Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010 - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010 - Faqe 2 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010

5 posters

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Shko poshtë

Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010 - Faqe 2 Empty Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010

Mesazh nga gorgona Sat 31 Oct 2009 - 22:54

First topic message reminder :

Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010



Çizmet janë aksesori që nuk njeh perëndim. Dikush i preferon të sheshta, dikush tjeër me taka të larta, dikush të shkurtra, dhe dikush tjetër të larta sipër gjurit. Me forcën joshëse, guarederoba femërore ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes si në verë, ashtu edhe në ditët më të ftohta të vitit. Por cilat janë tendecat e fundit të çizmeve? Do të jenë ato të larta apo të sheshta? Përgjigjja gjendet në faktin se duke iu referuar atyre që i veshin, mund të flasim për vendosmëri dhe alegri pa fund. Duket pothuajse magjike, “Mace me çizme”! Ato janë aksesor i simbolit të pushtetit, mjafton të kujtojmë së deri në fund të shekullit të XIX ato përdoreshin nga meshkujt, por edhe sot është element thelbësor i veshjes ushtarake. Një detaj që rikthehet, por këtë radhë jo si simbol i forcës, por i joshjes femërore.

Tendenca

Në modë për këtë vit do të jenë çizmet e gjata sipër gjurit. Të prezantuara nga stilistët më të njohur në javët e ndryshme të modës ato janë moderne, pëlqehen nga pjesa më e madhe e femrave dhe janë trendi. Në dyqane për këtë stinë do të shihni të ekspozuara modele të ndryshme me materiale që nderthurin lëkurën me kamoshin, por edhe me aksesorë në formë bizhuterish. Mendimi i parë që të shkon ndër mend kur shikon çizmet e gjata, është kombinimi i tyre me funde të shkurtër. Mos u shqetësoni! Pozitive në këtë rast janë çorapet e trasha, të cilat mbrojnë nga i ftohti. Çcizmet përdoren nga të gjitha moshat dhe për çdo rast, ato janë sinonim i çorapeve, por gjothmonë janë konsideruar më joshëse dhe shik. Ato përdoren si nga të rejat, ashtu edhe nga më të moshuarit, për të vënë në pah elegancën dhe të veçantat e dimrit. Ato mund të vishen për çdo rast, për të bërë shoping, për të kërkuar punë, për të bërë një shëtitje, për të shkuar në shkollë, por edhe për të rënë në sy të seksit tjetër. Këtë vit moda na ofron çizme të gjata sipër gjurit, por nuk duhen nënvlerësuar as ato më të shkurtra, mjafton që të jenë prej lëkure të shndritshme.

Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010 - Faqe 2 Knee-high-boots-biggest-trends-fall

Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010 - Faqe 2 Over-the-knee-boots1

Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010 - Faqe 2 Shoes-trends-autumn-winter-2009-201
Markat

Propozimet më të fundit për stinën dimër 2009-2010, në pasarelat ndërkombëtare vijnë nga: Guçi, Ermanno Scervino, Roberto Cavalli, Louis Vuitton por edhe nga stilistë të tjerë të njohur.
Një shikim të veçantë ia vlen t’u hedhim koleksioneve Prada dhe Stella Mc Cartney që këtë vit kanë punuar seriozisht për modelet e reja che quest’anno vanno di moda anche traforati.


Modelet klasike

Për t’u vlerësuar këtë vit është fakti se stilistët i kanë kushtuar rëndësi të veçantë linjave klasike, pa lënë mënjanë as modelet sportive dhe ndërthurjen mes të dyjave. Diveristeti në këtë rast krijon botën e mrekullueshme femërore, të shoqëruar nga pamja prej ushtaraku, si dhe ngjyrat e ndezura dhe të zezën klasike. Përveç stilit ushtarak, interesant duket edhe stili “etnik”, motivet e lëkurës së leopardit dhe kafshëve të tjera, të stampuara në gjithë sipërfaqen e çizmeve (për dimrin e vitit të ardhshëm në modë mendohet të jetë lëkura e pitonit). Këto çizme mund të vishen me xhinsa por edhe funde të shkurtra sportive.

Materialet dhe ngjyrat

Mes materialeve të përdorura nga stilistët është padyshim lëkura, me ngjyrën klasike të zezë, gri ose kafe e errët. Nuk duhen përjashtuar as kombinime të jeshiles së errët dhe kremit. Të gjitha këto materiale janë të shkëlqyeshme dhe të lëmuara, por edhe lëkurë e thjeshtë pa shkëqim për më shumë sportivitet dhe prakticitet.

gazeta albania
gorgona
gorgona
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : Ne zemren e babit
Postime Postime : 1263
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/10/2009
Mosha Mosha : 33
Hobi Hobi : Studente...Balet

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010 - Faqe 2 Empty Re: Çizmet, modelet e reja të sezonit 2009-2010

Mesazh nga Anakonda Fri 13 Apr 2012 - 18:33

Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 2 Previous  1, 2

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi