Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Retorika e urrejtjes ndaj Myslimanëve nxit dhunën. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Retorika e urrejtjes ndaj Myslimanëve nxit dhunën. People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Retorika e urrejtjes ndaj Myslimanëve nxit dhunën.

2 posters

Shko poshtë

Retorika e urrejtjes ndaj Myslimanëve nxit dhunën. Empty Retorika e urrejtjes ndaj Myslimanëve nxit dhunën.

Mesazh nga WebMaster Thu 30 Aug 2012 - 23:44

Retorika e urrejtjes ndaj Myslimanëve nxit dhunën.


Nga Anya Cordell
Urrejtja është në modë kohët e fundit – por një modë tepër e rrezikshme.
Katër ditë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 3 burra të pafajshëm,
(Sikh, Mysliman, dhe i Krishterë Egjiptian) u vranë. Vrasësi i viktimës
Sikh ishte betuar të “vriste kokë çarçafët” dhe qëlloi personin e parë
me turban që pa.
Një burrë Hindu u vra më 4 Tetor, 2001, dhe ne sapo shënuam 10 vjetorin e
ditës kur një mysliman i ri i jashtëzakonshëm, Rais Bhuiyan, u verbërua
në njërin sy dhe u la si i vdekur.
Edhe tani, shumica a artikujve që përmendin myslimanët vazhdojnë të
tërheqin komente, shumë prej të cilëve në mënyrë gjenocidale thërrasin
“ti vrasim të gjithë”. Reja anti-myslimane përshkon atmosferën tonë;
ngjyros perceptimet tona, nxit rrugaçërinë, sulmet dhe politikat e
paragjykuara.
Bhuiyan punoi pa lodhur, megjithëse pa sukses, për të parandaluar
ekzekutimin e gati-vrasësit të tij, Mark Stroman, një “patriot qafë-kuq”
(shprehje amerikane që u referohet banorëve të jugut të Amerikës,
sidomos atyre të zonave rurale) i vetë deklaruar dhe mburrës. Në gjyqin e
tij, Stroman u tregoi gishtin e mesit dy vejushave që mbanin zi për
burrat e tyre të vrarë nga ai.
Por dhembshuria e Bhuiyan-it e transformoi vrasësin. “Në atë kohë në
Amerikë të gjithë po thonin “t’iu biem” – por nuk dinim kujt ti binim,
ne thjesht po mbështeteshim në stereotipe,” i tha Stroman një reporteri.
“Unë i paragjykova të gjithë myslimanët si terroristë dhe kjo ishte e
gabuar.” Momente para se të ekzekutohej, Stroman tha “Urrejtja po
vazhdon në këtë botë dhe duhet ndaluar. Urrejtja shkakton një jetë të
tërë me dhimbje.”
Do doja që Stroman të ishte gjallë për tu predikuar pendimin e tij atyre
që po shkruajnë, bërtasin, mbledhin vota, dhe bëjnë pare në kurriz të
fushatës së vazhdueshme kundra gjithë myslimanëve. Si Stroman,
komentimet e tyre shënjojnë pa kujdesje për natyrën e vërtetë të atyre
të cilët këta komentues do dëmtonin, ose do frymëzonin të tjerët për të
dëmtuar. Viktimat e tyre konsiderohen fajtorë vetëm për shkak së janë
lindur myslimanë.
Muajin e kaluar, unë isha folësja e vetme hebreje në një konferencë
kryesisht myslimane (United for Change). Çdo folës e dënoi 11 shtatorin
dhe sulmet mbi të pafajshmit. Secili pranoi të ketë mizori të kryera
prej disave që në mënyrë të padrejtë e kanë uzurpuar Islamin dhe u
distancuan prej këtyre kriminelëve. Kjo ështe diçka që të Krishterët dhe
Hebrejtë duket se nuk kanë nevojë ta bëjnë sa herë që dikush nga feja e
tyre kryen një krim.
Në përfundim, ne lexuam Deklaratën e Dhembshurisë. Gruaja tjetër në
podium mbante një shami koke. Disa nga klerikët kishin veshur rroba të
gjata dhe turbanë të mëdhenj, nga ata që shpesh karikaturohen në
karikatura anti-myslimane. Imazhi ishte tamam për islamofobët, që
shkrepëtijnë kundra çdo gjëje myslimane.
Ama, ajo gruaja dukej si Nënë Tereza ose Maria, dhe klerikët nuk ishin veshur më çuditshëm se Papa.
Një grua e re në konferencë më tregoi se nëse dikush është i devotshëm, i
duket sikur poshtë shamisë ka një kondicioner në ditët e nxehta. Unë
besoj se e njëjta paisje magjike ndodhet nën turbanët e Sikh-ve, nën
kapotat e zeza anakroniste dhe kapelet me strehë pellushi të burrave
ortodoksë Hebrej dhe nën parruken e grave ortodokse Hebreje , apo dhe
nën kapotën e Papës. Ndoshta Dalai Lama ka një ngrohëse magjike nën
pëlhurën e tij të pambuktë në ditët e ftohta, dhe sfidat e veshjes,
përfshi dhe të dukurit “ndryshe” janë diçka rreth së cilës ky grup i
çuditshëm mund të formojë një aleancë.
Ne duhet të jemi aleatë për njëri-tjetrin. Unë mora çmimin Spirit of
Anne Franke Award; për programet dhe punën time si një aleat, pas 11
Shtatorit – historia ime gjendet tek “Where the Anti-Muslim Path Leads”
dhe (My) Life, Etc. (Post 9/11). Unë vlerësoj shumë shokët jo-hebre të
cilët e fshehën dhe mbështetën familjen e Anës që më frymëzuan mua për
të përqafuar nevojën për të kapërcyer boshllëqet në emër të njerëzve të
feve dhe etnive të tjera. Unë e di që Raisi dhe familjet e viktimave të
krimeve të urrejtjes do ishin aleatët e mij nëse fatet do përmbyseshin.
Nëse ata që janë të investuar në nxirjen e myslimanëve do bënin një
pushim dhe do dëgjonin me kujdes, unë besoj se nuk do ishin më
anti-myslimanë instinktivë. Islamofobët, sidoqoftë, e mohojnë
islamofobinë, ndërsa e nxisin atë. Dhe ata duken të patrazuar nga dhuna,
përveç se kur ajo shkaktohet nga myslimanët.
Ata të cilët shkaktari i masakrës së Norvegjisë kreditoi me frymëzimin e
sulmeve të tij të egra, nuk pranojnë asnjë influencë, duke hedhur
dyshim e llafe të këqija në drejtim të viktimave, duke i etiketuar ata
si myslimanë apo “multi-kulturalistë”. (Një faqe e cila raporton sulmet
anti-myslimane çdo ditë ështëIslamophobia Today eNewspaper).
Ashtu si me mohuesit e Holokaustit, provat nuk i ndalojnë ata që
etiketojnë gjithë myslimanët. Por vetëm pse shumë njerëz bërtasin për
diçka kjo nuk e bën atë të vërtetë. Fushata të tilla paragjykuese nga
intelektualët, e liderët socialë e politikë kanë shënjestruar Indianët e
Amerikës, Afro-Amerikanët, Hebrejtë, Japonezo-Amerikanët etj. Këto
raste shkaktuan shkatërrim të paparë, deri sa u zbuluan si të pavërteta
dhe të tmerrshme deri në ekstrem. Menjëherë pas rracizmit, vrasjeve, dhe
gjenocidit, mësime të thella janë nxjerrë shpesh, por shumë vonë për të
kthyer mbrapsht atë që nuk zhbëhet.
Megjithëse unë vazhdoj të kem shpresë, logjika duket se nuk funksionon
tek islamofobët. Derisa myslimanët janë 1/5 e popullsisë së botës, ata
do ishin duke shkaktuar rrëmujë masive në të gjithë botën, nëse qëllimi i
tyre i errët do ishte dominimi dhe shkatërrimi i gjithë jo-myslimanëve.
Qartësisht nuk është kështu.
Në konferencë, unë nuk dëgjova kurrfarë urrejtje të drejtuar ndaj
ndonjërit. Ama, myslimanët vazhdimisht etiketohen si urrejtës, dhe
prandaj meritues të urrejtjes, sipas islamofobëve.
Deklarata e Dhembshurisë na kujton atë që ka më shumë kuptim në këtë
botë të çmendur: Atë që e urren për veten tënde, mos ia bëj komshiut
tënd. Unë nuk mund të them diçka më të mirë se ky Rregull i Artë, por
unë do bëja dhe këtë pyetje:
Nëse urrejtja është problemi – siç ishte më 11 shtator – si mund të jetë urrejtja zgjidhja?

Anya Cordell është marrësja e çmimit Anne Frank Award, për punën e saj
kundra etiketimit të cdo lloj grupi si “tjetri”. Ajo është autorja e
RACE: an OPEN & SHUT Case, dhe prezanton prrograme kundra gjykimit
të vetes dhe të tjerëve në bazë të pamjes, ksenofobisë, stereotipeve,
talljes, rracizmit, dhe çdo lloj forme paragjykimi. Pas 11 shtatorit,
Anya sëbashku me njerëz të cilët nuk i njihte më parë themeloi The
Campaign for Collateral Compassion për të tërhequr vëmendjen ndaj
sulmeve kundra Myslimanëve, Sikhëve, Hinduve etj. Për më tepër Appearance-ism Programs - Author:RACE: An Open & Shut Case*(see Services page)
Marre nga Washington Post.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Retorika e urrejtjes ndaj Myslimanëve nxit dhunën. Empty Re: Retorika e urrejtjes ndaj Myslimanëve nxit dhunën.

Mesazh nga Anakonda Tue 4 Sep 2012 - 21:29

e pr E PRA NJERZ QE SKUPTOJN ASGJO E BEJN 1 GJEST TE TILL
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi