Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
+3
Ariel
Anakonda
WebMaster
7 posters
Faqja 1 e 1
Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
Ai iu hodh në qafë dhe e përqafoi. “Më fal e dashur, më fal zemër”, i
tha, ndërsa ajo në sytë e doktoreshës, pas shpinës së tij tregoi gjuhën
e shkeli syrin. Gjithçka ndodhte disa vite më parë, në sallën e
vizitave të mjekes gjinekologe Mimoza Keta, në të cilën, një burrë
kishte çuar nusen pak ditë pas natës së parë të martesës, sepse i kishte
gjetur një fije peri pas kontaktit të parë seksual. Ajo që duhej të
kishte qenë një natë dashurie ishte kthyer në një natë ankthi. Ajo
mohonte të ishte “e qepur”. Ai dyshonte se s’kishte qenë e virgjër.
Dyshimi e brente aq shumë sa i kërkoi një të afërmeje, e cila njihte
doktoreshën, t’u mundësonte një vizitë.
Se çfarë u shkonte në mendje këtyre personazheve në atë moment nuk
mund ta dimë, por mund të hamendësojmë se kanë qenë mendime dramatike.
Ai mendonte ndarjen, ndoshta hakmarrjen. Ajo mendonte persekutimin apo
përgojimin. Doktoreshë Keta thotë se pranoi të vizitonte gruan. U fut
vetëm me të në dhomën e vizitës dhe aty bënë një pakt: “E hipa në kaluç
dhe e pashë që ajo ishte e qepur. I kërkova të ishte e sinqertë me mua
dhe i premtova se të shoqit do i thosha atë që donte ajo”. Gruaja ka
pranuar. I ka thënë doktoreshës sa kishte paguar për rivirgjërinë dhe
ajo ka thirrur burrin brenda në dhomë: “Ishte goxha djalë, i pasur dhe
me një makinë shumë të mirë për kohën”, – kujton ajo ndërsa shpjegon se i
kishte thënë që e shoqja kishte qenë e virgjër. “I tregova një shenjë
të kuqe, i thashë që ishte shenjë e virgjërisë”, – tregon Keta ndërsa
vazhdon të qeshë edhe sot disa vite pas asaj që ka ndodhur, edhe pse ajo
e di që femrat vijojnë të qepen dhe meshkujt vijojnë të jenë po aq
këmbëngulës të mashtrohen me virgjëri të rreme… “Shumë mirë bëjnë që
qepen derisa burrat i duan të qepura”, – i bie shkurt pedagogia e UET,
Ermira Danaj, që mendon se mashtrimi në këtë rast është më shumë një
nevojë e patriarkalizmit për të mos u tronditur nga e vërteta.
Qepuni, po vijnë emigrantët!
Numri i vajzave “të qepura” rritet ndjeshëm me të filluar vera dhe
kthimi nga jashtë për dasmat e rregulluara me korrespondencë i beqarëve
nga emigracioni. Drejtoresha e maternitetit “Kiço Glozheni”, Rubena
Moisiu e pranon se ka një fluks në muajt e korrikut dhe gushtit, i cili
sidoqoftë mbetet në nivele hamendësimi për shkak se vizita të kësaj
natyre nuk dokumentohen asnjëherë. “Nuk është e paligjshme dhe as e
ligjshme”, shpjegon mjekja që thotë se në kohën kur nuk kishte detyra
administrative, ka pasur kërkesa të tilla, por që kjo është në listën e
ndërhyrjeve që nuk ka pranuar t’i kryejë. Moisiu pohon se edhe nga
mjekët e kolegët e di që kërkesa rritet në verë dhe kjo kryesisht vjen
për shkak të emigrantëve, por statistika zyrtare sidoqoftë nuk ka. “Edhe
pse në media shpeshherë janë raportuar numra, ato kanë qenë më shumë
hamendësime, pasi gjithë kjo ndërhyrje që zgjat nga 5 deri në 10 minuta
nuk regjistrohet në asnjë vend”, – pohon doktoresha.
Ajo thotë se është e pamundur edhe të kontrollohet procesi, që nuk ka
nevojë për kushte apo për shpenzime të mëdha. Ai mund të ndodhë në një
dhomë të thjeshtë vizite dhe shënohet si një vizitë normale në
regjistra, ndërsa mjekut që e kryen i duhen vetëm pak minuta, një
gjilpërë dhe një pe. Megjithatë, sipas Moisiut nga diskutimet me kolegët
dhe nga informacionet e mbledhura në biseda, mund të hamendësohet që në
momentet e kthimit të emigrantëve ka një rritje të numrit. “Emigrantët
kanë ikur prej kohësh, atje ku janë kanë gjetur shoqëri liberale dhe ata
vetë kanë marrëdhënie me femra nga më të ndryshmet, por kur vjen puna
për t’u martuar kërkojnë që ajo të jetë e virgjër dhe vijnë në Shqipëri
se e mendojnë një vend ashtu si e kanë lënë”, – shpjegon ajo më tej.
Edhe mjekja Mimoza Keta pohon një rritje të numrit të atyre që kërkojnë
të rivirgjërohen në periudhën e verës, para kthimit të emigrantëve.
Sipas saj, sidoqoftë, numrat janë në rënie edhe pse këtë mund ta thotë
edhe ajo vetëm mbi një bazë hamendësimi dhe eksperience personale e jo
mbi të dhëna të faktuara. Moisiu nuk është kundër faktit që shqiptarët
vijnë të lidhin martesa me shqiptarë. Për të, fakti që ata kthehen nga
emigracioni dhe kërkojnë një vajzë shqiptare për të lidhur jetën është
pozitiv, por përtej kësaj kërkesat e tyre për nusen e re janë
diskriminuese. “Ata vetë me siguri kanë pasur marrëdhënie me femra të
tjera, nuk kanë pse kërkojnë që vajzat me të cilat lidhen të mos kenë
pasur një jetë të tyren”, – thotë mjekja.
“Ajo nuk ishte nervoze?!”*
Një vit më parë, një shqiptar që jetonte në SHBA interesohej në një
forum online mbi shëndetin (steadyhealth.com), nëse e vluara e tij me të
cilën tashmë kishte një fëmijë, kishte qenë apo jo e virgjër. Djali
pohon se është 28 vjeç, se ishte martuar me shkesë, se ajo i ishte
betuar se ishte e virgjër, mirëpo njësoj si personazhit tonë në fillim
të shkrimit natën e parë, edhe atij gjërat i ishin dukur të çuditshme.
“Unë jam 28 vjeç dhe në 2010-ën shkova në Shqipëri për t’u martuar;
ishte një martesë e rregulluar, unë nuk e kisha takuar asnjëherë më parë
vajzën dhe ajo më siguroi disa herë që ishte e virgjër, por natën e
parë që ne patëm marrëdhënie unë vura re që ajo nuk ishte nervoze…”, –
shkruan ai në forum. Ka më shumë se një postim në të njëjtën temë po
prej tij nën pseudonimin “albania”. Në fund ai “pranon” se tashmë nuk qe
e rëndësishme që gruaja e cila e kishte bërë baba, të kishte qenë apo
jo e virgjër, por historia e tij që fillon me dyshimin e natës së parë
dhe më tej me një udhëtim sërish në Shqipëri, gjatë të cilit ai vendos
të hetojë jetën e së shoqes, takimet e saj, kafetë që kishte pirë me
djem të tjerë dhe një tufë thashethemesh prej të njohurve të përbashkët.
Më shumë se njëherë ajo ia mohon të ketë pasur histori, po aq më shumë
këmbëngul ai të mësojë një “të vërtetë” që nuk i sjell asgjë më shumë
sesa dyshime. Në mes është gjithmonë një kushërirë që ka mësuar prej
dikujt, se e shoqja kishte dalë njëherë me dikë dhe ndoshta…?! Po pse i
intereson atij kjo? Deri në fund, i sulmuar prej postuesve të tjerë në
të njëjtin forum, ai këmbëngul se për të nuk është e rëndësishme
virgjëria, e prapë shton: “Po ke të drejtë, unë mund ta kapërcej këtë
nëse arrij ta heq nga mendja, fundja tani jam thuajse i sigurt që ajo
ishte e virgjër…, ose nëse nuk ka qenë më vonë do të ma thotë kur të
kuptojë se mua nuk më intereson kjo…”. Më shumë se një djali që nuk i
intereson nëse e shoqja ka qenë apo jo e virgjër, ai duket një i fiksuar
prej kësaj. Dikush i mbetur mes dy botësh. Atë të një Shqipërie ku të
gjithë flasin për virgjërinë si vlerë pa të cilën një femër është
“kurvë”, dhe atë të vendit ku jeton dhe ku qëndrime të tilla tallen,
përbuzen apo nuk merren në konsideratë. Ai do në të njëjtën kohë të jetë
amerikan i përparuar seksualisht dhe po në të njëjtën kohë, burrë me
mustaqe vesh më vesh me një grua që në jetën e saj ka pasur vetëm atë
dhe kurrë s’ka prekur, as ka lakmuar tjetër. Dhe në fund të fundit, me
shumë gjasa nuk është as njëri dhe as tjetri. E shoqja nëse nuk e ka
mashtruar për virgjërinë, ndoshta do vijë një ditë që do t’i vërë brirë
dhe ai kurrë s’ka për ta marrë vesh edhe në qoftë se ajo do të jetë
nervoze në shtrat…
Të virgjërat që s’gjenden
“Nuk e kuptoj se çfarë u duhet e virgjër, kur nesër apo pasnesër ajo
mund t’i tradhtojë dhe ata nuk do të kenë asnjë mundësi ta dallojnë
këtë”, – thotë mjekja Moisiu, ndërsa flet me njëfarë nënçmimi për
meshkujt e fiksuar. “Presioni i meshkujve i detyron femrat të qepen dhe
meqë ata duan gjak në natën e parë, në çarçafë, ja ku e morën, e çfarë
fituan prej kësaj?”- thotë doktoresha që beson se nisja e një
marrëdhënieje në kushte të tilla mosbesimi dhe njëkohësisht mashtrimi
nuk është shenjë e mirë për familjen e re. Për më shumë sipas saj,
emigrantët duhet të çmësohen me idenë se Shqipëria është rezervat
virgjëreshash. Në bazë të një studimi që kanë bërë në gjimnazet e
Tiranës rezulton se numri i vajzave që e humbin virgjërinë para se të
mbarojnë shkollën e mesme është në rritje. 62 për qind e adoleshenteve,
sipas studimit të kryer prej tyre, kishin pasur marrëdhënie seksuale
para moshës 18-vjeçare. Studimi në pesë gjimnaze të Tiranës ka treguar
edhe një numër “të frikshëm” të marrëdhënieve edhe në një kohë më të
hershme. “15-20 për qind e vajzave kanë pasur kontaktet e para seksuale
në moshën 13-vjeçare”, – thotë Moisiu. Ajo që kërkojnë emigrantët nga
vajzat shqiptare, ndërkohë që kanë konsumuar marrëdhënie seksuale të
panumërta me të huaja të cilat i shohin si liberale, madje dhe i mburrin
për këtë, është krejtësisht jashtë kohe edhe për Shqipërinë tashmë. Për
pedagogen e UET, që studion marrëdhëniet gjinore, Ermira Danaj, kjo
është thjesht shprehje e patriarkalizmit që shfaqet në dhjetëra forma të
tjera, por që fillon me virgjërinë. “Ekskluziviteti i pronësisë ndër
vite është përkthyer me virgjërinë, ruajtja e virgjërisë ekskluzivisht
për burrin. Ndërkohë ky ekskluzivitet nuk kërkohet për burrin, sepse në
një kontekst dominimi mashkullor, qenia mashkull nuk ka nevojë të
demonstrojë asgjë, as që është i ndershëm, as që është i virgjër,
thjesht mjafton që është qenie mashkull”, – thotë ajo. Ashtu si Moisiu
edhe gjinekologia Mimoza Keta e sheh si absurde kërkesën që u bëhet
vajzave, që sipas tyre në mjaft raste është e pamundur të plotësohet
edhe biologjikisht.
Mashtrimi i mirëpritur
Për Danajn kjo është zgjidhja e vetme që u mbetet femrave para
meshkujve që e kërkojnë me ngulm që ato të jenë të virgjëra. Në bisedë e
sipër ajo shpjegon se në këtë rast, edhe pse kemi të bëjmë me një
mashtrim, është një mashtrim i kërkuar prej të gënjyerve. “Ajo që
fatkeqësisht ndodh, është që për sa kohë këto probleme nuk e trondisin
dominimin mashkullor, siç është dhuna, apo dhe mungesa e komunikimit,
gjendja duket si normale dhe nuk përbën shqetësim të madh. Ndërkohë që
rivirgjërimi duket si një “mashtrim i madh”. Rivirgjërimi është në fakt
një “mashtrim” për t’i bërë qejfin shoqërisë që më mirë pranon një
“mashtrim” të tillë sesa tronditjen e strukturës patriarkale
ekzistuese”, – thotë ajo. Moisiu nga ana e saj nuk është e gatshme ta
aprovojë as sjelljen e vajzave në këtë rast. Drejtoresha e “Kiço
Gliozhenit”, thotë se i kupton vajzat, por për të ato duhet të marrin më
shumë përsipër dhe ndoshta të heqin dorë nga një mashkull që u kërkon
gjëra që nuk mund dhe as kanë pas ia ofrojnë. “Unë e di që ato kanë një
hall të madh, por më duket shumë e padrejtë të nisësh jetën me një
mashtrim dhe nuk më duket se i ndihmoj duke bërë këtë”, – shpjegon ajo,
ndërsa thotë se herë pas here ka ngritur zërin për fenomene të ngjashme
që kryesisht diskriminojnë femrën, duke filluar nga abortimi i fetuseve
femra e deri te “qepja”. “I thashë vajzës, nëse ti do ta nisësh jetën me
një mashtrim, kjo nuk është gjë e mirë, por është zgjedhja jote”, –
kujton mjekja Mimoza Keta. Ajo shpjegon se burrin nuk e mashtroi thjesht
për solidaritet femëror, por gënjeu sepse mjeku nuk mund të tradhtojë
pacientin dhe nuk mund të nxjerrë asgjë që mëson prej tij apo trupit të
tij në vizitë. Ajo thotë se një pjesë e mirë e vajzave e bëjnë këtë të
shoqëruara me dikë tjetër, që në mjaft raste është nëna, por shumë e
bëjnë këtë fshehurazi masivisht në klinika private, ku mundësitë për t’u
njohur janë edhe më të vogla. Sipas Danajt, rastet të tilla vijnë pasi
sot kemi një përplasje të madhe vlerash. “Sepse kemi një traditë
patriarkale të mbartur ndër vite, po ndërkohë kemi një informacion të
pamasë nëpërmjet të cilit kjo traditë vihet në pikëpyetje. Flitet nga
një anë për vlerën e virgjërisë, por nga ana tjetër diskutohet dhe mbi
të drejtat e grave dhe vajzave për të qenë të lira për të vendosur vetë
se çfarë duan të bëjnë me jetën e tyre duke mos dashur të jenë më
pronë”, – thotë ajo. Sipas Danajt, rivirgjërimi nuk është veçse një
formë tjetër dhune ndaj gruas. “Çështja e rivirgjërimit tregon se sot ne
kemi më shumë nevojë se kurrë për t’i hedhur në diskutim vlerat e
shoqërisë tonë, dhe jo për të ruajtur një “moral” fals. Fatkeqësisht,
për sa kohë ne do të vazhdojmë ta konsiderojmë vajzën si inferiore, të
brishtë, pronë të burrit, qenie të destinuar vetëm për t’u martuar e për
të lindur fëmijë, do të hasim me raste të tilla si rivirgjërimi (që nuk
është gjë tjetër vetëm një formë dhune simbolike ndaj vajzave dhe
grave), apo dhunimi fizik i vazhdueshëm i tyre”, – thotë ajo.
Gjaku në çarçafë…
Mjekja Rubena Moisiu
Është e sigurt që nëse një burrë këmbëngul të marrë një grua të
virgjër, ai me shumë gjasa do ta ketë atë qoftë kjo edhe virgjëri false.
Ajo që ai nuk do të marrë vesh asnjëherë është se virgjëria që ka marrë
dhe gjaku në çarçafë nuk kanë ndodhur për herë të parë. Mjeket, por
edhe sociologët pohojnë se kryesorja për ata që këmbëngulin në
virgjërinë e nuses nuk është fakti nëse ajo është vërtet e virgjër, por
shenja se ajo është e tillë.
Mjekët thonë se një pjesë e mirë e femrave me një përqindje që varion
mbi 50 për qind kanë një himen (shenjë të virgjërisë) elastik dhe një
pjesë tjetër pësojnë çarje të himenit jo në ato që quhen vaza gjaku e
për rrjedhojë kanë një humbje virgjërie pa gjak. Dhe ky është një
problem i madh. Mund të jenë të pafundme viktimat e heshtura të
paragjykimeve dhe përfoljes apo edhe martesave të dështuara prej kësaj
virgjërie që shkon në mënyrë të heshtur. Mjaft burrat shqiptarë duan
sipas mjekes Rubena Moisiu të tregojnë ende çarçafin me njollën e gjakut
edhe pse ka kohë që ky nuk shpaloset më në dritare. Ajo që sipas
mjekëve është një gjendje normale fizike e femrës për mjaft njerëz mund
të jetë një katastrofë morale, ndoshta për këtë arsye ka një numër
tjetër meshkujsh apo vjehrrash që shkojnë të bëjnë një verifikim për
para se lidhja të shkojë në martesë. Mjekja Mimoza Keta pranon se ka
pasur raste ku i është kërkuar që të verifikohej nëse vajza ishte e
virgjër apo jo, por sipas saj këto nuk janë aq të shumta sa numri i
atyre që kërkojnë të rivirgjërohen. Ajo thotë se mjaft herë ka tentuar
t’ua prishë mendjen vajzave që kërkojnë diçka të tillë, por dyshon shumë
se edhe pse mund të kenë pranuar para saj se nuk do ta kërkonin
rivirgjërimin nuk kanë shkuar ta bëjnë këtë në një klinikë tjetër apo te
një mjek tjetër. Arsyeja edhe sipas saj është shenja e gjakut mbi
çarçafë. Ndoshta një vajzë e qepur nuk është e virgjër natyrale, por
ndryshe nga ajo që mund të jetë vërtetë e virgjër e qepura ta garanton
(mjekët e bëjnë) që do ta kesh një njollë gjaku në çarçafë. Ndërkohë në
rastin e një vajza natyralisht të virgjër, por me një himen elastik,
njolla e gjakut është e pamundur dhe sipas doktoreshës mjaft prej tyre
duhet të kenë vuajtur gjatë nën presion apo dhunë duke ua mbyllur gojën
me faktin se nuk u gjetën të “virgjëra”. Burrave me namuz në fakt ata që
kanë kërkuar me ngulm apo ata që do të zbresin avionit në Rinas këto
muaj vere në kërkim të virgjëreshave duhet t’ua kishin mësuar këtë që në
shkollë dhe për më shumë ndoshta dikush duhet tu mësojë që njolla e
gjakut në çarçafë është një gjë pa vlerë dhe paguhet lirë.
Qepja nuk kushton
Ajo që e bën fenomenin krejtësisht të lehtë janë edhe çmimet. Nëse në Perëndim, ku duhet thënë kërkesa të ngjashme
nga vajza prej familjesh emigrante nga vende shumë konservatore nuk
mungojnë, pagesat shkojnë nga 200 euro më të lirat kryesisht në vende të
Europës Lindore deri në 4500 euro në Austri, pasi kjo është një
ndërhyrje plastike e për rrjedhojë e kushtueshme. Ndërkohë në Shqipëri
“virgjëria” kushton shumë më pak. “Përgjithësisht merren aq para sa
kushton një vizitë normale (nga 1 mijë deri 3 mijë lekë të reja), por
ndodh që edhe nuk marrim para se nuk kanë”, – thotë Mimoza Keta.
Ndërkohë në klinikat private kostoja mund të jetë edhe më e lartë, por
me siguri që tarifat nuk e kapin dyshemenë e 200 eurove që aplikon një
mjek në Pragë. Kjo duket se e bën lehtësisht të aksesueshëm
rivërgjërimin aq sa ka edhe barsoleta për gra që detyrohen ta bëjnë atë
më shumë se njëherë. Doktoresha pohon se raste të tilla mund të ndodhin,
por kjo vjen për shkak të një problemi teknik. Në rast se “qepesh”,
atëherë koha deri në marrëdhënien e parë seksuale nuk mund të jetë më e
gjatë se një javë. “Penj janë ata, nëse kalon një farë kohe këputen dhe
qepja duhet ribërë ose nuk do të dukesh e virgjër”, – pohon mjekja.
Duket se një burrë nuk e ka të lehtë të pranojë se gruaja e tij e re
është e ndershme edhe pse ajo mund të mos ketë rrjedhje gjaku, për shkak
të një cipe virgjërie elastike siç shpjegojnë mjekët, ndërsa sigurisht e
marrin për të ndershme pa asnjë lloj dyshimi atë që e ka blerë këtë
cipë për maksimumi 5 mijë lekë të reja. Sidoqoftë, familje të tilla mund
të jenë të lumtura për një farë kohe. Doktoresha Keta na thotë se një
vit më vonë, edhe pse nuk kishte dashur dhe i ishte dukur e sikletshme, e
priti sërish në spital çiftin e ri të fillimit të kësaj historie. Këtë
herë ata shkuan atje për të sjellë në jetë fëmijën e tyre. Fëmijën e një
martese të “qepur” me mashtrim, por që duket se deri atëherë kishte
funksionuar. “Nuk e di si vajtën më vonë, por mesa kam dëgjuar lindën të
tjerë fëmijë dhe vazhdojnë të jenë të martuar”, – thotë doktoresha
normalisht, duke ruajtur të mos japë detaje për identitetin e tyre dhe
duke kujtuar herë pas here skenën e burrit që i përgjërohej së shoqes ta
falte që e kishte vënë para një prove të vështirë dhe shkeljen e syrit
të kësaj të fundit.

Re: Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
Epo ctu bejsh disa vajzave te sotme pasi sipas tyre te jesh e ndershme esht budallalleku me i madh ne bot;kot nuk thon nje shprehje;Qe k....mos qofsh pasi ne shumicen e rasteve ato kan fat;nejse sic thot edhe shkrimi ne shum raste edhe pse vajzat jan te ndershme;ka shum meshkuj qe e paragjykojn partneren ew tyre,ose mund ta ofendojm me fjalet me banale qe ata nxjerrin nga goja e tyre;sa per emigrantet tmarrin e gocat e huja apo se shqiptaret jon me turta tshkretat,e jan nuse sipas zakoneve;hall me qen e ndershme e hall jo...
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
Pika qe su bie...edhe gocave...po edhe emigranteve qe presin tua gjej nusen nena e kusherinjte...
Re: Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
Ariel shkruajti:Pika qe su bie...edhe gocave...po edhe emigranteve qe presin tua gjej nusen nena e kusherinjte...
do me martosh edhe mua ariel
An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Re: Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
Jo te keqen...nuk dua te fus shpirtin ne gjynof ke ty hahahahahahaha
Me mire gjeje vet shpirto...di une si del malli mbas shpaketimit hahahaaa me kto gocat e socme ku ka garanci ri
Me mire gjeje vet shpirto...di une si del malli mbas shpaketimit hahahaaa me kto gocat e socme ku ka garanci ri
Re: Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
e Vendosa une edhe do jesh edhe kumbara ....
An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Re: Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
Mome ke hall te kthehesh edhe njehere si ke qen amon ri ta provoj un njehere hahahahaha
Re: Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
Jo ri goc...sjam qa noiher ...ti po deshe provoje kot per hoby hahahahahahaaa
Ca spo na nigjojn veshet vallahi... Hapa dollapa...ene kur kujtohen se do gjejn burre i bi n'men me u myll...
Ca spo na nigjojn veshet vallahi... Hapa dollapa...ene kur kujtohen se do gjejn burre i bi n'men me u myll...
Re: Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
Hajt mo soje soje kjo dynjo....
Po dhe ti ca titulli i ke vu hahahahahaa
Po dhe ti ca titulli i ke vu hahahahahaa
Re: Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
Ne fakt mire e kan vu...se emigranteve te shkrete i rrasen gjonat...ec ti ngecim...
Re: Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
Hahahaha rri ori se ata pervec zezakeve nuk shohin me vite femra shumica prandaj hahaha si bien nder sy gje ri hahahahaha
Re: Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
Amon edhe kta te jashtit, shumica nuk e dallojn a je e virgjer apo jo se jan msu tu i hip gjithkuj knej.....kshu ndodhi me dike qe njohim po shyqyr nuk e kemi gjak..shkoj ne shqiperi u feju me nje vajze qe te gjithe e dini si ish, u martua dhe asigjo, ai ne mengjes u zgju i lumtur.
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
Jo ori edhe ti ka meshkuj qe sja din haberin vallai o skan pare femer me sy mi sis hahahaha
Re: Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
Maks se kur te vi raste nuk i bie dum fare se eshte e virgjer apo jo hahahahaha kan djallezi femrat sot per sot
Re: Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
tashi te tera kane nga nje penxherke hahah un sdo desha dere salloni hahahah
Re: Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
E rezervuar shkruajti:Jo ori edhe ti ka meshkuj qe sja din haberin vallai o skan pare femer me sy mi sis hahahaha
Ti thuj qe atij nuk i ka bo pershtypje ajo pun, thjesht ka desht mu martu ori me majt shtratin nxeht
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Re: Vajza, qepuni, po vijnë emigrantët!
turplliqe keto gjera,,,por nuk habitem,,,
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Similar topics
» Emigrantet vijne ne Shqiperi per votime
» Si mendoni nga se vijne thashethemet??
» Po vijnë ditët e ftohta
» Pasojat që vijnë nga anarkia seksuale
» Sëmundjet që vijnë nga kafshët e përkëdhelura

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi