Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Së bashku për Të Drejtat e Njeriut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Së bashku për Të Drejtat e Njeriut People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Së bashku për Të Drejtat e Njeriut

2 posters

Shko poshtë

Së bashku për Të Drejtat e Njeriut Empty Së bashku për Të Drejtat e Njeriut

Mesazh nga WebMaster Wed 21 Mar 2012 - 7:45

Të drejtat e njeriut i përkasin në mënyrë të barabartë secilit prej nesh dhe na lidhin në një komunitet botëror, i cili lëviz nën të njejtat vlera dhe ideale. Si komunitet mbarëbotëror, ne ndajmë të gjithë dhe kudo, një ditë të përbashkët: 10 Dhjetorin, Ditën e të drejtave të njeriut, për të përkujtuar krijimin, para 63 vitesh, të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Gjatë kësaj dite miliona njerëz në mbarë botën vendosën se momenti kish ardhur për të kërkuar të drejtat e tyre. Aktualiteti politik, ekonomik dhe ekologjik i planetit, nuk la asnjë shtet ose qytet me duart kryq. Këtë shembull ndoqi dhe Tirana gjatë aktivitetit të organizuar nga shoqata Në Dobi të Gruas (NDTG) dhe Ecovolis.
Në kuadër të 10 Vjetorit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, dhe me qëllim ndërgjegjësimin mbi domosdoshmërinë e respektit ndaj të drejtave themelore në vendin tonë, NDTG dhe Ecovolis organizuan një pedalim masiv me biçikleta në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Ky theks ambientalist, i cili nuk hedh aspak hije mbi të drejtat e tjera themelore, vjen pikërisht në momentin kur në mbarë botën kërkimet dhe përpjekjet për një zgjidhje të çështjes së Ngrohjes Globale thellohen intensivisht.

Në këtë aktivitet morën pjesë qytetarë të të gjitha moshave dhe niveleve shoqërore. Pjesëmarrësit aktivistë nga 5 deri 65 vjeç patën rastin e rrallë të shijojnë hapësirën e gjerë të bulevardit kryesor të kryeqytetit, i cili me ndihmën dhe bashkëpunimin e policisë shtetërore ish boshatisur nga makinat. Të pedalosh në një bulevard të pastër pa rreziqe, ndotje akustike dhe shkelje të kodit rrugor përbën vërtet një privilegj të rrallë dhe ky aktivitet ishte pikërisht një arritje mbi të drejtën qytetare për hapësira të shëndetshme në dobi dhe funksion të qarkullimit të sigurt dhe të shëndetshëm të qytetarëve.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Së bashku për Të Drejtat e Njeriut Empty Re: Së bashku për Të Drejtat e Njeriut

Mesazh nga WebMaster Wed 21 Mar 2012 - 7:46

Vullnetarë, nxënës, fëmijë, të rinj dhe të vjetër iu lëshuan ndjenjës së lirisë dhe ekologjisë mbi biçikletat Ecovolis, pasi patën mundësinë të informohen nga vullnetarët e NDTG mbi arritjet e deritanishme në fushën e të drejtave të njeriut, në vendin tonë.

Kjo fushë sa e thjeshtë aq edhe e gjerë mbetet ende një terren betejash të pashtershme dhe çdo rezultat, sado i vogël, fsheh pas një luftë të vazhdueshme. Pikërisht ndjenja e zotërimit, sikurse dhe për pak momente, të lirisë, barazisë, kulturës qytetare dhe ekologjisë së mirëfilltë, bëri të gjithë pjesëmarrësit të largohen nga ky aktivitet me ndjenjën se kishin vendosur një gurë të vogël në betejën për respektin e njeriut dhe të drejtave të tij, në vendin tonë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Së bashku për Të Drejtat e Njeriut Empty Re: Së bashku për Të Drejtat e Njeriut

Mesazh nga Anakonda Wed 21 Mar 2012 - 17:45

Mire eshjte te respektohen,por jan thjesht disa fjal te shkruajtura ne nje leter....
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Së bashku për Të Drejtat e Njeriut Empty Re: Së bashku për Të Drejtat e Njeriut

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi