Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Të mjerët” dhe budallenj të tjerë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Të mjerët” dhe budallenj të tjerë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Të mjerët” dhe budallenj të tjerë

2 posters

Shko poshtë

“Të mjerët” dhe budallenj të tjerë Empty “Të mjerët” dhe budallenj të tjerë

Mesazh nga WebMaster Thu 27 Sep 2012 - 20:09

Nga Halil Matoshi
Pyetjes së bërë në një Blog në Internet se cili libër ua ka ndryshuar
jetën dhe cili u ka mbetur në fyt, dhe s’e keni mbaruar dot?, një
lexuese i përgjigjej: “’Të mjerët”, nuk e lexoj dot më, ngase më kujton
gjendjen e dëshpëruar ku më futi atëherë. U mundua babi të ma hiqte nga
dora kur më pa ç’po lexoja, po shumë vonë”.Ndoshta autorit frëng, Victor
Hugo, i mungonte sensi i masës dhe humori i mirë dhe kjo shihet
ashiqare në idetë e tij të ekzagjeruara, por megjithatë tek “Të
mjerët” (titulli origjinal “Les Miserables” (1862), ai të prekë
shpirtin. Ligji i njeriut është që të bëjë sa më pak që është e
mundshme gjynahe – të mos bëjë fare, ky është mision engjëjsh.

Hygo po na thoshte se mëkatet e mëdha bëhen në errësirë të thellë. Ai
që e ka bërë mëkatin, nuk është fajtor, po ai që krijon errësirën, si
peshkopi Bienveny.

Ky roman konsiderohet më i famshmi i shekullit 19, por jehona e tij
na i zhbiron veshët edhe sot, si manifest që hulumton natyrën e të
mirës dhe së keqes, krimit dhe dënimit, (pa)drejtësisë…

Romani kryesisht merret me jetën dhe bëmat e protagonistëve realë,
si Jean Valjean – ish i dënuar – i cili është duke u përpjekur që të
shpjegohet dhe Eugene Francois Vidocq, polic – ish-kriminel famëkeq – i
cili përpiqet që të justifikohet.

Pas një shekulli e gjysmë prej se është shkruar “Të mjerët”, të
duket se ata kanë çfarë të thonë sot në Kosovë, ku njëra palë bëjnë
përpjekje për t’u shpjeguar pse janë aq injorantë dhe të rrezikshëm dhe
një palë që bëjnë përpjekje për t’u arsyetuar pse ishin ose janë aq
mizorë.

Pala e tretë (lexuesit ose qytetarët e rëndomtë) janë ose vëzhgues
pasivë të mjerimit, pra budallenj, pengje të mjerimit ose zëra të
vetmuar në shkretëtirë.

Ku dua të dal?

Këto ditë një ekspeditë e madhe zyrtarësh institucionalë që shquhen
si llafologë injorantë ( u tha të ishin 50, 30 apo 23 veta, kjo fare
s’ka rëndësi) mësynë New Yorkun që t’i jepnin zë Kosovës në East River
dhe u tha se ata, pos që shuajnë kureshtjen naive haneve e honeve
newyorkeze, edhe mund ta takojnë ndonjë tip çatipi të OKB-së nëpër
korridoret e kësaj selie.

U tha se kryetarja dhe kryeministri ishin takuar edhe me sekretarin e
përgjithshëm të OKB-së për një fotografim, ”e ç‘në , pra”? – thonë
çamët – kur ky burri i botës, e cilëson kryetaren si shefe të
autoritetetit kosovar, ngjashëm siç konsiderohen liderët palestinezë në
“Qeverinë e botës”.

Dhe paria e vendit do të jetë takuar – sa më sy e faqe – edhe me
ndonjë nga burrat e ose gratë e shteteve mike të Kosovës, por kjo nuk i
ndreq shumë punë vendit që kërkon njohje dhe afirmim në OKB, përderisa
liderët kosovarë nuk kanë kërkesa, për askënd dhe për asgjë!?

As për miqtë dhe as për armiqtë!?

Sepse për të pasur një kërkesë të vetme – duhen dy kokrra mend!

Ndonjë hajgaregji në Prishtinë po thotë se paratë janë për t’u
harxhuar, duke porositur që të mos qortohen përfaqësuesit e Kosovës
heroike, kësaj here në askund.

OK, po e zëmë se paratë janë për t’i bërë “rrush e kumbulla” mirëpo
duhet pasur parasysh faktin se varet kush, ku, për çfarë dhe, paratë e
kujt i shpenzon.

Mastrafgjinjtë nuk janë të paqtë as para Zotit, as para robit!

Po mirë, le të shpenzojnë thasë të tërë parash, po lë të dalë dikush
prej atij tabori të grave dhe burrave që e mësynë New Yorkun, si një
tufë pelegrinësh (e që krijonin imazhin e një tufe kojrrilash në
mjegull) para qytetarëve e të thotë, për çfarë u bë gjithë ai harç?

A ka ndonjë të mirë publike si shpagim për metalikët e shpenzuar të arkës së shtetit?

Cili është rezultati?

S’ka! Ishte një sorollatje koti dhe kohë pazaresh tjera (që kjo klasa e lartë e kosovarëve e cilëson si ‘shopping’.)

Por ja që kanë bërë hesape pa hanxhiun – nëse taksapaguesit si
qytetarë të edukuar, pra populli do të ishte vërtet sovrani, sepse ato
para do t’ua nxirrte për hundësh!?

Por… Por çka?

Dhe për këtë hesap, nga New Yorku, “Të mjerët” përmes rrjeteve
sociale si facebook, mund të marrin ndonjë “selam”: “Përshëndetje
popull”, nga Astriti dhe Endriti dhe të lumturohet! I pari është
bashkëshorti i kryetares e i dyti i biri i kryeministrit.

Faleminderit Endritit, për përshëndetjen!

Derisa në Prishtinë, vetëm për ushqim normal një personi i nevojiten 3
euro e 1 cent në ditë, apo 93 euro në muaj, një familje me 6 anëtarë do
të duhej të shpenzonte 558 euro për bukë, prandaj në Kosovë edhe
familjet që kanë të ardhura mesatare llogariten si të varfra dhe nuk
mund të ushqehen mirë. (Kurse paga minimale në Kosovë është 170 euro,
ndërsa mesatarja 370 euro.)

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, papunësia e lartë ka bërë që 34
për qind e popullsisë në Kosovë të jenë të varfër dhe të jetojnë me 1.5
euro në ditë, kurse 12 për qind në varfëri të skajshme me vetëm 1 euro
në ditë.

Pra në Kosovë burimisht del se mund të hanë sa të duan vetëm njerëzit e veshur me pushtet!

Të tjerët janë të kequshqyer, për ibret!

Së këndejmi ana e errët e kësaj telenovele është tallja me publikun,
që është ose keqdashje (krim me paramendim) ose hakmarrje nga instinkte
të ulëta!?

Në Time Square, New York, InterContinental Hotel, ku do të jetë
vendosur ekspedita kosovare kostoja e akomodimit sillet nga $297
(ekuivalent me 229 euro) për një natë.

Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë matematike, kostoja njëjavëshe e
këtij udhëtimi prej 30 vetash kap shifrën prej 135. 910 euro.

Edhe më shkoqur, një vizitë e një zyrtari kosovar për 7 ditë jashtë shtetit bën koston e jetesës njëvjeçare për tetë kosovarë!

Ndërkaq vizita e 30 vetave (sa ishte ekspedita aktuale e zyrtarëve
kosovarë në East River) për një javë kap koston e 2.174 pensioneve, ose
vetëm akomodimi për një zyrtar në InterContinental për një natë arrin
koston e katër ndihmave e gjysmë, sociale! Ectr.

Me gjithë fshehjen e fakteve nga Qeveria (MPMS) nga të dhënat e
regjistrimit të popullsisë doli se Kosova vazhdon ta mbajë titullin e
“kampionit” për shkallën më të lartë të papunësisë në Ballkan.

Bazuar në statistikat e institucioneve ndërkombëtare (1 maj 2012)
Kosova kishte shkallën konstante të papunësisë prej 45 për qind, ndonëse
për Ministrinë e Punës papunësia nuk është më e lartë se 38 për qind.

“Në bazë të statistikave që ka ministria, shkalla e papunësisë është
38 për qind”, pati thënë më 1 maj 2012 Behxhet Gaxhiqi, zyrtar i këtij
dikasteri.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale
(MPMS), numri i punëkërkuesve aktivë të regjistruar në MPMS në fund të
vitit 2011 ishte 325.261 punëkërkues të regjistruar. Kjo paraqiste rënie
prej 3 për qind në numrin e punëkërkuesve krahasuar me fundin e vitit
2010. Bazuar në këso statistikash të “krehura” nga kjo ministri, në
muajin shkurt të këtij viti në Kosovë ishin regjistruar mbi 276 mijë të
papunë, prej të cilëve 134 mijë femra.

Demek numri i atyre që gjejnë një punë po rritet!?

Rrena s’ka brirë.

Bazuar në raportin e regjistrimit të popullsisë, prej 508.100 banorëve që janë të aftë për punë, 44.9 për qind janë të papunë.

Kosova ka 227.646 banorë të papunë, përderisa të punësuar konsiderohen 280.454 persona.

Një qytetar që ka arritur moshën e pensionimit (65 vjet) nga shteti
merr vetëm 45 euro në emër të pensionit (pensioni mesatar në Kosovë
është 62,5 euro, ndërsa në Shqipëri 163 euro, e në Maqedoni -162 euro),
nën supozimin se ai e ka të zgjidhur çështjen e banimit, nuk shpenzon
për barna dhe jeton i vetëm, atëherë ai normalisht do të mund të
ushqehet vetëm 15 ditë.

E për dy javë të tjera, ai duhet të hajë lirinë e Kosovës!?

Klasa politike që është në pushtet në Kosovë, votohet edhe për sebepin se pandehet të jetë lirisjellëse për këtë popull.

Që liria nuk jep bukë – shkruan Giovanni Sartori – është e vërtetë.
Që nuk interesohet për ata që janë të uritur është thuajse po aq e
vërtetë (jo plotësisht, sepse, të paktën, liria lejon që të kërkohet
bukë. Po, nëse buka është gjithçka për atë që s’e ka, sapo sigurohet,
bëhet hiç (ose thuajse.)

Derisa ekonomia greke (vetë grekët e kishin shpikë këtë shprehje që
shqip i bie ‘zotshpillëk’) është në telashe të mëdha, ndërsa dëshpërimi i
popullit është i lartë dhe masat i janë turrë lidershipit për
llogaridhënie, megjithatë, shteti helen nuk është në mesin e 50 vendeve
më të varfra në botë, sipas “Business Insider”. E në anën tjetër po
sipas kësaj agjencie (Rezultatet janë të bazuara në të dhënat e “CIA
World Factbook”, ku vlerësohen shifrat për shtete dhe territore që nuk
kanë agjenci të besueshme lokale të raportimit) kosovarët ndonëse të
nëntit në botë për nga fukarallëku, na dalin të jenë ndër popujt më
optimistë në botë, prandaj edhe nuk kërkojnë llogari nga ata që i kanë
zgjedhur, as kur taksa e tyre shkon në ahengje.

Indeksi i shkallës së varfërisë në Kosovë, sipas “Business Insider”,
është 53.6%, inflacioni i Indeksit të Çmimit të Konsumit, 8.3%, ndërkaq
papunësia është 45.3%.

Kosova e qeverisur nga PDK-ja që krenohet për qeverisje të mirë është
në shoqëri me vendet si Afganistani (19), Bosnja e Hercegovina (17),
Kenia (13), Bjellorusia (10), Namibia (6), ndërkaq Zimbabve radhitet i
pari në listë, si vendi më i varfër në botë.

Para publikimit të të dhënave nga regjistrimi i popullsisë, zyrtarë
militantë të PDK-së dhe analistët e kryeministrit Hashim Thaçi
deklaronin me ngulm se Kosova nuk e ka kuotën e papunësisë më të lartë
se 25% dhe secili që provonte të dëshmonte të vërtetën kontestohej nga
kjo Qeveri, se po shpërndante konstatime joprofesionale të njerëzve që
nuk shohin asgjë të bardhë në Kosovë, njerëzve të frustruar etj.

Thjesht propagandë e “armikut të brendshëm”!?

Po sot?

Të dhënat statistikore të regjistrimit zbulojnë se Kosova ka papunësi prej 44%.

Sidoqoftë, papunësia prej 44% (e njëjtë sikurse para 5 vjetëve)
dëshmon se të dyja Qeveritë Thaçi nuk hapur asnjë vend pune, pos në
sistemin korruptiv politik dhe në administratë publike.

Në Kosovë, sipas të dhënave zyrtare, mbi 25 mijë të papunë brenda një
viti hyjnë në tregun e punës, përderisa vetëm 6.000 vende të reja të
punës hapen në vit.

Por nga të dhënat e regjistrimit të popullsisë del edhe një e dhënë
tjetër për Librin e Guinnesit, se shumica e kosovarëve nuk jetojnë nga
puna, sepse po të ishte puna burim i vetëm i jetesës, 1 milion 350 mijë
kosovarë do të ishin në zi buke!

Duket se shumica prej tyre mbështeten te të tjerët (sidomos në diasporën kosovare) për ta siguruar ekzistencën.

Këto të dhëna dëshmojnë se mbi 922 mijë persona të regjistruar si
banorë të Kosovës, burim kryesor të jetës e kanë mbështetjen nga persona
të tjerë. Rreth 20 për qind e kosovarëve, apo rreth 92 mijë kosovarë
burimin kryesor të të ardhurave familjare e kanë nga dërgesat e
bashkatdhetarëve. Rreth 112 mijë persona burim të jetesës e kanë
pensionin (45 – 79 euro), ndërsa 84 mijë e 683 jetojnë nga ndihma
sociale, që mesatarisht marrin prej 50-80 euro.

Edhe këto shifra mjerimesh e kompletojnë lejenjoftimin e kosovarit të
mjerë që ditët dhe netët i kalon në errësirë, matematikat dhe
gramatikat i ka të mjera…

Sepse nuk ka asnjë kërkesë për ata që i zgjedh.

Nëse edhe viktima, edhe xhelati janë të tillë, të mjerë, si
personazhet Valjean – ish i dënuar dhe Vidocqi polic, për shkak të
rrethanave politike dhe historike, në sprovat e tyre, në këtë tregim,
publiku kosovar, përkatësisht ne qytetarët, pos të mjerë si liderët, del
të jemi edhe budallenj…

A ka kush që vë dialog normalë me këtë Qeveri, (ose të themi me këtë
model qeverisës, që të mos ndërlidhet çdo gjë me persona konkretë), dhe
t’i bindë se e kanë tepër keq.

Se nga liridashës janë shndërruar në liringrënës.

A marrin vesh nëse u themi, shpjegimet e tyre se e duan këtë atdhe janë gënjeshtare dhe hajdute!

Sepse ata janë krijuesit e errësirës…

Apo që të gjithë jemi shndërruar në personazhe të Victor Hugosë!?

Të mjerët na!
Burimi i temes eshte mar tek Tema Online
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Të mjerët” dhe budallenj të tjerë Empty Re: “Të mjerët” dhe budallenj të tjerë

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Sep 2012 - 23:02

Me ben pershtypje dicka qe nese dikushi esht budalla apo i mjer pse te tjeret bien pre e veprime te tyre...apo nuk duan qe ta lejn shokun e tyre vetem...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi