Emigracioni dhe refugjatet sot ne bote 43 milionet qe jetojne jashte atdheut
2 posters
Faqja 1 e 1
Emigracioni dhe refugjatet sot ne bote 43 milionet qe jetojne jashte atdheut
Sipas raportit të vitit 2010 të UNHCR-së është numri më i lartë në 15 vitet e fundit
Sot në gjithë botën numërohen 43 milionë njerëz që jetojnë si refugjatë. Ata janë larguar nga luftërat civile në vendin e tyre, nga dhuna ose nga trazirat. Shumica janë refugjatë në vendin e vet. Raporti për refugjatët në vitin 2010 i Organizatës Humanitare të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, UNHCR ishte deri i frikshëm: Me rreth 43 milionë njerëz, numri i refugjatëve në të gjithë globin ishte më i larti që prej 15 vjetësh. Arsyeja: Prej një dekade vatrat e krizave largojnë njerëzit nga dhuna, lufta civile apo konfliktet etnike: “Ka një shtim vatrash krize të reja. Qysh prej fillimit të vitit janë edhe Bregu i Fildishtë, Libia, Siria dhe Jemeni. Dhe në të njëjtën periudhë kohore ne shohim që të gjitha krizat e vjetra nuk kanë përfunduar. Për shembull në Afganistan, ku luftohet prej më shumë se 20 vjetësh, në Somali edhe këtu prej 20 vjetësh, dhe po ashtu në Kongo", bën të ditur komisari i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Antonio Guterres, i cili në mes të qershorit të 2010-s paraqiti në kryeqytetin italian Romë raportin.
Roma ishte zgjedhur për faktin se organizata e OKB-së për refugjatë në bilancin e saj të publikuar pikërisht në këtë qytet, kishte fokusuar refugjatët, që vazhdimisht largoheshin nga Afrika Veriore. Aty politikanët e qeverisë italiane do të flisnin për një "valë refugjatësh" ose "cunam refugjatësh". Në brigjet e Italisë një herë kishin mbërritur 1800 refugjatë nga Libia, të cilët fillimisht kishin bërë rrugën deri në ishullin italian Lambeduza dhe me këtë edhe rrugën për në Bashkimin Europian. Mosmarrëveshjet për pranimin e tyre e kishin prekur edhe Presidentin gjerman Christian Wulff, i cili kërkoi një sistem azili të përbashkët europian: “Për një Europë që jeton në paqe, drejtësi dhe demokraci duhet të jetë e vetëkuptueshme që të tregojë solidaritet ndaj atyre që kanë nevojë": Më shumë se një milion refugjatë nga Libia u larguan nga vendi për t’u vendosur në vendet fqinje Egjipt dhe Tunizi dhe jo në Europë. "Fakt është", thotë Komisari i OKB-s për refugjatë, Antonio Guterres, "që katër nga pesë refugjatë jetojnë në botën e tretë".
Kryesisht janë vendet fqinje ato që pranojnë refugjatë, si tani Kenia, e cila prej katastrofës aktuale të urisë në Kepin e Afrikës ka hapur kufijtë për refugjatët nga Somalia dhe Etiopia. Një tjetër shembull nga Afrika është pranimi i refugjatëve në Liberi. Vetë Liberia ka pranuar pas trazirave në Bregun e Fildishtë më shumë se 1800 njerëz - shumë nga ata janë pranuar privatisht, thotë Igbrahima Coly nga organizata UNHCR në Liberi: “Aty qytetarët e Liberisë, të cilët gjatë kohës së luftës civile në vendin e tyre kishin marrë prej vitesh ndihma nga Bregu i Fildishtë, tani ndihen të detyruar që t’ua kthejnë këto ndihma. Përveç kësaj, palët e të dyja anëve të kufirit kanë tani lidhje të forta etnike".
Për rreth 27,5 milionë refugjatë brenda vendit të tyre, të cilët ishin zhvendosur nga vendi i banimit për shkak të luftërave civile apo katastrofave klimaterike, situata është pak më optimiste: 2,9 milionë të ashtuquajtur IDPs – Internally Displaced Persons – mund të ktheheshin përsëri dhe të fillonin jetën nga e para në vendin ku kishin jetuar më parë. Shumë nga ata ishin refugjatë të brendshëm pakistanezë dhe kongolezë, por edhe në Uganda dhe në Republikën e Kirgistanit refugjatët ishin kthyer përsëri në vendbanimet e tyre nga ku ishin larguar. Ana tjetër: Numri absolut i të ashtuquajturve IDPs, 27,5 milionë njerëz, është po ashtu jo më i lartë se qysh prej një dekade.
Burimi Shqiperia.com

Re: Emigracioni dhe refugjatet sot ne bote 43 milionet qe jetojne jashte atdheut
ouuuuuuuuuuuuuuuuuuuu ma shum shqiptar jasht sesa shqiptar brenda vendit
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Françeska: Në BB5 për të fituar 100 milionët, për të nxjerrë të dashurin nga burgu
» Australia kthen refugjatët grekë, siç Greqia shqiptarët!
» NJË JETË NË SHËRBIM TË ATDHEUT
» Mrekullitë dhe “çuditë” e Atdheut
» NDRIÇUES I QIELLIT TË ERRËSUAR TË ATDHEUT

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi