Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dritëhijet e Facebook, varësia, miqësitë e rreme dhe komunikimi . People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dritëhijet e Facebook, varësia, miqësitë e rreme dhe komunikimi . People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dritëhijet e Facebook, varësia, miqësitë e rreme dhe komunikimi .

2 posters

Shko poshtë

Dritëhijet e Facebook, varësia, miqësitë e rreme dhe komunikimi . Empty Dritëhijet e Facebook, varësia, miqësitë e rreme dhe komunikimi .

Mesazh nga WebMaster Wed 5 Sep 2012 - 9:30

Facebook është një nga kompanitë teknologjike më në modë në botë dhe vlerësimi më i fundit për të është 50 miliardë dollarë.

Ndërsa hyjmë në dekadën e dytë të shekullit të 21, rrjetet sociale në internet janë bërë tashmë pjesë e jetës.

Facebook
ashtu si dhe Twitter dhe Linked In janë ndoshta rrjetet më të përhapura
në perëndim, por çdo vend ka të preferuanin e vet. Por a na kanë
ndryshuar këto rrjete jetën tonë? Apo a janë këto vetëm një mjet tjetër
për të na ndihmuar ne që të rrimë në kontakt me jetën moderne?

Facebook
lindi si një projekt në një konvikt në Harvard për të ndihmuar
studentët të mbajnë lidhje me njëri-tjetrin dhe tashmë është kthyer në
një fenomen global.

Midis përdoruesve ka njerëz që janë si mbi 45
vjeç ashtu dhe nën 24 vjeç. Por a është mirë për ne që të përdorim
rrjete të tilla sociale interneti?

Clara Shih, autore e librit "Mosha e Facebook-it" ka folur në favor të rrjeteve të tilla që nga viti 2007.

"Nuk
mendoj se është mirë apo keq. Është hapi tjetër në evoluimin e
komunikimit. Ashtu si dhjetë vjet më parë na u desh të mësonim e-mailin
dhe internetin, sot na duhet të mësojmë median sociale. Kjo është një
mënyrë e re e vendosjes së kontakteve me njerëz, e aksesit të
informacionit, të portretizimit se kush jemi ne, si personalisht ashtu
dhe profesionalisht."

Clara thotë se ajo vetë ka rreth 5000 miq
në Facebook, një shifër që vërtet të bën të mendosh. A janë ata vërtet
miq? Por sipas saj çdo gjë varet në atë se çfarë quan ti mik.

"Jam
dakord me atë që nuk është as mirë dhe as keq. Rasti më ekstrem është
dikush që rri pa pushim në Facebook dhe ne kemi parë të botohen raste të
njerëzve që janë shtruar në spitale psikiatrike. Njerëz që nuk mund të
rrinin pa kontrolluar Facebook-un, pa ndryshuar statusin e tyre edhe për
5-10 minuta. Ky është skenari më i keq. Por ka edhe shumë anë pozitive
dhe unë mendoj se Facebook po nxjerr në pah faktin se ne jemi kafshë
sociale dhe psikologë të evolucioneve e kanë ditur prej kohësh se ne
kemi mundësi të kemi 140-150 miq. Ky është edhe numri mesatar i miqve që
njerëzit kanë në botën e Facebook-ut.

Në 2010, Facebook
zhvendosi edhe Google si faqja më e vizituar në SHBA dhe afro një në
katër reklama të ndjkura në SHBA ishin në faqen e Facebook-ut.

Hannal
Pool është shkrimtare që kohët e fundit ka shkruar një artikull mbi
miqësinë dhe prishjen e miqësive për gazetën Guardian.

Ajo mendon
se Facebook është për njerëzit që njeh, miq etj, ndërsa Twitter është
për këdo që do të lexojë çfarë shkruajnë të tjerët.

"Në Twitter
janë thjesht mendimet e mia dhe çfarë po më ndodh gjatë ditës, gjëra që
kam parë dhe vëzhguar. Unë kam një grup njerëzish me të cilët kam miqësi
vetëm në Twitter. Unë takova një grua në një festë dhe kur më tha emrin
e dija menjëherë se çfarë kishte bërë ajo më herët gjatë ditës, pasi
unë e ndejk atë në Twitter dhe ajo më ndjek mua në Twitter."

Ajo më tej shton:
"Ju
mund të keni aty romanca të shkurtra. Ti mund të biesh në dashuri me
njerëzit që ti më herët mendoje se i urreje, ashtu si dhe e kundërta.
Mund të urresh njerëzit që ti mendoje se ishin fantastikë. Gjithashtu
qëkur kam filluar të ndjek Twitter-in, jam e informuar më mirë se çdo
herë tjetër."

Por këto faqe social sipas shumë përdoruesve dhe
specialistëve janë kthyer në platforma të njerëzve të ndryshëm . Shumë
me anë të blogjeve të tyre kanë bërë karriera dhe janë bërë të famshëm,
atëherë kur nuk i njihte askush. Përsëri Tomas Chamorro Premuzic:

"Absolutisht.
Edhe personat e njohur që përdorin si platformë median më tradicionale
si TV, Radion, tashmë e përdorin dhe mund të them po abuzojnë me
Twitter-in. Demi Moore psh është ndoshta rasti më i njohur. Facebook
është kthyer në enciklopedi për njerëzit e zakonshëm. Mund të gjesh këdo
aty dhe mund të shohësh lloj-lloj fotografish si dhe ndodhi për jetën e
tyre si të ishin të famshëm. "

Dhe të gjithë janë të sigurt se
Facebook apo edhe faqe të tjera sociale vetëm se do të shtohen më tej.
Ndoshta kjo është dhe arsyeja se pse tashmë Facebook ka vlerë prej 50
miliardë dollarësh. bbc
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dritëhijet e Facebook, varësia, miqësitë e rreme dhe komunikimi . Empty Re: Dritëhijet e Facebook, varësia, miqësitë e rreme dhe komunikimi .

Mesazh nga Anakonda Thu 13 Sep 2012 - 0:15

i maj shoket ne fb sa me thon;jo se jom tu ro mren me naj njonin;sa per numer i kom...sjom kalamo me mrrejt se jom shum inteligjente..
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi