MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
3 posters
Faqja 1 e 1
MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
1. ( prelud)
Në damarët e jetës më rrjedh verdhësi
Muzgu më mbulon me ngujim!
Në heshtje përbijë të Rrufesë shëmti
Dhe mbjell n’ugarin e jetës - Blerim!
Në damarët e jetës më rrjedh verdhësi
Muzgu më mbulon me ngujim!
Në heshtje përbijë të Rrufesë shëmti
Dhe mbjell n’ugarin e jetës - Blerim!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
2. (sirenat e pikëllimit)
Sirenat e pikëllimit kandila dhembjesh ndozën
Cilën këngë ta nis në konak?
Dritëhije takimesh në peng dashurie mbesin
Akullnajë që më shprish e më vë në lak!
Sirenat e pikëllimit kandila dhembjesh ndozën
Cilën këngë ta nis në konak?
Dritëhije takimesh në peng dashurie mbesin
Akullnajë që më shprish e më vë në lak!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
3. (fjala qëndresë )
Rruga e gëzimit tim nuk ka adresë
Lotët ujisin lulet e vetmisë
Ç’domethënie paska fjala qëndresë
Kur flet për Kujtimet e Dashurisë!
Rruga e gëzimit tim nuk ka adresë
Lotët ujisin lulet e vetmisë
Ç’domethënie paska fjala qëndresë
Kur flet për Kujtimet e Dashurisë!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
4.(Baladë për takimet )
Në pikën e goditjeve priten e vriten takimet
Muza e gjakosur varet në hark!
Në zemër të pranverës zjarr për blerimet
Baladë për kujtimet që hyjnë në varg!
Në pikën e goditjeve priten e vriten takimet
Muza e gjakosur varet në hark!
Në zemër të pranverës zjarr për blerimet
Baladë për kujtimet që hyjnë në varg!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
5. (meditim)
Në këngët e mia statuja e territ
Gurra vreri derdh klithma e vetmi
Mërgojnë gëzimet nga tufani i ferrit
Si kandila zjarri në stuhi!
Në këngët e mia statuja e territ
Gurra vreri derdh klithma e vetmi
Mërgojnë gëzimet nga tufani i ferrit
Si kandila zjarri në stuhi!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
6. (në sfond )
Në sfond rrëzoma mbërthen gjymtyrët
Përmasa e rrëfimit gulon në damar
Vaj e lot për Sirenat e pikëllimit
Për dashuri - Kosovën time të vrarë!
Në sfond rrëzoma mbërthen gjymtyrët
Përmasa e rrëfimit gulon në damar
Vaj e lot për Sirenat e pikëllimit
Për dashuri - Kosovën time të vrarë!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
7.(shfrim )
Unë det vetmie nga jeta në jetë rropatem
Një botë kujtimesh më hap vrragë!
Ju - ortekë që më sillni rrëmbime
Dhe mbeteni plagë mbi plagë !
Unë det vetmie nga jeta në jetë rropatem
Një botë kujtimesh më hap vrragë!
Ju - ortekë që më sillni rrëmbime
Dhe mbeteni plagë mbi plagë !
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
8. (soditje)
Përplasje si dallgët e detit ndjejë
Bullar’ i shpirtit tim shpërthen!
Çaste që ikën ndër biseda kohe
Vala e mallit me lot i rrëmben!
Përplasje si dallgët e detit ndjejë
Bullar’ i shpirtit tim shpërthen!
Çaste që ikën ndër biseda kohe
Vala e mallit me lot i rrëmben!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
9. (në pritje)
Në thellësi vargjesh lexova universin
Damarët e jetës kam vënë në pritë!
Statujë që frymon - terri i robërisë!
Dhe ti ! Shpresa ime Lindditë !
Në thellësi vargjesh lexova universin
Damarët e jetës kam vënë në pritë!
Statujë që frymon - terri i robërisë!
Dhe ti ! Shpresa ime Lindditë !
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
O NJERËZ
Kush është i zhytur
Në verbëri,
Dhe s’mundet –
Të kthehet pas
Furtuna e qiellit
E përfëshin
Të ndjehet –
Mosbesimtar i rras!
Ai i cili tokën
Ka bërë shtrojë,
E qiellin –
Kulm për dritë,
Po të dojë –
Mund t’i shterrojë
Dhe lindjet kurrë –
T’mos kenë rritë !
O njerëz! Sëbashku
Ruajuni zjarrit!
Se mosbesimtarët
Do të hudhen në të!
Kurdo që të jetë
Dhe n’kohë të beharit
Kanë për të mbetur –
Një mbi një!
Ju që dikur
Ishit të vdekur
Dhe sërish –
Keni ardhur në jetë !
Mos harroni –
S’ërish keni për t’u tretur
Ndaj qëndroni –
Besëvërtetë!
S’ka ma mirë
Se për të vërtetën
Të hidhesh në shtigje
I mishëruar,
Ashtu dhe Ademin –
All’llahu për jetën :
- E solli mëkëmbës !
- Qoftë i lartësuar!
Kush është i zhytur
Në verbëri,
Dhe s’mundet –
Të kthehet pas
Furtuna e qiellit
E përfëshin
Të ndjehet –
Mosbesimtar i rras!
Ai i cili tokën
Ka bërë shtrojë,
E qiellin –
Kulm për dritë,
Po të dojë –
Mund t’i shterrojë
Dhe lindjet kurrë –
T’mos kenë rritë !
O njerëz! Sëbashku
Ruajuni zjarrit!
Se mosbesimtarët
Do të hudhen në të!
Kurdo që të jetë
Dhe n’kohë të beharit
Kanë për të mbetur –
Një mbi një!
Ju që dikur
Ishit të vdekur
Dhe sërish –
Keni ardhur në jetë !
Mos harroni –
S’ërish keni për t’u tretur
Ndaj qëndroni –
Besëvërtetë!
S’ka ma mirë
Se për të vërtetën
Të hidhesh në shtigje
I mishëruar,
Ashtu dhe Ademin –
All’llahu për jetën :
- E solli mëkëmbës !
- Qoftë i lartësuar!
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
Teë falnderoj shume per prurjen e kesaj poezie Klea! Vërtet e vçante je!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
1.
Heshtje e vetmi në net pa gjumë
Me zjarr e flakë më pushton errësira!
Ti endesh diku larg si vullkan pa fund
dhe derdhesh si drita - se je më e mira!
Heshtje e vetmi në net pa gjumë
Me zjarr e flakë më pushton errësira!
Ti endesh diku larg si vullkan pa fund
dhe derdhesh si drita - se je më e mira!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
2.
Si Nimfë të shpërthejnë buzëqeshjet
amfora dashurie sytë të derdhin zjarr,
Në vargjet e jetës i kthen përleshjet
shigjeta goditjesh që më shpiejnë në varr!
Si Nimfë të shpërthejnë buzëqeshjet
amfora dashurie sytë të derdhin zjarr,
Në vargjet e jetës i kthen përleshjet
shigjeta goditjesh që më shpiejnë në varr!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
3.
Dhe s’mundem t’i duroj këto fushëbeteja
Ti në zemër më krijon vetmi,
Në net pa gjumë si Leonardo Davinçi
për Monalizën e vargjeve rri!
Dhe s’mundem t’i duroj këto fushëbeteja
Ti në zemër më krijon vetmi,
Në net pa gjumë si Leonardo Davinçi
për Monalizën e vargjeve rri!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
4.
Përshkruaj portretin tënd dhe zërin
që befas më hy nëpër detin e vetmisë,
E di se prangat më kanë kurthuar
E di se jam udhëtar i stuhisë!
Përshkruaj portretin tënd dhe zërin
që befas më hy nëpër detin e vetmisë,
E di se prangat më kanë kurthuar
E di se jam udhëtar i stuhisë!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
5.
Nëpër ngricën që m’i ngrin damarët
bëj rrugën në mister e skëterrë,
ç’dehje më fal buzëqeshja jote
që më sjell blerim e pranverë!
Nëpër ngricën që m’i ngrin damarët
bëj rrugën në mister e skëterrë,
ç’dehje më fal buzëqeshja jote
që më sjell blerim e pranverë!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
1.
Si t’i shpreh gjithë frymëzimet
që më shkojnë vërdallë në mendime
sa herë përpiqem t’i mbarshtroj si dua
më thua : Ngele në provime!
Si t’i shpreh gjithë frymëzimet
që më shkojnë vërdallë në mendime
sa herë përpiqem t’i mbarshtroj si dua
më thua : Ngele në provime!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
2.
Unë s’kam rënë ndonjëherë n’filozofi,
në matematikë dhe kërkime operacionale,
Unë ngatrrohem gjithmon në metrikë
kur të shoh ty se je ideale!
Unë s’kam rënë ndonjëherë n’filozofi,
në matematikë dhe kërkime operacionale,
Unë ngatrrohem gjithmon në metrikë
kur të shoh ty se je ideale!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
3
Të të thosha shenjtore, siç ishe
m’u bë se është pak se sa të dua,
të të them se të kam dritë për jetën
kam frigë tufanin se e shuan!
Të të thosha shenjtore, siç ishe
m’u bë se është pak se sa të dua,
të të them se të kam dritë për jetën
kam frigë tufanin se e shuan!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
4.
Ndaj e di se je gjithçka nga pak
krijesë që frymon në qenien time
më bëhesh vrull i ngrohtë në gjak
dhe më deh me buzëqeshje në zgjime!
Ndaj e di se je gjithçka nga pak
krijesë që frymon në qenien time
më bëhesh vrull i ngrohtë në gjak
dhe më deh me buzëqeshje në zgjime!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
5.
Megjithatë, me një ngrysje vetullash më ngrin
si acari që sjell ortekët e akullnasë,
në brendinë e zemrës sime atë çast
ngrijnë shpresat e sevdasë!
Megjithatë, me një ngrysje vetullash më ngrin
si acari që sjell ortekët e akullnasë,
në brendinë e zemrës sime atë çast
ngrijnë shpresat e sevdasë!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
1.
Mesnatë! Errësira shtrihet në pafundësi
gjithçka ka rënë në gjumë për pushim e rritë!
Unë tretem për vargun poetik në vetmi
Për Ty që më vë zjarrin në pritë!
Mesnatë! Errësira shtrihet në pafundësi
gjithçka ka rënë në gjumë për pushim e rritë!
Unë tretem për vargun poetik në vetmi
Për Ty që më vë zjarrin në pritë!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
2.
Edhe zërin, edhe buzëqeshjen, haprimet
i dëgjoj se si më mbesin peng pushtimi!
Sërish ndjejë në shpirt shamatë
Më ndizen ndjenjat si rreze zgjimi!
Edhe zërin, edhe buzëqeshjen, haprimet
i dëgjoj se si më mbesin peng pushtimi!
Sërish ndjejë në shpirt shamatë
Më ndizen ndjenjat si rreze zgjimi!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
rrespekt per ju dhe poetin
Shaban Cakolli- Legjendë
- Postime : 6690
Anëtarësuar : 04/02/2009
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
3.
Përballem pa gjumë në shtrat
në pafundësi më enden vargjet e frymëzimit,
Ti shndërrohesh në dashuri të gjatë
të mbushish përmasat e rrëfimit!
Përballem pa gjumë në shtrat
në pafundësi më enden vargjet e frymëzimit,
Ti shndërrohesh në dashuri të gjatë
të mbushish përmasat e rrëfimit!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
4.
Për puthjet, ledhatimet, qesënditë,
edhe për xhiron në shesh e për udhëtimet,
Ka mbetur një shteg misteri pa dritë
në zezonë ka flakur vlimet.
Për puthjet, ledhatimet, qesënditë,
edhe për xhiron në shesh e për udhëtimet,
Ka mbetur një shteg misteri pa dritë
në zezonë ka flakur vlimet.
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
5.
Prandaj, në mesnatë, në këtë vetmi
përherë në vargje më del rimë stuhie!
Një vetëtimë oshëtin e fillon shi në sy
Janë lot dashurie...!
Prandaj, në mesnatë, në këtë vetmi
përherë në vargje më del rimë stuhie!
Një vetëtimë oshëtin e fillon shi në sy
Janë lot dashurie...!
Vizitor- Vizitor
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
Unë i kam parimet dhe vendos për fatin
si dhembjen e shpreh dhe dashurinë,
nëse Ti e krahason luginën me shpatin
mos i ngatërro përmasat me njerinë!
Se ai nuk është as lodër lojërash
nuk është krijesë për eksperimentime
ndonjëherë i ngjan balonës
dhe plas befas për takime!
si dhembjen e shpreh dhe dashurinë,
nëse Ti e krahason luginën me shpatin
mos i ngatërro përmasat me njerinë!
Se ai nuk është as lodër lojërash
nuk është krijesë për eksperimentime
ndonjëherë i ngjan balonës
dhe plas befas për takime!
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
respekte i nderuari Gjakushi suksese te metejshme
Bukuria shpirterore- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : **Deutschland**
Postime : 1179
Anëtarësuar : 28/01/2009
Mosha : 50
Re: MINIATURA POETIKE - FERIT RAMADANI
Bukuria shpirterore shkruajti:respekte i nderuari Gjakushi suksese te metejshme
Per te postuar ketu ne kete forum te mrekullushem nderimi te takon TY !
Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Ferit RAMADANI: KRIJUESI DHE SHOQËRIA
» I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani
» Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE
» Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte
» Ferit RamadaniI : Me kangjela lutjesh
» I Vetmuar ne enderrime - Ferit Ramadani
» Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE
» Ferit Ramadani: KOSOVA LULEGJAKU I DHUNËS - ditar lufte
» Ferit RamadaniI : Me kangjela lutjesh
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi