Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ndryshimet e riteve martesore ne bote People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Ndryshimet e riteve martesore ne bote People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ndryshimet e riteve martesore ne bote

2 posters

Shko poshtë

Ndryshimet e riteve martesore ne bote Empty Ndryshimet e riteve martesore ne bote

Mesazh nga kasperi Fri 28 Sep 2012 - 2:07

[You must be registered and logged in to see this image.]Ndryshimet e riteve martesore ne bote


Cdo komunitet, krahine, komb, shtet dhe grupim fetar ka te zhvilluar nje mori rregullash dhe traditash qe lidhen me martesen.



Nese jeni kurioz te mesoni dicka mbi karakteristikat e dasmave ne vende dhe kultura te ndryshme nga ajo shqiptare, atehere lexoni ne vazhdim.

Zakoni induist - Ne shoqerite induiste eshte e rendesishme qe martesa te zhvillohet ne nje moment astrologjik te favorshem. Data e marteses zgjidhet nga nje guru, i cili sheh pozicionin yjor duke vendosur edhe minutin qe do te celebrohet cifti. Nje nate para dasmes nusja organizon nje feste ku marrin pjese miket me te ngushta. Te gjitha dekorojne duart dhe kembet me tatuazhe. Dhenderi vjen ne ceremoni i shoqeruar nga familjaret dhe miqte dhe kur cifti shpallet burre e grua, te ftuarit hedhin petale te parfumosura trendafili, fillojne vallet dhe servirin specialitetet e kuzhines indiane.

Dasmat ne Amerike- Jane konsideruar si martesat “me shaka” sepse vetem ne Las Vegas martohen nje pafundesi njerezish, ne cdo moment, ne me pak se nje minute dhe me pak dollare. Por ne Amerike ka edhe vende te tjera, ne te cilat martesa eshte nje eveniment shume serioz. Nje shembull i tille eshte New Orleans, ku gjenden edhe ritet me te hershme martesore ameriane. Ketu dasma organizohet me mizuke, kercime dhe dy torta, nje per nusen dhe nje per dhenderin. Torta e dhenderit duhet te kete nje forme qe te perputhet me profesionin e tij, kurse torta e nuses duhet te kete nje forme me tradicionale. Karakteristike per torten e nuses eshte se ajo duhet te permbaje 10 kordele ne te cilat fshihen 10 objekte. Cdo shoqe beqare e nuses duhe te terheqi njeren prej kordeleve. Objekti qe zbulon pas kordeles konsiderohet si nje ogur i mire dhe udherrefyes per te ardhmen.

Martesat ne Kube- Ketu martesat behen vetem te shtunave. Nusja mund te veshi fustan te bardhe, roze ose te kuq dhe duhet te udhetoje me limuzine.

Martesat budiste- Ne kulturen budiste martesa nuk eshte e rendesishme, cifti mund te jetoje sebashku pa organizuar asnje ceremoni. Ata qe deshirojne te martohen me ane te nje ceremonie mund te ftojne te afermit dhe miqte dhe te nisin dasmen duke recituar, ne vazhdim cifti dhe deshmitaret pijne tre gellejka sake qe simbolizojne tre kohet: te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen, me pas te pranishmit shprehin ndjenjat e tyre. Ceremonia mbaron serisht me recitimin e disa vargjeve tradicionale.

Tibet - Dasmat ketu jane plote me ngjyra. Dominojne nuancat e bluse, te se kuqes, jeshiles, te bardhes dhe te verdhes. Me keto ngjyra formohen disa shirita qe vendosen ne porten e dhenderit nje nate perpara dasmes dhe ne fustanin e nuses. Nuk lejohet te dhurohen kepuce sepse ato simbolizojne ndarjen. Sipas kultures se ketij vendi, kepucet sherbejne per te ecur dhe kjo nenkupton largimin e njerit prej partnereve.

Tradita islame- Sipas ritit myslyman, martesa eshte nje kontrat, aq sa fiksohet nje shume qe burri duhet t’ja dorezoje familjes se nuses ne rast divorci. Dhendri ka te drejte te kontraktoje me kater gra. Martesat behen ne moshe shume te re dhe me nje ritual civil. Fustani i nuses duhet te kete ngjyre te kuqe dhe nusja duhet te jete e mbuluar nga shume gjerdane te arte.Ne shtepine e dhenderit dasma vazhdon per disa dite rresht.

Japoni- Rituali i marteses ne Japoni eshte shume serioz. Cifti vishet me kimono dhe te dy pijne tre here sake ne nje tas me oriz. Kararetkistike e vjeter qe i paraprin dasmave japoneze eshte skeda. Kur nje vajze e pamartuar arrin ne moshen 25 vjecare, ajo pergatit skeden e saj personale. Kjo eshte nje lloje CV-je ku shenohen studimet, puna dhe preferncat e vajzes Sipas tradites kjo skede shperndahet te koleget e punes, familjaret, miqte dhe agjensite martesore. Kjo sherben si nje forme per t’u kontaktuar nga meshkujt qe jane ne kerkim te nje gruaje dhe per t'u martuar.

Mongoli- Ne kete vend data e dasmes vendoset nga prinderit e dhenderit. Kusht eshte qe ceremonia te zhvillohet gjate Henes se Re dhe nese ate dite bie shi, ky eshte nje ogur i keq qe obligon shtyrjen e dites se dasmes.

Iran- Kulmi i dasmes eshte momenti kur perpara ciftit vedoset nje pasqyre e madhe per t’i reflektuar te dy partneret dhe per te larguar shpirtrat e keqinj.

Vietnam- Nuk lejohet ngjyra e bardhe sepse ne kulturen e ketij populli ajo simbolizon vdekjen. Ngjyra qe cila duhet te mbizoteroje ne ceremonite e dasmave eshte ngjyra e kuqe.
kasperi
kasperi
Legjendë
Legjendë

Vendbanimi Vendbanimi : Prishtine
Postime Postime : 19666
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 27/05/2010
Hobi Hobi : trokitja ne dritare

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ndryshimet e riteve martesore ne bote Empty Re: Ndryshimet e riteve martesore ne bote

Mesazh nga Anakonda Fri 28 Sep 2012 - 2:51

jo dasmat tona qankan lule se vec ktu tek ne kom kujtu se jon kshu
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi