Nderi i Njeriut
3 posters
Faqja 1 e 1
Nderi i Njeriut
Nderi
Kanuni është një monument kulturor historik i së drejtës tradicionale të shqiptarëve. Shqiptarët kanë trashëguar deri në shekullin e 20-të dy kanune: "kanunin e lekëve" - Kanunin e Lekë Dukagjinit, që kishte pushtet në viset mbi lumin Drin; "kanunin e gegëve" - Kanunin e Skënderbeut, që kishte pushtet në gjithë pjesën tjetër të Shqipërisë veriore. Në viset jugore të Shqipërisë e drejta zakonore tradicionale ka mbërritur fragmentare. Modeli më i plotë i organizimit tradicional të jetës së shqiptarëve është Kanuni i Lekë Dukagjinit.
Nderi në Kanun
Nga kohëra shumë të hershme vjen përmes kanunit kulti i nderit. Nderi tek shqiptarët ndryshon nga kodet e kalorësisë europiane të pragut të Rilindjes. Bëhet fjalë për një nder të ashpër, por dinjitoz e madhështor në ashpërsinë e tij. Nderi në kanun nuk është një kategori morale në kuptimin e ngushtë. Për kuptimet e ngushta kanuni kishte ndalime të tjera. Një familje shqiptare, para se të vendoste pranimin e një krushqie të re, duhej të hetonte nëse largësia midis brezave të gjakut e të tamblit (në linjë mashkullore dhe femërore), ishte më shumë se shtatë breza. Kishte rajone që duhej të kalonin 12 breza.
Për vendin që i ka dhënë popullsia malësore nderit, që shkrinte dy kulte, atë të bujarisë (të mikut) dhe të urtësisë (të pleqve), mjafton t’u referohemi dy paragrafëve të njëpasnjëshëm të kodit:
"Ndera e marrun ka gjakun" (nyje, § 598);
"Ndera i merret burrit me i than kush se rren faqe burrave në kuvend".
Vetë kuvendi i burrave ka etikën e vet të mbipushtetshme, që përbën kodin e spektaklit, të një spektakli që shfaqet gjithnjë vetëm një herë dhe nuk përsëritet më, të një spektakli që nuk njeh provë gjenerale. Eshtë kjo etikë që ka krijuar atë dendësi të mendimit përherë të pranishëm në bisedën malësore, atë mirësjellje fisnike, atë dialog aq të kulturuar, që vë në peshë urtësitë dhe mban në eficiencë të plotë mekanizmin e kërkimit të së vërtetës.
"Shqiptari rron për dy gisht nder", "Dy gisht nder e faqen e bardhë", janë dy përcaktime themelore për nderin në kanun.
Nderi në të drejtën zakonore shqiptare është e kundërta e turpit. Po të krahasohen "zonat" e nderit dhe të turpit në kanun, del se hapësira e nderit ka qenë shumë e ngushtë dhe brenda kësaj hapësire njeriu shqiptar duhej të krijonte individualitetin e tij. Kjo sepse kanuni përmban një varg të gjatë ndalimesh e tabush, që e mbronin njeriun prej "zonës së turpit".
Nderi bën shtëpinë, thuhet në kanun, por shtëpia nuk bëhet me një brez. Për të ngritur një shtëpi duhet një faqe, domethënë tre breza nder radhazi.
Pushteti i nderit mbi shqiptarin ishte mbi pushtetin e faltores dhe të shtetit.
Prinderit nuk pranojne ta marrin kufomen e vajzes ta varrosin me nje pergjigje makabre, shtazarake: “Na ka korite fisin, t’a varrosin familjaret e te dashurit!!!” E dialogu mes dy familjeve nuk mbaron ketu: “Kemi hallin e djalit tone ( ai eshte i plagosur ne spital), vajzen merreni e varroseni vete!!!” Çdo gje jashte imagjinates, jashte kohes, jashte shekullit ne te cilin jetojme. Kufoma e vajzes pret e vetme ne spital, e abandonuar dhe nga prinderit qe e sollen ne jete per mekatin e vetem se dashuroi nje djale qe prinderit nuk e deshironin, sigurisht se nuk kishte shume para, vile apo nje pune te mire, e per kete aresye atyre nuk u pershtatej. Pas shume mundimeve vone, naten vone, trupi i vajzes terhiqet nga spitali e varroset. U mbyll çdo gje.
Vrasin te motren per Nder (6.12.2007)
Dibër, tre vëllezërit Buci kanë vrarë motrën 17 vjeç dhe të dashurin e saj teksa ndodheshin në shtrat. Ngjarja e paramenduar kohë më parë.
Si është e mundur vallë të ndodhin krime të tilla? Për çfarë “nderi” flasin autorët e kësaj masakre? Viktima të izolimit të tyre, viktima të injorancës së tyre. Një provë e dështimit tonë si shoqëri.
Çfarë duhet bërë? Nga duhet nisur? Kush duhet të jetë forca që do të kthejë normalitetin në ato mendje të sëmura: Ligji? Familja? Shkollat? Feja? Mediat? Kush? Si?
Ok!Tema nuk flet ngushtesisht vetem per Kanunin ose vetem per veriun e Shqiperise...e trajtojme ate si ceshtje qe na prek te gjitheve si shqiptare qe jemi.Flm

Re: Nderi i Njeriut
Nderi eshte ai tradicion artificial njerezor qe percepetohet akoma si nje virtyt me vlere. Pavarsisht kendveshtrimit individual dhe domosdoshmerise sociale Nderi eshte i bazuar vetem nga ligesia njerezore dhe tradicionalizmi i trasheguar. Une Nderin e shikoj si nje pashaporte individuale ku mund te perdoret vetem ne disa relacione te vecanta ku mos-zoterimi i saje mund te shkaktoje polemike mentaliteti (administrativ, familjar) -pra mire eshte ta keshe por njeriu i vecante ben edhe pa te! fundja fundit njeriu eshte pergjegjes dhe planifikuesi i jetes se tije dhe komuniteti duhet te kete rrolin vetem te keshilluesit (ne lidhje me demtim fizik/material/psikollogjik/ligjor komuniteti ka fjalen e tije ne lidhje te drejt-perdrejte me natyren e jetes se secilit -pa perjashtim!)
Nderi, eshte ai virtyt qe une i ve nje rendesi te vecante por qe realizimi i plote i tyre konform mentalitetit (privat, administrativ) me kushton sa qimet e kokes

Darius- V.I.P Anëtarë
- Postime : 11502
Gjinia :
Anëtarësuar : 25/08/2010
Re: Nderi i Njeriut
Nderi nuk eshte thjesht nje fjale goje,por ajo gje qe e ndjen nje person ne shpirtin e tij,dhe nuk kane te bejne as kanunet dhe as thashethemet ne kete rast.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Emigracioni...nderi dhe turpi
» Racizmi, nderi, nacionalizmi dhe homofobia
» Ermira Babaliu “Qytetare Nderi”, e Pogradecit
» Johnny Depp, anëtar nderi i fisit Comanche
» Liria e njeriut......

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi