Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A e dini se! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
A e dini se! People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A e dini se!

2 posters

Shko poshtë

A e dini se! Empty A e dini se!

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Nov 2012 - 7:30

1 Shtator 1928! Shqipëria shpallet monarki!


A e dini se! Untitled-1Mbreti Zog
Plot 84 vjet më parë, më 1 Shtator të 1928-s, Ahmet Zogu shpalli Shqipërinë monarki, dhe veten e tij Mbret të Shqipërisë.
Shqipëria
u shpall një monarki kushtetuese, e ngjashme me atë të Italisë të
atëhershme. Mbreti Zog vendosi një forcë policash të fortë, dhe themeloi
‘salutën Zogiste’, dorën mbi zemër, me shpullën poshtë.
Ai
pretendonte se ishte pasuesi i të madhit Skënderbe. Ai filloi përdorimin
e florinjëve dhe gurëve të tjerë të çmuar, që përdoreshin në vënd të
parave të letrës.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e dini se! Empty Re: A e dini se!

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Nov 2012 - 7:32

Mali i shenjtë Emei dhe Buda e Madhe Leshan në Kinë

A e dini se! Emei1-300x225

Mali Emei, i mbiquajtur “mali Da Guanmin”, gjendet në Kinën
perëndimore në zonën kalimtare nga ultësira Sëçuan në rafshnaltën e
Tibetit. Maja e tij më e lartë Van Fo Ding është 3099 metra mbi nivelin e
detit. Mali Emei është i njohur me panoramat e bukur natyrore dhe me
figurat e budave.
Mali Emei ndodhet në zonën e bashkimit të shumë
elementëve natyrorë.Në këtë mal ka 242 familje me 3200 lloje të bimëve
të shkallës së lartë, duke përbërë 10% të numrit të përgjithshëm të
bimëve në Kinë, ndër to numri i bimëve që rriten ose janë zbuluar në
malin Emei ka arritur në 100.
Në të njëjtën kohë në malin Emei
rrojnë edhe shumë kafshë të rralla, deri më sot janë zbuluar 2300 lloje.
Mali Emei është terreni i rëndësishëm i studimit të zonave botërore të
qenieve të gjalla dhe të problemeve të tjera të rëndësishme.
Mali
Emei është një nga “4 malet e shenjta e njohura budiste të Kinës”.
Përhapja e budizmit, ndërtimi dhe lulëzimi i tempujve i kanë shtuar
këtij mali ngjyrën misterioze.
Kultura fetare, sidomos kultura
budiste përbën pjesën kryesore të kulturës historike të tij, të gjitha
ndërtesat, statujat, sendet budiste si dhe ritet, muzika dhe pikturat
shprehin shijen e dëndur të kulturës fetare. Në malin Ëmei ngrihen shumë
tempuj, ndër ta më të njour janë tempulli Baoguo, tempulli Vannian dhe 6
tempuj të tjerë.
A e dini se! Buda1
Buda e Madhe Leshuan
Buda e madhe Lëshan
gjendet në majën Çiluan, në kohët e lashtë quhej “buda e madhe
Maitreja”, “buda e madhe Gjiadin”. Kjo budë filloi të gdhendej në vitin
713 në fillim të dinastisë Tan dhe përfundoi pas 90 vjetëve.
Kjo
budë gjendet në shpatin e malit dhe me fytyrë drejt lumit, ajo është
buda më e madhe shkëmbore që ekziston sot në botë, dhe thuhet se “buda
është aq e madhe sa mali”.
Figura e budës 71 metra e lartë është
ulur,me fytyrë të pashme drejt lindjes, duke mishëruar madhështinë e
kulturës së dinastisë së lulëzuar Tan. Në të dy anët e budës në jug e
veri ka edhe 90 kamare me shtatore të gurtë të dinastisë Tan.
Gjatë
afro 2 mijë vjetëve, mali EMei ka krijuar grumbulluar trashëgimi të
pasura kulturore që karakterizohen nga budizmi. Trashëgimitë natyrore
dhe kulturore në malin EMei ka vlerë shumë të madhe historike,
kozmetike, turistike, të kërkimeve dhe përhapjes shkencore, dhe përbëjnë
pasuri të përbashkët të gjithë njerëzimit.
Në vitin 1996 mali E
Mei dhe Buda e madhe Leshan u përfshinë në “listën e trshëgimive
botërore” sipas kriterëve të trashëgimive kulturore dhe natyrore.
Komiteti i trashëgimive botërore i vlerëson kështu: Në shekullin e parë,
në majën me panorama të bukura të malit EMei, u ndërtua tempulli i parë
budist.
Me ngritjen e tempujve të tjerë përreth tij, këtu është
bërë një nga vendet e shenjta budiste. Gjatë shumë shekujve janë
grumbulluar shumë pasuri kulturore, ndër to më e njohur është buda e
madhe Lëshan nga drejtimi i bashkimit të 3 lumenjve, që është gdhendur
në shekullin e 8-të në shkëmbinj malorë.
Kjo budë 71 metra e lartë
është buda më e madhe në botë. Mali E Mei është i njohur edhe me
llojshmërinë e pasur të qenieve dhe bimëve, nga bimët subtropikale deri
halorë malorë, disa pemë kanë rrojtur mbi 1 mijë vjet.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e dini se! Empty Re: A e dini se!

Mesazh nga WebMaster Thu 1 Nov 2012 - 7:33

A e dini se: Zjarri u ndez 1 milion vjet me parë

A e dini se! Zjari-300x225

Njeriu ka përdorur zjarrin 300 mijë vjet më herët nga sa mendohej deri më tani, pra rreth 1 milion vjet më parë.
Ky
është përfundimi i një studimi të publikuar në revistën shkencore Pnas,
pas hulumtimeve të kryera në shpellën e Wonderwerk në Afrikën e Jugut.
Grupi
i shkencëtarëve, i përbërë nga studiues nga Universiteti i Torontos dhe
ai izraelit i Jeruzalemit, kanë mundur të gjejnë gjurmë druri të
djegur. Studimet tregojnë se bëhet fjalë për drunj të djegur në vendin
ku edhe u gjetën mbetjet mikroskopike të tyre, pasi pavarësisht
evolucionit dhe ndryshimeve të terrenit, erërat dhe stuhitë nuk mund t’i
kenë transportuar nga tjetërkund për në shpellën e Wonderwerk-ut për
shkak të pozicionit dhe shtrirjes së saj.
Zjarri është ndezur me
bar të thatë, shkarpa dhe gjethe peme, mund të jetë përdorur për të
gatuar ushqimin, me shumë gjasa mish, sic sugjerojnë mbetjet e fosile të
kockave, edhe këto në gjurmë mikroskopike.
Grupi i shkencëtarëve,
përbërë nga arkeologë, biologë, antropologë etj, thanë se këto janë
prova të pakundërshtueshme që njeriu ka ndezur zjarrin 1 milion vjet më
parë, më saktë paraardhësit e Homo Sapiens, ose njohur ndryshe Homo
Erectus, para njeriut të neandertalit. “Ky është një zbulim historik i
antropologjisë sepse provohet që edhe Homo Erectus, ndryshe nga sa
mendohet deri më tani, ka konsumuar ushqime të skuqura apo të zjera.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e dini se! Empty Re: A e dini se!

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Nov 2012 - 5:44

A e dini se mjalti eshte ushqimi i vetem qe nuk prishet kurre.



A e dini se ky gjarper mund te flere plot 3 vjet.


A e dini se rrushi ne furren me mikrovale pelcet. Provojeni


A e dini se milingonat mund te jetojne dy jave nen uje!


A e dini se ylli i detit nuk ka tru.
A e dini se ditelindjen e ndani me 9 milion njerez. Pra, ne te njejten dite me ju, ditelindjen e festojne edhe 9 milion te tjere ...


A e dini se ngrenia e nje molle ne mengjes e largon gjumin me shume se nje kafe?!


A e dini se numri i anglishtfolesve ne Kine eshte me i madh se numri i popullsise se SHBA-ve.


A e dini se ne Turqi ka mbi 1 milion njerez me emrin e Mehmet!
A e dini se nje gote uje i nxehte ngrihet me shpejte se nje gote uje i ftohte ne frigorifer!
A e dini se per arsye se numri 13 konsiderohet i pa fat, ne SHBA ne shume hotele ne katin e 13-te nuk ka dhoma.
A e dini se cdo vit numri i makinave shtohet 3 here me shume se numri i njerezve!
A e dini se njeriu me i gjate ne historine boterore ka qene shtetasi amerikan R. P. Wadlow, i cili ka vdekur ne vitin 1940. Gjatesia e tij ka qene 2.72 metre.A e dini se pershkak te mungeses se gravitetit, astronautet ne qiell edhe nese qajne ose qeshin, lotet e tyre nuk bien.
A e dini se kalorite qe harxhohen gjate ngrenies se ketyre perimeve, jane me shume se kalorite qe kane.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e dini se! Empty Re: A e dini se!

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Nov 2012 - 5:44

Syri i nje struci eshte me i madh se truri i tij.
* Ne trurin e maceve ka 32 muskuj.
* Seul (kryeqyteti i Korese se Jugut) ne gjuhen vendase do te thote kryeqytet.
* Ne SHBA 1/3 e zezakeve mes 20-29 vjeç jane ne burg ose nen hetim.
* Nje mashkull harxhon mesatarisht 3350 ore duke u rruajtur e qethur.
* Kur thyhet nje xham disa copeza shperndahen me shpejtesi 3000 milje ne ore.
* Bethoveni para se te kompozonte fuste koken ne uje te ftohte.
* Planeti Uran mund te shihet me sy te lire.
* Ajsbergu me i madh i matur deri me sot ka qene me gjatesi 200 milje dhe gjeresi 60 milje, ai ka pasur nje
siperfaqe me te madhe se Belgjika.
* Dallga me e madhe e regjistruar deri me sot ka qene ne vitin 1971 ne Ishullin Ishigaki, Japoni,
me lartesi 85 m.
* Ne nje nate te kthjellet mund te shihen rreth 2000 yje me sy te lire.
* Vetem mushkonjat femra piskojne.
* Lindjet vjetore ne Indi, e kalojne popullsine e Australise.
* 96% e sallatorit, eshte uje.Ne 1 kg limon ka me teper sheqer se ne 1 kg luleshtrydhe.
* Shteti me me teper rruge te asfaltuara eshte Franca.
* Ajnshtajni deri ne moshen 9-vjeçare nuk fliste normalisht.
* Nje shqiponje mund ta shohe prejen e saj qe 3000 metra larg.
* Kuajt mund te qendrojne deri ne 1 muaj ne kembe.
* Nuk mund te teshtish pa i mbyllur syte.
* Fluturat shijojne me ane te kembeve.
* Delfinet flene me nje sy hapur.
* Nje njeri qesh mesatarisht 13 here ne dite.
* Minjte mund te durojne pa uje me teper se devete.
* Ne trupin e nejriut muskuli me i forte eshte gjuha.
* Pavaresiht nga madhesia dhe trashesia nje flete nuk mund te paloset me teper se 9 here.Femrat i perpelitin syte 2 here me shume se meshkujt.
* Nje ari i rritur mund te vrapoje po aq shpejt sa nje kale
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e dini se! Empty Re: A e dini se!

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Nov 2012 - 5:44

Normalisht,çdo person qesh 15 here ne dite.
-- Coca-cola origjinale ishte jeshile
-- Fjala''VARR''rrjedh nga greku''koimetirion''qe do te thote vend per te fjetur.
-- Shteti me % me te madhe te personave qe shkojne ne kembe per te punuar eshte Alaska.
-- Ne afrike % e personave qe jetojne ne vetmi eshte 28 %,ndersa ne ameriken e veriut eshte 38 %.
-- Prinderit me te rinj te te gjithe kohrave me moshe 8 dhe 9 vjeç jetuan ne kine ne 1910.
-- 111.111.111x111.111.111=12.345.678.987.654.321
-- Zemra e karkalecit ndodhet ne koke
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e dini se! Empty Re: A e dini se!

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Nov 2012 - 5:45

Femra që ka lindur më shumë fëmijë është një ukrainase. Ajo ka lindur 69 fëmijë, nga të cilët vetëm dy i kishin vdekur gjatë lindjes.
Fëmija më i rëndë në botë është lindur në vitin 1954 nga italiania Carmelina Fdele nga Aversa. Djali i saj peshonte ditën e lindjes 10,2 kg.
Bethoveni para se të kompozonte fuste kokën në ujë.
Anjshtanji deri në moshën 9 vjeç nuk fliste normalisht.
I vetmi majmun që është dënuar nga një gjykatë e vërtetë është shimpanzeja Coco në Florida, në vitin 1984. Ky majmun jetonte me një të papunë artist, i cili jepte spektakle të vogla. Shuma e vjedhur arrinte vlerat 200 000 USD. Ai u dënua me burgim të përjetshëm.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e dini se! Empty Re: A e dini se!

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Nov 2012 - 5:45

Breshka mund të ecë me 10 km në orë.
Milingonat e ndjejnë tërmetin që më parë dhe dalin menjëherë nga foletë.
Peshqit e harrojnë çdo gjë që ndodh vetëm pas 10 min.
Një njeri harxhon mesatarisht 3 vjet të jetës në tualet.
Në krahun e një majmuni ka rreth 25 milionë qime.
Në Zelandën e Re ka 4 milionë njerëz dhe 70 milionë dele.
Mesatarisht në botë shkohet në shkollë 200 ditë, në SHBA 180 ditë, në Suedi 170 ditë, në Japoni 243 ditë.
1 në 10 persona në botë jetojnë në ishull.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e dini se! Empty Re: A e dini se!

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Nov 2012 - 5:45

Libri që mban rekordin më të madh për shitje është ai i Hillary Klintonit, me librin autobiografi "Histori e përjetuar". Në ditën e parë të hedhjes në treg të këtij libri, në qershor të vitit 2003, u shitën në një ditë (rekord) 200 000 ekzemplarë të tij.
Mbiemri më i shpeshtë në botë në rangun internacional është mbiemri Chang.
Rreth 75 milionë njerëz në Kinë kanë këtë mbiemër. Vendin e dytë e ka mbiemri Smith në Angli. Rreth 800 000 veta e kanë këtë mbiemër.
Kazinoja më e madhe e botës gjendet në MGM - HOTEL, në metropolin e Las Vegasit. Në një sipërfaqe afërsisht 16 000 kuadrat metër, gjenden pothuajse 3500 automate të lojërave të ndryshme dhe 165 tavolina loje.
Biblioteka më e madhe në botë gjendet në kryeqytetin amerikan Uashington.
Kjo bibliotekë u ndërtua në 24 Prill 1800. Në të gjenden 107 milionë shkrime të të gjitha arteve.
I vetmi elefant në botë që flet është pjesëtar i një cirku rus. Ky elefant mundet të thotë deri në 20 fjali. Elefanti ka jetuar që në vogëli mes njerëzve dhe ka arritur të artikulojë tinguj njerëzish.
Burri më i shkurtër në botë është Gul Mohammed nga India. Pas matjeve të bëra më 19 qershor 1990 në spitalin “Rahm Manohar” të New Delphit (In), u arrit se ai është vetëm 57 cm dhe mban deri më sot rekordin.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e dini se! Empty Re: A e dini se!

Mesazh nga Anakonda Fri 2 Nov 2012 - 5:46

Shkencëtarët britanik kanë llogaritur se macet, të cilat ata i mbajnë në shtëpi për 1 vit asgjësojnë50 milion minj dhe 20 milion zogj të vegjël.
Fëllëza është në gjendje që 30 ditë të jetojë pa ushqim.
Në janar të vitit 1978 në mishtoren "la Ron" në Misuri të SHBA-ve është prodhuar suxhuku me gjatësi prej 5,7 metrash dhe peshonte 207,3 kg.
Me gjatësinë e verifikuar zyrtarisht prej 8,8 cm turku Mehmet Ozjurek është shpallur para disa kohësh fitues në garat e dyta ndërkombëtare të hundëmëdhenjve të mbajtur në Stamboll.
Në Britaninë e Madhe është kultivuar lakra më e madhe. Pesha e saj është 51,80 kg.
Autobusi i prodhuar në Moskë (Rusi) më vitin 1955 është i gjatë 17 metra dhe në të mund të vendosen 200 udhëtarë.
Braziliani Edson Donasimento Pele, konsiderohet si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Në 1254 ndeshje futbolli ai shënoi 1216 gola.
Fusha më e madhe e naftës në botë është ajo e Ghavar-it (Arabia Saudite), e ngritur nga kompania a përpunimit të naftës "Armako". Madhësia e fushës është 241, 5x35. 42 km2.
Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsej 72 shkronja.
Numri më i madh i të vdekurve nga uria është shënuar në periudhën 1918-1943 në të cilën vdiqën gjithsej 28 104 000 njerëz. Alfabeti më e gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsej 72 shkronja
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e dini se! Empty Re: A e dini se!

Mesazh nga WebMaster Thu 10 Jan 2013 - 1:23

Qyteti me popullsinë më të madhe në botë është Tokio me 26.500.000 persona.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

A e dini se! Empty Re: A e dini se!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi