Mbi debatin për imunitetin
Faqja 1 e 1
Mbi debatin për imunitetin
Të flasësh për heqjen e imuniteti sot në Shqipëri, si mjet drejt luftës ndaj korrupsionit, është sikur ta shesësh një operacion apandesiti si shpëtimtar për një tumor të shpërhapur me metastazat e tij në tërë trupin e një të sëmuri. Në fakt, që tërë kjo fushatë nuk ka të bëjë aspak me atë që do të duhej të ishte thelbi i arsyes pse duhet të hiqet imuniteti: për t'i bërë të barabartë përpara ligjit pushtetarët në emër të luftës kundër korrupsionit, kjo duket sheshit. Sepse po të kishte dashur të luftonte korrupsionin, Sali Berisha ka pasur tetë vjet për ta bërë këtë në rradhë të parë duke mos bërë me të tijtë korrupsion. Ndërkohë mjaft të kesh parasysh vilat që kanë mbjellë paturpësisht pushtetarët tanë nëpër çdo vend të lakmuar të Shqipërisë e që s'justifikohen dot kurrsesi me të ardhurat apo me taksat që kanë paguar, apo privatizimet që nuk sigurojnë dot as kompensimin brenda ligjit të aprovuar nga vetë maxhoranca të shtresës më të vuajtur të këtij vendi, ish të persekutuarve, për ta kuptuar se sa thellë dhe sa gjerë vazhdojnë të shtrihen metastazat e korrupsionit.
Gjithë në këtë kontekst metastazash, sipas meje, nuk qëndron as akuza se opozita është peng e deputetëve miliarderë: se këta do të ndjehen të shantazhuar për shkak të problemeve që mund t'u nxjerrë maxhoranca lidhur me bizneset e tyre. Sipas meje, pandëshkueshmëria për klasën tonë politike do të mbetej në fuqi edhe me heqjen e imunitetit, madje edhe me vendosjen e një berishisti prokuror, sepse shumica e politikanëve apo gjyqtarëve e kanë bërë korrupsionin me biznesmenë, oligarkë, trafikantë që kanë lidhje me të dy krahët e politikës, që kanë sponsorizuar të dyja partitë dhe hetimi dhe gjyqi i korrupsionit të tyre do t'i dëmtonte të gjithë si kastë.
Po atëhere pse gjithë kjo zhurmë?
Sipas mendimit tim, Berisha e do kaq shumë heqjen e imunitetit thjesht për të siguruar fitimin e statusit të vendit kandidat, që pastaj t'ia shesë shqiptarëve si një sukses të vetin elektoral. Ai mendon ose beson se togfjalëshi "realizimi i ëndrrës evropiane" ka ende fuqi magjike në veshët e shqiptarëve.
Po opozita përse të mos e aprovojë në këto kushte, për të evituar edhe akuzën si antievropiane? Sipas meje - pa përjashtuar faktin se ajo mund të ketë frikë disi përdorimin selektiv të heqjes së imunitetit - shkaku kryesor është se asaj nuk i intereson krijimi i një situate që e paraqet gjendjen në vend sikur kjo po shkon drejt përparimit në një kohë kur e sheh veten gjithnjë e më të privuar nga mjetet institucionale për ta bërë opozitë. Dyshoj shumë se opozita, edhe sikur t'i aprovoheshin të gjitha kërkesat për ndryshime kushtetuese, nuk do ta votonte më 6 gusht heqjen e imunitetit pasi, mbi të gjitha, asaj i intereson që shkrimi i raportit për Shqipërinë e Berishës të jetë sa më zi, në një kohë kur ndërkombëtarët po mbeten shpresa e fundit për shpëtim pasi asaj i mungon një program bindës dhe inspirues për të ndryshuar drejtimin e rrugës që kemi marrë.
E bukura është se e gjithë kjo lojë nuk synon më së pari publikun shqiptar, por atë të huaj, kryesisht një grusht politikanësh evropianë, që puna i lidh me Shqipërinë apo të cilëve u tërhiqet me grep ndonjë prononcim. E provojnë këtë edhe kryetitujt e gazetave që u japin hapësira të pamata deklarimeve të tyre. Sigurisht, verdikti që do të japin të huajt do t'i rikthehet pastaj i instrumentalizuar publikut shqiptar për t'u përdorur ndaj kundërshtarit. (Kush do të shkruajë nesër historinë e Shqipërisë së kësaj periudhe do të duhet t'i kushtojë kapitujt të rëndësishëm rolit të ndërkombëtarëve, ku nuk duhet të neglizhohet edhe një aspekt: përpjekjet minimale të tyre për të rritur si faktor vendimtar vendimmarrës shoqërinë civile shqiptare për shkak të prirjes për të ruajtjtur pushtetin dhe interesat e tyre mbi politikën shqiptare). Sa për shqiptarët ata e dinë mirë se kjo lojë nuk ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit të deputetëve dhe gjyqtarëve. Sikurse e vërente edhe Artur Zheji në një nga editorialet e tij në Mapo, tirazhi i gazetave ëshë i ulët kur në to shkruhet për heqjen e imunitetit. Imagjinoni se çfarë bumi do të njihte shitja e gazetave sikur vërtet të ndodhte në vend ndonjë gjë që do të ngjallte shpresa të ndëshkueshmërisë së të korruptuarve. E provoi edhe fakti se salla e Parlamentit më 6 gusht ishte thuajse bosh; shihje aty vetëm deputetët që prisnin rradhën për të hipur në foltore, që, kur nuk flisnin, luanin me celularë nëpër duar.
E pra, shqiptarët e dinë mirë se ëndrra e tyre evropiane nuk është varja në gjoksin e Berishës apo Ramës e medaljes së statusit, por dalja e vendit nga një gjendje ku sundon korrupsioni e kriminaliteti, konfliktualiteti politik, mjerimi ekonomik, shkatërrimi i territorit, padrejtësia sociale, humbja e shpresës për të ardhmen dhe mbi të gjitha mungesa e sundimit të ligjit/të së drejtës, e se politikanët tanë nuk punojnë për luftën ndaj këtyre të këqijave, por janë gjeneruesit e parë të kësaj gjendjeje duke e bërë Shqipërinë gjithnjë e më të ngjashme me ato vende që korrupsioni i klasave politike i ka çuar në kaos e luftëra civile. Në këtë kuptim po t'i pyesësh shqiptarët për dobinë e heqjes së imunitetit do të të përgjigjeshin se dobia më e madhe do të ishte heqja e kësaj klase politike nga skena publike.
Megjithatë, përtej kësaj të vërtete, si do ta gjykojmë refuzimin e imunitetit nga opozita? Kush ka të drejtë e kush gabon? E kujt mbetet përgjegjësia?
Mendoj se më së pari duhet thënë se mosvotimi i heqjes së imunitetit, përtej asaj se kush e ka përgjegjësinë, është një nga treguesit më të mirë se në kushtet ku jemi nuk e meritojmë statusin dhe jemi të gjithë humbës, pasi të ruash imunitetin në kohën kur jetojmë është njëherësh e turpshme dhe tregues i një vendi jo demokratik
Së dyti, përsa i përket përgjegjësisë, mendoj se kjo bie mbi të gjithë klasën politike që ka qeverisur këta njëzet vjet, por bie para së gjithash mbi maxhorancën pasi është ajo që ka tetë vjet që ka në dorë timonin e shtetit dhe rruga ku na ka futur është shumë larg së qëni rruga e mbarë. Kur flas për rrugë të shtrembër kam parasysh shumë nga të këqiat që përmenda më sipër, por do të ritheksoja atë më kryesoren: mungesën e përparimin në vendosjes e sundimit të ligjit/të drejtës në Shqipëri. Sikurse e kam theksuar edhe në shkrimin e para disa ditëve "Sundimi i ligjit dhe sundimi nëpërmjet ligjit" pa vendosjen e sundimit të ligjit/të drejtës heqja e imunitetit ose nuk do të jetë efikase ose mund të kthehet në bumerang për demokracinë duke e rritur edhe më korrupsionin. Sipas meje maxhoranca në pushtet ka bërë dhe synon të bëjë hapa prapa në drejtim të vendosjes së sundimit të ligjit/të drejtës në Shqipëri, që më konkretisht nënkupton pavarësimin gjithnjë e më shumë të Drejtësisë nga pushtetet e tjera, veçanërisht nga pushteti i saj. E ka provuar rëndshëm këtë me qëndrimet e saj kundër Presidentit dhe Kryeprokurores apo me presionin politik që ka bërë për dështimin e hetimeve të ngjarjeve kyç për drejtësinë në Shqipëri siç është Gërdeci apo 21 Janari. Ta sugjeronin këtë edhe ndërhyrjet e Kryeminstrit dje në Parlament ku dukej se ai kishte harruar krejt përdorimin e përemrit "ne" në favor të përemrit "unë".
Në këtë kontekst, mendoj se pretendimi i opozitës për shoqërimin e heqjes së imunitetit me ndryshime kushtetuese, që do të garantonin një drejtësi më të pavarur, është mëse i përligjur. Sikurse e thashë edhe më lart, mjaft sjellje të saj na japin të drejtë të dyshojmë nëse qëllmi i saj është drejtësia e pavarur apo vonimi i statusit në emër të delegjitimimit të mëtejshëm të institucioneve të maxhorancës. Por, duke e ndarë argumetin nga qëllmi mendoj se ai si argument qëndron dhe maxhoranca është e shtrënguar ta respektojë. Reflektimi më thellë i këtij rasti të çon në idenë se ne ndodhemi përsëri në një nga situatat e rradhës që provojnë se nuk mund të ketë demokraci pa sundim të ligjit/të drejtës pasi demokraci do të thotë ekzistencë e disa palëve dhe kjo ekzistencë kërkon arbitrin e paanshëm që duhet të zgjidhë konfliktet midis palëve. Reformat kushtetuese që kërkon sot opozita si shoqëruese të ligjit mbi heqjen e imunitetit duhet të jenë në drejtimin e vendosjes së sundimit të ligjit/të drejtës - çka do të thotë se ato nuk duhet të jenë thjesht e vetëm të tilla që të fuqizojnë apo mbrojnë deputetët e opozitës, por që të garantojnë një drejtësi ndaj së cilës të ndihet i barabartë përpara ligjit dhe respektues i tij, si çdo qytetar i këtij vendi, edhe deputeti i mazhorancës edhe ai i opozitës, edhe çdo deputet i ndonjë pale tjetër që mund të dalë në skenë.
Prandaj, në vend se të bërtasim kaq shumë për imunitetin si mohues të statusit, që realisht nuk e meritojmë mu për shkak të mungesës së sundimit të ligjit/të drejtës, që nuk na garanton barazinë përpara ligjit, do të ishte mirë që t'ia fillonim me këto reforma që na i dikton edhe ky konflikt i rradhës. Përndryshe s'do bëjmë tjetër veçse do të vonohemi edhe më shumë dhe kam frikë se qëllimi i vërtetë i klasës sonë politike në thelb është pikërisht kjo vonesë, pasi armiku më i madh i saj është instalimi i sundimit të ligjit/të drejtës në Shqipëri.(Panorama,

Similar topics
» Mungesa e zinkut zvogëlon imunitetin
» Seksi në mëngjes forcon imunitetin dhe përmirëson disponimin
» Seksi në mëngjes forcon imunitetin dhe përmirëson disponimin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi