Genta e “BB5”: Miqtë e mi të pabesë e shitën lajmin e abortit tim për 5 lekë
Faqja 1 e 1

TIRANE -
Askush s’do ta kishte menduar se vajza nga një fshat i Korçës që hyri
në “Big Brother 5”, do të kishte krijuar kaq shumë skupe brenda një kohe
kaq të shkurtër.
Pas fotove të shumëpërfolura provokuese që
dolën në qarkullim ndërsa Genta ishte në kulmin e lojës, pas përballjeve
me ish-të dashurin Rubensin dhe konflikteve me të dashurin e saj
futbollist nga Gjirokastra, Emilio, tashmë një lajm edhe më i rëndë për
Gentën.
Bëhet fjalë për një abort, që qarkulloi javën e kaluar
në faqet e shtypit rozë, pa asnjë aprovim nga vetë ish-konkurrentja e
BB. Lajmi që qarkulloi si një thashethem e që ka sërish në objektiv
banoren e BB Genta, nuk mund të kalohet aq thjesht. Genta në fillim
është munduar ta mohojë këtë lajm, por kur ka kuptuar se kanë dalë në
shesh shumë detaje nga ky fakt, ka vendosur të japë vetëm një prononcim
për gazetën “Panorama”, ndërsa e ka konsideruar një çështje shumë
delikate të jetës së saj.
Duke fajësuar edhe gazetarët, që sipas
saj kërkojnë të shesin e të përfitojnë nga diçka kaq delikate, ajo
është shprehur: “Nuk kam ç’të them më shumë, përveç turp të kenë ata
“shokët” e mi, që unë u kërkova ndihmë në një moment nevoje, dhe ata e
shitën për pesë lekë lajmin e abortit”. Genta ka vendosur të kalojë disa
ditë në shtëpinë e saj në Korçë, ndërsa është kthyer dje në Tiranë për
të vazhduar jetën këtu, duke kërkuar për ndonjë ofertë pune. Nuk dihet
nëse ajo do të mund të flasë në lidhje me këtë histori në jetën e saj,
që edhe ajo vetë e ka komentuar si tronditëse.
(er.nu/panorama/BalkanWeb)

Similar topics
» Kryetari i LDK-së e padit "Lajmin" për shpifje
» Fantazma e Grace Brown qe u mbyt nga i dashuri i pabese
» Cilat janë reagimet psikologjike ndaj abortit?
» Foshnja e hedhur në plehra, identifikohet nëna dhe mjekja e abortit
» Gropat po shiten si llokume

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi