Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut
2 posters
Faqja 1 e 1
Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut
Është e qartë se
të gjitha kushtet e lirisë kanë ndryshuar; vetë fjala liri nuk ka të
njejtin kuptim te njerëzit e lashtë dhe te bashkëkohësit...E. Labulej

Një
kohë të gjatë njeriu është munduar ta ndërtojë një botë ku të gjithë
njerëzit pa dallim kombi, feje, race të jenë të lirë dhe të barabartë,
një botë pa diskriminime. Mirëpo, kjo ka qenë vetëm një dëshirë që në
realitet asnjëherë nuk u realizua. Jemi dëshmitarë të rrugëve që na
rrethojnë në këtë botë. Jeta vazhdon të kaloj me dinamizëm të
itenzitetit të shpejtë. Bota, për ne paraqet rezultatin përfundimtar të
veprave tona. Njeriu shpesh herë është ndal në udhëkryq. Kjo botë në
vete përfshin periudhat më të ndryshme historike që kaloi njeriu, e për
ne është një bindje më shumë se bota është vetëm një arenë ku vështirë i
dilet në skaj. Nëse bëjmë një retrospektivë të kaluarës njerëzore, do
të shohim se bota për një kohë të gjatë ishte në duart e personave që
dëshironin vetëm gjak. Asnjë nga rendet që kanë ekzistuar nuk i ka
respektuar liritë dhe të drejtat e njerëzve. Përmendin shoqëri
skllavopronare, ku pronari bënte kërdi ndaj skllevërve, feudalizmi, ku
feudalët e pasur bënin uzurpimin e tokave, gjithnjë duke përdorur
dhunë... komunizmi, synimi i të cilit ishte të vendos një sistem që tek
njerëzit të shkaktojë vetëm huti. Gjithë kjo lë të kuptojmë se gjatë
historisë njeriu paraqitet si qenie që bën çrregullime dhe derdh gjak. E
gjithë ajo që ka ndodhur ka qenë pasojë e asaj se kush ka të drejtë të
gëzojë të drejtën e dominimit ndaj tjetrit. Çështë e vërteta, a ishin të
lirë grekët dhe, në veçanti athinasit? Dikush mund të thotë po, mirëpo
të besuarit se në qytetet antike njeriu gëzonte liri dhe të drejta,
është gabimi më i çuditshëm që mund të bëhet. Është e vërtetë se liria e
njerëzve të lashtë ndryshon shumë nga ajo bashkëkohore, për ne liria e
tyre nuk ishte liri. Pra, ne e kemi të qartë dhe me të drejtë mohojmë se
liria e njerëzve të antikitetit ishte liri...Edhe sot në shekullin e ri
njerëzimi po preukupohet me problemin e respektimit të të drejtave dhe
lirive. Mund të thuhet se njeriu në këtë kohë jeton përplot me
shqetësime. Si duket shekulli XXI orvatet të konkretizojë politikisht
teoritë e lindura në shekullin XIX dhe XX. Dhe meqë shekulli XIX
farkëtoi utopi, i XX-ti organizoi terrorin institucional duke shkelur
liritë dhe të drejtat e njeriut, ndërsa vitet e para të shekullit XXI po
i praktikon të dyja teoritë. Politika ka zënë vendin e kultit: ajo
është duke ushqyer ritet dhe prifterijtë e saj, është duke lindur
fanatizmin sepse dëshiron të sjellë parajsën në tokë për disa, e për te
tjerët ferrin, kjo do të thotë se në mënyrë arbitrare shkelen të drejtat
dhe liritë e njeriut. Është e dobishme që të studiohet dhe te kuptohet
si doli në skenë kjo kohë e turbullt në të cilën po kalon njeriu. Pra,
duhet të përcaktojmë diagnozën, e kjo të jetë pikënisje për me ardhur
deri te shërimi. Sa është i vërtetë përkufizimi i Aristotelit ku njeriun
e përkufizon si një kafshë politike? Për grekët njeriu jopolitik ishte
një qenie jo e plot dhe e mangët... ku liria shkrihet tërësishtë në
qeverisjen kolektive... Ishte një liri e paqëdrueshme, një liri që
mbahej vetëm mbi skllavërinë...kontrollë dhe kufizim, një pretendim i
pakët për të arritur shumë e më shumë, një përpjekje për të zgjidhur
problemin e shtypjes, mohimit i të drejtave të njeriut nga njeriu dhe
një kërkim për secilin liri individuale, por që nuk e gëzoi çdo njeri.
Tashmë është e qartë se liritë dhe të drejtat e njeriut mohohen. Kjo na
nxjerr një përfundim se një botë që nuk njeh liritë dhe të drejtat e
njeriut është një botë e pamëshirshme dhe çnjerëzore. Në këtë botë
vrasja është normale, po aq sa vdekja sa është normale. Mund të flitet
për shumë sisteme. Në të gjitha sistemet që kanë ekzistuar dhe
ekzistojnë kanë lindur përkufizime që në përgjithësi kemi të bëjmë për
superoritet të një shoqërie ndaj tjetrës, të një njeriu ndaj njeriut
tjetër, pra shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut. Një nga ata
përkufizime mund të përmendim edhe kapitalizmin, regjim ky në të cilën
kapitali zë pozitën mbizotëruese. Pra, shoqëria në këtë sistem është në
një arenë ku, në kushtet më të ashpra dhe më të padrejta bëjnë gara
individë, njerëz dhe grupe të ndryshme që synojnë superioritetin. Ka një
kusht, i forti dhe dhelparaku gjithmonë ka të drejtë për ti lënë mbrapa
dhe për ti shtypur të dobëtit. Sa për ilustrim përmendim udhëtimet
aventuriere dhe vjedhëse të disa njerëzve që posa shkelën në tokën e
Amerikës derdhën gjakun e popullatës anase, e terrorizuan atë, i dëbuan
indianët në shpella, bënë plaçkitjen e tokave, vranë gra e fëmijë,
pasurinë ua vjedhën. Me çfarë të drejte e bënë këtë?! Vallë kishin të
drejtë të sillen në mënyrë çnjerëzore ndaj tyre? Synimi i tyre kryesorë
ishte fitimi. Ky fitim u arrinte me padrejtësi... një njeri i mbron
interesat e veta mendon se i ka mbrojtur edhe interesat e shoqërisë,
ngase syri i tij është i pangopur dhe dëshiron që ta shfrytëzojë botën
me të gjitha pasuritë që ka. Liria dhe e drejta humbi vlerën, u krijua
grykësia e pafund që u bë edhe “moral” i njeriut. Motiv ishin garat,
djenja e epërsisë dhe sundimi me të tjerët, përmes secilës i forti
sundonte mbi të dobëtin dhe të pambrojturit ishin të shkatëruar
shpirtërisht dhe moralisht. Kjo është një gjendje shumë e çuditshme.
Njeriu kalon nga një sistem në tjetrin, mirëpo gjendja mbetet e njejtë.
Çdo sistem trumbeton me të madhe për të drejtat dhe liritë e njeriut,
por respektim nuk ka. Të jetosh i lirë dhe që të gëzosh të drejta në një
sistem të tillë duheshte të konsumosh, të harxhosh si të duash. Për mos
me qenë romantik përmendim një thënie të Dostojevskit: “Liri do të
thotë mundësi të jetosh si të duash, të kesh të drejtën të shëtitësh dhe
të jesh pronar”. Me këtë nënkuptojmë varshmëri, nëse do liri dhe të
drejta ajo ty të kushton, kërkon një sasi të madhe të parave.
Logjikisht, një njeri i cili nuk posedon para nuk është i lirë, e
paralel me këtë nuk mund të flasim për liri dhe të drejta të shoqërisë
në përgjithësi. Kjo paraqet një jetë e mbushur me mashtrime, paraqet një
utopi. Ata që mendojnë se ka respektim të të drejtave dhe lirive të
njerëzve, gjykohen se vuajnë nga romantizmi. Shpesh jepen mendime nga më
të nrdyshmet, mirëpo, çdo teori e re në këtë drejtim bën të pavlefshme
të vjetrën. I mëvonshmi e degradon të mëparshmin duke pohuar se ky i
mbron të drejtat dhe liritë e njeriut. Mirëpo, duke mos pasur njohuri
rreth të vërtetës së gjërave, njeriu harxhon energji të tepërt duke
dhunuar, vrarë dhe duke i bë padrejtësi njëri tjetrit. Ç’është e
vërteta, edhe në këtë kohë njeriu mbetet i shqetësuar me realitetin
ekzistues. Ai gjendet i shqetësuar nga paraqitja e kundërshtimeve të
mëdha, fjalët drejtësi, liri e të ngjajshme e kanë humbur vlerën. Ata
janë bë mashtruese nga fakti se janë fjalë të maskuara... Gjithçka bëhet
në emër të të drejtave dhe lirive, kurse nga ana tjetër na paraqiten
vrasje, luftëra, vjedhje të pasurisë pa të drejtë, dhunime, plaçkitje
dhe krime... Kjo në emër të kujt bëhet, ku janë ata organizata për të
“drejta dhe liri”, ku mbetet ndërgjegjia...?! Pse heshtin para
realitetit të hidhur? Kishte nevojë për shkelje flagrante të të drejtave
dhe lirive të njeriut gjate luftrave që ndodhën pas shkatërrimit të
Jugosllavisë, apo ajo çka ngjau në lindje, apo me vëllezërit tanë në
Kosovë dhe Maqedoni? Kjo nuk është liri, por dhunim i saj. Liria për të
bërë punë të liga (vrasje, dhunime, masakrime...) është liri e rrejshme.
E vetmja liri e vërtetë është ajo e cila ia bën të mundur njeriut të
arrijë ate përsosje e cila i lejohet të afrohet pranë të tjerëve, duke
respektuar të tjerët, e në të njejtën kohë duke mos paraqitur rrezik për
jetën, shendetin e tyre.

Re: Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut
Esht e vertet qe njeriu ka shum te drejta edhe detyra;por keta te drejta qe ai ka nuk jan gje tjeter vesce disa fjal te shkruajtura ne nje flete,pasi ne realitet nuk zbatohet asnje
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Së bashku për Të Drejtat e Njeriut
» Burgu dhe te drejtat
» Të drejtat e femrave në familje 3
» Parimet themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare së Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
» Të drejtat e gruas

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi