Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shperthimi i urrejtjes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shperthimi i urrejtjes People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shperthimi i urrejtjes

Shko poshtë

Shperthimi i urrejtjes Empty Shperthimi i urrejtjes

Mesazh nga An0nim Fri 5 Jul 2013 - 2:45

NGA IMER MUSHKOLAJ

Për urrejtjen e të frustruarve nga feja e ideologjia. Për islamin “tim” dhe islamin e “atyre”. Për shoqërinë dhe shtetin çfarë e duam
.


Asnjëherë nuk kam marrë më shumë akuza, sharje, fyerje e kërcënime për ndonjë shkrim në gazetë, sesa javën e kaluar. Në telefon, email e Facebook çfarë s’më kanë thënë e si s’më kanë quajtur. Të prezantuar si “myslimanë të vërtetë”, “luftëtarë të islamit” më kanë paralajmëruar se do ta pësoj keq kur ata të vijnë në pushtet. Më kanë shpallur luftë. Më kanë kërcënuar edhe me vdekje.
Për ditë të tëra jam shndërruar në njeriun më të urryer në debatet e tyre nëpër portale interneti, në personazhin më të përmendur në web faqet që propagandojnë islamin si fe të paqes e të mëshirës. Krejt shkaku i shkrimit të botuar javën e kaluar, në këtë gazetë, në të cilin tërheqja vëmendjen për rrezikun që i kanoset Kosovës nga radikalët islamikë.
Në mesin e atyre që më kanë fyer, sharë e kërcënuar ka pasur të atillë që më kanë akuzuar si njeri të shitur dhe antiislamist, që po shkruakam për para të majme, paguar nga kushedi kush. Nga Izraeli. Edhe nga Serbia. Të tjerë më kanë cilësuar antikombëtar, tradhtar e islamofob.
Gjithë ky shpërthim urrejtjeje ndaj meje vetëm për shkak se, si qytetar i lirë i këtij vendi, kam shprehur një mendim të lirë për lirinë e këtyre njerëzve që t’i realizojnë qëllimet e tyre, aspak fisnike, të papenguar nga askush.
Feja, besimi janë personale, shpirtërore. Ashtu si dhe praktikimi i besimit të gjithësecilit dhe komunikimi që gjejnë me atë që i besojnë. Por kur cilado fe, cilido besim keqpërdoret nga dikush për agjenda të ndryshme (edhe politike), me qëllimin që të ndryshojnë edhe identitetin e një shoqërie, një vendi, atëherë kemi të bëjmë me diçka tjetër. Diçka që këtyre njerëzve iu dhemb kur u thuhet publikisht. Qoftë edhe nga një qytetar i rëndomtë që, thjesht, brengoset se në çfarë shoqërie do t’i rriten fëmijët nesër. Atëherë ata sulmojnë, kërcënojnë e akuzojnë, duke menduar se në këtë mënyrë mund t’ua ndalojnë të tjerëve që nuk mendojnë si ata edhe të shprehen lirshëm.
Unë nuk kam fobi ndaj islamit, as ndaj identitetit tim fetar e kombëtar. Por po, kam fobi ndaj keqpërdoruesve të fesë. Ndaj atyre që bëjnë keq në emër të fesë. E shumica e atyre që kërcënojnë duket se kanë fobi nga vetja, nga identiteti i tyre.
Mund të ndodh që edhe mallkojnë veten pse kanë lindur në Kosovë, e jo diku tjetër. Diku ku do të mund të ndiheshin më rehat me mënyrën e praktikimit të besimit të tyre dhe ku nuk do të kishin nevojë të përpiqen që t’u imponojnë të tjerëve diçka që ata e ndiejnë se nuk është e vetja.
Unë ndihem rehat këtu ku jetoj. Jam rritur në një mjedis normal fetar, kam lexuar dhe vazhdoj të lexoj për islamin dhe për fe të tjera. Nuk më pengon askush pse i takon një feje a etnie tjetër. Për mua Skënderbeu nuk është tradhtar, që i paska luftuar osmanët, e as Nënë Tereza nuk është Kujdes, që i paska ndihmuar të sëmurët. Por, si të gjithë njerëzit e vetëdishëm e të ndërgjegjshëm, nuk mund të hesht kur shoh se ç’po ndodh rreth nesh.
Nuk mund të hesht kur shoh si përpiqen t’i keqpërdorin fëmijët “në emër të fesë”.
Nuk mund të hesht kur përhapet urrejtje “në emër të fesë”.
Nuk mund të hesht kur propagandohet luftimi i tjetrit “në emër të fesë”.
Nuk mund të hesht kur propagandohet jotoleranca dhe dhuna “në emër të fesë”.
Të fesë islame, në këtë rast.

* * *
Më ka ardhur keq për nivelin e gjuhës dhe kulturës së shumicës së atyre që më kanë fyer, sharë e kërcënuar. Një shqipe që më së paku mund të quhet e tillë dhe që të krijon përshtypjen se njerëzit që e kanë shkruar nuk lexojnë sa duhet. Madje as aq sa për të mundur të debatojnë normalisht. Por, ja që të tillët janë të gatshëm të hedhin helm e vrer kur i prek në tel.
Këto janë vetëm disa nga cilësimet që m’i kanë bërë komentuesit / kundërshtuesit e shkrimit tim – bashkëkombasit dhe bashkëfetarët e mi: “dashakeq i islamit”, “shka”, “shka shqipfolës”, “shkërdhatë !!!!!!!!!”, “narkoman”, “pijanec”, “qen”, “i shitur”, “i asimiluar”, “i pafe”, “tradhtar”, “sorosist”, “majmun”, “adhurues i djallit”, “hipokrit”, “tuc”, “i prishtë”, “argat i djallit”, “racist”, “ma shka se shkijet, t’bijtë e shkinave”, “i korruptuar”, “i pamend”, “balosh”, “antikombëtar”, “mercenar antifetar e antishqiptar”, ”i pamoralshëm”, “hajvan”, “i paguar nga qarqe çifute”, “i poshtër”, “monstrum”, “ndyrësisë”, “qafir”, “idiot”, “budallë”, “teveqel”, “komunist”. Plot të tjera sharje që më janë adresuar nuk më lejon etika t’i bëj publike këtu. Sikurse as disa nga kërcënimet e poshtra dhe perverse - edhe më të poshtra se ato të stilit “kemi me të kallë në zejtin të nxehtë” ose “kemi me të rrjepë si qen”.
Unë e di se kjo gjuhë dhe këto cilësime nuk i takojnë një myslimani të mirë. Më tepër dalin nga gojët e njerëzve të frustruar dhe të shituar dogme e ideologjie. Sepse, islami është fe e paqes dhe e tolerancës. Si të tillë e njoh unë, e jo si fe të urrejtjes, kërcënimeve e dhunës.
Ky nuk eshte islami im.

Marre nga Gazeta Ekspress
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi