Bunkerët: Të ripërdoren, zhduken apo të mbesin testament i komunizmit?
2 posters
Faqja 1 e 1
Bunkerët: Të ripërdoren, zhduken apo të mbesin testament i komunizmit?
Për
disa, ata janë një shëmti, kujtim i së kaluarës paranojake të
Shqipërisë, zhdukja e të cilëve duhet te lejohet pa dhembje. Për të
tjerët, bunkerët e betonit të periudhës komuniste të shtetit të vogël të
Adriatikut janë një pjesë e trashëgimisë kulturore që nuk duhet humbur,
shkruan në numrin e sotëm, e përditshmja britanike, The Guardian.
Disa dekada, pas zenitit të diktatorit shqiptar Enver Hoxha, bunkerët po zhduken shpejt.
Njëherë e një kohë ka pasur pothuajse gjysmë milioni bunkerë, të
ndërtuar për ta mbrojtur shtetin e izoluar komunist nga “imperializmi
dhe revizionizmi”. Tani shumica janë zhdukur, vë në pah gazeta.
Por, disa janë të vendosur për të shpëtuar çuditë arkitektonike, me një gamë të zgjidhjeve kreative për ripërdorimin e tyre.
Në Lezhë, 30 kilometra në veri të Tiranës, një ndërmarrje e
përbashkët turistike gjermano-shqiptare është në procesin e
transformimit të një bunkeri në një hostel të thjeshtë.
“Tirana Ekspres”, një qendër e artit afër stacionit të rrënuar të
trenit në kryeqytet, ka ngritur një skenë mbi tri koka bunkerësh.
Keq Marku Djetroshani, një artist tatuazhi, ka gjetur një ide më të
mirë, duke e transformuar një nga bunkerët e panumërt, të ndërtuar
përgjatë kufirit me Malin e Zi, në një sallon tatuazhi.
Një libër i ri, që paraqet udhëzimet hap-pas-hapi për konvertimin e
bunkerëve të braktisur në çdo gjë, duke u nisur nga hostelet e tualetet,
e deri te kafenetë dhe dyqanet e suvenireve, është vlerësuar në
Bienalen e Venedikut, ku është paraqitur së fundi.
Elian Stefa, një nga autorët e “Concrete Mushrooms”, vlerëson koston e
ripërdorimit të një bunkeri për fushuesit për vetëm 150 euro.
“Potenciali është i madh, veçanërisht për turizmin,” tha ai.
Dilema – për të shkatërruar ose ridisejnuar ata i ndan shqiptarët, shkruan Guardian.
“Përpara ka pasur bunkerë në çdo qytet, në çdo lagje, por shumica tani më nuk janë, “ thotë gazetari shqiptar Llazar Semini.
“Ata (qeveria shqiptare) kanë mbyllur njërin sy e vesh dhe i lënë
njerëzit që t’i shkatërrojnë ata ngadalë. Shumica e njerëzve janë të
lumtur që ata të zhduken”, ka thënë Semini pë Guardian.
Strategjia e “bunkerizimit” të Shqipërisë është rritur në mes të
viteve të ’70-ta, kur Hoxha, të cilit po i rritej paranoja, egërsoi
lidhjet me Moskën, pas reformave të Nikita Hrushovit. Ai i frikësohej
sulmeve të Bashkimit Sovjetik dhe Jugosllavisë, sikurse edhe “Perëndimit
imperialist”.
Edhe pse bunkerët ishin zyrtarisht në kompetencë të Ministrisë së
Mbrojtjes së Shqipërisë, pas rënies së regjimit komunist në vitin 1991,
fermerët thjesht i gërmuan ata. Kohët e fundit, shqiptarët e varfër po i
hedhin ata në erë për ta marrë çelikun e tyre, që zakonisht ka vlerë
prej rreth 100-150 funta, për një bunker të madh që i zë rreth 10
persona, thekson gazeta britanike.
“Teknologjia për shkatërrimin e bunkerëve po përhapet me shpejtësi”, thotë Dorian Matlija, një avokat i cili ka mbrojtur një numër të shqiptarëve të akuzuar për hedhjen në erë të bunkerëve.
Ndërsa shumë persona, kryesisht shqiptarë të moshuar, nuk brengosen
në lidhje me zhdukjen graduale të përkujtuesve të regjimit brutal dhe
shumë të militarizuar, të tjerët besojnë se bunkerët në formë të
banesave eskimeze dhe strehimoret nëntokësore duhet të ruhen,
“Ata janë një testament për të kaluarën e Shqipërisë. Ata duhet
të jenë të mbrojtur si monumente kulturore. Nuk mund të shkatërrohen
ata,” thotë Fatos Lubonja, shkrimtari shqiptar, i cili nën komunistët kaloi 17 vjet në burg./rel

Re: Bunkerët: Të ripërdoren, zhduken apo të mbesin testament i komunizmit?
Po behen afro 100 vjet qe vendi yn ka fituar pavarsin...edhe akoma po qendrojn elemente te komunizmit sic jan bunkieret....mir do ishte qe te zhdukeshin edhe te mbeteshin se shkuares se komunizmit te dikurshem pasi po presim edhe diten kur do jemi pjes e Be...edhe se besoj se vendi yn do bente figur te mire para europes perendimore
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Shqiptarët e Kumanovës mbesin rrugëve të Evropës
» Te mirat dhe keqiat e komunizmit ?
» Shqipëria,akoma në mësimin e lëndëve të Komunizmit
» Shqiperia njezet vjet pas renies se komunizmit
» Kush është dallimi midis demokracisë dhe komunizmit?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi