Pse gjërat më të mira në jetë nuk janë gjithmonë falas
3 posters
Faqja 1 e 1
Pse gjërat më të mira në jetë nuk janë gjithmonë falas
Nëse gjërat më të mira në jetë janë falas, dikush duhet t’ua thotë fëmijëve tanë. Hulumtimi tregon që të rinjtë mbështeten në të mirat materiale, si iPod, playerët muzikorë dhe TV-ja për t’i bërë të ndihen “normalë”.Nëse nuk i kanë veshjet e modës së fundit, ata bëhen posaçërisht të palumtur, ka zbuluar një studim nga Children’s Society në Britani të Madhe. Në përgjithësi, të rinjtë të cilët nuk kishin dy apo më shumë gjëra materiale ishin më pak të lumtur se ata të cilëve u është dhënë çdo gjë që kanë dëshiruar, ndërsa ata që ishin të privuar nga pesë apo më shumë gjëra që “duhet t’i kenë” ishin pesë herë më shumë të prirë për të qenë të pakënaqur me jetën. Children’s Society ka bërë listën e dhjetë posedimeve dhe përvojave “që duhet t’i kenë”, duke i pyetur të vegjlit në mes moshës 8 dhe 15 vjeçe për gjërat thelbësore të “jetës normale” për dikë të moshës së tyre. Pastaj ata kanë anketuar 5.000 djem dhe vajza në atë moshë nëse ata i kishin ato gjëra, dhe, nëse nuk i kishin, nëse do pëlqenin t’i kishin. Fëmijët po ashtu janë pyetur për nivelet e lumturisë ose mirëqenies së tyre. Paratë e xhepit kanë marrë më shumë pikë si sendi që u mungon më së shumti fëmijëve, me 22 për qind të atyre që janë anketuar duke i dëshiruar, por duke mos i marrë. Kjo është pasuar me “pak para për të kursyer çdo muaj” (18 për qind). Udhëtimet familjare ose ditët e pushimit kanë zënë vendin e dytë. Playerët muzikorë personalë si iPod, kanë zënë vendin e katërt në listën e dëshirave, me 17 për qind të atyre që janë anketuar duke thënë që nuk kanë një, por do të dëshironin ta kishin. Kjo është pasuar nga pushimet familjare (15 për qind). Tetë për qind e të anketuarve kanë dëshiruar qasje në hapësirë të gjelbër, 7 për qind automobil familjar, 6 për qind llojin e duhur të veshjeve dhe 5 për qind televizion kabllor ose satelitor. Por analiza e faktorëve në nivelet e mirëqenies ka zbuluar që të pasurit e rrobave të duhura, TV kabllor, automobilit familjar dhe qasjes në hapësirat e gjelbra mund të jetë çelësi për lumturinë. “Nuk ka të bëjë e tëra me gjërat materiale. Ka shumë gjëra rreth dëshirës për të kaluar kohë me familjet e tyre dhe duke luajtur,” tha zëdhënësi i Children’s Society./femina/ | ||
|
Re: Pse gjërat më të mira në jetë nuk janë gjithmonë falas
Per te pasur ate qe deshiron ne ket jet duhet te luftosh me mund edhe me guxim per te arritur qellimin ton...jeta nuk esht aq e thjesht sic e mendojm ne por me an te vullnetit e guximit arrihet gjithshka"Per dicka qe e don me tvertet nuk len gur pa levizur siesi ta kesh ne duart e tua"
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Pse gjërat më të mira në jetë nuk janë gjithmonë falas
Se te aarish deri atje ka shume mund,.
mister.albania- I/e Përjashtuar
- Postime : 1079
Anëtarësuar : 15/10/2009
Similar topics
» Cilat jane gjerat qe nuk kthehen me ne jete Mbrapesht ?
» Ja kush jane 11 racat me te mira te qenve
» Kush janë ushqimet e mira për shëndetin?
» Ëndrat me sy hapur, a janë të mira për mendjen ?
» Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete
» Ja kush jane 11 racat me te mira te qenve
» Kush janë ushqimet e mira për shëndetin?
» Ëndrat me sy hapur, a janë të mira për mendjen ?
» Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi