Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shpata dhe përkrenarja ndoshta nuk janë të Skënderbeut? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Shpata dhe përkrenarja ndoshta nuk janë të Skënderbeut? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shpata dhe përkrenarja ndoshta nuk janë të Skënderbeut?

Shko poshtë

Shpata dhe përkrenarja ndoshta nuk janë të Skënderbeut? Empty Shpata dhe përkrenarja ndoshta nuk janë të Skënderbeut?

Mesazh nga WebMaster Tue 11 Sep 2012 - 21:32

Shpata dhe përkrenarja ndoshta nuk janë të Skënderbeut? Perkrenarja_dhe_shpata_e_Skenderbeut_sillen_ne_Shqiperi_per_100_vjetor



Kuratori shqiptar Frederik Stamati thotë se po punon për të zbardhur të
vërtetën rreth dyshimeve që janë hedhur më parë për origjinalitetin e
shpatës së Skënderbeut, e cila ndodhet në Muzeun Historik të Artit në
Vjenë. Bashkë me përkrenaren e famshme me brirë të dhisë, ajo do t’i
huazohet Tiranës për ekspozim nga ky muze, në kuadër të shënimit të
100-vjetorit të Pavarësisë.

Mediat shqiptare kanë cituar shefin e
Laboratorit të Arkeometrisë dhe Restaurimit në Shqipëri, Stamati të
thotë se studimi i tij, është teknik dhe jo historik, dhe do të zbardhë
një sërë çështjesh, të cilat nuk janë thënë ndonjëherë dhe do të
ndihmojnë variantet e vërtetësisë së tyre.

“Nuk e kam përfunduar ende këtë studim”, ka thënë Stamati.

Ai
ka bërë të ditur se Muzeu i Vjenës disponon dokumentacionin e blerjes
së këtyre armëve të Skënderbeut dhe se si janë trashëguar.

“Arsyet
se pse ngrihet nga ndonjë person ndonjë dyshim mendoj se janë të
karakterit dokumentar, që kërkojnë të rrisin sigurinë. Nganjëherë
skeptikët të shtyjnë të ecësh përpara dhe bëjnë më shumë mirë se sa dëm,
sepse i afrohesh më pranë të vërtetë, ndoshta pikërisht asaj. Unë për
këtë po punoj”, ka thënë Stamati.

Ka qenë i pari Konica ai që
kishte shprehur dyshimet për origjinalitetin e armëve të heroit kombëtar
që ndodhen në Vjenë. E të njëjtën gjë e ka bërë edhe historiani Oliver
Schmitt, i cili ka bërë një studim të thellë mbi Skënderbeun.

Dy
shpata që ndodhen në Muzeun e Armëve në Vjenë - njëra e gjatë 90
centimetra dhe tjetra 31 centimetra – Schmitt, konsideron se nuk janë
përdorur nga Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Sipas historianit
Schmitt hulumtimi nga aspekti historik i arteve tregon se shpata e gjatë
është një armë tipike nga Bohemia, e cila zor se ka qenë pronë e
Skënderbeut.

“Arma më e shkurtër me teh të drejtë mund të jetë
prodhuar në Ballkan, por shënimi në arabisht është me gabime dhe
vështirë mund të merret me mend që Skënderbeu, i cili i njihte gjuhët,
do ta kishte pranuar një falsifikim të tillë”, shkruan Schmitt në
biografinë e Skënderbeut. “Kjo shpatë është një punim elegant dhe me
vlerë, si e tillë ajo mund të gjendet veç në koleksionet e sulltanëve në
Sarajin Topkapi. Përkrenarja, ndërkaq, sipas të gjitha gjasave është
prodhuar në Venedik në fillim të shekullit XVI dhe më vonë ka
përfunduar në koleksionin artistik të arqidukës Ferdinandit II në
kështjellën Ambras në Tirol”, shkruan më tej ai.

Schmitt supozon
se për shkak të formës së shkrimit në përkrenare ajo zor se mund të
jetë e shekullit XV, por, sipas tij, mbase origjinal janë brirët e dhisë
– elementi qendror simbolik, i cili tregon famën e Skënderbeut si Leka i
ri i Madh. Në dhjetor të vitit 1466, Skënderbeu nga Papa Pali II kishte
marrë dhuratë një shpatë elegante, por ajo nuk dihet ku ka mbetur.

Ndryshe,
pas shumë kërkesave të Shqipërisë, Muzeu Historik i Artit në Vjenë
është bindur të japë leje për ekspozim në kryeqytetin shqiptar armët e
heroit kombëtar. Tre specialistë nga ky Muze, Beaufort Christian, Selvia
Ferino dhe Florian Raunig, kishin vizituar më 23 korrik të këtij viti
Muzeun Historik Kombëtar, dhe sipas shefes së muzologjisë dhe historisë
në këtë institucion, ata kanë rënë dakord në parim për të sjellë në
Shqipëri armët e Skënderbeut.

Premtimi për të lejuar sjelljen e
këtyre eksponateve për ekspozim në Shqipëri, qe bërë nga ministri i
Jashtëm austriak, Mikael Spindeleger, gjatë një takimi që zhvilloi me
kryeministrin Sali Berisha në samitin e përvitshëm të Dubrovnikut, që u
mbajt në Kroaci në fillim të këtij muaji.

Kërkesa për të sjellë
në Shqipëri armët e Skënderbeut janë bërë disa herë që në kohën e Zogut,
së fundi edhe në kuadër të 600-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, mes
një sërë aktivitetesh të rëndësishme, u fol edhe për mundësinë që
Qeveria austriake t’i huazonte sa për ekspozim. Përgjigjja ka qenë
gjithnjë negative, duke theksuar se rregullat e muzeut nuk e lejonin
lëvizjen e objekteve të kësaj rëndësie që janë ekspozuar. Kjo do të jetë
hera e parë e ekspozimit të tyre në Tiranë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi