Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Emigracioni...nderi dhe turpi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Emigracioni...nderi dhe turpi People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Emigracioni...nderi dhe turpi

2 posters

Shko poshtë

Emigracioni...nderi dhe turpi Empty Emigracioni...nderi dhe turpi

Mesazh nga WebMaster Tue 21 Aug 2012 - 5:58

Një pjesë e emigracionit shqiptar po rrezikon të përfundojë atje ku nisi rrugën e emigrimit para 22 vjetësh. Ata po kthehen. Të hutuar, të mallëngjyer dhe shpejt edhe të indinjuar. Kthimi i tyre sot është realitet. Ikja nga Greqia sidomos përbën rendin e ditës. Grupe emigrantësh, të detyruar, po i drejtohen përfundimisht vendit të tyre të lindjes për arsyet nga më të ndryshme ku kushtet e legalizimit, ndërprerja e kontratave të punës dhe gjendja e rëndë ekonomike i kanë lodhur së tepërmi emigrantët shqiptarë”...




Nga: Pandeli Majko

Shqipëria u bë vendi ku “eksporti” i emigrantëve ka qenë “lënda e parë” me të cilën shqiptarët ju ofruam botës pas përmbysjes së komunizmit. Kjo shtresë popullsie u bë protagoniste e padiskutueshme në mënyrën se si vendi u zhvillua prej 22 vjetësh. Ky protagonizëm filloi me emigrantët e parë që u futën në ambasadat perëndimore në 2 korrik 1990-të, duke i dhënë zemër shoqërisë së tulatur shqiptare për ndryshimet e mëvonëshme.

Sot, vendi ynë për frymë popullsie, zë vendin e parë në Europë për emigracionin. Rreth 20-25% e popullatës së vendit tonë është larguar në emigrim. Sipas të dhënave “statistikore” (ende të paqarta), përllogaritet që popullsia shqiptare (në Shqipëri) të jetë pakësuar me 7.7 për qind në një dekadë. Shifrat janë kontradiktore dhe konfuzioni i tyre është vecc pjesa e dukshme e ajsbergut të “ccwshtjes” së emigrimit në shoqërinë shqiptare. Sipas statistikave të Bashkimit Europian, shqiptarët janë të parët për frymë popullsie në nivelin e emigrimit. Pas tyre vinë turqit dhe të tjerët...

Emigrimi i popullsisë në Shqipëri është e dhëna që bie në sy pas publikimit të treguesve të “Censusit”. Instat e deklaron vendin me 2 milionë e 830 mijë banorë, i cili përbën një zvogëlim popullsie prej 237 mijë banorësh(!) (Ironikisht, kjo shifër bie në kundërshtim me listat e zgjedhësve të KQZ-së, të cilat konfirmojnë një numër më të madh të popullsisë!)

Në Itali, numri i emigrantëve shqiptare është mbi 500 mijë, sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme të këtij shteti. Gjatë viteve numri i shqiptarëve ka shënuar rritje të vazhdueshme. Ai, sipas statistikës italiane arriti në janar 2011 kuotën 482.627 emigrantësh të rregullt në territorin italian i cili përbënte 10,6% të totalit të emigrantëve në shtetin italian. Në Greqi saktësia nw statistika e emigracionit shqiptar është e paqartë. Në këtë vend numri i emigrantëve shqiptarë është më i lartë se në ccdo vend tjetër, përfshi edhe Italinë.

Sa është numri i shqiptarëve të cilët kanë lënë vendin e tyre drejt emigrimit? Ky numër zyrtarisht nuk dihet!

Duke shkruar këtë shkrim, mendova se duhet ti kërkoj një mirëkuptim lexuesit. Nuk jam duke bërë opozitarin. Përgjegjësia e shtetit shqiptar nuk fillon sot… Përafërsisht, duke marrë së bashku Italinë (500 mijë+), Greqine (700-800 mijë+), vendet e tjera te BE-se (100 mijë+) duke shtuar këtij edhe emigracionin në Amerikën e Veriut (SHBA dhe Kanada), Australinë dhe pjesën tjetër të rruzullit shifra e emigracionit shqiptar të pas viteve 90-ët shkon frikshëm diku mbi 1.5 milionë...

Emigrantët janë historia e re e Shqipërisë. Ata ndryshuan raportin me shpresën për të ardhmen, në një shoqëri të dëshpëruar dhe zhgënjyer postkomuniste. Me shqiptarët emigrantë, vendi u ndihmua në rimëkëmbjen financiare dhe ekonomike të tij. Remitancat, (dërgesat financiare) të emigrantëve në drejtim të Shqipërisë, ishin disa herë më të larta se sa ndihmat ekonomike e dhëna në formë grantesh apo programesh nga donatorët ndërkombëtarë për qeveritë e tranzicionit në Tiranë.

Emigracioni shqiptar ndikoi në nivelin e shkollimit. Ai sa vjen e po bëhet edhe më i mirë edhe falë emigracionit. Mentaliteti, mënyra e të menduarit dhe deri e të veshurit kanë pësuar ndryshime të forta falë “hapjes” së emigracionit. Protagonistët e suksesit shqiptar vijnë, shumica e tyre, nga radhët e emigrantëve, pavarësisht se një pjesë e tyre reklamohet ose me vonesë ose kur shkëlqimi mediatik ndërkombëtar i bën të i pashmangshëm.

Ndërkaq, qindra e mijëra emigrantë vazhdojnë të kenë probleme me lejet e qëndrimit, bashkimin familjar, sigurimet shoqërore, shkollat shqipe, keqtrajtimet, standardin e jetesës apo nivelin e integrimit në shoqëritë e shteteve ku kanë emigruar. Këto dhe të tjera përbëjnë shqetësimin më të madh në marrëdhënien e munguar që shteti i Shqipërisë ofron për emigracionin e vet “jetim”.

Njohja e sigurimeve shoqërore, është nga problemet më të mëdha që shqetësojnë emigracionin tonë, përballë indiferentizmit të institucioneve të shtetit shqiptar. Ky indiferentizëm me të drejtë indinjon çdo emigrant shqiptar i cili ndodhet në këtë “udhëkryq” të së ardhmes së tij. Zgjidhja e këtij problemi kalon edhe nga realizimi i marrëveshjeve shtetërore të cilat do jenë një zgjidhje fundore për pensionet të tyre të pleqërisë.

Fenomeni i mohimit të njohjes së viteve të punës të emigrantëve shqiptarë aktualisht përbën sot një korrupsion të llojit të veçantë. Ky problem social sa vjen dhe do të bëhet çështje e ditës. Pritshmëria e emigrantëve shqiptarë për njohjen e viteve të punës, në kushtet e krizës ekonomike europiane kanë përballë heshtjen dhe mosprofesionalizmin e institucioneve shqiptare.

Për faj të politikës reciproke, vetëm në Greqi, mbi 300 mijë emigrantë rrezikojnë të humbasin pensionet e tyre. Shteti i Greqisë pak kohë më parë bëri marrëveshje reciproke me Australinë për këtë çështje për emigrantët e vet. Qeveria shqiptare, deri tani, nuk është kujtuar për të biseduar për këtë çështje e cila do të sjellë për emigrantët e sotëm pasoja të parikuperueshme.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore të Shqipërisë ka zgjedhur rrugën më të lehtë dhe në kurriz të emigrantëve. Ai u kërkon emigrantëve të bëjnë sigurimin vullnetar pranë tij. Një praktikë tepër e “çuditshme”, që i detyron emigrantët të sigurohen edhe në sigurimet shoqërore shqiptare. Duket se u zgjodh rruga më e lehtë në kurriz të emigrantëve shqiptarë dhe jo dialogu për njohjen e pensionit nga homologët grekë.

Shteti shqiptar nuk ka një axhendë për emigracionin e vet. Ky është realiteti i himbshëm, të cilin për ta ndryshuar duhet më së pari ta pohosh. Kjo mungesë fillon me nivelin e shërbimeve në ambasadat tona të cilat nuk kanë personel të mjaftueshëm. Ai është një numër, për nga vogëlsia, frikshëm i turpshëm, (nuk besoj të jetë dyshifror) dhe as që bëhet fjalë të ofrojë shërbimet e kërkuara ndaj një komuniteti emigrantësh që numëron sa banorët e bashkive më të mëdha të Shqipërisë në shtete si Greqia, Italia apo si SHBA, Kanada, Gjermani etj. Thellimi i krizës ekonomike dhe politike në vendet e Bashkimit Europian dhe sidomos në Greqi dhe Itali, po errëson prespektivën e emigrantëve shqiptarë. Një pjesë e emigracionit shqiptar po rrezikon të përfundojë atje ku nisi rrugën e emigrimit para 22 vjetësh. Ata po kthehen. Të hutuar, të mallëngjyer dhe shpejt edhe të indinjuar. Kthimi i tyre sot është realitet. Ikja nga Greqia sidomos përbën rendin e ditës. Grupe emigrantësh, të detyruar, po i drejtohen përfundimisht vendit të tyre të lindjes për arsyet nga më të ndryshme ku kushtet e legalizimit, ndërprerja e kontratave të punës dhe gjendja e rëndë ekonomike i kanë lodhur së tepërmi emigrantët shqiptarë. Dikur, ata punonin me ëndrrën për të mbledhur para për një të ardhme sa më të mire, ndërsa sot, jeta e tyre varet nga këto kursime dhe mbi të gjitha duke rrezikuar humbjen e viteve të punës. Kjo është një padrejtësi për të cilën shteti shqiptar bën ende të “paditurin” dhe që duhet konsideruar si papërgjegjshmëri ndaj qytetarëve të vet.

Politika shqiptare nuk ka raporte me emigracionin. Sot, emigrantët në Shqipëri figurojnë votues në lista, por votimin e kanë thuajse një mision të pamundur. Prezenca e tyre në listat e votimit është shpesh arsyeja e manipulimeve industriale në zgjedhjet e radhës. Edhe kur votojnë si emigrantë, kjo është një superlodhje militantësh që me autobusë udhëtojnë drejt Shqipërisë për të votuar. Vijnë si një “mall” eksporti, dhe pavarësisht se kryejnë një akt të paprecedent për një vend anëtar të NATO-s, janë shtresa më kokulur dhe që do me zemër të ardhmen e atdheut të vet.

Shqipëria dhe politika ja ka “borxh” të drejtën e votës emigrantëve atje ku ata jetojnë. Pse po vonon kjo e drejtë?! – mund të pyesë dikush. Përgjigja e thjeshtë është se emigrantët janë votues të frikshëm. Ata nuk blihen dhe shiten, për një vend pune në administratë. Standardi i tyre i të kuptuarit të politikës nuk është naiv. Votat e emigrantëve do të jenë një thuajse “revolucion” për mentalitetin politik shqiptar. Vota e emigrantëve, pa asnjë metaforë optimiste, do të ishte “hapja” e dytë e Shqipërisë pas viteve 90-të.

Emigrantët janë heronjtë tanë të tranzicionit. Ata kanë ditur ti japin atdheut që nuk u dha thuajse asgjë Këta kërkues të ëndrrës na kujtojnë ccdo moment se nderi ju takon atyre, dhe turpi mbetet për mosmirënjohësit pa ëndrra…Duket sikur mitingu idiot në sheshin “Skënderbej”, për “dënimin” e atyre që emigruan nga hyrja në ambasadat perëndimore në 2 korrikun e 1990-ës nuk ka mbaruar akoma. Sigurisht!
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Emigracioni...nderi dhe turpi Empty Re: Emigracioni...nderi dhe turpi

Mesazh nga Anakonda Sat 15 Sep 2012 - 1:29

me thon tdrejten duke shqiptasrt qe vejn lekt pastaj vejn kombn;assoisht nevojame i ra gjat shifni ndeshjken zvicer-shqipni;ku si shqiptart te lujn kunder njerzve tve;tua cish Kujdes legenave;e thon se femnat shqiptare jo9n materiasaliste kur jan gba cunat ma zi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi