Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete

+2
T_o_n_i
WebMaster
6 posters

Shko poshtë

Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete Empty Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete

Mesazh nga WebMaster Sun 8 May 2011 - 6:02

Ndryshe nga ish-banorët e tjerë të këtij edicioni të Big Brother, Neda ka folur më pak e ka vepruar më shumë…. Kjo e fundit, përsa i përket marrëdhënies së saj të dashurisë, që për hir të së vërtetës është më e konsoliduara mes çifteve të tjera, që dolën këtë herë nga reality show. Sot për herë të parë, Neda vjen në këtë intervistë për gazetën “Mapo”, për të na rrëfyer disa detaje të marrëdhënies së saj me Ogrenin, momentet e vështira dhe të bukura mes tyre, si edhe planet që kanë së bashku…
Neda, si ke kaluar këto kohë pas “Big Brother”?

Shumë mirë. Kam rifilluar shkollën normalisht dhe po jetoj lidhjen time ditë pas dite. Duket sikur më në fund çdo gjë po i rikthehet normalitetit.

Në fakt po e shijon dashurinë me Ogrenin, keni bërë pushime, jeni parë gjatë Pashkëve bashkë. Si do ta komentoje marrëdhënien e dashurisë tënde me të?

Është një dashuri që lindi në mënyrë dhe rrethana shumë të veçanta. Ne ishim në një kontekst jashtë së zakonshmes dhe normalisht u mësuam të qëndronim 24 orë në 24 me njëri-tjetrin. Tanimë jashtë, ne po njihemi dhe në këto kushte normale. Gjithmonë kërkojmë hapësira për të qëndruar vetëm me njëri- tjetrin, pavarësisht angazhimeve që kemi të cilat na marrin pjesën më të madhe të kohës, angazhime të cilat i përballojmë sigurisht bashkë.

Keni festuar madje edhe 4 mujorin e lidhjes suaj. Cilat kanë qenë premtimet që keni bërë? Po ato që keni marrë?

Ne prej kohësh i kemi premtuar diçka njëri-tjetrit; Gjithçka do ta përballojmë dhe kudo do të jemi, “gjithmonë bashkë“. Kjo është filozofia e marrëdhënies sonë, së cilës ne i besojmë dhe kujdesemi që ta forcojmë çdo ditë e më shumë.

I keni bërë dhuratë njëri-tjetrit?

Dhuratat dhe surprizat janë patjetër pjesë të pandashme të marrëdhënies sonë, pasi të dy jemi tipa shprehës. Jemi të parimit që ndjenjat duhen shprehur gjithmonë, në cilëndo formë apo mënyrë qoftë ajo.

Vazhdon t’i shkruash dhe dedikosh thënie dashurie Ogrenit. Cila është më e veçanta dhe vendi më i çuditshëm ku i keni shkruar?

Mua më ka shijuar çdo dedikim. Secili prej tyre ka veçantinë dhe konceptin e vet, mirëpo mund të të përmend më të fundit. Në murin përballë dritares së dhomës së tij, është dedikimi im i fundit. Diçka për t’i kujtuar gjithmonë atij, atë që ndjejmë për njëri-tjetrin.

A është Ogreni djali ideal, të cilin keni dashur gjithmonë?

Ogreni është patjetër njeriu me karakteristikat kryesore të njeriut tim ideal. Ai është ai që kam menduar e ëndërruar të jetë gjithmonë krahë meje.

Cili ka qenë momenti më i vështirë i marrëdhënies suaj (flas për kohën në shtëpinë e Big Brother)?

“Ndarja” një javore që patëm bashkë. Eliminimi im dhe mënyra e daljes pa takuar njëri-tjetrin, për mua ka qenë momenti më i vështirë. E përjetova shumë fort, sidomos kur shihja nga ana tjetër që edhe ai po ndjente të njëjtën gjë.

Sot si e vlerëson jetën tënde në Big Brother?

Unë kam jetuar dhe luajtur me vërtetësi. Kam qenë ajo që jam vërtetë, nuk kam dashur kurrë të kisha pishmane të tipit se pse nuk provova veten time në atë sfidë. Qëllimin tim kryesor, të cilin e kisha shprehur dhe në shtëpi e arrita, pastaj pata dhe surprizën më të madhe të jetës sime, Ogrenin. Aty brenda kam luftuar e bindur për gjërat që besoja, diçka që e bëj gjithmonë dhe jashtë. Mund të them që nga ajo eksperiencë jam e kënaqur, pavarësisht faktit se si u finalizua.

A ke pësuar zhgënjime aty brenda?

Jam zhgënjyer nga një personazh, kur dola mora vesh mbi Marielin gjëra që nuk i kisha pritur, fjalë të thëna pas shpine, pavarësisht se unë e kam vlerësuar e respektuar gjithmonë. Përsa i përket të tjerëve, arrita t’i njoh dhe brenda në shtëpi, kështu që nuk mund t’i quaj zhgënjime. E zhgënjyer mund të ndihem dhe për faktin se sipas meje, fitorja e një formati të tillë është dhe në një farë mënyre promovim i disa vlerave të caktuara. Për mua nuk u promovuan vlerat e vërteta, por krejt e kundërta; antivlerat. Për këtë më vjen vërtetë keq !

Ndjeni ende keqardhje që fituese u shpall Ermela?

Tani jam thjesht e shqetësuar për fatin që mund të ketë një format si Big Brother, se çfarë konkurrentësh mund të ketë në edicionet e së ardhmes. Besoj se shumë Ermela dhe shumë Ergyse…

Keni qenë çifti më i paragjykuar nga banorët. Çfarë do t’u thoje atyre sot?

U uroj gjithë të mirat, unë jam duke shijuar dashurinë time në maksimum.

Me kë prej banorëve mbani marrëdhënie aktualisht?

Klaudian e takoj shumë shpesh. Jetojmë fatmirësisht në të njëjtin qytet dhe e kemi më të thjeshtë frekuentimin. Ajo është tashmë pjesë e shoqërisë së ngushtë times dhe Ogrenit, kemi vërtetë një marrëdhënie shumë të mirë.

E kishit menduar që Mirjeta dhe Marieli do të ndaheshin? Kishit besuar në dashurinë e tyre?

Unë këtë e kam shprehur dhe në shtëpi, pas një të shtune të spektaklit. Në fillim u besova sepse nuk kisha arsye pse mos ta bëja, pasi po përjetoja vetë diçka të ngjashme. Mirëpo, me kalimin e ditëve, ata të dy filluan të jepnin shenjat që kishin një marrëdhënie që nuk do shkonte më shumë se kufijtë fizik të shtëpisë së BB. Atëherë patjetër që e shpreha dhe më vjen keq të them që kisha të drejtë.

Keni një mesazh për ish-banorët sot?

Marrëdhëniet me shumë prej tyre janë të prera, ama dikush i ka rënë dhe telefonit tim. Pas mosreagimit dhe heshtjes sime, më ka ardhur për të qeshur në një intervistë në gazetë, ku shprehesh se me Nedën nuk dëshironte më kurrë asnjë lloj komunikimi. Çfarë mesazhi mund të kem në këtë rast? Shpeshherë nuk i kuptoj njerëzit se çfarë duan e kërkojnë në të vërtetë…

Neda, do të doja të të pyesja për familjen tuaj. Si e kanë komentuar ata marrëdhënien tënde me Ogrenin?

Familja ime ka respektuar dhe ndarë me mua gjithmonë vendimet që unë kam marrë dhe për këtë i falenderoj shumë.

Vetë, ti je takuar me të afërmit e Ogrenit?

Patjetër që po. Njerëz të mrekullueshëm, që vlerësoj e respektoj maksimalisht.

Keni qenë aktive në politikë pranë të rinjve të PD-së, por tashmë duket sikur jeni tërhequr. Si ka qenë reagimi juaj kur keni parë ish-banorët e tjerë të afruar pranë kësaj force politike? Mendoni se e bëjnë më shumë për bujë dhe për të qenë prezent në media?

Pas daljes nga BB, prioriteti im absolut ka qenë dhe është akoma shkolla. Nuk jam tërhequr absolutisht, unë kam bindjet e mia dhe kontributin tim, të cilat do t’i rimarrë në kohën dhe momentin e duhur. Sa për ish-banorët e tjerë të BB, të gjithë janë të lirë të gjejnë forma nga më të ndryshmet për të rënë në sytë e opinionit publik. Të shohim ç’mënyrë tjetër do gjejnë pas fushate… ( qesh ).

A keni bërë ndonjë plan me Ogrenin të afërt, të cilin mund ta ndanit me fansat tuaj dhe lexuesit përmes gazetës “Mapo”?

Plani më i afërt janë pushimet e qershorit. Akoma nuk kemi përcaktuar datën dhe vendin, por dimë që do jemi larg dhe vetëm me njëri-tjetrin.

ILDA LUMANI MAPO
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete Empty Re: Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete

Mesazh nga T_o_n_i Sun 8 May 2011 - 23:00

qesh qesh qesh
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete Empty Re: Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 9 May 2011 - 0:50

He mo se nuk i dihet, ndoshta e kane seriozisht edhe keta.
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete Empty Re: Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete

Mesazh nga T_o_n_i Mon 9 May 2011 - 0:55

T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Tirane
Postime Postime : 18036
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/05/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete Empty Re: Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete

Mesazh nga Єямєℓiиdå Mon 9 May 2011 - 1:01

T_o_n_i shkruajti:

Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete 426788 Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete 426788 qesh
Єямєℓiиdå
Єямєℓiиdå
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 17963
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha Mosha : 38
Hobi Hobi : Muzika, leximi & noti

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete Empty Re: Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete

Mesazh nga WebMaster Mon 9 May 2011 - 1:03

Nuk i dihet jetes po ketu duhet te shikosh perkorsin qe bejne bashke un nuk besoj ne kete dashuri
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete Empty Re: Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete

Mesazh nga Emona Mon 9 May 2011 - 1:04

Shum Cift Fallco.. Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete 61998

Emona
WebMaster
WebMaster

Postime Postime : 46759
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 12/03/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete Empty Re: Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete

Mesazh nga Leo_uk Tue 10 May 2011 - 10:26

Paska plas edhe kendej dashuria.. qesh qesh
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 45

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete Empty Re: Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete

Mesazh nga Anakonda Fri 16 Mar 2012 - 18:15

po te marresh per burre nje hu gardhi.........
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete Empty Re: Neda: Ogreni, njeriu që kam ëndërruar gjithmonë ne jete

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi