Menopauza dhe simptomet e saj
Faqja 1 e 1
Menopauza dhe simptomet e saj
Përmbajtja
Klimakteriumi
është periudha në të cilën pushon funksioni i vezoreve. Kjo është
periudha e jetës së çdo gruaje nga fundi i fazës së riprodhimit, përmes
perimenopauzës, e gjer në vitet e para të postmenopauzës. Rrjedh nga
fjala greke “klimakter”, që dmth ndryshim. Në perimenopauzë dhe
klimakterium, të cilat zakonisht korrespondojnë me kohë, e vetmja dukuri
e përcaktuar qartë është ajo e menopauzës. Organizata botërore
shëndetsore (OBSH), nuk preferon përdorimin e këtij termi, edhe pse
termi klimakterium është që një kohë të gjatë në përdorim. Klimakteriumi
fillon në moshën 42 – 45 vjeç, dhe përfundon rreth moshës 60 – 65 vjeç.
Menopauza definohet si ndërprerje afatgjate e ciklit menstrual, e
cila lajmërohet pas mosfunksionimit të vezoreve. Perimenopauza përfshin
kohën para, gjatë apo pas menopauzës. Periudha e ndryshimeve hormonale
para menopauzës mund të jetë uniforme apo periudhë me simptome të
theksuara. Kjo periudhë mund të ketë fillim të fshehur apo pa ndonjë
lidhje, më së shpeshti nga dyzetat e mesme gjer ato të vonshme.
Simptomet të cilat lajmërohen në atë periudhë, zakonisht vazhdojnë gjer
në periudhën e pas menopauzës.
Fillimi i menopauzës është periudhë e cila i paraprin menopauzës dhe e
karakterizojnë ndryshimet somatike dhe psikologjike, të cilat
lajmërohen në shkallë të ndryshme dhe të cilat ndikojnë në ndryshimet e
ciklit të funksionimit normal të vezoreve. Njohja e hershme e këtyre
simptomeve dhe përdorimi i testeve të përshtatshme për kontrollim, mund
të shtojë apo të zvogëlojë ndikimin negativ. Fillimi i menopauzës
zhvillohet shkallë-shkalleë dhe zakonisht mund të vërehet në të dyzetat e
mesme apo të vonshme.
Mjeku dhe pacienti ndonjëherë i injorojnë këto simptome. Shpesh është
e vështirë të ndahen simptomet e shkaktuara nga stresi, nga ato të
cilat mund të kenë lidhshmëri me nivelin e ulët të estrogjenit. Simptomi
më i rëndësishëm i fillimit të menopauzës tek disa gra, është cikli i
parregullt menstrual. Kjo paraqitet tek 90 % e grave, gjatë katër viteve
para fillimit të menopauzës.
Nëse cikli zgjat më pak se 26 ditë, menopauza fillon pak më herët (49
vjeç); nëse cikli zgjat më shumë se 33 ditë, menopauza fillon pak më
vonë (51,5 vjeç). Tek gratë të cilat konsumojnë duhan, fillon një-dy
vite më herët, se sa tek ato të cilat nuk e konsumojnë duhanin. Kjo
shpjegon efektin hipoksik në vezore apo destruktimin e folikulave në
vezoreve me hidrokarbone policistike nga tymi i duhanit.
Gjakrrjedhja jonormale është shkaktari më i shpeshtë i histerektomisë
dhe për këtë duhet vlerësuar me kujdes nëse cikli i çrregullt menstrual
në fillim të menopauzës është rezultat i nivelit të ulët të estrogjenit
apo është pasojë e problemeve patologjike.
Postmenopauza është periudha e cila fillon pas menstruacioneve të
fundit. Ndahet në atë të hershme, të vonëshme (pas moshës 70 vjeç dhe
quhet ende senium) dhe menopauzën kirkurgjike, e cila fillon me largimin
kirurgjik të të dy vezoreve.
Shenjat dhe simptomet e menopauzës
Amenorea:
simptomi më i dukshëm i ndërprerjes së ciklit të funksionimit të
vezoreve është amenorea afatgjate. Ndalja e ciklit menstrual tregon që
niveli i estrogjenit, të cilin e prodhojnë vezoret, nuk është i
mjaftueshëm të lëviz përhapjen endometriale.
Simptomet vazomotorike manifestohen në forme nxehtësie, djersitjeje
natën dhe palpitacioni, dhe këto paraqesin simptomet më karakteristike
të klimakteriumit.
Nxehtësia është simptom periodik, dhe përshkruhet si periudhë me
momente djersitjeje, sulm të nxehtit, shpesh përcjellet me të rrahura të
zemrës, ndjenjë shqetësimi dhe ndonjëherë përcjellet me ftohtësi. E
tërë kjo nuk zgjat më shumë se 2 – 3 minuta, por mund të përsëritet
madje gjer në 30 herë gjatë ditës. Ky simptom lajmërohet tek gjysma e
grave, tek të cilat ka filluar menopauza.
Çrregullimet e gjumit dhe ato psiqike
Ndryshimet
e gjumit ndodhin me kalimin e viteve tek të dy gjinitë. Megjithatë në
fillim të menopauzës, gratë kanë probleme të mëdha me gjumin dhe
pagjumësinë, të cilat janë të lidhura me mungesën e estrogjenit
endogjen. Insomnia është problem i shpeshtë tek gratë në perimenopauzë
dhe postmenopauzë. Estrogjenet endogjene luajnë rol të madh në gjendjen
emotive, sepse ndikojnë në aktivitetin e neurotransmiterëve qendrorë,
sidomos serotoninës.
Alfa-receptorët për estrogjene (ER) mbizotërojnë në hipotalamusin
ventramedial, ndërsa Beta-receptorët (ER) janë më të dendur në pjesën
paraventrikulare dhe supraoptike, hipokampus. Me kalimin e moshës, në
menopauzë vjen te rënia e vlerës së neurotransmiterit dhe
neuromodulatorit (neurosteroidet, prostaglandinet dhe
katehoestrogjenet). Njëkohësisht kemi rritje të vlerës së norepinefrinës
dhe somatostatinës.
Çrregullimet më të shpeshta psiqike janë: depresioni, ankthi, humbja e
koncentrimit, nervoza dhe humbja e dëshirës seksuale. Kjo u vu re se,
gratë që ishin më gjatë nën terapinë supstitucionale, më rrallë vuajnë
nga sëmundja Alzheimer, e cila është shkaku më i shpeshtë i demencionit.
Humbja graduale e kujtesës është manifestimi i parë klinik.
Flokët dhe lëkura gjatë menopauzës
Flokët përmbajnë receptorë estrogjenë, për këtë durojnë ndryshime kur vie gjer tek rënia e nivelit të estrogjenit.
Ndryshimet në lëkurë lajmërohen rreth të dyzetave, pesëdhjetave të
jetës. Me atrofinë graduale të epidermës, sidomos në pjesët të cilat
janë ekspozuar në dritë, vie gjer tek plakja e dukshme e lëkurës. Kemi
degjenerim të indeve kolagjene dhe elastike. Atrofia është e thatë, me
kruarje dhe lehtë irritohet. Rritja e qimeve shtohet në zonën e fytyrës,
ndërsa zvogëlohet në zonën pubike, aksile dhe atë të kokës.
Sistemi kardiovaskular
Sëmundjet
kardiovaskulare, përfshirë edhe sëmundjet e artierieve koronare dhe
cerebrovaskulare, edhe më tej paraqesin problemin më të madh, madje edhe
në vendet më të zhvilluara.
Këto sëmundje së bashku janë shkaktare të vdekjes, në moshën e grave
mbi 50 vjeç, mbi 50 %. Është vërtetuar që estrogjenet në mënyrë të
paqartë zvogëlojnë rrezikun nga ateroskleroza. Nga kjo arrijmë në
përfundim që sëmundjet kardiovaskulare janë madje për 6 -7 herë më të
rralla tek femrat se sa tek meshkujt e po asaj moshe. Në postmenopauzë,
nga mungesa e estrogjenit, shpeshtësia e sëmundjeve kardiovaskulare
rritet, sepse arterioskleroza përparon shumë shpejtë

Similar topics
» Menopauza mashkullore: Mit apo realitet?
» Menopauza nuk eshte e vetmja fajtore e ngritjes ne peshe
» Menopauza nuk eshte e vetmja fajtore e ngritjes ne peshe
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi