Kush është dallimi midis demokracisë dhe komunizmit?
3 posters
Faqja 1 e 1
Kush është dallimi midis demokracisë dhe komunizmit?
Nga Andi S. Haxhiaj
I lindur në vitet ’80 realisht nuk e kam kuptuar se çdo të thoshte komunizëm. Kam jetuar vetëm 8 vite në atë sistem, por që realisht nuk e kuptova edhe pse kam kujtime… dhe kujtimet e fëmijëve nuk vdesin kurrë.
Përjetova si një nxënës i klasave të para fillore ndryshimin e sistemit, radhët me orë të gjata vetëm për të blerë një bukë (ishte e vetmja gjë që duhej të bëja kur mbaroja shkollën, të rrija 2 orë në radhë për të blerë një bukë të zezë). Por më në fund erdhi ndryshimi, ndryshim që e kuptova si shprese, pasi vetëm shpresë shikoja në sytë e prindërve të mi dhe njerëzve që kishim përreth.
Dëgjova fjalën demokraci… sa e bukur ishte ajo fjalë, sa dëshirë më jepte ta shqiptoja.
Kuptova realisht që ishim të varfër, që mbledhja e letrave të çamçakizave bëhej vetëm në Shqipëri dhe që kanoçet e Coca- Cola-s nuk duhej të ruheshin, por të hidheshin mbas çdo konsumi… e sa e sa shumë gjëra të tjera që çdo ditë më linin me gojë hapur.
Ato vite të para ishin shumë të pasura me histori dhe fakte mbi maskaradën që komunizmi i kishte bërë këtij vendi. Dëgjova qe komunizmi nuk pyeste popullin, por vendoste vetë, që njerëzit kishin frikë të flisnin se dënoheshin, që vriteshe pa gjyq, të hiqnin nga puna vetëm se mendoje kundër sistemit, të tjetërsonin pronën, udhëheqja e vendit bënte një jetë përrallore dhe më e rëndësishmja, qe individi nuk mund të vendoste fatet e veta, por vendoste shteti për ty.
Sot jetoj realitetin, jam diplomuar 2 herë dhe mendoj se jam shumë i aftë në atë që bëj, por një gjë nuk kuptoj përsëri… SI KA MUNDESI QE SHQIPTARET NUK E KUPTOJNE QE PO JETOJME AKOMA NE KOMUNIZEM??? (Ju lutem analizoni veten tuaj, si e mendonit komunizmin në vitin ‘91 dhe si e shikoni demokracinë e sotme, ju lutem më kundërshtoni ose miratoni me fakte përshkrimin e mësipërm të komunizmit në krahasim me “demokracinë”)
RESPEKTE!

Re: Kush është dallimi midis demokracisë dhe komunizmit?
Dikur ne komunizem u jetonte pa frike mundet te kete te metat edhe komunizmi po te pakten atehere nuk ndodhshin gjera qe kan ndodhur sot .Ndersa ne Demokraci nuk ben gje tjeter vetem degjon vran kete vrane ate ju meret jeta te rinjve pa pike problemi ka difekte te shumta ka probleme te medha tani atehere ne komunizem e haja nje cope buke po ishe i qete ..
Re: Kush është dallimi midis demokracisë dhe komunizmit?
Dallimi i demokracise nga Komunizmi eshte shum i thjeshte!!! Kopmunizmi ne parim eshte nje Program i Perkryer por eshte ne kundeshtim me vet veten sepse eshte i pa realizueshem sic shkruhet!!! kurse demokravia realizohet deri diku!
Intriganti- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Elbasan
Postime : 712
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/08/2011
Mosha : 41
Hobi : Futbolli
Re: Kush është dallimi midis demokracisë dhe komunizmit?
Edhe demokracia njesoj si komunizmi po vepron mbi njerezit e mjere.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Mësoni, cili është dallimi midis dashurisë dhe epshit?
» Kush eshte Perendia ?
» Femrat hetojnë se kush është gej, e kush jo
» Cili eshte ndryshimi midis "Te dua" & "Te dashuroj"
» Cili është ndryshimi midis epshit, dashuris dhe seksit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi