Ezel- nje histori dashurie apo hakmarrjeje
4 posters
Faqja 1 e 1
Ezel- nje histori dashurie apo hakmarrjeje
[You must be registered and logged in to see this link.]Pa
dyshim qe “Ezel” ishte nje serial qe rrembeu zemrat dhe kohen e shume
shqiptareve. “Ezel” u kthye shume shpejt ne temat e bisedave, aq sa nuk
me dukej me e cuditshme qe tek kaloja ne rruge te degjoja grupe te
rinjsh te flisnin per Ezelin, apo burra e djem te mberthyer ne ekran ne
nje lokal bastesh po qe nuk ndiqnin ndeshjet por Ezelin; te artikujve
neper gazeta ku personazhe te njohur te medias dhe te artit jepnin
opinionet e tyre rreth fenomenit Ezel. Ezel madje theu dhe rekordet e
shikueshmerise duke konkuruar dhe mundur me sukses edhe nje nga
spektaklet me te shikuar ne vitet e fundit ne Shqiperi sic ishte Big
Brother.
Nuk e ekzagjerojme kur themi se Ezeli te mberthente ne
ekran dhe te linte pa fryme. Disa e krahasuan ate me versionin modern te
Konte Monte Kristos. Kurse mua qe nga fillimi me solli ne mend nje
version shume me te lashte, te nje te riu i cili ashtu si Ezeli u
tradhetua dhe u shit nga njerez me te afert se ata qe shiten Ezelin:
vellezerit e tij. Te dy perfunduan ne burg per nje faj qe nuk e kishin
bere, vuajten ne menyre te padrejte, u tradhetuan dhe u harruan. Te dy
dolen nga burgu ne nje menyre paksa te mrekullueshme. Ezeli shpetoi si
rezultat i miresise dhe besnikerise se Dajes, nje personazh mistik i
serialit. Ndersa i riu tjeter shpetoi fale pagjumesise se faraonit per
shkak te nje endrre qe kishte pare, dhe ky i ri dukej se ishte i vetmi
ne perandorine e tij qe mund te shpjegonte endrrat.
Ezelit iu dha
nje jete e re, permes nje identiteti te ri- nje fytyre e re, ze i
ndryshuar, emer dhe pashaporte te re, dhe nje eskorte per ta bere te
sukseshme.
Te riut tjeter iu dha gjithashtu nje mundesi e re.
Brenda sekondes ai u shnderrua nga nje i burgosur ne personin numer 2 te
perandorise, pas faraonit. Atij iu besua qeverisja e gjithe perandorise
se Egjiptit. Faraoni i tha se ai gezonte te gjitha pushtetet dhe
privilegjet e tij, dhe i ndalohej vetem nje gje: gruaja e faraonit.
Ezelit
gjithashtu iu dha shume pushtet e para. Nga Omeri i thjeshte, lindur ne
nje familje te thjeshte dhe modeste, u transformua ne Ezel, nje i ri i
pasur dhe i sukseshem.
[You must be registered and logged in to see this link.]
Ezeli
u rikthye per nje arsye te vetme: te rimerrte te drejten qe i ishte
rrembyer me force. Ne serine e fundit, Daja i shpjegon Ezelit se si
atij i eshte marre me dhune e drejta e tij dhe hakmarrja do te thoshte
qe te rimerrte me dhune ate qe i ishte vjedhur.
I riu tjeter ndjek
nje tjeter rrjedhe te jetes. Ai martohet me bijen e nje njeriu te
rendesishem ne perandori. I lindin dy djem te cilet i quan Manasi dhe
Efraim, te dy emrat kishin domethenien e lenies pas te dhimbjeve qe
kishte kaluar dhe nisjes se nje jete te re ne mes te pikellimit.
Ezeli
lufton me Omerin, me gjithcka qe ishte e dashur per Omerin, si edhe me
zemerbutesine dhe besnikerine qe e karakterizonte Omerin, cka ne nje
fare menyre u shfrytezuan prej Serdarit, Ejshanit, Xhengizit e Aliut per
ta futur ne kurth. Per gjate gjithe serialit do te shohim dhimbjen dhe
luften e brendshme te Ezel/Omerit, luften per te falur dhe presionin per
t’u hakmarre. Pergjate kesaj lufte ai shperfytyrohet ne nje nje njeri
qe ben gjithcka: vret, genjen, mashtron, urren, luan piset, ashtu si
shoket e tij. Edhe pse te gjitha keto perligjen ne emer te hakmarrjes,
Ezeli kupton se ka humbur prinderit e tij, sidomos te atin i cili nuk e
njeh nje bir te tille. Ezeli humbet shoket e tij dhe njerezit me te
dashur si Merti, vellai i tij, njeri pas tjetrit, e megjithate nuk
terhiqet deri ne fund kur te gjithe jane mundur (Kanani etj) dhe ai
mbetet i pakenaqur me “fitoren e tij”. Ne fund Ezeli kerkon te njohe
kush eshte ai ne thelb, gje qe e gjen ne biseden e te birit Xhanit me
shoqen e shkolles. “Une keshtu jam, une te dua deri ne fund, pavaresisht
se cfare do te besh ti”. Kjo fraze e kujton Ezelin se kush ishte Omeri.
Dhe Ezeli niset me vrap te ktheje Ejshanin te cilen sapo e ka mashtruar
dhe braktisur.
I riu ne historine tjeter nuk kthehet per t’u
hakmarre, ai vazhdon jeten e tij duke lene pas te shkuaren. Ne pamje te
pare kur lexon historine e tij duket sikur vitet e vuajtjes se tij duken
si nje sekonde dhe fshihen pa lene gjurme, derisa lexon per dy bijte e
tij dhe emrat e tyre domethenes: Perendia me beri te harroj te keqijat
qe me bene dhe Perendia me bekoi dhe me tha favor e sukses ne vendin ku
jam. Tani per Jozefin ka Manas dhe Efraim.
POr Jozefit i erdhi
rasti i shpagimit, kur vellezerit e tij vijne per te marre grure ne
Egjipt, per shkak te zise se bukes ne vendin e tyre. Jozefi i njeh, qan
ne fshehtesi, perpelitet me lendimin dhe vuajtjen e tij, e megjithate
zgjedh nje rruge me te larte se Ezeli: Jozefi gjen forcen per te falur.
Dhe jo vetem kaq, Jozefi arrin te njohe sovranitetin e Perendise ne
jeten e tij, se Ai perdori edhe nje te keqe kaq te madhe sa ajo qe
vellezerit i bene, per ta sjelle Jozefin ne nje vend suksesi dhe favori
dhe per te perdorur ate per te shpetuar krejt familjen dhe popullin e
tij. Jozefi thote “mos u trishtoni per keto gjera, sepse Perendia me
dergoi perpara jush per te bere gati nje vend”
Ezeli ne fund duket
se humbet gjithcka, pasi humbet gjene me te cmuar qe kishte, dashurine e
jete se tij: Ejshanin, te cilen e donte aq shume saqe ishte gati t’i
falte gjithcka, edhe tradhetine e saj. Por rruga e hakmarrjes nuk e
kurseu Ejshanin dhe as Ezelin. Pa dyshim qe eshte nje histori e trishte,
qe duhet te na beje te gjitheve te mendojme se hakmarrja te shfytyron,
ajo qe ne fillim nis si nje e drejte per te rivendosur padrejtesine qe
te kane bere, te rremben zemren, shpirtin, ne fund te merr peng te
gjithin duke te shperfytyruar ne nje perbindesh per shkak te urrejtjes.
Prandaj
kam menduar per Jozefin, pasi ai eshte e kunderta e Ezelit. Jozefi ia
la hakmarrjen drejtesise hyjnore, permes viteve te gjata te mundimit e
pikellimit, mesoi te clirohet nga urrejtja dhe te pranoje sovranitetin e
Perendise ne jeten e tij. Falja cliroi Jozefin dhe e solli ne nje vend
bolleku, ndersa hakmarrja skallveroi Ezelin dhe e solli ne nje fund te
trishte.
Cdo dite secili nga ne, pavaresisht se jo te gjithe
perballemi me keqdashjen dhe pabesine e njerezve me te afert ne menyren
qe keta te dy u perballen, disi perballemi me te lenurit ne balte, me
pabesira me te vogla, gjera qe thuhen e behen pas kraheve tane, berryla,
ftohtesi per shkak te hatermbetjeve te kota etj. Cdo dite secili nga ne
ka nje zgjedhje: ose te fale ose te marre hak.
Apostulli Pal e
tha keshtu: “Mos u hakmerrni per veten o shume te dashur, por lerjani
hakmarrjen Perendise sepse vetem Atij i takon” dhe diku tjeter shtoi
“Dhe gjithe merakun tuaj hidheni mbi te, sepse ai merakoset per ju”.
Ka
nje fuqi te jashtezakonshme ne falje. Te falesh nuk eshte dobesi. Te
falesh eshte mencuri. Eshte te lesh te lire veten tende nga burgu i
urrejtjes dhe shperfytyrimit, per t’ia dorezuar ate qe te ka bere keq
Gjykatesit te Persosur: Ai eshte i paanshem.
Sot, zgjidh te jesh nje Jozef.

Re: Ezel- nje histori dashurie apo hakmarrjeje
se di ndoshta histori hakmarrje...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Ezel- nje histori dashurie apo hakmarrjeje
Cka marr hov ky seria andje :P
Historie bukur ,qe fillon me nje dashuri prrallore dhe rikthehet ne hakmarrje...dashuri e pa vdekshem dhe e dyanshem ne mes ketyre 2-ve.

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Ezel- nje histori dashurie apo hakmarrjeje
Kta truqit gjithmone i kan serialet e dhimbshme, asnjehere nuk perfundojne mire...
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Similar topics
» Sezoni i veres, flirtime, njohje dhe histori dashurie
» Nje histori dashurie:Dy te dashuruar ne nje autostrade,me motorr po shkonin ne nje feste....
» Një histori dashurie që ka tronditur Britaninë
» HISTORI E MREKULLUESHME DASHURIE, TE MARTUAR PERGJITHMONE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi