Familja e Aishes, telefonatë 80-vjeçarit natën e krimit
4 posters
Faqja 1 e 1
Familja e Aishes, telefonatë 80-vjeçarit natën e krimit
Nga: KLODIANA HAXHIRAJ
DURRËS- Monstra Shaban Norja është "penduar si dreqi". Në qelinë e paraburgimit, ai qan gjatë gjithë kohës për kokën e bukur të Aishe Vatës, të cilën e preu me kosore. Burime nga policia e Durrësit pohojnë se 80vjeçari nga fshati Xhafzotaj nuk pranon të marrë as ushqim. Ndërkohë që burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije fakte të reja tronditëse të nxjerra nga akti i ekspertizës mjekoligjore. Prokurori i çështjes, Sokol Nishani, sqaron se pas goditjes me një plumb pas koke, dalja e të cilit është bërë në afërsi të syrit të majtë të 18-vjeçares, shkëputja e trupit nga koka është bërë me një kosore ose sëpatë e vogël.
Sipas Nishanit, autori i krimit e ka goditur 6 herë në qafë viktimën. "Nga aktekspertiza janë vënë re 6 prerje me mjetin prerës, çka do të thotë se pas vrasjes me armë, Norja e ka goditur prenë e tij edhe 6 herë të tjera në qafë për t'i shkëputur kokën nga trupi. Pozicioni i prerjes, kur e ka goditur ka qenë nga ana e majtë e qafës. Autori e ka kthyer kufomën në atë pozicion dhe ka bërë edhe amputimin e kokës", pohon prokurori Sokol Nishani. Mësohet se 80-vjeçari është pyetur sërish nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e rëndë. Ai ka deklaruar se i ka mbetur peng që nuk përmbushi amanetin e Aishe Vatës. "Ajo mu lut që ta vrisja, t'i këpusja kokën dhe më pas ta digjja me benzinë. Pasi i preva kokën me sëpatë, qava disa minuta mbi trupin e saj. E mbështolla kokën në 3 qese plasmasi për të mos rrjedhur gjaku dhe e hodha mes kallamishteve në afërsi të shinave të trenit. Nuk munda që ta digjja trupin e kokën e Aishes", është shprehur vrasësi. Ndërkaq, Shaban Norja ka treguar një tjetër detaj, për një telefonatë që i ka mbërritur pas masakrimit të Aishes. "Pasi kisha mbaruar punë, isha shtrirë në krevat, ndërsa pranë kisha dhe djalin tim që flinte. Më ra telefoni. Ishin familjarët (motra) e Aishes. Ata më pyetën nëse vajza e tyre ishte tek unë. Që të mos lija dyshime u përgjigja vrazhdë: Çdo ajo tek unë"?!
Gjithashtu, burime pranë grupit hetimor thonë se janë zbardhur dhe 4 zarfe me tabulatet telefonike, por tani nuk janë më të domosdoshme për ballafaqimin me Shaban Norjan, pasi është provuar plotësisht se 80vjeçari (akuzohet për "Vrasje me dashje të kryer në rrethana cilësuese") është autori i krimit makabër. Burime zyrtare nga organi hetimor deklarojnë se janë grumbulluar një numër i madh provash shkencore e laboratorike dhe prova materiale që vërtetojnë se personi i vetëm që ka kryer vrasjen është Shaban Norja. "Nuk ka asnjë element tjetër dyshues që të përfshijë ndonjë person tjetër në vrasje", thotë prokurori i çështjes Sokol Nishani.
(e.m/gazetaShqiptare/BalkanWeb)

Re: Familja e Aishes, telefonatë 80-vjeçarit natën e krimit
Mfal po kush esht ai idjot qe do pranonte 1 gjo till qe ka ber 1 krim te till...e per familje qe kishte pas e gjora vajze
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Familja e Aishes, telefonatë 80-vjeçarit natën e krimit
injoranca esh me shume se asgje shkak per ngjarje et tilla,,,menyra se si i shikojne kjo kategori njerezish gjerat e jetes,,,kushedi se si ka qene lemshi ne te vertete,,,ato cka kemi degjuar neve sjane as gjysma e cfare ka ndodhur vertet,,,hetusia duhet tu shkoje detajeve deri ne fund qe te behet lidhja e cdo njeriu e ngjarje perfshire ketu,,,Ariel shkruajti:
Arabela- Princeshë
- Postime : 26332
Gjinia :
Anëtarësuar : 04/03/2011
Mosha : 30
Similar topics
» Motra e Aishes: Vrasësin ta gjejë babai dhe policia
» Polumbarët, ende në kërkim të 12-vjeçarit
» Paketa e re kundër krimit
» Lezhë, sherri për një femër, atentat 35-vjeçarit
» Si u vra Filip Mezai dhe djali 2 vjeç, rrëfimi i vëllait dhe pistat e krimit monstruoz

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi