Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shijoni pishinat pa friken e infeksioneve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shijoni pishinat pa friken e infeksioneve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shijoni pishinat pa friken e infeksioneve

2 posters

Shko poshtë

Shijoni pishinat pa friken e infeksioneve Empty Shijoni pishinat pa friken e infeksioneve

Mesazh nga Almira Wed 29 Aug 2012 - 4:34

Shijoni pishinat pa friken e infeksioneve 1omvm9
Nje hedhje ne pishine per te gjetur pak shpetim nga i nxehti do t’u pelqente te gjitheve, por cfare rreziku na pret pas kesaj? A jane te verteta shqetesimet e njerezve per ujin e pishinave? A ekziston mundesia e prekjes nga ndonje semundje infektive dhe si mund te shmanget kjo? Keshilla te dobishme qe do t’ju bejne te lini menjane friken, vijne ne faqet e Summer Pages...

Semundjet infektive ne pishina
Semundjet me te zakonshme qe vijne nga larja ne pishina, sipas specialisteve jane infeksionet e veshit dhe llojet e ndryshme te infeksioneve te lekures, te favorizuara nga prania e mikroorganizmave te padukshme ne uje.

Te gjitha keto vijne nga mirembajtja e dobet e impianteve te pastrimit, si dhe nga temperatura e papershtatshme e ujit. Specialistet thone se shkak per keto semundje jane edhe sekrecionet e ndryshme nga trupi i njeriut. Por rreziku me i madh vjen nga prania e bakterit stafilokok qe gjendet ne lekuren e demtuar, pra kur kemi ndonje plage apo te vrare.

Keshillat, ja cfare nuk duhet te beni ne pishina
Patrizia Laurent, doktoreshe e higjienes ne Universitetin Katolik te Romes keshillon: “Mos u lani kurre ne pishine, kur keni nje plage te hapur; ndotet uji i saj”. Kur keni temperature, nuk duhet te shkoni ne pishine, e njejta gje edhe kur keni nje dhimbje te thjeshte fyti. Keto raste, sipas specialisteve perbejne kushtet ideale te rritjes se stafilokokut.

Per te reduktuar deri ne minimum riskun e infeksioneve, edhe nje dush i thjeshte para larjes mund te beje shume. Ndoshta nuk e dinit, por eliminon 80% te flores bakteriale tranzitore qe kemi thithur pa e ditur as ne.

Ashtu sic kane vertetuar shume hulumtime, klori nuk mjafton per te siguruar higjienen totale ne pishine. “Nje shembull i mirembajtjes se dobet ne pishina eshte shfaqja e legionelles, nje bakter qe riprodhon veten ne temperatura nga 20 grade celsius deri ne 45 grade celsius. Ky mikroorganizem rritet brenda impianteve hidraulike, duke u perhapur edhe ne dushe e rubinete”, - shton doktoresha Laurenti.

Dezinfektuesit me baze klorin formojne kompozime organoklorikale, te cilat nese thithen ne sasi te medha nga personat qe notojne mund te shkaktojne ekzema dhe skuqje te lekures.

Deshira per te gezuar pishinat, nuk perben me nje problem. Mjafton thjesht te veme ne veprim ato pak keshilla te thjeshta qe zvogelojne ne minimum rrezikun e infeksioneve te bezdisshme.

Almira
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 257
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 25/10/2011
Mosha Mosha : 35

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Shijoni pishinat pa friken e infeksioneve Empty Re: Shijoni pishinat pa friken e infeksioneve

Mesazh nga Anakonda Tue 18 Sep 2012 - 5:53

ehu kom pertu me shku npishina per ket vit
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi