Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Si u vra Filip Mezai dhe djali 2 vjeç, rrëfimi i vëllait dhe pistat e krimit monstruoz People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
 Si u vra Filip Mezai dhe djali 2 vjeç, rrëfimi i vëllait dhe pistat e krimit monstruoz People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si u vra Filip Mezai dhe djali 2 vjeç, rrëfimi i vëllait dhe pistat e krimit monstruoz

Shko poshtë

 Si u vra Filip Mezai dhe djali 2 vjeç, rrëfimi i vëllait dhe pistat e krimit monstruoz Empty Si u vra Filip Mezai dhe djali 2 vjeç, rrëfimi i vëllait dhe pistat e krimit monstruoz

Mesazh nga Aяtємιѕα Thu 1 Dec 2011 - 13:43

 Si u vra Filip Mezai dhe djali 2 vjeç, rrëfimi i vëllait dhe pistat e krimit monstruoz Makina-ne-kanalVrasin babain shqiptar dhe të birin 2-vjeçar, inskenojnë aksident në Kallamatë

Kallamata – Mesinia, GREQI, 30 Nëntor 2011 NOA/ N.Samaras - E tmerrshme. Por e vërtetë. Një djalë vetëm dy vjeç është masakruar deri në vdekje, pak pasi iu mor jeta frikshëm edhe babait të tij 35 vjeçar. Ngjarja e rëndë ka për viktima dy shqiptarë, atë e bir, emigrantë në Greqi.

Korrespondenti i NOA.al në Greqi, citon burime zyrtare policore që flasin për ngjarjen dhe konfirmoi emrin e prindit, Filip Mezai, 35 vjeç, emigrant shqiptar në Greqi.

Vogëlushi dhe i ati u gjendën të vdekur në Kallamatë, në orën 18.00 të pasdites së djeshme 29 nëntor 2011.

Ishte një qytetar ai i cili sinjalizoi policinë duke raportuar se një autoveturë tip Benz Mercedes me ngjyrë të zezë, e përmbysur gjendej buzë rruge në një përrua, në zonën e Arios, te fshati Prati, lokaliteti Piperica, pranë Kallamatës.

Me të mbërritur, forcat policore kanë gjetur trupat e 35-vjeçarit dhe djalit të tij dy vjeçar.

Në dukje, fillimisht u dyshua për një aksident rrugor. Por shpejt u zbardh se kishim të bënim me një vrasje e cila nga autorët ishte “mbuluar” duke provokuar një aksident pas krimi.

Ekspertiza mjekoligjore sot ka konfirmuar se plagë në kokë i kishin shkaktuar vdekjen babait dhe plagë fatale në fyt, të birit. Ekspertiza tha se plagët ishin pasojë e përdorimit të armëve dhe jo nga aksidenti. Filip Mezai është qëlluar me pistoletë në kokë, kurse të birit i është prerë fyti me thikë.

Policia duke folur për hetimet, tha se atë e bir ishin vrarë dhe më pas autorët e kishin shtyrë makinën drejt greminës me pasojë përfundimin në përroin aty pranë. Makina kishte ngecur në përrua siç shihni edhe këtë foto, me drita ndezur dhe kjo bëri kalimtarin që ta shohë edhe pse ishte muzg dhe të thërrasë policinë e cila sikundër shihni te foto e dytë, transportoi kufomat për në morg.

Policia tha se makina ishte pronë e të ndjerit Filip Mezai. Ndërkohë duke konfirmuar se po heton pistën e vrasjes së dyfishtë dhe inskenimit të aksidentit për të mbuluar krimin, theksoi se po merr në pyetje të afërm e të njohur të Filip Mezait.

Sakaq provat e mbledhura në vendngjarje po analizohen për të zbardhur sa më shumë misterin e krimit monstruoz që këtë radhë nuk kurseu as jetën e vogëlushit dy vjeçar, i cili, vetëm disa muaj pasi erdhi në këtë botë, ka parë një fund të frikshëm të jetës së tij aq të shkurtër.

Ndërkohë gjendje shoku ka shkaktuar në Kallamatë dhe sidomos në fshatin Plati, ku jetonte familja Mezai, vdekja e dyfishtë. Filipi ka lënë gruan dhe një djalë 11 vjeçar jetim.

Filipi udhëtonte shpesh për punë dhe nuk qëndronte rregullisht në shtëpi.

Disa banorë të fshatit Plati, thanë për mediat greke se ata e njihnin djalin 2 vjeçar si të birin e Filipit, por shtuan se disa të tjerë kishin dyshimet e tyre për këtë.

Policia tha se po e heton këtë dyshim, kurse ka si pistë dhe mundësinë e vrasjes së fëmijës për arsye se ishte dëshmitar në ekzekutimin e të atit.

Flet vëllai i Filipit

Korrespondenti i NOA.al në Greqi citon se vëllai i Filip Mezait dhe xhaxha i vogëlushit të ndjerë, ka folur sot mbi atë që ndodhi: “Jemi të shokuar. Ende s’po kuptojmë asgjë. Nuk e kemi asnjë ide se kush janë vrasësit dhe pse e bënë këtë”.

Vëllai i Filipit tregon se ai jeton në Argos dhe shton: “Tani jam në Korinth. Kam me vete edhe gruan e vëllait tim”, - thotë vëllai i Filipit duke shtuar se e shoqja e të ndjerit është në gjendje të rënduar.

Gruaja e të ndjerit nuk flet fare greqisht dhe kishte ardhur në Greqi vetëm në fillim të nëntorit që po mbyllet. “Ajo erdhi këtu që të ndihmojë tim vëlla Filipin në mbledhjen e ullinjve ngaqë kishte nisur sezoni, ashtu siç bënte çdo vit që vinte”, - tregon vëllai i Filipit.

“Këtë radhë solli me vete edhe djalin e tyre dyvjeçar”, - thotë kunati i gruas së vë dhe shton: “Do të marr dhe nipin tjetër 11 vjeçar e të gjithë bashkë do të kthehemi në Shqipëri. Varrimet do t’i bëjmë atje. Do të ikim sa më shpejt që të mundemi. E të shohim se çfarë do të thotë policia”.

Sakaq, xhaxhai tregon se nipi i madh i mbetur i gjallë, nuk di ende se çfarë ka ndodhur pasi gjendet në Athinë: “Ai ka shkuar në Athinë ku është shtruar tek Spitali i Fëmijëve sepse po bën ca vizita mjekësore dhe nuk e di që Filipi dhe vëllai i vogël kanë vdekur”.

Flet shitësi, fqinjë me familje Mezai

Njjë nga banorët, shitësi i ushqimores në fshatin Plati, tregon se e njeh mirë familjen Mezai dhe Filipin.

“Ishte një njeri i qetë. Gruaja e tij jetonte me dy djemtë në Shqipëri dhe herë pas here vinte këtu. Vitin e fundit, djalin e madhe e kishte Filipi këtu sepse po bënte ca vizita mjekësore. Gruaja vinte me fëmijët dy herë në vit dhe kjo ka 15 vjet që ndodh. Vijnë për të mbledhur ullinj bashkë me Filipin. E shoqja kishte një muaj që kishte ardhur këtu dhe mblidhte ullinj me vëllezërit e Filipit”.

Duke u ndalur tek orët e fundit të Filipit, fqinji tregon: “Ai kishte lënë djalin e vogël tek një grua që ta mbante sa ishte në punë. Kur u kthye pasdite nga puna shkoi dhe e mori. Pastaj, ndodhi ajo që ndodhi. Çfarë t’ju them. Kishim dëgjuar gjëra kohët e fundit por çfarë t’ju them”.

Flet kryeplaku i fshatit

Jorgos Xhavaras, kryeplak i fshatit Plati, duke folur sot për mediat, tha se kishte 15 vjet që e njihte Filip Mezain.

“Na u prenë këmbët teksa mësuam se çfarë kishte ndodhur. I gjithë fshati sot vetëm për këtë flet. Ishte një njeri i mirë, i sjellshëm dhe që rendte të kapte ditën e punës kudo që të gjente një punë. Dhe kujdesej shumë për fëmijët e tij”.

n.s/NOA
Aяtємιѕα
Aяtємιѕα
I/e Përjashtuar
I/e Përjashtuar

Postime Postime : 10065
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 20/06/2011

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi