"Dinosauri Vampir" mund te hedhe drite mbi shume gjera ne histori
2 posters
Faqja 1 e 1
"Dinosauri Vampir" mund te hedhe drite mbi shume gjera ne histori
Nje dinosaur i cuditshem ka patur dhembe te ngjashem me ato te vampirit, nje sqep si te zogut dhe gjemba. Krijesa antike, e cila eshte gjetur 50 vjet me pare ne Afriken Jugore por qe nuk terhoqi edhe aq shume vemendje deri tani, mund te hedhe drite mbi evolucionin e nje pjese te madhe dinosauresh ku perfshihen gjigande te famshem si Stegosauri dhe Tricertopi.
"Dinosauri 200 milion vjecar, ishte me dy kembe te shpejta, dhe kishte duar qe i sherbenin per te kapur."- tha kerkuesi Paul Sereno, nje paleontolog ne Universitetin e Cikagos.
"I quajtur Pagomastax Africanus, apo 'nofulla e trashe nga Afrika', ai ishte me pak se 0.6 metra i gjate dhe peshonte me pak se nje mace shtepie me maksimumin e peshes 6.8 kg. Pjesa me e madhe e tij ishte bishti dhe qafa." - tha Serano.
Ndersa gjembat e cuditshme jane shfaqur per here te pare tek i afermi i quajtur Tianyulong qe eshte zbuluar ne Kine. I varrosur ne sedimentet e liqenit dhe i mbuluar me hi vullkanik, Tianyulong eshte ruajtur me qindra gjemba qe mbulonin trupin e tij qe nga qafa e deri tek maja e bishtit.
Ndoshta gjembat Pegomastax nuk i sherbenin per mbrojtje pasi nuk ishin edhe aq te forte. Por megjithate ndoshta mbanin ngjyra dhe sherbenin per te dalluar speciet ndermjet tyre, ose ndoshta e benin ate te dukej me i madh nga sa ishte ne te vertete ne menyre qe grabitqareve te mundshem tu dukej me i madh.
Duke dale nga kafka e tij qe ngjante si ajo e nje papagalli, me sqepin qe ishte jo me shume se 5 centimetra i gjate, ishin te vendosur dhembe qeni 0.8 cm te gjate ne nofullat e tij te poshtme dhe te lartme.
"Do te dukej si Drakula" - tha Sereno per LiveScience.
Ky dinosaur eshte zbuluar ne nje gur te kuq prane kufirit te Lesotho dhe Afrikes Jugore nga kerkuesit e Harvardit ne vitet 1960. Sereno kohet e fundit rastisi ta gjente nderkohe qe po merrej me arkivat ne Harvard.
"Une isha i mahnitur," - kujton Sereno.
Megjithese kthetrat e tij sugjerojne qe Pegomastax ishte nje grabitqar, sqepi i tij si i papagallit sugjeron qe ai hante fara dhe arra, apo ndoshta edhe fruta. Kur nofullat mbylleshin, dhembet e frikshme rreshkisnin ne vendet e pershtatshme ne nofullen e te kundert, dhe nuk rreshkisnin pa njeri tjetrit ashtu si do te pritej nga njne mishngrenes.
"Dhembet e qenit ka shume mundesi te mos kene lidhje fare me ngrenien e mishit," - tha Serano.
Kur Pegomastax ishin gjalle, superkontinenti Pangea sapo kishte filluar te ndahej ne masat tokesore veriore dhe jugore.
"Pegomastax ndodhet prane bazes se pemes familjare te ornitiskianeve, dhe si i tille mund te hedhe drite mbi evolucionin e ketij grupi te madh."- tha Serano.
Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: "Dinosauri Vampir" mund te hedhe drite mbi shume gjera ne histori
Sa qef i kam kta vampiret une.....
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Nje histori shumë kuptimplotë...
» Shume gjera nuk ti kam thene kurre!! - Pse ndodh kjo?
» Të bësh shumë gjëra në të njëjtën kohë, meshkujt më të aftë se femrat
» Si ta përdorni maskarën pa shumë mund
» Mund te urresh nje person qe e ke dashur shume?
» Shume gjera nuk ti kam thene kurre!! - Pse ndodh kjo?
» Të bësh shumë gjëra në të njëjtën kohë, meshkujt më të aftë se femrat
» Si ta përdorni maskarën pa shumë mund
» Mund te urresh nje person qe e ke dashur shume?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi