Pushimet e senatorit italian, grekët e ndalojnë në det për flamurin shqiptar
Faqja 1 e 1
Pushimet e senatorit italian, grekët e ndalojnë në det për flamurin shqiptar
ROME-Raportet
greke-shqiptare, pasojat e të cilave shumë shqiptarë i kanë vuajtur në
kufi, kanë pasur të dielën një “viktimë” italiane. Senatorin Alberto
Maritati (PD) që prej 40 vjetësh shkon e vjen në Greqi, në një ishull të
të cilës ka edhe shtëpi.
Lajmin e japin mediat lokale të
Puglies nga është senatori, për të cilat thotë: “Për një flamur kortezie
të ngritur në barkë (është fjala për flamurin shqiptar) të padëshiruar
nga pala tjetër (greke) që tregohet ofenduese, mendjembyllur dhe
provokuese. Jam shumë i hidhëruar. E dua Greqinë, vij këtu prej 40
vjetësh por ajo që më ndodhi më ka tronditur pa masë. Dhe qëllimi ynë
ishte një shëtitje e thjeshtë në det të hapur në një të diel të nxehtë
gushti”.
Senatori ndodhej në ishullin grek Erikoussa ku ka një
shtëpi dhe shkon rregullisht për pushime. Ai vendos të dalë me disa miq
me barkën e tij, 12-metërshe që mban flamur italian. Mes njëmbëdhjetë
miqve “edhe një familje shqiptarësh që prej 20 vjetësh banon në ishullin
grek, dy gra shqiptare njëra me shtetësi italiane, tjetra studente në
Universitetin e Salentos”, që të gjithë me dokumente të rregullta.
Senatori tregon se në ujërat mes Sarandës dhe Korfuzit është e lehtë të
ngatërrohesh e të hysh herë në ato shqiptare e herë të lundrosh në ato
ndërkombëtare apo greke.
Ndodh që papritur anija përfundon në
ujëra shqiptare ku një vedetë i kërkon të dijë pse nuk kanë ngritur
flamurin shqiptar. Zakoni e do (por nuk është e detyrueshme) që kur
hyhet në ujëra kombëtare, veç flamurit të vendit tënd të ngrihet edhe ai
i vendit në ujërat e të cilit ndodhesh në shenjë nderimi. “Ne u kërkuam
ndjesë, ata na kontrolluan dokumentet, panë që ishte gjithçka në
rregull, na i dorëzuan të vulosura bashkë me një flamur kuq e zi dhe u
duk se gjithçka mori fund aty. Por nga ai çast nisën problemet tona me
palën greke” tregon senatori.
Me flamurin shqiptar të ngritur
krahas atij italian i drejtohemi ishullit Erikoussa, por me të hyrë në
ujërat greke i menjëherëshëm kontrolli grek: “Na pyetën pse kishim
flamurin shqiptar, u shpjeguam që jemi barkë italiane. Na kërkuan
dokumentet e nga ai çast nisën të na trajtonin shumë keq. Na shpjeguan
që duhet t’i ndiqnim në Korfuz, ndërsa njëri prej tyre simulonte gjestin
e vënies së prangave. Dukej sikur kishim të bënim me një vend armik”
kujton senatori. Dyshimi i ngritur nga pala greke – i pajustifikuar –
ishte ai i futjes në Greqi i emigrantëve klandestinë. Me të mbërritur në
Korfuz, Maritati nuk duron dot më e vë në lëvizje diplomacinë: ndërhyn
një konsull dhe ambasadori italian në Greqi dhe incidenti mbyllet. Por
senatorit i mbetet shija e hidhur:
“Nuk arrij të kuptoj këtë
kokëtrashësi e gjithë këtë gjendje emergjence të grekëve ndaj
shqiptarëve. Është herë e parë që më ndodh një gjë e tillë në 40 vjet që
vij në Greqi”.
(ShqiptariItalise/BalkanWeb)
Similar topics
» Serbët djegin flamurin shqiptar, reagojnë ambasadat
» Video – lajm: Pasi mund serbin në UCF fight, shpalos flamurin shqiptar
» Aurel Amzai: 'Une jam shqiptar dhe ndjehem shqiptar'
» 7 vjeçarit ja ndalojnë mjekët të qeshë, rrezikon atak kardiak
» Deti i pushtuar nga greket
» Video – lajm: Pasi mund serbin në UCF fight, shpalos flamurin shqiptar
» Aurel Amzai: 'Une jam shqiptar dhe ndjehem shqiptar'
» 7 vjeçarit ja ndalojnë mjekët të qeshë, rrezikon atak kardiak
» Deti i pushtuar nga greket
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi