Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Largesia dhe njerezit vrane zemren time People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Largesia dhe njerezit vrane zemren time People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Largesia dhe njerezit vrane zemren time

3 posters

Shko poshtë

Largesia dhe njerezit vrane zemren time Empty Largesia dhe njerezit vrane zemren time

Mesazh nga WebMaster Sun 12 Aug 2012 - 8:41

Më kujtohet mirë ajo ditë. Ka qenë shtator dhe plot 6 vite më parë. Isha 19 vjeç, ndërsa ajo ishte 17. Nuk e kisha parë që prej shumë kohësh. Papritur më drejtohet më përshëndet. Nuk di se si, por buzëqeshja e saj, sytë e bukura blu dhe fytyra e bardhë e plotë si hënë mu ngulitën thellë në zemër. Ndjeva një rëndim të papritur, shpirti në peshë. Doja ta shihja gjithnjë, sidomos kur buzëqeshte më dhembte në shpirt . Gjithçka e saj më rrëmbente, flokët e kuqe me onde, vetullat e saj dhe sidomos përthyerjet tek sytë kur qeshte, o Zot. Ajo nuk jetonte në qytetin tim, ishte në rrethin e të njohurve të familjes time, por nuk kishim lidhje gjaku. Ajo do të rrinte një javë tek dasma e një djali, kushëririt tim, pasi ishte e ftuar dhe pastaj do ikte. Kjo gjë ishte vdekje për mua. Nuk më hahej asgjë, i menduar dhe bëhesha tepër xheloz kur rastësisht në dasmë mund ta prekte ndonjëri në mënyrë ngacmimi kur kërcenin vallëzim. Dhe më në fund erdhi dita që do ikte. Unë as gjë nuk munda t’i thosha, vetëm se ajo e ndjente, ajo më kuptonte, ajo e dinte se çfarë fshihnin sytë e mi. Të tjerët gjithashtu kishin kuptuar diçka. Ndërsa unë u mbylla në vetvete, kisha zjarr në zemër që më digjte pa pushuar. Doja ta kisha pranë, të ishte vetëm e imja e askujt tjetër, ta shtrëngoja në krah përjetë, të vdisja në prehrin e saj. Dhe pak fillonte shkolla, hyja në vit të katërt. Ditët të padurueshme, fillova gjithnjë më tepër të diferencohesha nga shokët. U dhashë mbas kitarës, cigares dhe leximit. Një ditë, mes tërë asaj torture shpirtërore, malli dhe dashurie vendosa të merrja shokun tim me makinë dhe të nisesha për në qytetin e saj, nuk isha në gjendje të rrija më pa e parë. E mora në telefon tek numri i shtëpisë. E njoha zërin e saj fillova të dridhem nga emocionet dhe gëzimi në të njëjtën kohë. Nuk e di, por jeta më dukej kot pa atë. I thashë që doja ta takoja. Erdhi dhe më takoi e buzëqeshur, si është përherë. Shkova vetëm me të për të pirë diçka, folëm, folëm, folëm aq gjatë dhe në fund mbeta i habitur, pasi vdekjen e parashikoja, por që të më donte ajo mua? Këtë kurrë! Mu afrua, më puthi në faqe e më tha që unë i kam thënë dhe mamit që pa ty nuk rri dot. Gati sa nuk ngriva. Që nga ajo ditë më shumë rrija atje, sesa në qytetin tim. Por nuk do të zgjaste shumë gëzimi, kjo gjë do të dëgjohej shpejt nga njerëzit e mi dhe nga të familjes saj. Fillojnë presionet nga vëllai i saj, që ishte shok me çunin e dajës tim, të cilit i thotë se ajo është e vogël dhe nuk ka moshë për fejesë. Familja ime më vihet kundra, të gjithë, dhe ma prenë shkurt që o me atë o me ne. Ne të duam të mirën, ti akoma nuk ke moshë për gjëra të tilla, shiko shkollën e sa e sa justifikime të tjera që desha, apo nuk desha unë u detyrova vetëm t’i dëgjoja zërin në telefon, por kurrë më për ta takuar. Ditët kalonin një nga një, ajo rritej në zemrën time, në ëndrrat e mia. Qoftë dhe për një çast të vetëm nuk e harrova. Nuk kisha se si, nuk më shkonte ndonjëherë në mendje, që koha mund të ma largonte nga shpirti mallin dhe pasionin e zjarrtë për atë vajzë. Vitet kaluan, gjithçka mes nesh u shkëput, por përsëri për aq kohë që isha në Kuçovë ajo fjeti në zemrën time. Kur mora rrugët e mërgimit diçka e re filloi të lindë në zemrën time. Largësia thonë që të vret, nuk thonë kot larg syrit larg zemrës. Kishte gjashtë vite që ngrysja me zi dhe e gdhija me vaj me atë në zemër, ndërsa tani nuk e ndjej më. Më duket si një pjesë e vdekur prej meje. Ajo është e bukur edhe sot si atëherë, por shoh që dashuria ime vdiq. Largësia dhe njerëzit ma vranë zemrën, por sidoqoftë jam i sigurt që vendin e saj do ta zerë ndonjëra që do të më dojë me gjithë shpirt dhe unë nuk do të kursehem kurrë për t’ia shpërblyer.
Burimi: Gazeta Game Over
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Largesia dhe njerezit vrane zemren time Empty Re: Largesia dhe njerezit vrane zemren time

Mesazh nga Єямєℓiиdå Sun 12 Aug 2012 - 22:09

..edhe po fatkeqsisht[You must be registered and logged in to see this image.]
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Largesia dhe njerezit vrane zemren time Empty Re: Largesia dhe njerezit vrane zemren time

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Aug 2012 - 20:49

e bukur;por e trishte....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Largesia dhe njerezit vrane zemren time Empty Re: Largesia dhe njerezit vrane zemren time

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi