Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010
5 posters
Faqja 1 e 2
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010
Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010
Çizmet janë aksesori që nuk njeh perëndim. Dikush i preferon të sheshta, dikush tjeër me taka të larta, dikush të shkurtra, dhe dikush tjetër të larta sipër gjurit. Me forcën joshëse, guarederoba femërore ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes si në verë, ashtu edhe në ditët më të ftohta të vitit. Por cilat janë tendecat e fundit të çizmeve? Do të jenë ato të larta apo të sheshta? Përgjigjja gjendet në faktin se duke iu referuar atyre që i veshin, mund të flasim për vendosmëri dhe alegri pa fund. Duket pothuajse magjike, “Mace me çizme”! Ato janë aksesor i simbolit të pushtetit, mjafton të kujtojmë së deri në fund të shekullit të XIX ato përdoreshin nga meshkujt, por edhe sot është element thelbësor i veshjes ushtarake. Një detaj që rikthehet, por këtë radhë jo si simbol i forcës, por i joshjes femërore.
Tendenca
Në modë për këtë vit do të jenë çizmet e gjata sipër gjurit. Të prezantuara nga stilistët më të njohur në javët e ndryshme të modës ato janë moderne, pëlqehen nga pjesa më e madhe e femrave dhe janë trendi. Në dyqane për këtë stinë do të shihni të ekspozuara modele të ndryshme me materiale që nderthurin lëkurën me kamoshin, por edhe me aksesorë në formë bizhuterish. Mendimi i parë që të shkon ndër mend kur shikon çizmet e gjata, është kombinimi i tyre me funde të shkurtër. Mos u shqetësoni! Pozitive në këtë rast janë çorapet e trasha, të cilat mbrojnë nga i ftohti. Çcizmet përdoren nga të gjitha moshat dhe për çdo rast, ato janë sinonim i çorapeve, por gjothmonë janë konsideruar më joshëse dhe shik. Ato përdoren si nga të rejat, ashtu edhe nga më të moshuarit, për të vënë në pah elegancën dhe të veçantat e dimrit. Ato mund të vishen për çdo rast, për të bërë shoping, për të kërkuar punë, për të bërë një shëtitje, për të shkuar në shkollë, por edhe për të rënë në sy të seksit tjetër. Këtë vit moda na ofron çizme të gjata sipër gjurit, por nuk duhen nënvlerësuar as ato më të shkurtra, mjafton që të jenë prej lëkure të shndritshme.
Propozimet më të fundit për stinën dimër 2009-2010, në pasarelat ndërkombëtare vijnë nga: Guçi, Ermanno Scervino, Roberto Cavalli, Louis Vuitton por edhe nga stilistë të tjerë të njohur.
Një shikim të veçantë ia vlen t’u hedhim koleksioneve Prada dhe Stella Mc Cartney që këtë vit kanë punuar seriozisht për modelet e reja che quest’anno vanno di moda anche traforati.
Modelet klasike
Për t’u vlerësuar këtë vit është fakti se stilistët i kanë kushtuar rëndësi të veçantë linjave klasike, pa lënë mënjanë as modelet sportive dhe ndërthurjen mes të dyjave. Diveristeti në këtë rast krijon botën e mrekullueshme femërore, të shoqëruar nga pamja prej ushtaraku, si dhe ngjyrat e ndezura dhe të zezën klasike. Përveç stilit ushtarak, interesant duket edhe stili “etnik”, motivet e lëkurës së leopardit dhe kafshëve të tjera, të stampuara në gjithë sipërfaqen e çizmeve (për dimrin e vitit të ardhshëm në modë mendohet të jetë lëkura e pitonit). Këto çizme mund të vishen me xhinsa por edhe funde të shkurtra sportive.
Materialet dhe ngjyrat
Mes materialeve të përdorura nga stilistët është padyshim lëkura, me ngjyrën klasike të zezë, gri ose kafe e errët. Nuk duhen përjashtuar as kombinime të jeshiles së errët dhe kremit. Të gjitha këto materiale janë të shkëlqyeshme dhe të lëmuara, por edhe lëkurë e thjeshtë pa shkëqim për më shumë sportivitet dhe prakticitet.
gazeta albania
gorgona- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime : 1263
Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha : 33
Hobi : Studente...Balet
gorgona- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime : 1263
Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha : 33
Hobi : Studente...Balet
gorgona- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime : 1263
Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha : 33
Hobi : Studente...Balet
gorgona- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime : 1263
Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha : 33
Hobi : Studente...Balet
gorgona- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime : 1263
Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha : 33
Hobi : Studente...Balet
Re: Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010
gorgona shkruajti:
Kto qenkin te bukura me shku me lope..
naploni- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Hollande
Postime : 2864
Gjinia :
Anëtarësuar : 14/01/2009
Mosha : 113
Hobi : futboll, aheng, palester
Re: Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010
naploni shkruajti:gorgona shkruajti:
Kto qenkin te bukura me shku me lope..
gorgona- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime : 1263
Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha : 33
Hobi : Studente...Balet
Re: Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010
i gjo ,, duhet me qene dhe femra si puna ktyreve ktu qe kan vesh kto cizme,, se perndryshe nuk shkon..
naploni- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Hollande
Postime : 2864
Gjinia :
Anëtarësuar : 14/01/2009
Mosha : 113
Hobi : futboll, aheng, palester
Re: Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010
ekjo na vdiq me keteo qizme dhe qantaa ahahahah
Vizitor- Vizitor
Re: Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010
BESSI shkruajti:ekjo na vdiq me keteo qizme dhe qantaa ahahahah
hahahha pusho ti se sjan per ty
Re: Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010
KLEA LOVE shkruajti:
Keto qenkan shum te bukura...
gorgona- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime : 1263
Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha : 33
Hobi : Studente...Balet
Faqja 1 e 2 • 1, 2
Similar topics
» Çizmet e gjata, trend i sezonit
» Fundet moderne të sezonit
» Elvana ben blerjet e sezonit
» “Termokos-i” i jep fund sezonit të ngrohjes
» Modelet e Victoria Secret, ja si dukeshin në 1979
» Fundet moderne të sezonit
» Elvana ben blerjet e sezonit
» “Termokos-i” i jep fund sezonit të ngrohjes
» Modelet e Victoria Secret, ja si dukeshin në 1979
Faqja 1 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi