Shqipëria merr statusin, 'Gazeta Shqiptare' zbardh 3 kushtet
2 posters
Faqja 1 e 1
Shqipëria merr statusin, 'Gazeta Shqiptare' zbardh 3 kushtet
TIRANE- Komisioni Europian rekomandoi dje që Shqipëria
të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian, por me
kushtin që të shënohet progres në fushën e drejtësisë, në atë të
administratës publike si dhe në reformën parlamentare, duke kërkuar
njëkohësisht edhe një angazhim më të fortë në luftën kundër korrupsionit
dhe krimit të organizuar.
“Gazeta Shqiptare” boton sot gjetjet kryesore të Raportit të Progresit 2012 për Shqipërinë.
PROGRES-RAPORTI 2012
Raporti
i Progres për Shqipërinë është pjesë e Paketës së Zgjerimit 2012 të
miratuar nga Komisioni Evropian më 10 tetor. Komisioni Evropian arriti
në përfundimin se Shqipëria ka bërë progres drejt përmbushjes së
kritereve politike për anëtarësim në BE duke kryer një numër reformash
të rëndësishme kundrejt prioriteteve kyç të Opinionit të Komisionit të
vitit 2010. Duke pasur parasysh këtë, Komisioni Evropian rekomandon që
Shqipërisë t’i jepet statusi i vendit kandidat në BE, pasi të përmbushë
masat kyçe në fushat e reformës së gjyqësorit dhe administratës publike
dhe rishikimin e rregullores së Kuvendit. Komisioni do të vlerësojë
gjithashtu përpjekjet e mëtejshme të Shqipërisë në luftën kundër
korrupsionit dhe krimit të organizuar. Me qëllim që të jetë në gjendje
të kalojë në fazën tjetër dhe të hapë negociatat e asociimit, Shqipëria
duhet të demonstrojë veçanërisht një implementim të qëndrueshëm të
angazhimeve të ndërmarra dhe plotësimin e prioriteteve kyçe të mbetura
që nuk janë përmbushur plotësisht. Fokusi duhet të jetë shteti ligjor
dhe të drejtat themelore. Dialogu i qëndrueshëm politik do të mbetet
esencial për një proces të suksesshëm të reformave. Mbajtja e zgjedhjeve
parlamentare të vitit 2013 do të jetë një test themelor në lidhje me
këtë dhe një parakusht për çdo rekomandim për hapjen e negociatave.
KRITERI POLITIK
Shqipëria
ka bërë përparime në përmbushjen e kriterit politik të Kopenhagës për
anëtarësi në Bashkimin Evropian. Koordinimi i punës lidhur me integrimin
në BE është përmirësuar më tej, duke çuar në rishikimin e Planit
Kombëtar të Veprimit për trajtimin e prioriteteve kyçe të BE-së. Ky
proces ka qenë transparent dhe pjesëmarrës, përfshirë diskutime me
opozitën në Komisionin Parlamentar për Integrimin Evropian. Dialogu
politik mes palëve është përmirësuar shumë duke i lejuar Shqipërisë të
plotësojë katër nga përparësitë kyçe, veçanërisht ato që kanë të bëjnë
me funksionimin e duhur të kuvendit, miratimin e ligjeve në pritje që
kërkojnë shumicë të përforcuar, emërimin e Avokatit të Popullit dhe
proceset dëgjimore dhe votuese për institucionet kryesore dhe
modifikimin e kuadrit ligjor për zgjedhjet. Shqipëria është në udhën
drejt përmbushjes së dy prioriteteve kyçe lidhur me reformën e
administratës publike dhe përmirësimin e trajtimit të të dënuarve. Ka
patur progres edhe për prioritetet e mbetura, përfshirë hapa me rëndësi
si miratimi i ligjit mbi gjykatën administrative, rritja e sekuestrimit
të pasurive kriminale, miratimi i një strategjie gjithëpërfshirëse mbi
reformën e pronave dhe sanksioneve shtrënguese për dhunën në familje.
Miratimi i amendimeve kushtetuese që kufizojnë imunitetin e zyrtarëve të
lartë dhe gjyqtarëve shënoi një hap me rëndësi në luftën kundër
korrupsionit. Shqipëria vazhdon të luajë një rol konstruktiv në ruajtjen
e stabilitetit në rajon dhe nxitjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së
mirë me vende të tjera të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së. Megjithatë,
nevojiten përpjekje të tjera dhe të qëndrueshme për të përmbushur
plotësisht kriterin politik të Kopenhagës. Për sa i takon demokracisë
dhe shtetit ligjor, është thelbësore të mbështetemi në progresin e bërë
dhe të sigurohet qëndrueshmëria e dialogut politik dhe përpjekjeve të
përbashkëta për reforma. Janë të nevojshme masa konkrete për forcimin e
përgjegjshmërisë, pavarësisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor.
Duhet forcuar precedenti i hetimeve, përndjekjes dhe dënimeve në rastet e
korrupsionit në të gjitha nivelet. Lufta kundër krimit të organizuar
duhet përmirësuar më tej. Vëmendje e veçantë i duhet kushtuar zbatimit
të vazhdueshëm të strategjisë për të drejtat e pronësisë. Zbatimi i
instrumentave legjislative dhe politike në fushën e të drejtave të
njeriut, veçanërisht në lidhje me romët, duhet përmirësuar më tej.
KRITERI EKONOMIK
Ekonomia
shqiptare ka vazhduar të ketë stabilitet makroekonomik. Shqipëria ka
bërë përparim drejt shndërrimit në një ekonomi tregu funksionale. Ajo
duhet të jetë në gjendje të përballet me presione konkurruese dhe forcat
e tregut brenda Bashkimit në periudha afatmesme, me kusht që reformat
strukturore të përshpejtohen dhe thellohen, përfshirë përforcimin e
sistemit ligjor dhe forcimin e kapitalit fizik dhe njerëzor. Kërkesa e
brendshme ka kontribuar më së shumti në rritjen e GDP me 3,1% në vitin
2011, e megjithatë veprimtaria ekonomike ka ngecur në çerekun e parë të
vitit 2012 nga përçarjet e pushtetit. Inflacioni ka mbetur i pandryshuar
falë politikes së shëndoshë monetare të Shqipërisë. Megjithatë,
ekonomia shqiptare ka mbetur e cënueshme për shkak të një defiçiti të
lartë dhe defiçiti fiskal është rritur në vitin 2011. Të metat që prekin
shtetin ligjor dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë pengojnë
zbatueshmërinë e kontratave dhe kanë ndikime negative mbi investimet dhe
klimën e biznesit. Mbetet shqetësimi mbi nivelin e lartë në rritje të
huave jopërformuese në sistemin bankar. Sektori informal dhe mbledhja e
dobët e taksave mbeten një sfidë.
LEGJISLACIONI I BE
Shqipëria
ka bërë një progres të moderuar në përmirësimin e aftësive të saj për
të ndërmarrë detyrimet e anëtarësisë përmes përafrimit të legjislacionit
dhe standardeve të saj me ato të BE-së, veçanërisht në fushat e
konkurrencës, taksave, statistikave, drejtësisë, lirisë dhe sigurisë,
arsimit dhe kulturës dhe bashkimit doganor. Megjithatë, nevojiten
përpjekje më të mëdha meqë progresi ka qenë i kufizuar në fusha si liria
e lëvizjes së punëtorëve, prokurimi publik, ligji për pronësinë
intelektuale, zhvillimi i bujqësisë dhe ai rural, siguria e ushqimit,
energjia dhe mjedisi dhe ndryshimet klimaterike. Nevojiten përpjekje të
qëndrueshme për forcimin e kapacitetit administrativ për implementimin
dhe zbatimin e legjislacionit.

Re: Shqipëria merr statusin, 'Gazeta Shqiptare' zbardh 3 kushtet
"MA NFUND MO SHYQYR ZOTIT"
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» BE: Shqipëria të zgjidhë krizën, rrezikon statusin
» Bora zbardh Tiranën. Probleme në disa akse dhe komuna të izoluara
» Adriana, prezantuesja shqiptare po i merr mendtë Bosnjes
» Shkëlzen Jetishi merr pasaportë shqiptare, bëhet “Elbasanlli”
» Policia shqiptare: Në Greqi nuk është kapur asnjë “drogë e re” nga Shqipëria

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi