Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ndërron jetë profeti i vetëshpallur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ndërron jetë profeti i vetëshpallur People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndërron jetë profeti i vetëshpallur

2 posters

Shko poshtë

Ndërron jetë profeti i vetëshpallur Empty Ndërron jetë profeti i vetëshpallur

Mesazh nga Emona Mon 3 Sep 2012 - 23:24

Ndërron jetë profeti i vetëshpallur F1_03prof1346686874
I vetëshpallur profet dhe udhëheqësi i Kishës së Bashkimit, Sun Myung Moon, ndërroi jetë ditën e hënë në moshën 92-vjeçare.

Praktikat e tij fetare ishin bërë të famshme nëpërmjet ceremonive masive të martesave, në të cilat me mijëra çifte lidheshin në martesë njëkohësisht, ndonëse nuk e njihnin njëri-tjetrin, pas një kombinimi të bërë nga kisha.

Sipas Moon, kombinimi i bazuar në kritere të panjohura për publikun ishte një garanci për një martesë të shëndetshme.

Myung Moon pretendonte se me miliona persona ishin anëtarë të kishës së tij në të gjithë botën, por kritikët nuk rreshtën së e akuzuari për “shpëlarje” të trurit dhe përfitim nga profetizimet e rreme.

Kisha me qendër në Seul, kryeqyteti i Koresë së Jugut, ka disa dhjetëra besimtarë edhe në vendin tonë.

Moon ndërtoi gjatë jetës së tij një perandori ekonomike, duke ngritur gazeta, fabrika armatimi, universitete dhe menca e kompani ushqimore.

92-vjeçari vuante prej dy javësh prej pneumonisë. Një zi 13-ditore u shpall nga Kisha e Bashkimit, ndërsa funerali i tij u programua në 15 shtator.

”Ai ishte babai unë dhe një profet i dërguar nga Perandia. Trupi i tij u krijua posaçërisht nga Zoti, prandaj shpresonim që do të jetonte përtej një shekulli”, deklaroi ndihmësi i tij, Bo Hi Pak, për gazetarët.

Djali më i ri i Moon, Hyung-jin Moon, është shndërruar në pasardhësin e tij në krye të kishës.

I lindur në Korenë e Veriut, Moon gjithmonë pretendoi se në moshën 15-vjeçare i erdhi frymëzimi hyjnor dhe se që prej atëherë fliste me Zotin./koha.net/

Ndërron jetë profeti i vetëshpallur 03prof1

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndërron jetë profeti i vetëshpallur Empty Re: Ndërron jetë profeti i vetëshpallur

Mesazh nga Anakonda Tue 18 Sep 2012 - 5:17

ti rrojn te afermit e ato qe ai ka perzemer...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi