 2012 - 2:40

Mrekulli !
Andetta
Andetta
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 972
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 05/11/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës Empty Re: Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës

Mesazh nga Maksi Wed 25 Jan 2012 - 2:42

Po lumi si kalohet?
Maksi
Maksi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 31226
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2011

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës Empty Re: Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës

Mesazh nga Anakonda Sat 4 Feb 2012 - 2:15

E pamagjinueshme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës Empty Re: Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës

Mesazh nga dajti modh Sat 4 Feb 2012 - 2:35

mrekulli vendi perle fare eshte ..
po do mbahet mend se ka nxjerre edhe tradhetarit me te madh te SHQIPERISE .Sali Berisha ........
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës Empty Re: Një rrugëtim pa fjalë në bjeshkët e Tropojës

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi