Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te vazhdoj te luftoj per te, apo ta braktis? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Te vazhdoj te luftoj per te, apo ta braktis? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Te vazhdoj te luftoj per te, apo ta braktis?

2 posters

Shko poshtë

Te vazhdoj te luftoj per te, apo ta braktis? Empty Te vazhdoj te luftoj per te, apo ta braktis?

Mesazh nga WebMaster Sun 12 Aug 2012 - 8:42

Duket se jeta është e mbushur plot me rastesi. Cfarë çmendurie! Para tre vjetësh njoha një person. U pëlqyem që në fillim dhe vendosëm të shkëmbenim numrat e telefonit. Filluam të flisnim në telefon. Ai më tregoi një herë se ishte i martuar edhe pse martesa e tij nuk po shkonte shumë mirë. Me të vërtetë që nuk më interesoi, sepse mendoja për të si një mik. Realisht nuk doja asgjë prej tij. Ai është 33 vjeç dhe unë 27. Një ditë ai vendosi të vinte të më takonte. Jemi një orë distance larg. Atëherë jeta ime ndryshoi në një çast. U dashurova me të sapo e pashë. Më kujtohet që më kapi dorën dhe ndjeva se ishte mashkulli i jetës sime. Mua kurrë nuk më kishte ndodhur një gjë e tillë. Kurrë nuk kisha ndjerë kaq shumë në aq pak kohë. Në atë moment harrova gjithçka. Ishim vetëm ai dhe unë. Nuk më interesonte asgjë më shumë. Nuk isha koshiente se ku po futesha, por nuk më interesonte, isha gjëja më e mirë që më kishte ndodhur dhe nuk doja që të përfundonte. Që nga ajo ditë folëm më shumë. Vinte të më takonte sa herë që mundej, kalonim çaste të paharrueshme. Unë e dija që ai ishte me gruan e tij dhe thellë nuk më interesonte, sepse edhe unë nuk i qëndroja besnike. Ndenjëm kështu pothuajse 10 muaj. E dija që ishte një dashuri e pamundur, por në fund kisha shpresën t’ia merrja,sepse këto gjëra ndodhin. Pse të mos më ndodhte mua? Kurrë nuk kishim folur për këtë temë, sepse të dy e dinim se çfarë kishte prandaj lidhja jonë ishte shumë e bukur dhe e lehtë. Një ditë zbulova rastësisht se ai më kishte fshehur diçka shumë të rëndësishme. Kishte një vajzë dy vjeçe. Isha verbuar nga dashuria, folëm për këtë nuk më kishte treguar sepse nuk doja ta humbisja. Unë nuk dija se çfarë të bëja, kështu që i thashë vetes, “kjo është dashuria jote e parë, lufto për të. Është mundësia jote, nuk ke se çfarë humbet”. Më tha se ai ishte i aftë të linte gjithçka për mua, por jo në atë moment. Duhej të rrezikoja dhe këtë bëra sepse me të ishte gjithçka perfekt dhe unë duhej të luftoja për këtë. Tani pas dy vjetësh lidhje jetojmë në të njëjtin qytet. Shihemi çdo ditë, bëjmë më shumë gjëra bashkë, më tregon se çmendet pas meje. Unë kam qenë mirë deri tani, më pëlqente të kisha diçka për të cilën të luftoja, më mbante të gjallë. Para dy ditësh më la një cd me disa gjëra që më mungonin, sepse studioj për atë që ka studiuar ai dhe pa dashur pashë një folder me foto, video etj., me familjen, gruan e tij dhe vajzën. Madje pashë foton e tij ditën e dasmës. Në të vërtetë pashë një burrë shumë të lumtur dhe nuk besoj se ka ndonjë problem në jetën e tij edhe pse thotë se jo çdo gjë që shihet është e vërtetë. Kjo më ka hapur sytë. Tani e shoh çdo gjë ndryshe dhe mendoj se e vetmja që sakrifikon për këtë dashuri jam unë. Ai nuk e ka ndryshuar jetën e tij për mua aspak. E kam kuptuar se jam në plan të dytë. Ndjej se ka ardhur momenti të marr një vendim, të vazhdoj të luftoj për të, apo ta braktis. Kam dy ditë që qaj dhe po ia kaloj keq, sepse nuk di se çfarë të bëj. Më vjen shumë keq t’i jap fund kësaj pas aq shumë dashurie, kaq shumë sforcimeve. E shoh edhe si një dështim personal. Mendoj se ndonjëherë e vetmja mënyrë për të fituar është të dorëzohesh. Jam e lodhur, nuk di se çfarë të bëj, sepse e di që është mashkulli i jetës sime. E di qe ne nuk shihemi shumë mirë nga njerëzit, se “tjetra” gjithmonë është parë me sy të keq, ne jemi ato që lëndojmë, por jo gjithmonë është kështu. Jemi ato që vuajmë më shumë, që luftojmë më shumë dhe që arrijmë më pak. Jemi të shfrytëzuara, ndjehemi vetëm dhe nuk kemi mbështetjen e shumë njerëzve. Unë po e vuaj në kurrizin tim, prandaj më shkoi ndërmend të shkruaj këtë histori. U jap guxim të gjithave që kanë qenë në situatën time, sepse kam lexuar edhe histori të tjera. Ndërkohë unë po përpiqem të marr një vendim.
Burimi: Gazeta Game Over
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Te vazhdoj te luftoj per te, apo ta braktis? Empty Re: Te vazhdoj te luftoj per te, apo ta braktis?

Mesazh nga Anakonda Sat 18 Aug 2012 - 20:50

lufto sepse do pendohesh nje dit kur ta shohesh ne krehet e dikujt tjeter...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi