Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dhjetë gjërat që duhet të dini mbi ushqyerjen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dhjetë gjërat që duhet të dini mbi ushqyerjen People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetë gjërat që duhet të dini mbi ushqyerjen

2 posters

Shko poshtë

Dhjetë gjërat që duhet të dini mbi ushqyerjen Empty Dhjetë gjërat që duhet të dini mbi ushqyerjen

Mesazh nga T_o_n_i Thu 27 Sep 2012 - 7:14

Dhjetë gjërat që duhet të dini mbi ushqyerjen

Profesori i biokimisë ushqimore në Universitetin “Cornell” të Nju Jorkut, Colin Campbell në librin e shndërruar tashmë në një kult mes studiuesve të lëndës tregon zbulimet e tij që lidhen me ushqimin dhe shëndetin. Ai propozon 10 gjërat që duhet të dini mbi ushqyerjen dhe shëndetin.


1) Ushqimi është në avantazh ndaj gjenetikës: 1:0

Të gjitha sëmundjet nisin nga gjenet, por jo domosdoshmërish përfundojnë me gjenet. Të gjithë kemi një “pajisje” të veçantë gjenetike, që ndonjëherë përfshin edhe gjenet që funksionojnë keq. Ushqimi mund t’i mbajë ato gjene nën kontroll.

2) Ushqimi jo vetëm parandalon, por edhe shëron

Të gjithë jemi të vetëdijshëm se një dietë e shëndetshme mund të na ndihmojë të parandalojmë fillimin e disa sëmundjeve. Ajo që edhe unë vetë u befasova kur e zbulova, është se një ushqim i bazuar te zarzavatet integrale është në gjendje të ndryshojë sëmundjen, kështu që mund ta përdorin vërtet si ilaç për të shëruar njerëzit. Një dietë korrekte arrin të parandalojë, për shembull, rrjedhën e sëmundjeve të zemrës.

3) Përfundimet e një diete të mirë janë vërtet të shpejta

Efektet mund të shihen brenda një kohe shumë të shkurtër: nëse ndryshoni regjimin ushqimor për një ose dy javë, është një kohë e mjaftueshme për të vlerësuar vërtet mirësitë. Dhimbjet e anginës, apo ato që lidhen me artritin, mund të zhduken brenda pak ditëve, sepse trupi ka aftësinë që të kurohet vetvetiu.

4) Thojini lamtumirë mishit, qumështit dhe vezës

Efektet më të mëdha shihen veçanërisht kur eliminohen produktet e qumështit. Unë jam rritur në një fermë dhe gjithnjë e kam konsideruar qumështin një ushqim të çmuar, të domosdoshëm, aleat të shëndetit. Të gjitha studimet më kanë nxitur që ta besoja këtë gjë në vite, por tani jam i bindur për të kundërtën, se qumështi, çdo lloj mishi, vezët, si dhe ushqimet industriale duhen eliminuar totalisht nga dieta. Gjithmonë është menduar se proteinat shtazore janë më të ushqyeshme sesa proteinat që përmbajnë zarzavatet, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Përkundrazi, shumë studime kanë treguar se një dietë e varfër me proteina shtazore është aleati më i mirë për shëndetin tonë.

5) Jeshillëqet, zarzavatet dhe drithërat integrale, një ylber i shëndetshëm

Fasulet, bizelet, drithërat integrale, perimet me ngjyra që janë të pasura me antioksidantë: një ushqyerje që bazohet te këto ushqime mund të jetë shumë i larmishëm, duke përfshirë makaronat, patatet dhe bukën integrale. Kjo është një mënyrë të ngrëni që u përshtatet të gjithëve dhe çdo moshe.

6) Largoni varësinë

Problemi është se në vendet perëndimore jemi mësuar aq shumë të konsumojmë ushqime të pasura me yndyrë dhe sheqer, saqë në një farë mënyre jemi shndërruar në vartës. Në fakt nuk ka shumë ndryshim me varësinë ndaj nikotinës, apo substancave të tjera. Mund të jetë e vështirë për të ndryshuar mënyrën e të ngrënit, sepse në fillim ndiejmë mungesën e ushqimeve që konsumonim më parë. Por sapo varësia nis të venitet, fillojmë të dëshirojmë ushqimet që na bëjmë të ndihemi mirë.

7) Cilësia është më e rëndësishme se sasia

Duke mos i shtuar zarzavatet një diete të gabuar mund të keni ndonjë dobi, por ky nuk është çelësi i shëndetit të mirë. Shpesh syri dhe vëmendja e publikut përqendrohet gabimisht më tepër se ç’duhet te sasia dhe kaloritë. Por nuk është problem nëse konsumohen ushqimet e duhura. Gjithsesi nuk rrezikoni ta teproni, sepse është një regjim ushqimor që ju shijon dhe nuk ju shëndosh. I bën mirë jo vetëm shëndetit, por edhe linjave.

8) Sëmundjet kurohen në tavolinë, përfshi këtu edhe kancerin

Diabeti i tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, obeziteti, të gjitha janë sëmundje që një dietë e shëndetshme me siguri mund t’i parandalojë, por edhe t’i kurojë. Këtë e kanë treguar shumë studime. Edhe kanceri është i lidhur me ushqimet që konsumojmë dhe ndikohet nga mënyra që mbeten ende për t’u sqaruar. Dietat janë një fushë studimi mjaft premtuese.

9) Shtesa? Jo, faleminderit

Është një mëkat që njerëzit, sidomos në Amerikë, besojnë se shtesat ushqimore të vitaminave mund t’i bëjnë të ndihen mirë, apo që këshillohen për shëndetin. Në fakt nuk ekzistojnë fakte shkencore që e dëshmojnë këtë gjë, madje në disa raste është parë se mund të bëjnë vërtet keq. Ajo që dihet me siguri, është se nuk parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe as kancerin. Problemi është se shpesh ata që i këshillojnë janë vetë mjekët, të cilët nuk dinë asgjë rreth ushqimit.

10) Shëndeti nuk shitet

Tregu i shtesave ushqimore ka një fitim të madh, madje shifrat shkojnë deri në 30 miliardë dollarë në vit në Shtetet e Bashkuara. Për të mos folur pastaj për vlerën e tregut “junk food”. Tani e dimë se me një ushqim të shëndetshëm mund t’i shkurtojmë shpenzimet shëndetësore 70-80%, por ky është një tregues që shumë pak personave u intereson, atyre që shqetësohen vërtet për shëndetin.
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhjetë gjërat që duhet të dini mbi ushqyerjen Empty Re: Dhjetë gjërat që duhet të dini mbi ushqyerjen

Mesazh nga Anakonda Fri 28 Sep 2012 - 20:00

interesonte po un si me ja bo si vec pij uj e lengje e smhahet aasgjo
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi