Shqiptarët e Kumanovës mbesin rrugëve të Evropës
Faqja 1 e 1

Një pjesë e shqiptarëve të Maqedonisë që u nisën para disa javëve për në Belgjikë dhe shtetet e tjera perëndimore me shpresë se do të gjenin një jetë më të mirë, nisën të rikthehen për në vendlindje. Në vend të banesave dhe kushteve të mira për jetë që kishin dëgjuar, ata gjetën vetëm qiellin e hapur që iu bë strehë për disa ditë resht. Dhe duke mos pas asnjë shpresë për të mbetur atje, ata kanë vendosur të kthehen në vendlindje.
Shumë prej tyre me ditë të tëra janë endur rrugëve, ndërsa disa të tjerë i kanë strehuar përkohësisht bashkatdhetarë që kanë pas qëndrim në Belgjikë. Familje të tëra kanë mbet pa para dhe nuk kanë me çfarë të kthehen mbrapsht. Kampet dhe hotelet e parapara për strehim të refugjatëve që kërkojnë azil janë mbushur plot e përplot dhe nuk pranojnë asnjë njeri.
Një 33 vjeçar nga Kumanova, i cili u kthye sërish në vendlindje bashkë me gruan dhe tre fëmijët e tij rrëfen se “toka e premtuar” nuk i ngjante aspak realitetit. “Kaluam disa ditë duke u endur nëpër Bruksel. Qyteti ishte shumë i mirë, por s’kishte vend për ne. Shkuam të regjistroheshim për azil, por atje kushtet ishin më keq se te ne. Meqë nuk na doli ashtu siç flitej u kthyem mbrapsht sa s’është vonë”, thotë Marsut M.
Ndërkaq, një familje nga fshati Opajë i Kumanovës me banim në Belgjikë ka strehuar në shtëpinë e tyre një familje nga Dibra, e cila kishte mbet rrugëve të Brukselit. Ata tani dëshirojnë të kthehen në Dibër, por paratë që kanë pas me vete i kanë harxhuar dhe nuk kanë me se të kthehen në shtëpi.
Euforia e shpërnguljes iu kthye atyre në tmerr. Për momentin fluksi i atyre që kërkonin të shpërngulen ka rënë, ndërsa udhëtojnë vetëm ata qytetarë që kanë dëshirë të shkojnë për të parë të afërmit, për biznes ose për qejf.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» Qeveria nis fushatën e rrugëve
» Komuna e Kumanovës heq gjuhën shqipe nga faqja zyrtare
» Vlore, proteste per gjendjen e rrugeve
» Bunkerët: Të ripërdoren, zhduken apo të mbesin testament i komunizmit?
» Greqia - Sherri i Evropës - Në prag të një katastrofe

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi