Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si te flasim me vajzat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si te flasim me vajzat People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si te flasim me vajzat

4 posters

Shko poshtë

Si te flasim me vajzat Empty Si te flasim me vajzat

Mesazh nga kasperi Fri 28 Sep 2012 - 1:45

[You must be registered and logged in to see this image.]Si te flasim me vajzat



1. Kur do të sigurosh simpatinë e një vajze, lëvdo bukurinë e saj: sidomos kur ajo nuk është e bukur. I thuaj se nuk ke parë kurrë dy duar më elegante se të sajat, një gojë të formuar kaq bukur, një ballë kaq të përkryer, flokë kaq të dendur e të shkëlqyer. Mos u kufizo kurrë në lëvdata të përgjithshme, në vlerësime të zbehta e emfatike. T?i thuash një vajze: «Jeni shumë e bukur» «Jeni e mrekullueshme» «Nuk kam takuar kurrë një krijesë kaq të hijshme», nuk vlen absolutisht për asgjë. Nëse ajo është vërtet e bukur, nuk do t'ju jetë mirënjohëse për një kompliment që vlen njësoj si çdo konstatim i thjeshtë që kushdo mund ta bëjë e që çdo kalimtar e shpreh, me fjalë me shikim, pak a shumë me të njëjtat terma. Nëse përkundrazi nuk është tepër e bukur nuk është fare, nuk do të mund të bëjë gjë tjetër, veç do të çuditej me komplimentin tënd duke menduar se po talleni me të keni qëllim vetëm lajkatues. Nuk mund të thuash: «Ç'bukuri!» për një vajzë të mahnitshme, sepse është një konstatim banal, si të thuash: «Ç'vapë» në kulmin e verës. Nuk mund të thuhet: «Ç'mrekulli» për një vajzë të llahtarshme, sepse do të ishte një idiotësi o një shaka me shije të keqe, si të thuash: «Ç'kënaqësi!» kur të shkelin këmbën.

Por nëse ti di të lëvdosh bukurinë e një vajze të përkryer në një formë më të saktë, që të ndriçojë një aspekt një anë të veçantë të hijeshisë së saj fizike (për shembull, përthyerjet e buzëve ndonjë gropëz në faqe kur qesh, linjën e hollë e të gjatë të vetullave, shkëlqimin e bebes së syrit); nëse tek vajza e shëmtuar zbulon një veçanti realisht të pëlqyeshme e të lakmueshme (për shembull, finesën e hundës, vogëlsinë e veshit, përsosjen e qafës, edhe thjesht mënyrën si e mban cigaren ndërmjet gishtave), si e para edhe e dyta do të të jenë mirënjohëse që ke zbuluar diçka që të tjerët nuk e kanë vënë re: një aspekti të veçantë të bukurisë së tyre, një diçka e përkryer në aspektin e mjerueshëm të tyre fizik. Kjo diçka do të ketë një peshë të madhe në marrëdhëniet e tyre me ty. Ato do të jenë krenare e do të të jenë mirënjohëse si për një dhuratë.

2. Kur do t'i bësh një vajze një bisedë interesante, ndiq pra metodën e vjetër duke i folur për veshjen, për stolitë, për elegancën femërore në përgjithësi: por tregohu kompetent dhe i pajisur me shije të hollë. Vajzat vlerësojnë shumë djemtë që marrin vesh nga veshjet. E kanë frikë nga gjykimi i tyre e bëjnë gjithçka për t'u bërë të mbara të urta. Sidomos kur janë të vetëdijshme se nuk janë tepër elegante e origjinale; megjithëse duke pasur shije të mira, nuk munden, për arsye praktike, t'ia lejojnë vetes luksin për t'u veshur mirë.

Kur je i shoqëruar me një vajzë, kritiko në mënyrë të pamëshirshme tualtetet e të gjithë të tjerave. Kur ajo të shfaqet para syve me një veshje të re, trego interes si për një gjë të rëndësishme. Duke analizuar të gjitha anët bëj ndonjë vërejtje të lehtë e të shpejtë për ndonjë mungesë të vogël, lëvdo vlerat dhe efektet, me admirim gjakftohtë të një kompetenti. Do të shikosh si do të dridhet nga ankthi e nga pasiguria për fjalët e para, të zbehet a të sikletoset për çdo vëzhgim të vogël të pafavorshëm, të shkëlqejë nga gëzimi e nga mirënjohja për çdo fjalë që përmban lavdërim. Por është e nevojshme që gjykimi yt të mos tradhëtojë kurrë entuziazmin e dëshirën për kënaqësi: prandaj duhet të jetë i ftohtë, i paanshëm, i çinteresuar. Për këtë, nuk është e domosdoshme që ti të humbësh kohë së lexuari revistat e modës të konsultohesh me rrobaqepës e modeliste të qytetit me qëllim që të formosh një kompetencë serioze e të sigurtë: kompetenca stimulohet improvizohet sipas mundësisë, me pak shije të mirë e pak paturpësi.

3. Fol lirshëm për të kaluarën tënde. Mos u bëj merak për këtë. Vajzat vlerësojnë të dashurit e tyre në bazë të numrit të vajzave që kanë dashur më parë. Mos u trego krenar për fitoret e tua të kaluara, por mos i fshih. Mos fol për iniciativën tënde, por kur bie fjala mos u bëj kryeneç, i druajtur, modest, falso. Fol për to: por me finesë; me atë aftësi që konsiston në lënien së kaluarës të disa këndeve të errëta të aventurave të tua: me lirshmëri: me një ton indiferent e me një farë ndjenje «romantike» e «pasionale».

4. Diskuto me çiltërsi për gjithçka që mund të të ngrejë vlerat e mund të rrisë konsideratën që një vajzë ka për ty. Fol për udhëtimet e tua, nëse ke bërë shumë, e që meritojnë me të vërtetë të dëgjohen:

Nëse jeta jote është e zbrazët e pashije, trillo.

Asnjë vajzë s'do të qortojë kurrë se e ke gënjyer që t'i pëlqeje më shumë. Në fund të fundit më mirë një gënjeshtër e bukur se një realitet i shëmtuar e i palëvizshëm.
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te flasim me vajzat Empty Re: Si te flasim me vajzat

Mesazh nga Anakonda Fri 28 Sep 2012 - 2:52

aahaahahaahaaha sa mir ku i gjet kto tema mor...
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te flasim me vajzat Empty Re: Si te flasim me vajzat

Mesazh nga Vizitor Mon 1 Oct 2012 - 9:57

Hej c'kemi, mire? Hajde te të blej nji akullore.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te flasim me vajzat Empty Re: Si te flasim me vajzat

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 1 Oct 2012 - 9:59

Hajdenii merrni shembull nga ky artikull se ngelet beqar[You must be registered and logged in to see this image.]
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te flasim me vajzat Empty Re: Si te flasim me vajzat

Mesazh nga Vizitor Mon 1 Oct 2012 - 9:59

Pse duhet me u martu patjeter?
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te flasim me vajzat Empty Re: Si te flasim me vajzat

Mesazh nga Arian 123 Mon 1 Oct 2012 - 10:03

Gjermanet thone;Dashurou shpeshe,fejou rralle e mos u marto kurre.
Arian 123
Arian 123
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Hamburg
Postime Postime : 2998
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/09/2012
Mosha Mosha : 50
Hobi Hobi : Tenis,Bowling,Sport.

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te flasim me vajzat Empty Re: Si te flasim me vajzat

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 1 Oct 2012 - 10:04

ilirziu shkruajti:Pse duhet me u martu patjeter?

...se atehere e kupton ca eshte jeta tamam[You must be registered and logged in to see this image.]
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 39
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te flasim me vajzat Empty Re: Si te flasim me vajzat

Mesazh nga Vizitor Mon 1 Oct 2012 - 10:05

Єямєℓiиdå shkruajti:
ilirziu shkruajti:Pse duhet me u martu patjeter?

...se atehere e kupton ca eshte jeta tamam[You must be registered and logged in to see this image.]



Ahahahaha.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si te flasim me vajzat Empty Re: Si te flasim me vajzat

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi