Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sa pak rëndësi ka feja në jetën e shqiptarëve! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Sa pak rëndësi ka feja në jetën e shqiptarëve! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sa pak rëndësi ka feja në jetën e shqiptarëve!

3 posters

Shko poshtë

Sa pak rëndësi ka feja në jetën e shqiptarëve! Empty Sa pak rëndësi ka feja në jetën e shqiptarëve!

Mesazh nga WebMaster Tue 18 Sep 2012 - 7:54

Pew Research është një emër me famë ndërkombëtare në fushën e
kërkimeve dhe sondazheve. Ata kanë realizuar një sondazh për botën
myslimane, duke përfshirë Shqipërinë.

Sa pak rëndësi ka feja në jetën e shqiptarëve! Xhamia-Tirane-300x195
Në total në Shqipëri janë pyetur 1032 persona, nga këta 788 janë
besimtarë myslimanë. Ndoshta është synuar të ruhet përqindja 70 për
myslimanët.

Të bien në sy përfundimet e këtij sondazhi.

Kështu, pyetjes se sa rëndësi ka feja në jetën tuaj, vetëm 15 përqind e
shqiptarëve thonë se ka shumë rëndësi. Praktikisht jemi vendi me
përqindjen me të ulët. Në Kosovë 44 përqind thonë se feja ka shumë
rëndësi në jetën e tyre.

Po kështu, në Shqipëri janë 41 përqind e myslimanëve që thonë se Islami
ka vetëm një interpretim, një shifër më e ulët se në shumë vende të
tjera.

Në Shqipëri vetëm 10 përqind thonë se janë myslimanë suni, kurse 65
përqind thonë se janë thjesht myslimanë. Askush nuk thotë se është shia.

Në Shqipëri është edhe numri më i ulët i atyre që falen, vetëm katër
përqind. Po ashtu vetëm dy përqind thonë se shkojnë në xhami, duke
shënuar sërish përqindjen më të ulët në vendet myslimane.

Shqiptarët mbajnë rekordin edhe për numrin më të pakët të atyre që
lexojnë kuranin. Por për çudi, 43 përqind e shqiptarëve thonë se japin
zekat, që është një lloj bamirësie. Në Kosovë janë 69 përqind që japin
zekat.

44 përqind thonë se mbajnë ramazan, kurse në Kosovë kjo shifër shkon në 76 përqind.

Vetëm 42 përqind e shqiptarëve thonë se engjëjt ekzistojnë, shifra më e ulët ndër të gjitha vendet.

53 përqind e shqiptarëve besojnë në përjetësi. 23 përqind e shqiptarëve besojnë se do rikthehet Jezusi.

23 përqind e shqiptarëve thonë se besojnë tek xhindet. Por vini re: plot
43 përqind e shqiptarëve besojnë tek shtrigat, duke shënuar shifrën më
të lartë ndër myslimanët e Europës. Në Kosovë janë 33 përqind që besojnë
tek shtrigat.

Edhe për syrin e keq jemi shumë lart. 54 përqind e shqiptarëve besojnë tek syri i keq.

Po ashtu jemi vendi me më shumë banorë që mbajnë hajmali, plot 39 përqind.

38 përqind e njerëzve thonë se përdorin shëruesit fetarë.tema
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sa pak rëndësi ka feja në jetën e shqiptarëve! Empty Re: Sa pak rëndësi ka feja në jetën e shqiptarëve!

Mesazh nga Anakonda Tue 18 Sep 2012 - 8:17

shum njerez jan paragjykues ne lidhje me fen;por ka dhe nga ato qe nuk i kushtojn rendesi;ka shum shembuj te martesave te shumta midis nje katoliku apo nje myslimani..
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sa pak rëndësi ka feja në jetën e shqiptarëve! Empty Re: Sa pak rëndësi ka feja në jetën e shqiptarëve!

Mesazh nga bekimi Tue 18 Sep 2012 - 8:31

m evjen shum keq ama kjo statistik nuk esht e sakt spe ne shipri dhe ne kosove ka shum musliman perqindja esht kjo 94% jan musliman e falen namazin78% keto shenime ika dhon bashksia muslimane e kosoves dhe e shipris.

bekimi
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 1897
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 03/08/2012
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sa pak rëndësi ka feja në jetën e shqiptarëve! Empty Re: Sa pak rëndësi ka feja në jetën e shqiptarëve!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi