Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qshtë rastësia... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Qshtë rastësia... People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qshtë rastësia...

4 posters

Shko poshtë

Qshtë rastësia... Empty Qshtë rastësia...

Mesazh nga Emona Fri 14 Sep 2012 - 6:06

Qfarë nënkuptojmë me rastësi ?
Qdo të thotë rastësi ?Qshtë rastësia...?
Kur gjithqka ka Shkakun dhe Pasojën.
A mundet se përshkak mosdituris e mosnjohes sonë diqka që nuk e kuptojim i themi rastësi?



Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qshtë rastësia... Empty Re: Qshtë rastësia...

Mesazh nga An0nim Sat 20 Oct 2012 - 21:00

"Une po te trokas ne dere,ti duhet te jesh ai qe e hape"
Njejt i bie tek Rastesia dhe Fati,ne vet duhet t'i ndihmojme vetit,t'ia kirjojme vetit mundesine apo rastesin,edhe pse ndoshta eshte percaktuar ajo ndodhi a nuk jemi ne vet ata qe e krijojme me te miren apo edhe te kunderten nga ajo mundesi!

Njerëzit nuk e tërheqin atë që e duan, por atë çka janë. Kapriçot, fantazitë, dhe ambiciet e tyre pengohen në çdo hap, por mendimet dhe dëshirat e tyre më të thella ushqehen me ushqimin e vet, qoftë ai i ndyrë apo i pastër. "Hyjnorja që i formëson kufijtë tanë" është në veten tonë; është pikërisht vetja jonë. Vetëm vetvetja e prangos njeriun: mendimi dhe veprimi janë rojat e Fatit. Ata burgosin, duke qenë të ulët; ata po ashtu janë engjëjt e Lirisë. Ata çlirojnë, duke qenë fisnikë. Një njeri nuk e merr atë që e dëshiron dhe për të cilën lutet, por atë që e meriton me të drejtë. Dëshirat dhe lutjet e tij plotësohen dhe marrin përgjigje vetëm kur harmonizohen me mendimet dhe veprimet e tij.
An0nim
An0nim
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Sarande
Postime Postime : 2383
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha Mosha : 34

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qshtë rastësia... Empty Re: Qshtë rastësia...

Mesazh nga WebMaster Sat 20 Oct 2012 - 23:05

Kujdesni me copy past Gangstere postimi eshte fshire nga un motivi sepse te kishte dalur shum keq kur e ke kopjuar yllo .
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qshtë rastësia... Empty Re: Qshtë rastësia...

Mesazh nga Anakonda Fri 26 Oct 2012 - 21:24

Rastësia është koncept psikologjik i pa vetëdijshëm, që ka lindur si pasojë e gjendjes njerëzore, mirëpo në kuptimin racional të të menduarit nuk ekziston si e qenë e vërtetë. Rastësia nuk mund të planifikohet më herët në sistemin e të menduarit, por zakonisht mund të përjetohet nga shkaku i materializuar. Një ngjarje që ndodh pa e menduar fare si pjesë e shkakut është shprehje e vullnetit të rastësisë. Është veprim shkakësor natyror që rrjedh jashta paramendimit dhe vullnetit të njeriut, i cili bëhet pjesë e pasojës së veprimit të tij. Koncepti i rastësisë nuk shqyrtohet, ngase nuk është një koncept i zbatueshëm që zhvillohet në memorje. Ajo paraqitetsi pasojë e domosdoshmërisë së kohës për të shfaqur një ngjarje të re në ekzistencën personale të individit, mirëpo, gjithmonë duke e ndikuar veprimin e tij sipas rrjedhimit të rastësisë. Kam bindjen se është vështirë të kontrollohet apo të menaxhohet me konceptin e rastësisë, ngase ajo lind qysh përpara se mendja njerëzore ta mendojë aktivitetin të rrjedhur në pasojë. Rastësia, kushtimisht thënë, paraqitet në veprimin fizik dhe shpirtëror të njeriut, dhe shfaqet në kushte të domosdoshme për të krijuar një shkak të vërtetë, që pason deri te vëmendja e njeriut. Rastësia lind nga shkaku relativ i natyrës njerëzore, por pa e menduar thelbësisht. Thjesht, ajo është procespsikologjik, që lind nga shkaku i paramenduar i eksperiencës natyrore për t’u ndikuar drejtpërdrejt në veprimin intuitiv apo shpirtëror të njeriut, duke e krahasuar si veprim i jashtë vullnetit. Një veprim i lindur nga mendimi i dyshimtë i rastësisë është një shprehje pa kuptim. Konsideroj se rastësia është vetëm mendimi i dyshimtë, të cilit i mungon shija dhe arsyeja e pastër. Prandaj, rastësinë duhet kuptuar si veprim i domosdoshëm njerëzor, që lind nga shkaqe dhe kushte të panjohura, vetëm për t’u ndikuar në gjendjen dhe fatin e njeriut. Rasti lind dhe nuk mund të shmanget, por thjesht përjetohet në thelb relativ duke mos e kuptuar si shkak të mençur. Rastësisht, ne e quajmë mendimin që hidhet pa u kthjelluar mirë, pa e pastruar nga idetë e dyshimta, por që ndikon brenda veprimit tonë njerëzor. Po qe se mendimin e pajisim me arsye të pastër, të rrjedhur nga baza e përvojës, me siguri që veprimet e ndodhura do të kenë një shkak inteligjent, dhe se veprimet nuk do të pasonin sipas planit të rastësishëm. Përmes mendimit mund ta gjejmë dallimin e favorshëm në mes rastësisë dhe domosdoshmërisë. Secili akt i veprimit të mendjes së brishtë përjeton rastësinë pa e hetuar në defektin e mundshëm që mund t’ia krijojë në realitet, prandaj, gjithçka në botë lidhet me arsyen e shëndoshë, dhe se jashta arsyes qëndron një fund i hidhur. Po qe se mendojmë që ne jemi krijuar krejt rastësisht, pas pasur asnjë përvojë apo paramendim të caktuar nga idetë e jashtëzakonshme që në realitet këto ide janë pasqyrë e një Zoti bujar; atëherë mendja jonë bie në kontradiktë të plogësht me realitetin e vullnetit hyjnor. S’mund të themi se jemi qenie njerëzore të krijuar rastësisht, kur e dimë fare mirë se jemi krijuar pa dëshirën dhe vullnetin tonë, pra vijmë me caktimin e domosdoshëm të Zotit. Asgjë nukështë e rastësishme, por nëse besojmë në rastësinë e gjësendeve atëherë ajo në thelb është vullnet i pakuptimtë që mohon sendin e brendshëm të natyrës dhe realitetin njerëzor. Një shprehje pa arsyen e kulluar mund të krijojë dyshimin për të rënë brenda fajit psikik, që njëkohësisht mund të nxjerr në dritë dëshpërimin e shfrenuar. Ndërsa një rastësi pa shkak të logjikshëm mund të jetë një vepër e dështuar që njeriut mund t’i krijojë kushte të hidhura në jetë. Është një vullnet i brendshëm i njeriut që ndikohet nga rregulli i rreptë i Zotit, duke e frenuar apo shfrenuar pas një realiteti të vërtetë për të. Unë mund ta konsideroj ndonjëherë si veprim për të na sqaruar vullnetin e botës në kuptimin e frymëzuar nga Zoti, por asnjëherë si një pasojë e logjikshme që gjërat ndodhin rastësisht. Asgjë nuk mund të ndodhë rastësisht, pa pasur një arsye të vërtetë. Rastësinë e kuptoj si provë materiale e ndikimit të Zotit në pikëpamjen e brendshme të vetë njeriut, duke ia mundësuar të vërtetën si një veprim i domosdoshëm për të cilën, ai vetë është i lindur... Për më tepër vazhdoj të mbroj idenë se nëse një grua do të bënte fëmijën e saj të dytë, dhe të thoshte se unë s’e imagjinoja dot se do ta bëja dhe këtë fëmijë; unë vetëm jam prekur me bashkëshortin tim e kështu me radhë... A është e logjikshme të themi: kjo grua e bëri fëmijën rastësisht!? Sipas këtij ilustrimi ne s’duhet fare të besojmë se rastësia e krijimit apo i ndodhive në natyrë janë të një burimi të dyshimtë, pra rastësisht, që në njëfarë mënyre kjo do të mohonte qenësimin e gjësendeve në realitet pa pasur ndonjë argument të drejtë. Asgjë më pastaj rastësisë nuk mund të besoj, përveç asaj që është e domosdoshme, pra e planifikuar nga arsyeja kritike apo nga ligji natyror i natyrës. Çdo ndryshim që pëson natyra nuk mund të jetë si rezultat i rastësisë, por i një shkaku rrjedhës të domosdoshëm i planifikuar më herët nga arsyeja njerëzore apo nga Providenca hyjnore. Jam thellë i bindur se gjithçka lëviz sipas një paramendimi suprem dhe relativ, dhe se asgjë nuk ndodh rastësisht pa ndonjë shkak të domosdoshëm. Sa më shumë të dyshojmë brenda veprimit dhe angazhimit të mendjes për sende që kanë të bëjnë me pasigurinë dhe të metën intelektuale, aq më shumë do të ndikohemi prej një fati të hidhur, e cila njëherësh mund të cilësohet si e keqe e domosdoshme. Një argument i dyshimtë mund të eklipsojë pamjen e vërtetë të kësaj natyre, madje rastësia si shprehje e pavetëdijshme e pa planifikuar më herët mund të ngurtësojë veprimin njerëzor drejt realitet thelbësor. Rastësia mbetet një akt i pavetëdijshëm, dhe se asgjë në natyrë nuk ndodh pa ndonjë shkak të materializuar.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qshtë rastësia... Empty Re: Qshtë rastësia...

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi