Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
'Ezel': Jam një mashkull i vërtetë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
'Ezel': Jam një mashkull i vërtetë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

'Ezel': Jam një mashkull i vërtetë

2 posters

Shko poshtë

'Ezel': Jam një mashkull i vërtetë Empty 'Ezel': Jam një mashkull i vërtetë

Mesazh nga WebMaster Sun 7 Oct 2012 - 23:09

'Ezel': Jam një mashkull i vërtetë 57411_1Kenan
Izmirzaloglu për herë të parë ka aktruar në serialin ‘’Zemrat e
çmendura’’, duke luajtur rolin e Miroglu. Një karakter i cili shumë
shpejt u bë fenomen. Këto ditë jeta e Kenanit është vënë përsëri në
shënjestër pas 7 viteve. Kenan përflitet për shumë gjëra, ndërsa
përgënjeshtron fjalët që fliten për të që nga viti 2005, që ai është në
lidhje me aktorin dhe regjisorin Ugur Yücel. Emri më popullor i viteve
të fundit në telenovela flet për gazetën “Hurriyet.”
Çfarë është një protagonist sipas teje?
Gjithmonë
e them, protagonisti është një lokomotivë. Nëse lokomotiva është e
fuqishme, atëherë treni tërheq mirë. Por kjo nuk ndodh kudo, në qoftë se
nuk ka binarë. Njeriu gjithmonë ka historitë e veta dhe pa marrë
parasysh se sa e fuqishme mund të jetë lokomotiva.
Çfarë mund të thoni për ata të cilët pretendonin se ju jeni homoseksual?
Gossip
është një gjë shumë e keqe. Këto shkrime gjithmonë kanë qenë
tendencioze, por në qoftë se ju shikoni dikë me hormone mashkulli apo
dikë që ka fëmijë dhe ka krijuar familje, si mund të thoni se është
homoseksual? Atëherë, i bie që unë të mos shoqërohem asnjëherë me
meshkuj…!
Ugur Yücel është martuar në Hollandë, por nuk jeton atje (aktori për të cilin e akuzojnë se ka pasur një lidhje)…
Kjo
histori është një gjë e shëmtuar, të cilën mediat e kanë keqpërdorur.
Ai ka një djalë 19 vjeç dhe është një miku im shumë i mirë.
Po pse nuk keni bërë një reagim akoma më të fortë me atë që është thënë për ju?
Çfarë
mund të them dhe mund të bëj, të xhirohem nga beli e poshtë e keni
fjalën? Kush më njeh e di si jam, të tjerët turp të kenë. Jam një
mashkull me një shëndet të plotë dhe normal.
Po pse kjo shpifje është hedhur pikërisht për ju?
Nuk
mund të shmangen sytë nga unë, është e vërtetë. U dukem si një playboy
që në shfaqjen e parë duke tërhequr vëmendjen e femrave. Privatësia
është një gjë shumë e rëndësishme, pasi bëhet fjalë për mua. E unë, një
djalë nga fshati si të gjithë njerëzit, më kanë përdorur për të përhapur
gjithmonë thashetheme të këqija. Edhe po të mundohem nuk mund të dënoj
askënd, jam i frikësuar nga e drejta e cila mund të përdoret. Rastësisht
mund të ndodhë që një ditë atyre që shkruajnë këto gjëra, t’u lindë
ndonjë djalë homoseksual. Kjo punë është vetëm një kromozom. Kjo është
një fuqi e Perëndisë. Jemi në Turqi, nuk jemi në Iran ku gjërat merren
shumë serioze.
Kjo gjë ka prekur nderin tuaj?
Ju e dini, unë jam aq i mërzitur dhe çdo mbrëmje lexoj Kur’anin e shenjtë. Kur e lexova librin e shenjtë, fillova të qetësohem.
Po familja juaj çfarë bëri?
Çfarë
mund të bënin, asgjë! Por një herë tjetër në media pashë një foto e
cila më lëndoi shumë. Këto që shkruhen bëhen për të tërhequr vëmendjen e
të tjerëve dhe të lëndojnë të afërmit tanë.
Ndërkohë ju jeni në një lidhje dashurie?
Jo, jam duke kaluar në fazën e njohjes, s’mund të them lidhje.
A është e pamundur që një mashkull të qëndrojë besnik ndaj një gruaje?
Janë gjëra që të tundojnë, nuk është asgjë e keqe te meshkujt. Por mbajeni mend se gjithmonë faji qëndron te gruaja.
Kur do të ndalni së dashuruari shumë femra në të njëjtën kohë?
Kur të vë një unazë në gishtin tim, pra kur të martohem.
Jeni puthur vërtet gjatë xhirimeve me aktoret?
Unë do të doja të puth Nickol Kidman, Sharon Stone, por e kam të pamundur, natyrisht që nuk jam puthur me asnjërën (qesh).
Sharon Stone ka një bukuri të hatashme, le të themi.
Puthje në skenë me Sharon Stone për 500 mijë dollarë, çfarë mendoni për këtë?
Oh, një shfaqje e bukur! E pikturuar në grup. Do të ishte fantastike, pasi për më tepër të hapen dyert drejt Hollywood-it.
E pra, ëndrra juaj është mbi Hollywood-in?
Jo,
unë isha për dy muaj në Shtetet e Bashkuara, atje kam marrë mësime
aktrimi. Tani ekziston një projekt i ri, një prodhim i një kompanie
amerikane për të risjellë në një serial Perandorinë Osmane. Është
thjesht një aventurë e paparë. Do të përfshihen këtu edhe kohëra të
reja, luftërat në Afganistan, Al Kaeda, ShBA etj. Unë do të aktroj një
ushtar amerikan në pension e më pas për të ilustruar një agjent turk të
intelegjencës.
Prindërit tuaj jetojnë akoma në fshat?
Sigurisht.
Babai im është bujk, i ka shumë qejf tokat. Në një fermë me dele, pula,
kafshë të ndryshme ku kalova fëmijërinë time…

(er.nu/panorama/BalkanWeb)
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

'Ezel': Jam një mashkull i vërtetë Empty Re: 'Ezel': Jam një mashkull i vërtetë

Mesazh nga Anakonda Tue 6 Nov 2012 - 5:20

"KY OSHT KOKRRA E PEDERIT.....EH MEDET CA PELQEJN VAJZAT E SOTSHME PEDERAT KAN QEF:(MFALNI PER FJALORIN PO ESHT E VERTET
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi