Si po prishet Gjuha Shqype
2 posters
Faqja 1 e 1
Si po prishet Gjuha Shqype
Shkruan: Filip Shiroka (1889)
Zgjodhi: Shqipe horizonti Yt
Dërgoi: Shoqëria “Bashkimi Shqiptar”
Gjyshat tonë, eh paçin dritë!
Njerz koktrashë, kurgja s’kanë dijtë:……….
Jan kenë t’hutuemun!…
Ata t’mjerët s’kan dijtë athera,
as buon giorno, as kali spera,
as sabah sherif teheir-ollsun!
Na sot jem për t’u lavdue,
dijmë me folë, me bisedue……….
nga mendja jem holluemun!
Çojmë n’dhe t’huej djalin m’u msue,
kombin tonë m’e përparue,……….
dhen tonë m’e nderuemun;rri n’shkollë djali pesë – gjashtë vjet,
kur vjen n’Shkodër, shqyp nuk flet,……….
Shqypen ka harruemun!!!!
Kur flet shqyp, asht çud m’e ndi
Gjys-për-gjys tue e përzi……….
me fjalt t’gjuhve t’hueja!…T
hotë: me thanë la veritaktu në Shkodër sot diçka……….
jan civilizuemun…
La gioventu ka studiuedi me folë, me ragionue……….
po m’vjen mirë: bravissimo!
Veramente, n’shkolla t’huejame kenë me studiue dhe grueja,……….
kish me u ndritë il popolo,
Se n’dhe t’huej asht rispettata,
grueja asht emancipata,……….
nuk asht schiava e burrave!…
Dhe kah ana e Toskenisku janë shkollat e Greqis,……….
çud asht me i ndigjuemun;atje T
oskat t’thotë gjithehera:mirëmbrëma, kali mera……….
si ta kam, kalla mu ise?!Thuej: ç’po bahet nga Greqija?
T’thotë: atje është elefterija,……….
bota është e gëzuarë!!!
Nga Jakova e nga Pesrendi,n’Stara Serbia(?!)ku i kishteni……….
msohet n’shkolla t’serbëve,tue folë shqyp t’thotë me pahir:si ja brate, nadja e mirë,……….
dobro itro, kakoti?…
E kshtu gjuha po shëmtohet,dhe kshtu kombi po mjerohet……….
nga shkollat e hueja!…

Re: Si po prishet Gjuha Shqype
Agolli: Gjuha shqipe po prishet
Babai i poezisë shqipe, Dritëro Agolli gjatë promovimit të librit të gjuhëtarit Mina Gero, "Fjalori rimor i Dritëro Agollit" ka folur për bastardimin që po i bëhet gjuhës shqipe. Ai gjithashtu është ndalur edhe tek mënyra se si shkruhet poezia sot.
“Në fjalor jo vetëm që kanë hyrë fjalë të huaja, por edhe gramatika është prishur, p.sh dëgjojmë deputetët, që thonë kush ne. Por dhe po të dalësh në pazar dyqanet janë me fjalë të huaja, por dhe televizionet janë mbushur me fjalë të huaja. Por, gjuha shqipe duhet të rrojë”, është shprehur poeti i madh shqiptar Dritëro Agolli në promovimin e librit të gjuhëtarit Mina Gero, "Fjalori rimor i Dritëro Agollit".
Ai gjithashtu para të pranishmëve ka folur edhe për poezinë që shkruhet sot. Sipas tij, edhe ajo ka ndryshuar. “Nuk shkruajnë të gjithë me rimë, ajo është rralluar. E domosdoshme është dhe muzika në poezi. Sot ka varg ritmik, dhe aritmik, metrik dhe ametrik, etj”, ka thënë Agolli.
Babai i poezisë shqipe, Dritëro Agolli, më tej duke falënderuar gjuhëtarin Mina Geron, që sipas poetit ka bërë një punë studimore që kërkon vite, u shpreh se sot mund të bësh studime të ndryshme mbi krijimtarinë poetike.
“Poeti thonë është bir i harmonisë, dhe duke zbërthyer këtë fjalë mund të bësh studime të ndryshme të teknikës së poetikës”, u shpreh Agolli.
Promovimi i “Fjalorit rimor të Dritëro Agollit” i gjuhëtarit Mina Gero mblodhi jo vetëm emra të njohur të letërsisë dhe gjuhësisë, por dhe personalitete të politikës.
Përfaqësuesi i shtëpisë botuese “Toena”, që ka bërë dhe botimin e kësaj vepre, tha se ky fjalor është shumë i rëndësishëm, një vepër që u botua pak ditë para se shkrimtari i madh Dritëro Agolli të mbushte 82 vjeç.
Por dhe për gjuhëtarin e njohur Rami Memushaj, ky botim që është i pari i këtij lloji në vendin tonë ka një rëndësi të madhe dhe është bërë falë një pune me shumë përkushtim.
Ndërsa, në fjalën e shkrimtarit dhe poetit të njohur Dritëro Agolli, nuk munguan emocionet, që sipas tij dhe mosha bën të veten. “Thonë që pleqtë nuk skuqen, por unë e provoj që skuqem. Nuk ka plak që nuk skuqet edhe nga të mirat edhe nga ato të pakënaqshmet. Edhe unë në këtë gjendje jam sot.
Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit, të vjetër dhe të rinj, të thjeshtët dhe personalitetet. Falënderoj të gjithë diskutuesit që janë të zgjuar dhe e njohin me përpikëri gjuhën shqipe”, u shpreh poeti Agolli gjatë promovimit të fjalorit.
Ky fjalor vjen vetëm pak kohë pasi shkrimtari u nderua me çmimin letrar “Carlo Levi”, një çmim i rëndësishëm në Itali. Agolli u vlerësua me këtë çmim në kategorinë e autorëve të huaj. Në vitin 2011 ai është nderuar edhe me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti Europian i Tiranës. / KultPlus.com

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» U prishet dasma nga protestuesit
» Prishet shtëpia e flamurit në Korçë
» I prishet Porsche-ja, e gjuan me 10 mijë plumba
» Bulqizë-Peshkopi, prishet rruga e sapondërtuar
» Gjuha Shqipe...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi