Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE

2 posters

Shko poshtë

Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE Empty Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE

Mesazh nga Gjakush Tana Tue 19 May 2009 - 5:29

Poezite u botuan tek Revista Doruntina Nr. 3 , 1993, Kumanovë.


SHUMFISHI I VJEDHJES


Përseriten porositë per mundësi
kontratat lidhen per ryshfete
dallavere nis "shteti i ri "
te grabiten -
perjetesisht burimet e shpresave
qe rrijne ne udhekryqe !

Spekulohen percaktime, referendume,
per skandale qe ndodhin
ne dikasteret e zbulimeve
deputetët -
rastesisht shumëfishojnë aksione
per shume fraksioni!

Gëlltisin vlerat e popullit
sigurimet, armatimet,diplomacitë
per te krijuar mundësi
të mberrimet -
per ne fron te qellimeve
te padronëve dhe këlyshëve te ri !


Edituar për herë të fundit nga Arti në Tue 19 May 2009 - 5:45, edituar 2 herë gjithsej
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE Empty Re: Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE

Mesazh nga Gjakush Tana Tue 19 May 2009 - 5:36

SHTHURRJA E LAKMIVE


Nga sferat e gjithesisë filloi
organizimi per opinionin publik
per vazhdimësi tregëtie
zotërinjtë e pallateve -
per rrjeta mashtrimi lejuan
shundin, prostitucionin, lakminë !

Ne xhepin borgjez pasuria
krijonte strukturat e ligjit
per te spekuluar kënaqesitë
shturrja -
rrënonte defrimet nga britma:
- Zotërinj ! Duam liri!

Ne mënyrë aktive pergjakjet
flamurin e pakenaqesisë e ngritën
per ndjenjë e dinjitet
lakmia -
zgjoi korrentet e shperthimit
pershperitjet per shthurrje rrënjosen!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE Empty Re: Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE

Mesazh nga Gjakush Tana Tue 19 May 2009 - 5:43

ASGJË PER LAVDINË


Katandisen kurorat e suksesit
ngriten kurset per poshterim
vargani i grabitjes se masës
pershtatet-
në kthetra e perleshje
ekzekutim qëndrimesh per mposhtje!

Thashethënat per paralajmërime
origjinën e tmerrit shenjtërojnë
të hyjë në zemër të jetës
jehona -
per këngë e ngjyra jete
per rritë false e shartim !


Per dukjet e skenës shfarosje
pasojat ia lustron krizës
premtimet per kenaqësi, mirëqenie
i perfaqëson -
fitorja dinasti
falimenti i urtisë së pergjakur !
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE Empty Re: Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE

Mesazh nga Gjakush Tana Tue 19 May 2009 - 5:51

SFIDA E SHPALLJEVE


Perjetshëm orvatet per gjendje
te paralizojë te vertetën nga skena
dhe mashtrimi - mishërim ideshë
te ngurtësohet -
perballe kombëtares se zhbërë
përmbi aneksin e tërë !

Kujtimi zhduket e duket
ne galeri e lozha, ne plato e sheshe
konflikt permase, barrikadë
njëmendësia -
që ngul rrënjët e pushtimit :
- Të shembet deri ne zerogradë !


Në planin e parë Partia
shpallë kanunin e ri
Sinagoga e shtypjeve perpiqet
per jetësimin -
per kurorën e robërisë së re
që t'i prijnë te shiturit !
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE Empty Re: Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE

Mesazh nga Gjakush Tana Tue 19 May 2009 - 5:56

THERRIMA E FATEVE


Në terrene te njekahshme shtrihen
farsat e despotëve te zgjuar
nga ndikimi i madh
per vlerën -
që humb domethënia e kuptimit
qartësi arsyesh !


Në rrënjët e zbuluara
krimbi bren ndergjegjen e ngarkuar
në misterin modern
çlirimi -
krijon kompllotin e jehonës
për shkas e shkalle ngjitjesh !


Terësia transformohet
therrima e fateve paguan doganë
per shtigje të reja
kërkesa -
në sistemin e ndaluar prek
fuqitë e rëqethjes skllavëri!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE Empty Re: Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE

Mesazh nga Gjakush Tana Tue 19 May 2009 - 8:46

KURSI I KLIKAVE


Mbi kllapinë që perjetonte brezëria
për të vërtetën në absurdin e tmerrit
thurri legjendën e sekreteve
tribuna -
zbuloi ngatërrimet qesharake
per fantazi e fraza hipokrite!


Shtresohej zhdukja e pergjithesisë
biznismenët idilën e zhvillimit
ngurtësuan qëllim per qetësi
kundërthëniet -
sendiment pajtimi e permbajtjeje
të hipotekës fitim i ngritën!

Në shtigje të shtresave dremit
i pergjumur, me sekretë zbulimi
legjenda per largpamësi
varroset -
nga pamundësitë se kursi i klikave
ia hap krahët e pushtimit !
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE Empty Re: Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE

Mesazh nga WebMaster Tue 19 May 2009 - 9:05

KRIJUESI DHE SHOQËRIA






PARIMET KRIJUESE DHE SFONDI IDEOR


Ferit RAMADANI

Është bërë dukuri qenësore krijimtaria që synon të ndërlidhet me të gjitha sistemet e dijes për të krijuar funksionin e një organizmi që mundet dhe ka forcën e një substance të mendjes dhe trupit kombëtar. Prandaj, nga pikëvështrimi i këtij pozicioni del se parimet krijuese që bazohen në teorinë racionale të filozofisë dhe etikës së një niveli, japin një artikulim të sigurtë se në sfondin ideor të krijimtarisë kombëtare ngritet forca që përfëshi përmasën në aspektin e kufinjve të jetësimit të vlerave krahas asaj që synon ta bëjë stërkeqjen dhe degjenerimin e nivelit artistik .Kjo rrjedhë e këtij realiteti është atakuar shumëherë sa që në zhvillimin e sipër ka përjetuar zverdhjen, rrudhjen, bile edhe asgjësimet e shpeshta nga klima e tendosjeve të aparatit pushtetmbajtës.S’domend, në këtë vërdallisje, apo në këtë korrespondencë anatemash, ka dalur nga binarët e durimit dhe ka sfiduar krijimtaria që ka dashur nga shkëndija e idesë të ndezë sfidën e një agimi të ri krijues ku petku letrar do të dilte tamam si substanca trupore e qenies krijuese, bile do të rrezatonte atë dukje të realitetit që argumenton unitetin dhe realitetin që fryhet e zbrazet saherë që dridhet apo ngazëllehet disponimi i të parëve në pushtet!
Kjo esencë e lidhjes së shpirtit krijues me parimet, në realitet ky sfond ideor në zhvillimin e këtij procesi është ngritur karshi një tymnaje të mulatërisë krijuese që ia mbulon qartësinë bile ia prish edhe shijen gjithë krijimtarisë kombëtare që në natyrën e vet qysh më herët, por edhe në Rilindjen kombëtare ka ditur të sjellë gjallërinë, freskinë, mobilizimin, bukurinë, deri tek krijimi i një baze të fortë unike që ka gatuar idenë e ardhmërisë . Nga ato zhvillime ka dalë ajo Kala e madhe letrare që sot, nga ringritja artistike të zhvillohet qenësia e mendjes dhe shpirti ynë krijues të jetë më i shëndetshëm, më i plotë dhe më i ardhur .
Shikuar nga kjo prizmë del se në krijimtari lirisht mund të dallosh brezat e vërtetë krijues që lindjen , zhvillimin dhe kulmin letrar i kanë me një nivel artistik, krahas atyre që nivelin letrar e kanë bërë ashtu si u janë diktuar klimat krijuese ku dallohet veçoria e klimës adaptive që nis e mbaron me fillesë servile! Sepse ajo gjithmonë ka qenë variabile sipas disponimeve ;
E para : Kur breshëritë e pushtetit kanë mundur ta godasin idenë edhe krijimtaria e tyre ka dalur e tillë!Prandaj, nga shumë rrethana e kushte ajo byk- krijimtari sado goditëse që ka qenë, në afat të gjatë ka dalur e goditur dhe e mundur nga servilizmi!
E dyta: Në zhvillimin dhe kulmin e saj nga stërkeqjet, përsëritjet, narracioni, rrudhjet , shterrjet në ide, në planin e parë del pa taban kombëtarë, pa përmbajtje, pa arkitekturë! Del e thjeshtë siç janë përkushtimet për aktualitetin pushtetmbajtës dhe prekshmërinë e një ngatrrese intime perverse!
Si dhe përse është manifestuar kjo klimë krijuese për të dhënë frytet e sëmura, apo thënë ndryshe, rrita dhe zhvillimi i krijuesëve kronikë që “lënguan” nga “revolucioni” i përkushtimit për Sfinksin , dhe nga shfrimi i shthurrjeve personale, lejuan që përmasën tonë ta mbulojnë edhe me byk-krijimet e tyre një kohë të gjatë gjysmë shekullore sipas klimës së imponuar të diktatit në ide. Ky stil i të mbijetuarit, ka tërhequr pas vetes një gjeneratë krijuesish për të mbajtur gjallë
apo për të kultivuar krijimtarinë e borizanëve të komiteteve të “epokës së ndritur “ të atij sistemi të trumbetimeve për: “ vëllazërimbashkimin, vetëqeverisjen, aksionet, gjallërinë, zhvillimin”! Vargani i këtyre telallëve krijues që shtireshin për “patriotë vëllazërimbashkimesh” padyshim është i madh! Por, nuk mungon as tarafi i shehirave të mulatërisë krijuese që ngritën Kalanë e byk-krijimtarisë!
Vështrimi për rrethanat krijuese, për dehjet dhe rendjet pas privilegjeve dhe favoreve do të mundësonte një ngritje mistike apo një pjetisje superstoike të një tradicionalizmi shterp e të degjeneruar, krahas kthesës së re jetësore, ku krijimtaria nuk e ka diktatin nga lart por në sfondin e idesë ka lejuar një frekuentim ma idiotik krijues ku në planin e parë del kutërbimi dhe klithma që mblidhet si sklepa në syrin e vrarë nga vrazhdësia e jetës intime që në letërsi është kthyer në shfrenim!
Fenomeni i analizës së kësaj filozofie krijuese, kur të parët , u zhvilluan nën diktat, të dytët u shprishën nga liria krijuese dhe krijuan pa parime dhe pa sfond ideor, ka detyruar universin tonë mendor të shqetësohet. Prandaj opinioni ka ngritur kërkesën për një vlerësim sa më dinjitoz dhe sa më real të krijimtarisë duke iu friguar dozës së tepruar të krijimtarisë mulate që u shpërndahet për konsum, bile synon të vegjetojë në përmasë shumë të gjërë. Përkundër krijuesëve të parë, atyre që krijuan nëpër redaksitë e soc-realizmit, të dytët, janë liberatorë deri në ekstrem! Ata kanë mohuar të gjitha doktrinat e moralit dhe në shpirtin dhe mendjen e tyre krijuese kanë ngritur një identitet unikat të vërdallisjeve dhe rrokullisjeve nëpër zjarrin e dashurisë, siç janë edhe vërdallisjet dhe rrokullisjet e tyre nëpër bykun krijues! Megjithatë nëpër këto hapësira të gjëra ata - ato notojnë duke specializuar ndërkëmbëzat që dijnë t’i ngrisin nëpër përvjetorë, nëpër triibuna, nëpër manifestime. Në këtë disciplinë zhvillimore të krijimtarisë ndajnë profilet e të parëve, i shpërblejnë, i përurojnë, i spërkasin me ajazmën e mulatërisë krijuese dhe pastaj i fusin në detin e bordelizmit krijues ku përfillen vetëm ligjet e rrokullisjeve, gargarisjeve,...!
Nëse të parët, qofshin poetë, prozatorë, eseistë, kritikë, gazetarë, qëndruan në ballë të privilegjeve që ua dha pushteti, në realitet, për pasionet e tyre personale u bënë “viktima” përpara një shoqërie të viktimizuar, sidoqoftë i mbajtën medaljet për shërbimet që ia bënë pushtetit, të dytët, duke kaluar nëpër flirtet e flakës dhe zjarrin e shfrimit dashuror , mbështillen me lakuriqësinë bajate dhe prarohen me rrezet e ligësisë për të bërë qëndresën krijuese me medaljet e varura në shpirtin kulim të krijuesëve dhe trupin e shfrenuar të kurtizanave!
Transmisioni i këtyre përmbajtjeve që turfullijnë në erëra e flakë çakërdisjesh vjen në kohën e një përballje të madhe me realitetin.Nga njëra anë një toborr i madh krijuesish që i sfidojnë të gjitha goditjet që i bëhen vatanit dhe tabanit kombëtar, rrezatojnë një dritë shprese se krahas gjithë damtimit, rrënimit , zbulohet shpresa e mbijetimit. Nëpër kalvarin e mundimit, vuajtjes, ndjekjes, burgosjes, vrasjes, ata kanë krijuar domethënien e parimeve dhe nga ajo tërësi e të këqiave janë kthyer në apostuj të krijimtarisë sonë kombëtare që i japin rrjedhën qëndresës, dhe ia zbulojnë rolin e vërtetë kërkesës për pranim të njohjes së vlerave dhe identitetit kombëtar. Të tillë krijues që u paraqitën në analet letrare qyshkur patën rolin e dyfisht: Sëpari ata bënë zgjimin e ndërgjegjes së fjetur të një shoqërie të nëpërkëmbur, sëdyti, i dolën zot idesë për ta realizuar në realitetin praktik.Edhepse u ndeshën me vargonjtë e robërisë, bile disa prej tyre u vranë , sërish në krijimin e klimës së unitetit veprues u paraqitën me një veçori të randësishme që në profilizimet e finales, mbetën bartës të përherëshëm të parimeve krijuese dhe të sfondit ideor.
Ky zbulim i kësaj të vërtete nuk synon ta rrisë as ta zvogëlojë shpirtin dhe mendjen krijuese të substancës sonë kombëtare, por, parasëgjithash duke forcuar pozicionet e një veçorie krijuese bën dallimin në frymimin e ndjenjës që ka pasur në përputhjen e modelit , linjës , idesë,
Figurës, mjetit , qëllimit dhe përmbajtjes së ndërtimit të asaj arkitekture krijuese ku përcaktohet formati i parimeve kombëtare shikuar në nivelin e vlerave artistike.Gjithë kjo analogji, e krijuar sipas mendjes dhe shpirtit krijues, në Panteonin tonë kombëtar është një pamje gjeografike ku shtrihen ambiente të ndryshme, ndërsa ndërmjetësimi adekuat aktivizon mekanizmat që në planin e soditjes të reduktohen proceset degjeneruese krijuese...!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE Empty Re: Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE

Mesazh nga WebMaster Tue 19 May 2009 - 9:06

Ferit RAMADANI


KRIZANTEMAT E ZGJIMIT

Nëse hapja e re e zhvillimit mund të definohet si kohë e kthesës, padyshim edhe krijimtaria , në hap me domosdoshmëritë e një përballje, shënon vetëdien shoqërore për të . Koncepti i tillë synon të dalë nga tradicionalizmi bile , për nga metoda më tepër ik nga kthetrat stereotipe të botëkuptimeve ideologjike, prandaj, bëhet paralajmëruese e një ecjeje apo e një fillimi të goditur nga absurdi rrënimtar, ku lindja dhe zhvillimi s’kanë pasur mundësi të përurohen , e, të shpeshtën për shpërblim , kanë fituar grushtin goditës, aq më shpesh shprishjen e përçudnuar!
Pikëpamjet për një botë reale krijimtaria e soc-realizmit i ka shprehur dhe i ka zhvilluar sipas diktatit nga lart. Me këtë vizion të sëndërtimit krjiues janë përndezur shumë “shehirë” që më vonë nga bejtet e tyre kanë pretenduar duke bërë përkushtimet letrare të quhen urraganët letrarë! Veçoria kryesore e këtyre “ bijëve të shekullit të ri ” të përkushtimeve për sfinksin ka përfëshirë një hapësirë dhe dimension shumë të gjërë , për një gjysmë shekulli. Është kjo një faturë dëshmie e kohës në bilancin tonë krijues se si dhe sa janë të fortë e të pa shembur në bindjen krijuese “kultet” që s’i deshën ndryshimet, por u ngurtësuan në përngritjen e një shurdhësie përfundimtare, ku ndjenja vdiste pa mundur të bëjë klithmën e një ngadhnjimi apo të një kërkese për ngadhnjimin real. Kjo heshtje - përgjumje e krijimtarisë, për një gjysmë shekulli është përkundur në djepin e ideologjisë ku soc-realizmi është përkujdesur për kultivimin apo për ndrydhjen e atij zhvillimi letrar që mori hov .
Distanca kohore është shumë e domosdoshme për t’i mat pozicionet e krijimtarisë. Nëse pretendimi i një gjenerate ka synim të ngadhnjejë mbi gjithë tundullimat dhe të hapë skenën ku luan Drama e madhe jetësore, ku aktet e lumturisë dhe mirëqenies i ka mbuluar vreri dhe pasiguria, ku shqetësimi dhe plaga janë shprehja më e theksuar e sulmeve nga pushteti, ku zverdhjet dhe shterrjet janë bërë në mënyrën më të pamëshirëshme, dhe në horizontin krijues gjithmonë kanë lindur krizantemat e zgjimit, dhe pastaj janë shuar si meteorët për të përfunduar pa gjurmë në shtresën e heshtjes dhe harresës, del se brenda zhvillimit tonë ka pasur orientime e dezorientime të tilla që nuk kanë dalë kurrë në rrugën kryesore, por, janë praptuar në humnerën e skandalit paradoksal.
Patjetër në përfundimin e këtij rrethxhirimi katandisës ku krijimtaria dirigjohej nga lart ka pasur edhe ngrirje e shkrirje , ka pasur ngritje e rënie , ka pasur ecje e ngecje në krijimin e “individualitetit” , ashtu siç janë krijuar edhe kabinetët e sulltanëve udhëheqës nëpër institucionet krijuese. Përderisa , fatkeqësish, pendat e tilla jetojnë , bile, shumë më pak krijojnë për hirë të natyrës së peripetive të përballjeve, ata kanë mundur të zhvillohen si krijues sepse nga fillimi lëshuan xixat premtuese, e më vonë në “rrugën “ e zhvillimit u shterrën, u herrën dhe u terën! S’domend se kjo pozitë i ka vënë në binarët e dilemave krijuesit dhe ata asnjëherë nuk patën rast të krijojnë mirëqenien krijuese.
Nëse shoqëria ndeshet me krizën politike , me stazën e depresioneve, ose me inflacionin dhe deflacionin në zhvillim, edhe krijimtaria në kornizat e zhvillimit të tillë kalon përmes këtyre fazave. Ajo e ka lindjen e saj dhe rritën. E ka zhvillimin dhe mplakjen.Gjithë kjo dukje e tillë në thjerrzën e studimit të fenomenit krijues del edhe si madhështi, edhe si krim. Del edhe si pasuri edhe si varfëri. Del edhe e përuruar, por edhe e mallkuar. Prandaj në këtë ndërthurrje ku formatet
“për” dhe “kundër” shpalljeve krijuese si vlera “non grata” , rrijnë si strufullime të kultivimit të individualitetit krijues!
Orientimet e institucioneve krijuese për një lëngatë të gjatë tek ne janë filozofia e një strategjie dominuese. Ato gjithmon, në këtë mes kanë dashur bile, kanë bërë rrallimin, shterrjen, shkrirjen e vlerave. E me këtë, kanë shpallur një gjeneratë krijuese të motivuar nga ambiciet e interesit personal si konsideratë të vërtetë të favorit të vlerave, edhepse në përcaktim ajo gjneratë del skandaloze, kopjuese, dhe ndikuese nga letërsia e krijuesëve të huaj!
Vështrimet studiuese të një distance të kaluar për krijimtarinë gjatë gjysmës së dytë të këtij shekulli të përfunduar flasin për një fenomen unikat ku ngritet plejada e një vlere të lartë letrare, por , njëkohësisht ngritet edhe degjenerimi krijues nga teferiçët e kohës që udhëhiqnin shumë redaksi. Ky soj tartabiqësh të shpallur “ambasadorë të krijimtarisë” kishin marrë bekimin për të mallkuar e për të sharë tërësinë e çështjes shqiptare, dhe e kultivonin vetëm si fenomen të ndarë për ta zhvilluar hibridizimin e saj me petkun ortodoksist soc- realist . Bilanci i atyre krijuesëve për tirazhin e botimeve është i madh dhe i bërë me një përkujdesje të veçantë. Ata , jo vetëm që i shfrytëzuan privilegjet , por, të shpeshtën janë graduar e shpërblyer nga shumë mekanizma e faktorë të politikës dhe administratës së asaj kohe.
Nëse bëhet shpalimi i gjymtyrëve krijuese, ashtu siç ishin poziconet, strofullimet dhe dirigjimet, del sheshazi se në institucionet e krijimtarisë shqiptare, siç ishte Rilindja në Prishtinë, me të gjitha: gazeta , revista dhe edicionin e botimit , pastaj Flaka e Vëllazërimit në Shkup me revistat dhe edicionin e botimit, krahas zhvillimit e kalimit nëpër kalvare e zgripe, janë manifestuar dy transhe krijuese:
Në transhenë e parë dalin të gjithë ata që hapën brazdat e një qëllimi të mirë për krijimtarinë. Në transhenë e dytë kanë qëndruar të dirigjuarit nga kabinetët e dreqërive soc-komuniste. Këta kasapë të krijimtarisë, të pozicionuar vetëm për të përfituar nga pozitat edhe në krijimtarinë e tyre të verdhë, ashtu siç e kanë pasur shpirtin e zi, janë përpjekur të zhvillojnë temat e artit degjenerik. Në përgjithësi, krijimtaria e tyre ka arkitekturën e një sëndërtimi servil. Ajo mesazhin e ka të vëllazërim-bashkimit. Të vetëqeverisjes. Në brendinë e saj shqiptari frymon vetëm si njeri që di të përkushtohet ndaj pushtuesëve. Ai rend gjithkah për të fituar simpatinë e të tjerëve që janë të racës së privilegjuar, e për të fituar pak privilegje që do t’ia japin për të pasur edhe ai hije. Po! Hije të servilit dhe të njeriut pa un! Ashtu siç s’ e kanë pasur kurrë krijuesit e oborrit, dhe kanë bërë krijimtarinë e diktatit për ta fituar simpatinë për favor.
Këta “ambasadorë të krijimtarisë” që prodhuan ligësi të shpeshtën janë sfiduar nga pendat e një botëkuptimi të kundërt. Por, meqë plejada e tillë nuk i kishte mundësitë për paraqitje të plotë, për arsye se në krye të institucioneve qëndroi policia letrare që i kishte lidhjet me komitetet e UDB-së, për të ndjekur sa më shumë krijues që deshën ta bëjnë atë për të cilën krijonin e shprehshin.
Policia e tillë letrare me përfundimin e këtij shekulli, duket se përfundon mendimin e logjikës së tillë krijuese e vepruese. Bile, duke bërë teslim institucionet që i kishin uzurpuar dhe dirigjuar sipas ndjenjës dhe shpirtit kulim, do të pranojnë të udhëhiqen nga Krizantemat e zgjimit që në transhenë krijuese sjellin dimensionin e krijimtarisë që ka erën e gjakut dhe gjuhës së lirë e të pavarur...!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE Empty Re: Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE

Mesazh nga WebMaster Tue 19 May 2009 - 9:06

Ferit RAMADANI


Nëse shumëdimensionaliteti i vlerave përkufizohet në pikëshikimin e elementit të ri që pretendon të hyjë në sistemin e zhvillimit, miti mbi krijimin e këtij universi të “ Erës së re !” në këtë “Babiloni” të lëngatave kthehet në ngjashmërinë e përrallës që krijon shpresën e mbijetimit. Dhe, nga asgjëja, në mos më tepër kjo nismë me gjuhën e shkencës mund të shqyrtohet si Zanafillë e sistemit të madh krijues në tërësinë sistemore!
T’i referohesh realitetit në këtë kohë të rënie - ngritjeve, apo të pranimit kundrejt mohimit të sovranitetit, të lindjes së pavarësisë përkundër përfundimt të federatave, të horizontit demokratik përballë centralizmit unitarist të klimës koloniste, nuk është variacion i njohjes së re të fenomeneve. Kjo prekshmëri e së kaluarës ka krijuar aq shumë energji për promemorie sa që mbetet gjatë në kujtesën e njerëzimit, ose në brezat e këtij shekulli, për atë se ka lënë vrragë, goditje, kërbaçë si dhuratë ngushëllimi!
Rrënimi i kapitalit material për qëllime të modelit të zhvillimit soc- realist, ka krijuar një ndjenjë të përçudnuar tek brumi i një shtrese njerëzish të cilët pos shpirtit të gjallë dhe ftesës si pasardhës të Ademit , të mos kenë tjetër dallim. E me çka mund të dallohen shtresat shoqërore që duan Zanafillën e krijimit të tyre ta përkujtojnë si bazë prej nga u nisën dhe rrugën e zhvillimit drejtë “Mollës së ndaluar” e shfrytëzojnë si kulm i të arritjeve?
Realiteti i të kaluarës ka dhënë një pasqyrë të një bilanci përplot nebuloza! Ai ka krijuar disponimin e ngrysur që hëpërhë të dalë i goditur nga konfliktësitë që ndodhin dhe shfaqen rreth nesh ashtu si shfaqet jeta jonë në çdo stinë. Me veçoritë e gjallimit që ngjajnë herë-herë në ngricat polare, herë-herë si jugat pranverore. Ose: Herë - herë e kanë verdhësinë e vjeshtës e, herë - herë pjekurinë verore! Në këtë diametër të kësaj optike është zhvilluar krijimtaria dhe politika. Zhvillimi dhe ngecja! Bile ca herë është ndeshur me të gjitha ! Vetëm për të mbijetuar ndaj përballjes me realitetin. Prandaj, karshi këtij rrënimi të ngritjes së idesë totalitare është përballë si racionalitet i gjetjes së zgjidhjes optimale - ndërgjegjeja kombëtare ! Pranimi i identitetit të saj! Sovraniteti! Sepse është e arsyeshme që në sistemin shoqëror dhe shtetëror, të kultivohen këto vlera të mëdha shoqërore e që në zhvillim doemos kërkohen të përdoren sipas kritereve të vlerësimit, efikasitetit, suksesit dhe racionalitetit .
Koha e kësaj juge është e pranishme në këtë shkretëtirë polare ku mbretëroi akullnaja ideologjike me një dominim të thellë mesjetar dhe me ndjenjën mohuese ndaj pranimit të vlerës së identitetit dhe lirisë kombëtare. Ashtu si u kultivuan veprimet, u krijua edhe atmosfera e konflikteve! U shtua dhe u zhvillua skenari i çorbës së hashasë për t’u përfituar koha e tendosjes, e përgatitur sipas strategjisë në kabinetët e komitetxhinjve dhe matrapazëve udhëheqës , për ekzekutime të tronditjeve! Imagjinata e këtij miti rigjid përfëshiu përmasën e dimensionit të gjërë! Natyra e kësaj vrazhdësie u kthye në formatin përçudnues pa kuptim e domethënie nga vazhdimësia e tillë! Ndërsa, ardhmëria kërkon modele të kohës! Moda e tolerancës dhe mirëkuptimit në mendjen e njeriut kërkon t’i ndryshojë velat e një vrazhdësie dhe të lundrojë lirisht binarëve të mirësisë. Ajo në vend të ndrydhjeve përpiqet të hapë dritaren e një bote ku gjërësia e pamjeve nuk i ndesh kufizimet. Hija e ndjekjes nuk i turret frymëzimit! Gëzimin nuk e mbijeton as nuk e mund ligësia!
Kjo idilë që kaplon kohën e sëmbarës ka nis dhe manifestohet në realitetin tonë , ku pranë e pranë qëndron e kaluara e afërt e atyre që kishin pikëpamjet për një jetë unitariste. Ishte ajo
Bota e atyre që përpiqeshin për një zhvillim stereotipik . Për një majorizim ortodoksist vulgar! Atëherë, ç’rëndësi ka përkujtimi i të djeshmes së afërt me të sotmen e ngrysur kur forcat kanibale të sërbosllavëve përditë mbjellin vdekjen në Kosovë? Ose, si të heshten forcat e ringritjes së idesë për pavarësi dhe kthehen në legjenda qëndrese për Kosovën?!.
Ata që në dioptrinë e pamjeve kanë tablonë e këtij realiteti, parasëgjithash në përbërjen e këtij mishmashi paradoksal kanë edhe konkurrencën e evoluimit se: Nuk janë zgjidhje as konfliktet, as urrejtja, as lufta, as vdekja! Për njeriun është e domosdoshme jeta, zhvillimi, mirësia dhe dashuria! Prandaj, për të krijuar mekanizmin e asgjësë është shumë më lehtë se sa të krijohet diçka! Kjo logjikë ka mbisunduar mendjet e njerëzve, dhe ata janë kthyer ta presin ardhmërinë jo me shkatërrime por me ngritjen e mirëqenies. Çdo nismë tjetër e ka kuptimin por jo edhe arsyen! E përse varianta e kësaj logjike synon ta mbajë gjithë atë atmosferë ngurtësimi ku do të bëhej zhvillimi sipas “ditëve” të një interpretimi të njëanshëm?
Shumëdimensionaliteti i të menduarit , i të vepruarit , por edhe i krijimtarisë ka mundësuar analizat e prejardhjes së llojeve - racave! Fillimisht, prejardhja e llojeve - racave krijuese, udhëheqëse e administrative i ka profilet e një madhështie.Një origji përbiruesish gjithmonë e gjithkah kanë ditur ta manifestojnë forcën e përbirimeve , edhepse të fundit janë “nisur”, e të parët kanë mbërri deri aty ku kanë pasur qëllim për të vepruar kundër idesë! Si përherë ! Të parët në çdo pushtet të perandorive! Të parët ...!
Në vazhdimësinë e rrugës së zhvillimit të këtij realiteti për atë që kanë shprehi servilësh janë jo adekuatë. Për hirë të sjelljeve që bëjnë dhe hapave që munden duken lokomotiva të vjetruara që nuk ecin dot! Prandaj, shoqëria përndizet dhe shushurit për humbjet. Pikërisht kjo ndodh sa herë synon ngritja e një realiteti të ri, i cili, mundëson horizontin e një klime tjetër! Si mundet atëherë ky model i zhvillimit?! E, përse mohimet u bënë nga aparati i pushtetarëve të djeshëm?!
Zhvillimi shoqëror sipas teorive dhe praktikës ku prin ideologjia shkencore dhe kombëtare gjithmonë ndeshet me zhvillimin e diktatit politik të instaluar në institucionet shtetërore. Në këtë realitet të deridjeshëm ndjenja e mohimit kultivohej nëpër të gjitha shtresat shoqërore duke filluar nga instancat më të larta shtetërore e deri në bazë! U kultivuan kriteret përçudnuese! Iu dha përparësi në zhvillim vetëm një shtrese. Asaj që kishte në dorë aparatin shtetëror, udhëheqjen administrative, rregullimin e tarifave tatimore, ligjin dhe dajakun! Nëpër këtë frekuentim idiotik e bizar rritej e zhvillohej një shtresë tjetër e ndërgjegjësuar për kërkesën e barabarësisë në zhvillim . Është kërkesë e arsyeshme dhe motiv i përhershëm i çdo shtrese njerëzore që në universin e qenieve të gjalla do barabarësi. Prandaj, vlera e barabarësisë, nuk është tendencë e degjenerimit. Ajo mundëson dozën prej nga mundet të rregullohet dhe të respektohet aftësia që e shpie botën përpara.
Evoluimi i këtillë ka bërë zbulimin e imazhit për rrëfimin magjik ku mund të bashkëveprojnë edhe ata që nga aparatet e hipokrizisë shtypëse të perandorive ishin të konfrontuar, dhe sot në zhvillim duhet ta demitizojnë mitin e unitarizmit për binarët e racionalizimit! Atëherë përse egzistencës së shqetësimit i lejohet dalja në rrugën e paragjykimeve? Cilët zëra të krrokamës e mbjellin atë vrer se kanë nis e bëhen degjenerime në zhvillim? Shqyrtimi i kësaj filozofie ndjellakeqe është kaptinë e veçantë e çështjeve, pozicioni i së cilës ka relacionin e ngulfatjes nga elementi i vjetër kutërbues e reaksionar në zhvillim, kundrejt elementit të ri përparimtar! E si të mos duket ashtu?
Të jeshë i barabartë në dimensionin e njeriut me njeriun, grupit me grupin, regjionit me regjonin, del pretendimi i mbinjerëzores. Kjo hapësirë multikulturore e multi konfesionale është rritur nën rrezet e një dielli që ka flakruar nga lindja e deri në perëndim. Megjithatë ngrysjet dhe lindjet e sërishme i ka pasur të ndryshme! Nëpër gjithë atë zezonë janë krijuar dallgëzimet e erërave! Tufanet që kanë pasur instinkt të krijimit të krimit! Por, krimit ballkanik i ka dalur boja në këto hapësira. Sado që prodhimi i tillë i elektriciteteve për ultrarregullime e për makroçrregullime ka dalë i përkujdesur nga strategjitë, sërish më të fortë janë ata që edhe pa pushtet punojnë si milingonat në dobi të racionalitetit dhe mbijetimit. Oktapodëve të së keqes, apo termitëve të kondicioneve të atmosferave çrregulluese, edhepse u mundësohej dominimi nga pushteti ata sërish shtegëtojnë drejt thyqafjes. Sepse rruga e thyqafjes i ndjek deri në pakufi ashtu siç është e pakufishme edhe rruga e mrekullisë për mirëqenie. Nëpër këto binarë të kësaj nisme është mirë të përqëndrohet vëmendja edhe tek ngritja e gjërave të vogla por, që e kanë madhështinë. Sepse ato shumë lehtë bijnë ndesh me kokat e matufosura të autoqefalëve unitaristë , ose, me shpirtërat që s’ preken për atë se nuk e ndjejnë të mirën.
Është e lehtë t’i thurrish rrjetat që shërbejnë për reaksione dhe degjenerime shtypëse! Megjithatë është kënaqësi t’i prishish ato për të ngritur linjat ku edhe buzëqeshja ka domethënie, ku prekja e një dore ka efekt, ku kënga e lirë është rritë.
Mospajtimi me këtë model zhvillimi është ngjarje reale që ilustrohet nga Koka e qendrës së universit Krijim! Sigurisht se kozmosi i saj ka përvojë për të ecur rreth një terreni ku në orbitën e rrotullimit për zhvillim është kalitur ndjenja e mohimit! Por zhvillimi i shkencës, ka bërë të mundur zbulimin e shumë objekteve që sjellin kundërthëniet e fakteve dhe kërkojnë pranimin e realiteteve. Në këtë pikëpamje të këtij universi përbrenda kampit ndërluftues të kundërthënieve “ era e re” e botëkuptimeve në zhvillim ka rritur shpresën për bashkëveprim dhe për unitet. Ajo e ka flakur përgjithmonë idenë e pozicionit të vendosur mbi dilemën e barabarësisë për të kultivuar shmangien e thasëve të zbrazur që s’rrijnë drejtë. Shmangien e tabletave të vjetra nga trupi i ri i zhvillimit me një univers të “erës së re”në botëkuptime të krijimtarisë!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE Empty Re: Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE

Mesazh nga WebMaster Tue 19 May 2009 - 9:07

Naim FRASHËRI - OZONI YNË KRIJUES

Ferit RAMADANI


Është dukuri e rrallë të mbesë aq i pranishëm një krijues ashtu siç ishte, është e të jetë i ndërlidhur si Naim Frashëri me sistemin e dijes, me nivelin aktual dhe artistik të veprës së tij letrare! Qyshkur u ndal sërrahuri zemra , e , mendja e tij së krijuari! Një shekull ndarjeje ! Por ai, po aq më shumë e më me forcë troket nëpër damarët dhe mendjen shqiptare!Me një fjalë, po ai Naim, edhe pas një shekulli është aq i pranishëm me substancën e tij krijuese saqë del dhe artikulohet si ozon i domosdoshëm në rrafshin mbarëkombëtarë për të na fal energjinë në aspektin e jetësimit, e për të na ngritur në nivelin intelektual qoftë si krijuesë të domethënieve filozofike, e qoftë si qytetarë të një realiteti praktik civiliues!
Nëse pas vdekjes së krijuesëve gjithmonë ka filluar të bijë harresa, ashtu siç kanë rënë edhe në të gjallë të tyre shumë trajta të tragjedive, për ta përjetuar ata zverdhjen dhe asgjësimin, e, Naim Frashëri edhepse që nga lindja e deri në vdekje të tij ec e përballet me to , tek ai, ka ndodhur e kundërta! Pas vdekjes, përpara një shekulli, fillon rilindja, rijetësimi, përjetësia e tij! Edhepse pa të, shpejt ndjehet mungesa e grahmat e vdekjes së tij janë një jehonë zezone që me trishtim e përjetojnë bashkëkohanikët, veçmas poetët si Çajupi dhe Asdreni , me veprën e tij letrare ai bëhet bashkëkomunikues dhe i përhershëm! Prandaj, të goditur nga ajo ndarje e ftohtë, ata e ndjejnë vetveten me një disponim të ngrysur që edhe në shkrimet poetike e shfaqin si një humbje kombëtare që i ka kthyer njerëzit , fushat, malet, detërat , qiellin , në mjerim! Kështu do të shkruaj Çajupi në vargjet e tij me rastin e vdekjes së Naimit:

“Vdiq Naimi, vdiq Naimi
moj e mjera Shqipëri ...!
Mendjelarti, zemërtrimi,
vjershëtori si ai...

Vdiq Naimi, po ç’të gjeti,
o moj Shqipëri e mjerë!
Vdiq Naimi,po kush mbeti?
Si Naimi s’ka të tjerë.


Gjithë kjo dozë pikëllimi në përmasat e Atdheut të robëruar u shfaq pas vdekjes së Naimit!Se siç e thekson edhe Çajupi: Kush do t’ia përkushtonte këngët Atdheut? Kush do t’i dilte zot? Kush do ta deshte aq shumë? Kush do të tretej si qiri...?
Edhe shumë dilema e pyetje lindën nga ajo ndarje e ftohtë! Atdheut do t’i mungonte poeti, që ia ngriti lavdinë! Ai i cili e quajti tokë të perëndive e ku “ shkruhenë në kartë / fjalët e gjuhës së zjarrtë? Kjo ngritje e lëvdatë për shqiptarët bëhet nga malli e dashuria që ndjen Naimi për ata dhe për Atdheun atje larg në mërgim ku u shpërngul të jetojë me trup por,
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE Empty Re: Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE

Mesazh nga Gjakush Tana Tue 19 May 2009 - 10:48

PROVINCA E PERGJAKJEVE


Kush jep llogari per pasojat
per keqkuptimet qe ben dora e fortë
per vdekjet qe lindin ne procese
mosmarrëveshtje -
që n'mision te shfarosjeve ngjyrosen
perpjekje per jetësim!


Ne ligjin e padronëve ka rënë
denimi me vdekje individësh
terrori per Kosovën
i nxit -
zotërinjtë te mbrohen nga lindshmeria
pa plan e kufi!


Nen çizmen e rendë gjalleron
provinca e perpjekjeve perndjekjeve
sypatrembur agimeve lind
në errësirë -
shpejton procesin e bardhesive
per te flakur pergjithmone pergjakjet !
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE Empty Re: Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE

Mesazh nga Gjakush Tana Tue 19 May 2009 - 10:54

BANKËNOTA E LËMOSHAVE

Në kërcnimin e permbysjeve
praptia perkul mjetet
që heronjtë e shpetimit vendosin
tatim te ri -
ne kursin e spastrimeve parashohin
gjakderdhjet zotërim rastesh!


Forcat e dhurimeve ,lemoshave
nen peshen e vazhdimësisë zhduket
garanci per hua pengjesh
në rrjetë -
ngec fati i popullit
që pret ditë bardhësie!


Zgjerohen mundësitë e bankrotit
shpirtërisht thyhen shtigjet e shpetimit
peshkaqenët versulen te fitojne simpati
per premtime -
që turmave perkohesisht u japin
pronën e rrëmbyer te fatit!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE Empty Re: Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE

Mesazh nga Gjakush Tana Tue 19 May 2009 - 11:00

SHKAPERDERDHJA E QENDRIMEVE


Tronditet e dërrmohet populli
nga barra, detyrimi per kerkesa
per qëllime rrugëdaljesh nga situata
që shpallë-
dita-ditës falimentin pushteti
ne frytet e dritës, jetës!

Borxhet e vjetra plage per kusht
premtimet - lajka per vargonj
u fal bota per mirëkuptime
e marrëdheniet -
në brendi këpusin telin e zërit
jehonën e vrarë të pavarësisë !

Këndet shprishen, rivendosjet shpallen
ushtria - shpetim i rastit, forcë
për ndjenja ziliqare, shkatërron
çlirimet -
në brendi të rrugëdaljes
të shkaperderdhen qëndrimet !
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE Empty Re: Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE

Mesazh nga Gjakush Tana Tue 19 May 2009 - 11:11

PLANIMETRIA E FATEVE


Qërojnë hesapet per rrugedalje
gabimet i paguajne koka, brezëri
kundërshtojnë zotrinjtë e kulltukëve
vagabondët -
që shtinë mbeturinat e reaksionit
per zanatin e caktuar - robëri!

Kush ia fal gabimin Pararojës
Parti e popullit te aneksuar
që ia ngul themelet padronit të zi
të krijojnë-
paprekshmerinë sovrane, tabanin
mbi zhdukjen e gjakut , gjuhës !

Ushtria e revoltës krijon hapat
Parlamenti flet e s'di ç'vendos
planimetria e fatit magjepset
nga komeditë -
që thurren në rreth te egërsisë
per etiketë lirie e ndjenjë pushtimi!
Gjakush Tana
Gjakush Tana
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Gjithë jeten me libra
Postime Postime : 3461
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 14/04/2009
Hobi Hobi : poezia, proza, drama

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE Empty Re: Ferit RAMADANI - SFIDA E SHPALLJEVE

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi