Kripa. Asnjë kokrrizë dëm!
2 posters
Faqja 1 e 1
Kripa. Asnjë kokrrizë dëm!
Kripa. Asnjë kokrrizë dëm!
Njihen më shumë se 14 mijë mënyra të përdorimit të kripës dhe disa nga ato përdoren ende.
* Zierja e vezëve në ujë me kripë bën që ato, edhe po të çahen, nuk derdhen dhe qërohen lehtë.
* Freskia e vezës mund të kontrollohet, duke e hedhur në ujë me kripë: veza e freskët zhytet, e dyshimta mbetet mbi ujë.
* Mollët, dardhët dhe patatet e porsaqëruara, hidhini në ujë të ftohtë me kripë, që të ruajnë ngjyrën.
* Filxhanët dhe çafkat pastrohen nga shtresa e mbeturinave të çajit e të kafesë me një sfungjer të lagur me kripë.
* Enët e qelqit bëhen më transparente e më të shkëlqyera, po të lahen në ujë të vakët me kripë dhe të shpëlahen në ujë të ftohtë të zakonshëm.
* Me ujë të kripur lahet mirë edhe pasqyra e errësuar.
* Me kripë mund të pastrohet fundi i djegur i tenxheres a tiganit. Hidhni në fund një shtresë të trashë kripe, lageni me ujë, lëreni tërë natën dhe në mëngjes valojeni.
* Kripa dhe soda pastrojnë frigoriferin dhe heqin erën.
* Një majë kripe e hedhur në kafe përmirëson shijen dhe largon hidhërimin e tepërt.
* Shtoni një majë kripe në qumësht dhe ai qëndron më shumë kohë i freskët.
* Gjurmët e freskëta të djersës i heqin nga rrobat me solucion kripe (1 lugë gjelle në 1 gotë ujë).
* Borsa me ujë të ngrohtë qëndron më shumë kohë e ngrohtë në qoftë se në ujë shtoni pak kripë.
* Ilaç me kripë. Në rast helmimi pini vodkë me kripë. Në qoftë se nuk e pini dot vodkën, pini disa gota me ujë të kripur mirë dhe pastaj “nxirreni”.
* Kur jeni ftohur, bën mirë po të pini pak vodkë me kripë.
* Kur ju ulet tensioni i gjakut, pini shpejt një gotë ujë të kripur mirë.
* Në qoftë se doni të ngrini tonusin e përgjithshëm të organizmit, vendosni pak kripë nën gjuhë dhe thitheni me ngadalë, pastaj gëlltiteni menjëherë. Kujdes: të mos e bëjnë ata, që nuk duhet të përdorin kripë.
* Kripa, sipas akademikut Bollotov, mund të rinojë organizmin. Ai propozon këtë metodë efikase për të rritur sekretimin e lëngjeve të stomakut. 5–30 minuta pas të ngrënit vendosni në majë të gjuhës 1–2 gram kripë kuzhine ose deti. Pasi të tretet kripa, gëlltitni pështymën e kripur. Kaq pak kripë nuk dëmton, ndërkaq sjell lëshim suplementar të lëngjeve të stomakut.
* Kripa është lëndë unikale antiseptike. Në kohën e Luftës së Madhe Patriotike kirurgu Shegllov përdorte peceta të lagura më solucion të ngopur kripe. Pas 3–4 ditësh, plagët e mëdha e të pista bëheshin rozë e të pastra.
* Granuloma në dhëmbë shërohet me tamponë të kripura për dy javë.
* Kur ju dhemb dhëmbi, shpëlani gojën me ujë të kripur pas çdo të ngrëni dhe para gjumit.
* Ku keni ftohje të mushkërive dhe kollë të fortë, vendosni peceta të kripura në zonën e ftohjes.
* Adenoma dhe mastopatia mjekohen me një peshqir pambuku të palosur më katërsh e të lagur në solucion kripe. Atë e vendosin në zonën e lënduar gjatë natës. Kursi i mjekimit është dy javë.
* Kripa ndihmon për mjekimin e puçrrave dhe furunkulave (të thatëve). Mbi puçërr vendosin qull kripe, e fiksojnë me leukoplast dhe e mbajnë rreth një orë. Procedura përsëritet pas disa orësh.
* Për shembjet, në vendin e sëmurë, vendosin kompresa me kripë e uthull. Ato ndihmojnë edhe në dhimbjet e kokës.
* Për varicet: në vendin e lënduar vendosin një napë me qull kripe dhe e lidhin me garzë elastike. Po ta bëni këtë rregullisht mëngjes e mbrëmje, venat do të kthehen në normë.
* Për „sëmundjen e kërpudhave“ (mikomikoza): mbajini këmbët 5–10 minuta në tretësirë kripe (1 lugë gjelle kripë në 0.5 litra ujë të ngrohtë). Mund të shtoni edhe qepë të shtypur. Procedura përsëritet deri në shërim të plotë.
* Kur ju pickon bleta apo grerëza, vendosni në vendin e pickuar pak kripë të lagur. Ajo qetëson dhimbjen dhe zvogëlon ënjtjen.
* Një masazh me kripë të trashë guri në flokët e kokët forcon flokët dhe pengon rënien e tyre.
* Dëshironi që ta keni trupin të butë e delikat, pa puçrra dhe rrudha?
Para se të laheni në dush, fërkohuni me kripë guri të thatë. Shtypeni në dorë, që pëllëmbët të bëhen rozë dhe përplasni këmbët në kripën që bie poshtë. Përveç efektit kozmetik, procedura jep edhe efekt të mrekullueshëm mjekësor: jonet e kripës, duke u futur në lëkurë, stimulojnë tërë organizmin.
Masazhi me kripë ndihmon kur ulet tensioni i gjakut, kur keni çrregullime kronike të traktit tretës, në diabet e në ftohjet e shpeshta. Kujdes, ka edhe kundër indikacione: në dëmtimet e lëkurës, plagë të hapura, ekzema.
* Pas një dite të lodhshme, futni këmbët në ujë të ngrohtë1 me kripë dhe menjëherë do të ndjeni lehtësim.
——————————————————————————–
Ti, moj kripë, që je kaq e dëmshme dhe kaq e nevojshme!
“Kripa është vdekje e bardhë…” Me kwtw arsyetim, kërkojnë të na mbushin mendjen revistat popullore. Nga ajo u vijnë të këqija veshkave, tëmthit e fshikëzës së urinës, zemrës e arterieve”, vijon sugjerimi.
Megjithatë, njerëzit e përdorin prej mijëra vjetësh “vdekjen e bardhë”. Me sa duket, pa të nuk bëjmë dot.
ndodh kwshtu, sepse nëpër venat tona qarkullon solucion kripe. Vetë trupi ynë përmban rreth 120 gramë kripë. Po të pakësohet shumë sasia e saj, muskujt nuk tkurren, gjaku nuk qarkullon, ushqimi nuk tretet, zemra nuk rreh. Ç’është e vërteta, shkencëtarët ende nuk kanë rënë në ujdi se cilën sasi të kripës ta quajnë tepër pak e cilën tepër shumë.
Normat mjekësore rekomandojnë të përdoren 3.5 – 8 gramë kripë në ditë. Por përdorimi real i kripës i kalon këto rekomandime 1.5 – 2 herë. Konsumimi i dyfishit të normës e dëmton qartësisht shëndetin, ndërsa trefishi i normës mund të çojë në rritjen e tensionit, në depozitimin e kripërave.
Pacientëve, që kanë sëmundje të tilla, u rekomandohet dieta pa kripë. Ka edhe të shëndoshë që heqin dorë nga përdorimi i kripës. Duhet të dini se, jo vetëm tepria, por edhe mungesa e kripës është e dëmshme për shëndetin.
Kripa është material ndërtimi i pazëvendësueshëm për organizmin tonë.
Çdo qelizë e jonë është një central elektrik jonik mikroskopik dhe puna e tij varet nga shuma faktorë, por edhe nga prania e kripës. Deficiti i kripës mund të çojë në dëmtimin e qelizave, që çon në lëndime të gjymtyrëve e të organeve të brendshme, në dobësimin e tensionit të gjakut, në ngadalësimin e procesit të të menduarit, në rënien e veprimtarisë lëvizëse të stomakut, të zorrëve e të kanaleve të tëmthit. Kripa mban ekuilibrin hidromineral të organizmit, rregullon presionin dhe vëllimin e gjakut, ndihmon funksionet e tretjes së ushqimit.
Mos e keqpërdorni kripën, por edhe mos hiqni dorë nga ajo. “Dëgjojeni” organizmin, studioni reagimet e tij dhe gjithçka do të jetë e bukur, e shijshme dhe e dobishme. Dhe sallata pa kripë, dhe një copëz peshku i tymosur, dhe një kore buke thekre e ngjyer në kripë.

T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Re: Kripa. Asnjë kokrrizë dëm!
thon se kush ha shum krip;e don burrin edhe grun shum ahahaa
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» NaCl (Kripa)
» Hoteli nga kripa në Bolivi
» Kripa e tepërt mund të dëmtojë zemrën brenda 30 minutave
» Permbytjet, asnje demshperblim
» Policia: Asnjë “çadër” e gjetur

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi