Ekzekutohet në krye të detyrës shefi i Komisariatit të Shijakut
3 posters
Faqja 1 e 1
Ekzekutohet në krye të detyrës shefi i Komisariatit të Shijakut
DURRES – Shefi i komisariatit të Policisë së Shijakut është vrarë me armë zjarri, sot rreth orës 18:00, gjatë një operacioni në Katund-Sukth të Durrësit.
Mësohet se kryekomisari, Adem Tahiraj, u qëllua për vdekje me breshëri automatiku gjatë një shkëmbimi zjarri me 2 persona që udhëtonin me një automjet tip Benz me targa të huaja..
Sipas burimeve jozyrtare, kryekomisari Tahiraj bashkë me një patrulle policie ndaloi mjetin për të kryer procedurat e kontrollit. Drejtuesi i makinës ka hapur zjarr ndaj patrullës së policisë, duke lënë të vdekur shefin e komisariatit të Shijakut. Efektivët e tjerë që shoqëronin zyrtarin e lartë të policisë, fatmirësisht nuk kanë marrë plagë.
Sipas policisë, gjatë shkëmbimit të zjarrit është plagosur edhe një kalimtare e rastit. Mësohet se e plagosura, Elena Ndokaj, 64 vjeç, është dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë, prej ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Pak minuta pas ngjarjes policia ka gjetur një makinë të braktisur, tip ‘Benz’ VG 140 HG, pranë vendit ku ndodhi vrasja, që dyshohet se i përket autorëve të krimit, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Burime nga policia konfirmojnë se autorë të dyshuar të vrasjes janë Ilir Xhakja, 38 vjeç, një person me precendentë penale, i dënuar 21 vjet heqje lirie dhe A Xhakja, 18 vjeç, nipi i 38-vjeçarit, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në krim.
Forca të shumta policore dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit kanë shkuar në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë. Aktualisht janë shoqëruar në polici disa dëshmitarë të rastit, për të dhënë detaje rreth ngjarjes, ndërkohë që po kontrollohen banesat ku mendohet se janë strehuar autorët.
Të dhëna personale mbi kryekomisar Adem Tahiraj
Shefi i Komisariatit të Policisë së Shijakut, Adem Tahiraj ka lindur në 31 shtator të vitit 1963 në Tropojë. Ai është diplomuar në fakultetin e Drejtësisë, dega Juridik, si dhe në Akademinë e Rendit në Tiranë.
Para emërimit të tij një vit më parë si shef i Komisariatit të Policisë së Shijakut, kryekomisari Tahiraj, babai i tre fëmijëve, ka kryer detyra të ndryshme në komisariatet e Polisisë së Kukësit dhe Tropojës.
Më pas ai ka kryer detyrën e shefit të Njësisë Operacionale në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Burime zyrtare nga Policia e Durrësit bëjnë të ditur se aktualisht, familja e kryekomisarit Adem Tahiraj jeton në Tiranë.
Deklarata e Policisë për vrasjen e Adem Tahiraj
Policia e Shtetit ka dalë me një version zyrtar mbi ngjarjen, duke njoftuar se ka identifikuar autorët e dyshuar të vrasjes së kryekomisarit Tahirajt.
“Sot, rreth orës 18:00, në vendin e quajtur Katund Sukth, gjatë një operacioni kontrolli për armëmbajtje pa leje, është goditur me armë zjarri automatik, Shefi i Komisariatit të Policisë Shijak, Kryekomisar Adem Tahiraj, i cili për pasojë ka humbur jetën. Pas aktit kriminal autorët, tashmë të identifikuar, u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Menjëherë në vendngjarje shkuan forca të shumta të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Durrës, si dhe forca të Repartit Special RENEA. Drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe drejtues të strukturave të Policisë së Qarkut Durrës kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë të ndjekin nga afër operacionin për kapjen e autorëve. Paralelisht, grupi i ekspertëve të hetimit ka filluar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të saj.”- bëri të ditur Policia e Shtetit.
Dëshmia e kalimtares së plagosur
64-vjeçarja e plagosur Elena Ndokaj pohoi se vrasja ndodhi pas një debati mes autorëve të krimit dhe shefit të komisariatit. Ajo konfirmoi se kryekomisari ka qenë brenda në makinë, kur është qëlluar me breshëri plumbash.
Prefekti i Durrësit: Tahiraj në një kontroll rutinë në zonë
Në një komunikim telefonik me NEWS24, Prefekti i Durrësit, Genc Alizoti, dënoi vrasjen e kryekomisarit Adem Tahiraj dhe bëri të ditur se ai ndodhej në një kontroll rutinë në zonën ku ndodhi krimi.
Prefekti konfirmoi se e plagosur ka mbetur një kalimtare e rastit. Sipas Prefektit Alizoti, e gjithë zona përreth vendit të vrasjes është e rrethuar nga forcat e RENEA-s dhe të policisë së rendit, dhe shtoi se në vendin e ngjarjes ndodhet edhe drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj dhe zyrtarë të tjerë të policisë.
(er.nu/BalkanWeb)

Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Ekzekutohet në krye të detyrës shefi i Komisariatit të Shijakut
Nuk behet fjale te jetohet me ne shqiperi ashtu si duhet vallai kan ikur njerezit ska mo as ligj as gje andej se di vetem se i degjoj shumicen qe thon as qe behet fjale te kthehemi ne vendlindje ja perse ligjin e kan ne xhep dynjoja .
Re: Ekzekutohet në krye të detyrës shefi i Komisariatit të Shijakut
Vrasja e shefit të komisariatit të Shijakut, sot homazhet
TIRANË-Sot rreth orës 14:30 deri në orën 16:00 në Shtëpinë Qëndrore të Ushtrisë do të mbahen homazhet për kryekomisarin Adem Tahiraj që ra dje në krye të detyrës i vrarë nga dora e një të shumëkërkuari nga policia. Me pas do te mbahet ceremonia e varrimit pranë Varrezave të Dëshmorëve të Kombit, ora 16.00’-17.00’. Pas dhenies se lamtumires, koleget do vijojne me vizita tek familjarët e punonjësit të policisë të rënë në krye të detyrës Kryekomisar Adem Tahiraj.
Pritet që sot familjarë, miq, kolegë dhe personalitete të rëndësishme nga vednit t’i japin lamtumirën Adem Tahirajt, 49 vjec, babai i tre fëmijëve.
Ngjarja
Ngjarja shumë e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Katund Sukth të rrethit të Durrësit. Shefi i Komisariatit të Shijakut është vrarë me armë zjarri teksa kryente detyrat e tij. Shefi i Komisariatit të Policisë së Shijakut Adem Tahiraj sapo kishte dalë nga një mbledhje në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit ku më pas kishte zbritur menjëherë në bazë për të zbatuar detyrat e shtruara në mbledhje. Bëhej fjalë për një plan masash që synonte arrestimin e personave që qarkullojnë me armë pa leje.
Gjatë tentativës për të kontrolluar një automjet ku gjendeshin disa të rinj, komisari është qëlluar për vdekje me breshëri automatiku në automjetin e tij. Më pas, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tyre. Sipas burimeve bëhet e ditur se në momentin e ngjarjes sëbashku me komisarin gjendeshin shoferi i tij si dhe një efektiv policie me shërbim në atë zonë.
Në vendngjarje kanë shkuar me dhjetëra forca policie për të zbuluar dhe arrestuar autorët e kësaj ngjarjeje. Burime pranë policisë thanë se para ngjarjes, Tahiraj ka patur një debat me Ledio Krasniqin, një 18-vjeçar, nip të fisit Xhakaj në Sukth.
Pasi ka nisur kontrolli me të rinjtë e makinës së ndaluar ku gjendej Ledio Krasniqi, ka mbërritur një makinë e dytë nga e cila është qëlluar me breshëri zjarri. Ilir Xhakja ka qëlluar në drejtim të makinës së policisë ku për pasojë ka mbetur i vdekur në vend shefi i komisariatit të policisë së Shijakut Adem Tahiraj në një kohë që vartësit e tij fatmirësisht nuk kanë pësuar asnjë dëmtim nga plumbat. Më pas makina me të rinjtë është larguar nga vendi i ngjarjes.
Dy efektivët kanë njoftuar Drejtorinë e Policisë së Durrësit për atë që kishte ngjarë në Katund Sukth. Po ashtu u mësua se plumbat kishin qëlluar edhe një grua të moshuar, 67-vjeçaren Lene Ndoja që po kalonte pranë vendit të ngjar
(d.b/BalkanWeb)

Vrasja e kryepolicit, pranga Ilir Xhakës, i dënuar me 21 vjet burg për vrasje
Durrës - Pas një pune intensive të forcave të policisë, në orët e para të ditës së sotme u bë i mundur arrestimi i shtetasit Ilir Xhakja. Forca të shumta policie rrethuan zonën ku ishte fshehur Xhakja, në fshatin Shenavlash të Durrësit. Në pamundësi për të çarë kordonin e policisë Xhakja u vetëdorëzua, bashkë me armën e krimit.
Ilir Xhakja është i dyshuari kryesorë për vrasjen e kryekomisar Adem Tahiraj, shefi i Komisariatit të Shijakut. 38 vjeçari është person me precedentë penale, i dënuar 21 vjet heqje liri. Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e enjte rreth orës 18:00, në Katund Sukth të Durrësit, ku u vra në krye të detyrës shefi i Komisariatit të Shijakut, Adem Tahiraj.
Shefi i Komisariatit të Policisë së Shijakut Adem Tahiraj sapo kishte dalë nga një mbledhje në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Durrësit ku më pas kishte zbritur menjëherë në bazë për të zbatuar detyrat e shtruara në mbledhje. Bëhej fjalë për një plan masash që synonte arrestimin e personave që qarkullojnë me armë pa leje. Gjatë tentativës për të kontrolluar një automjet ku gjendeshin disa të rinj, komisari është qëlluar për vdekje me breshëri automatiku në automjetin e tij. Më pas, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin e tyre.
Pak minuta pas ngjarjes, policia ka gjetur një makinë të braktisur, tip ‘Benz’ VG 140 HG, pranë vendit ku ndodhi vrasja, që dyshohet se i përket autorëve të krimit, të cilët janë identifikuar dhe janë shpallur në kërkim. Burime nga policia konfirmojnë se autorë të dyshuar të vrasjes janë Ilir Xhakja, 38 vjeç, një person me precedentë penalë, i dënuar me 21 vjet heqje lirie dhe A. Xhakja, 18 vjeç, nipi i 38-vjeçarit, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në krim.
BURGAJ: DO KAPIM DHE AUTORIN E DYTË
Ora 12:30-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Hysni Burgaj garantoi sot se strukturat policore do të përgjigjen me forcën shtetit ligjor ndaj dorës së krimit që do tentojë të godasë mbi qytetarin e thjeshtë apo mbi uniformat blu.
Burgaj dha më pas një përshkrim të ngjarjes mbi vrasjen e komisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, ndërsa theksoi e strukturat policore janë vënë në kërkim për kapjen e autorit të dytë të ngjarjes së rëndë, shtetasit Ledion Krasnaj.
DURRËS, POLICIA KONTROLL BANESAVE TË AUTORËVE, SEKUESTRON 2 AUTOMJETE TE BLINDUARA
Policia e Durrësit sekuestroi sot dy automjete të blinduara dhe një automatik në banesën e 38-vjeçarit Ilir Xhakja, i arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, si autori kryesor i vrasjes së kryekomisarit Adem Tahiraj, pasditen e së enjtes në fshatin Katund-Sukth, teksa ky i fundit kryente kontrollin për armëmbajtje pa leje në këtë zonë.
Drejtori i Policise se Shtetit Hysni Burgaj beri te ditur ne nje konference shtypi se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
14 Shtator 2012 - 12:30 | Shqiperi TRANSLATE

- 2 automjetet me të cilët autorët janë larguar nga vendngjarja
- 2 automjete të blinduara (një tip BMV dhe një furgon)
- Një tjetër mjet fuoristradë
- Një armë zjarri automatik dhe rreth 170 fishekë të llojeve të ndryshme,
- Një palë dylbi snajperi,
- si dhe disa targa automjetesh, të cilat janë dërguar për ekzaminime të mëtejshme laboratorike.
Kontrolle janë kryer edhe në banesën e 17- vjeçarit Ledio Krasnaj, ku u gjetën edhe 60 fishekë . Nga dita e djeshme, pas vrasjes së kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj, 17 vjeçari Krasnaj, nip i autorit të vrasjes, është shpallur në kërkim, i dyshuar si bashkëpunëtor në ngjarjen e rëndë të një dite më parë.
GSH PUBLIKON VENDIMIN QE LIROI ILIR XHAKJAN NE VITIN 1998
Gjykata e Lartë e ka rrëzuar në vitin 2009 dënimin e Ilir Xhakjas me 21 vjet burg. “Gazeta Shqiptare” publikon vendimin e plotë të kësaj gjykate që e kthen çështjen për rigjykim këtë rradhë jo te Krimet e Rënda, por te gjykata e shkallës së parë të Durrësit. Argumenti në vija të përgjithshme është ky: gjykata e Krimeve të Rënda nuk kanë kompetencë të shqyrtojnë dhe japin vendime për akuzat që gjykohej Ilir Xhakja. Me një ndryshim në Kodin Penal, këtë kompetencë e kanë gjykatat e rretheve përkatëse, konkretisht ajo e Durrësit. Pasi çështjashkoi në gjykatën e Durrësit, kjo e fundit i ka dhënëlirinë Ilir Xhakjas duke i dhënë pafajësinë.
KUSH ËSHTË IILIR XHAKJA
I forti” i Shijakut, Ilir Xhakja rezulton i dënuar për vrasje nga gjykatat shqiptare të shkallës së parë e shkallës së dytë. Nuk dihet pse ai është i lirë, por burime zyrtare thanë se ka fituar pafajësinë në Gjykatën e Durrësit.
Vendimi
Me një vendim të datës 27 mars 2006, Gjykata e Krimeve të Rënda, e dënoi Ilir Xhakjan me 21 vite burg për akuzën e vrasjes me paramendim në dëm të viktimës Qerim Maloku. Pesëshja gjykuese e kryesuar nga Nertina Kosova pushoi ndaj Xhakjas akuzën e “Mbajtjes pa leje te armeve luftarake”. Ky vendim është lënë në fuqi dhe nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, me vendimin e 31 dhjetorit 2006. Ka mundësi që Xhakja të jetë liruar në Gjykatën e Lartë.
Vendimi tjeter
Në korrik të vitit 2007, dy grupe te RENEA-s arritën të arrestonin në plazhin e Durrësit, në derdhjen e lumit Erzen, të shumëkërkuarin nga policia, Ilir Xhakja (ditëlindja 5 nëntor 1974), i cili vetëm një javë më parë ishte dënuar 25 vite burg për vrasjen e Rudin Shahinit nga Katundi Sukth në Sallmone. “Këtë të fundit ai dyshohet se e vrau për t’u hakmarrë mbas daljes së këtij nga burgu pasi ai kishte vrarë xhaxhanë e tij, Hamdiun. Nuk dihet me siguri se si ka përfunduar i lirë, por burimet thanë se Xhakja mund të ketë marrë pafajësinë në Gjykatën e Apelit të Durrësit. Gjatë operacionit në 2007, policia arrestoi dhe pesë persona të tjerë gjatë një operacioni të bujshëm”, - raportojnë gazetat e kohës, 5 vite më parë. Në makinën e të dënuarit, burime zyrtare të policisë thanë asokohe se u gjetën dy automatikë kallashnikovë dhe dy pistoleta, ndërsa bëhet e ditur se në shoqërinë e tyre ka qenë edhe një femër. Ilir Xhakja akuzohej si person i dyshuar për një sërë vrasjesh në rrethin e Durrësit që nga viti 1994.
Specialet e RENEA-s kanë bashkëpunuar dhe me forcat e Durrësit, duke izoluar personin që për vite me radhë vazhdonte t’u shpëtonte operacioneve më të detajuara të Policisë së Shtetit dhe të strukturave të specializuara. Një telefonatë anonime ka shërbyer që specialet të hidhen në sulm. I akuzuar si i dyshuar për shumë vepra penale dhe një vrasje në bashkëpunim, rrëmbim personi, Xhakja u arrestua në grykëderdhje të Erzenit. Personazhi që padyshim ka bërë jehonë me futjet dhe daljet e tij nga burgu në periudhën ’93-’03, më në fund është kapur së bashku me pesë shokë të tij, emrat e të cilëve u mbajtën të fshehtë nga policia. Se pse një person me kaq precedentë rezultoi i lirë, kjo është një përgjigje që duhet ta japë drejtësia. (Shkruan sot Gazeta Shpiptare)
(a.k/e.m/BalkanWeb)

me tu duk vetja si ne Meksik
T_o_n_i- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Tirane
Postime : 18036
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/05/2009
Similar topics
» TE DHENA NE SPORT
» Sulmohet komisariati nr.5, plagoset shefi i Krimeve e 3 policë
» Duka rizgjidhet ne krye te FSHF-se
» Shefi i NASA-s dergon mesazh : “Pergatituni per Katastrofe”
» Çiljeta: Kënga ime e re, në krye të çdo klasifikimi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi