Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tmerr në maternitetin e Tiranës, babai hedh foshnjen e porsalindur nga dritarja People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tmerr në maternitetin e Tiranës, babai hedh foshnjen e porsalindur nga dritarja People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tmerr në maternitetin e Tiranës, babai hedh foshnjen e porsalindur nga dritarja

Shko poshtë

Tmerr në maternitetin e Tiranës, babai hedh foshnjen e porsalindur nga dritarja Empty Tmerr në maternitetin e Tiranës, babai hedh foshnjen e porsalindur nga dritarja

Mesazh nga WebMaster Tue 31 Jul 2012 - 1:00

Një ngjarje e rëndë që tronditi Tiranën mbrëmjen e së hënës ka
shokuar opinionin e gjerë. Babai hodhi nga kati i katërt i Maternitetit
“Koco Gliozheni” foshnjën e porsalindur.
Burime të policisë së
kryeqytetit tregojnë se foshnja ishte tre ditëshe dhe e seksit mashkull.
Blutë e Tiranës thanë se i dyshuari për ngjarjen është Hysen Biba dhe
se policia u vu ne ndjekje për kapjen e tij. Ne kryeqytet u ngriten disa
postoblloqe, dhe ai u ndalua ne Kamez pak pas mesnate edhe pas
negociatave te vëllait te tij qe Biba te dorezohej.
Pas ngjarjes,
hetues të policisë kanë shkuar pranë familjarëve dhe kanë marrë në
pyetje Luljeta Biben, nënën e foshnjës, e cila ka qenë në një gjendje
tepër të rënduar, por nën kujdesin e mjekëve. Në pyetje janë marrë edhe
familjarë të tjerë të familjes Biba, që kanë treguar se Hyseni vuante
prej kohësh nga depresioni. Ata kanë treguar edhe momentin që babai
monstër ka kryer aktin e rëndë. Sipas tyre, Hyseni i ka kërkuar Luljetës
që të mbante foshnjën për disa minuta. Luljeta nuk e ka kundërshtuar
dhe ia ka dhënë në mirëbesim. Autori është afruar pranë murit të
dritares së maternitetit dhe në një gjendje tepër të qetë ka qëndruar
disa minuta. Deri në këtë moment gjithçka në rregull, ku Hyseni po
tregohej “baba”. Më pas, ndoshta nga një çrregullim i fortë mendor, ka
hapur dritaren e maternitetit dhe me shpejtësi ka hedhur me vetëdije
foshnjën. Sërish me shpejtësi dhe duke shfrytëzuar hutimin nga ky episod
i Luljetës dhe stafit mjekësor, është larguar nga dhoma. Ka përdorur
shkallët e maternitetit, ka dalë poshtë tij, ku kishte parkuar
automjetin. Më pas, sipas dëshmitarëve, Hyseni është larguar fillimisht
në drejtim të banesës së tij, ku dhe është lokalizuar nga Policia e
Tiranës dhe më pas është larguar me automjet në drejtim të Kamzës, ku
dhe u arrestua. Policia thotë se ka marrë në pyetje personalin mjekësor,
madje është sekuestruar edhe kartela e shtrimit të Luljeta Biben, me
origjinë nga Kukësi, por me banim në Tiranë. Sipas kartelës por edhe
mjekëve, lindja kishte shkuar shumë mirë, foshnja dhe nëna ishin në
gjendje të mirë.
Mjekët ende nuk besojnë për ngjarjen e rëndë,
madje në deklarimet para policisë tregojnë se gjendja e nënës dhe
fëmijës ishin të mira. Pas këtyre dëshmive, policia ka marrë në pyetje
kryemaminë e pavijonit ku ishte shtruar Luljeta, në lidhje me orarin e
vizitave. Policia pohoi se do të verifikojë nëse personeli i
maternitetit kishte zbatuar apo jo orarin. Nga të dhënat e para mësohet
se vizitat kanë një orar dhe stafi i maternitetit ka pasur dijeni se
brenda në dhomë ku ishte shtruar Luljeta ishte edhe bashkëshorti i saj,
Hyseni. Megjithatë, ata kanë pohuar se nuk kanë menduar se pikërisht
babai do të ndërmerrte një akt të tillë çnjerëzor. Tashmë, krahas
hetimit policor, ka filluar edhe një hetim administrator në maternitet.
Megjithatë, vëmendja e të gjithë stafit tashmë ka kaluar te lehona, e
cila nga informacionet e para, ka rezultuar se është në një shok.


Tmerr në maternitetin e Tiranës, babai hedh foshnjen e porsalindur nga dritarja I_posalinduri-30
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi